Udhëpërshkrim
Ramiz Selimi: Promovime librash të shumtë dhe takime krijuesish
E enjte, 24.01.2013, 06:30 PM
Një ditë
promovuese në Vjenë e organizuar nga Shoqata Kulturore “Aleksandër Moisiu”
Promovime librash të shumtë dhe takime krijuesish
Nga Ramiz Selimi
Hapësirat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë janë kthyer në një objekt kulturor për krijuesit dhe artistët shqiptarë në Austri. Ato hapësira ishin të vogla për të pranuar të gjithë krijuesit në promovimin e librit “Illyricum”, por njëkohësisht ato ishin ambiente shumë të ngrohta, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë letrare. Në këtë përurim në Vjenë, merrnin pjesë pos autorëve të librave, edhe krerët nga organizata e shoqata, aktivist dhe veprimtarë të dalluar të komunitetit, biznesmen, avokat, intelektualë, student, gazetar dhe njerëz nga jeta politike, kulturore, e dashamirë të librit në komunitet.
Prania
dhe mbështetja institucionale nga ana e dy ambasadave tona në Austri, e dy
ambasadorëve krijues Dr. Vili Minaroli dhe Dr, Sabri Kiqmari, po u jep një
vlerë të madhe këtyre organizimeve. Nga Gjermania enkas për ketë promovim
kishte udhëtuar kryetari i shoqatës së shkrimtarëve nga ky vend z. Hasan
Qyqalla me bashkëpunëtorët e tij z. Fran Tanushi dhe z. Muhamet Luma.
Moderatore e këtij promovimi ishte poetja z. Edona Quku, kurse fjalën e hapjes e mbajti kryetari i shoqatës “Aleksandër Moisiu” Besim Xhelili, i cili falënderoj ambasadën për mbështetjen e vazhdueshme që po u bënë krijuesve, ai i uroj krijuesit për promovime të shumta dhe të suksesshme . Në emër të shoqatës të pranishmit i përshëndeti sekretari z. Anton Marku duke bërë prezantimin e librit të parë. Ai falënderoi të gjithë autorët e këtij libri.
Ambasadori
i R. Së Kosovës Dr. Sabri Kiqmari në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit, duke
u përqendruar të organizimet e shumta nga mërgata shqiptare në Austri, e
sidomos vlerësoi lart punën e mirë që po bënë shoqata Aleksandër Moisiu nga
Vjena me promovimin e vlerave tona kombëtare. Ai tha se: “
Ambasadori
i R. së Shqipërisë Dr. Vili Minarolli pas përshëndetjeve të rëndomta për të
pranishmit, foli për promovomin e këtij libri duke thënë se “Ju falënderoj për
ftesën, ju përshëndes për nismat e mira që bëni, tani më nismat tuaja janë
institucionalizuar, përderisa ne (shtete tona) të krijojmë një qendër kulturore
të përbashkët në Austri, ne do hapim dyert e ambasadave çdoherë për krijuesit
tonë. Ju preferojë sidomos shoqatës, që të themeloni një çmim shpërblyes për
krijuesit më të mirë, për të motivuar edhe më shumë këta krijues. Ndërsa për
librin e botuar nga shoqata Illyricim tha se:”Familja e krijuesve shqiptarë në
Austri, shkrimtarë, piktorë, publicist, skulptor dhe artist tjerë, tani ka
botimin e saj, ka fytyrën e saj, për ta prezantuar tek të tjerët. Ne shqiptarët
jemi krenarë me historinë tonë, të krijosh art kombëtar larg atdheut është
dashuri për vendlindjen për popullin tënd. Tani kur ne kemi krijues është me
rendësi që të kemi edhe kritik letrar, për të dalluar vlerën ”.
Poeti
Fran Tanushi nga shoqata e shkrimtarëve në Gjermani bëri prezantimin e librit
antologjik “Një shekull dritë” nga 100 poet me 100 poezi të përgaditura nga
poeti z.Hasan Qyqalla. Ai tha se: “Kemi nderin që para këtij auditori të
promovojmë këtë libër antologjik, falënderoj të gjithë kontribuuesit në botimin
e këtij libri, duke filluar nga anëtarësia që na ndihmoi shumë, si dhe z. Hasan
Qyqalla për punën e tij. Sidomos një falenderim i posaçëm kemi për Ministrinë e
Diasporës personalisht z. Ibrahim Makolli që e mundësuan botimin e këtij libri
në Tiranë” Zoti Fran Tanushi dhuroi ambasadorit Dr. Sabri Kiqmari një revist me
përmbledhje të të gjithë numrave. Edhe poeti Hasan Qyqalla në fjalën e tij
falënderoi shoqatën Aleksandër Moisiu për punën e saj, ai edhe njëherë falënderoi
të gjithë kontribuuesit në botimin e antologjisë.
Besim Xhelili për librin e Anton Markut “Në duet me vetveten” tha se:”Është një vëllim poetik që trason vlera në njërën anë dhe hulumton modernen në anën tjetër. Ky bashkëdyzim idesh, temash dhe frymëzimesh ngjizet me sublimen, afinitetin dhe krenarinë kombëtare”.Libri është përkthyer edhe në gjuhen gjermane, ku është pritur mjaft mirë nga kritiket e letërsisë austriake.
Libri “... dhe vjen një ditë...” nga Dan Kosumi, ishte libri i radhës që u promovua, i cili doli nga shtypi në fund të vitit 2012. Është një libër poetik, i cili në vete shtron çështje të ndryshme dhe të shumta, i vlerësuar shumë nga poet tjerë, libër që krijon diskurs në letërsinë e sotme sipas redaktores Majlinda Rama.
Në
mungesë të autorit të librit“Andrra e lumturueme”nga poeti shkodran Ragip
Dragusha prezantimin e tij e bëri z. Besim Xhelili, ku foli për brendinë dhe
tematikën fjala kryesore e tij kishte një kuptim të plot “E thashë e lirova
shpirtin pasi lexova librin e Ragipit”. Një libër me buqetë poetike, ku autori
shpreh mall, brengë, gëzim dhe shqetësim për atdheun.
Vargjet e poetit Besim Xhelili “Baladë e ngrirë” i prezantoi redaktori i këtij libri Amir Jonuzaj, duke thënë se për lexuesin është mirë që këto shkrime ti lexojë nga fillimi sepse përmbledhja ka lidhshmëri të pandarë në kuptim dhe vetëm atëherë mund të kuptojë autorin dhe mesazhin e tij që dëshiron të përcjellë të lexuesi.
Romani nga Driton Smakaj “Udhëkryqe Misionesh” ka për tematik kohën e luftës, ku një agjent që i shërbente U?K-s, pranon një telefonat nga një burrë me ndikim në trevat shqiptare. Misioni i tij qysh në fillim has në vështirësi me zbulimin e shokut të vrarë dhe deshifrimi i kodeve të shërbimeve informatike. Misioni ka një rrugë të mundimshme dhe të gjatë.
Në fund u promovua edhe libri “Shtegtari i largët”me poezi nga Amir Jonuzaj, ky libër nuk ishte e paraparë të promovohet, por pasi që priste 18 vite për tu promovua, ku recensent ishte Ali Podrimja dhe Ramiz Kelmendi, autori foli për librin dhe i lexoi dy poezi.
Gjithsejtë
u promovuan 8 libra të krijuesve nga mërgata shqiptare. Ky organizim si
promovim kryesor kishte librin “
Në fund të gjithë pjesëmarrësve ju dhurua nga një libër, kurse shoqata Aleksandër Moisiu për mysafirët e largët shtroi një drekë.