E premte, 02.05.2025, 10:10 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Një vatër e shkollës shqipe

E premte, 15.02.2013, 08:43 PM


Edhe në qytetin Backnang një vatër e shkollës shqipe

Nga Xhevat Muqaku

Me vetë angazhimin e bashkatëdhetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në qytetin Backnang ( mbi 35 mijë banorë, shtrihet 27 km në verilindje të Stuttgart-it në Baden- Würtemberg), në janar të këtij viti nisën përgaditjet për fillimin e mësimit plotësues në gjuhën amtare.

Për këtë, javë më parë këshilli i prindërve në përbërje; Zojê Buzuku- kryetare, Selver Krasniqi- zëvendës, Fadil Maliqi dhe Hyzri Ibishi së bashku edhe me prindër tjerë, vizituan-u këshilluan me zv. Konsullin- Ymer Lladrovci në Kosullatën e Kosovës në Stuttgart, siguruan shkollën ku do të zhvillohet mësimi dhe aprovuan vendimin për shpalljen e konkursit për mësues me përgatitje akademike përkatëse.

Pas shqyrtimit të dokumenteve të arsimtarëve, këshilli i lartpërmendur për këtë detyrë të shenjët emëroi mësuesen Miradije Gashi.

Pasoi mbledhja e prindërve, ku edhe u vendos që mësuesja e zgjedhur dhe 40 nxënësit e saj të fillojnë me datë 01. 02. 2013 mësimin e mirëpritur shqip.

Fillimin e punës së shkollës shqipe e nderuan me pjesmarrjen e tyre përsonalitete të njohura të qytetit dhe prindër të shumtë.

Ndërsa me këtë rast, Lothar Zipperer- Rektor i shkollës së mirënjohur në qytetin e lartëpërmendur që krenohet me emrin e poetit gjerman Friedrich von Schiller( në njëren prej dhomave të kësaj shkolle, tash e tutje mësuesja Miradije dhe të zgjedhurit e sajë kuvendojnë në gjuhën e tyre amtare), para pjesmarrësve, në fjalën e rastit, foli për vlerën e gjuhës amtare, miqësinë me dhe mikpritjen shqiptare.

" Ndjehem shumë e lumturë që në historikun e shkollave shqipe të Stuttgart- it me rrethinë rrespektivisht në Backnang, data 01. 02. 2013, hyri si datë dhe ditë e shenjtë për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në këtë qytet". (Miradije Gashi)

"Me përkushtim të madh arritëm ne prindërit që prej sot fëmijët tanë të familjeve Buzuku, Maliqi, Krasniqi, Prushi, Delija, Çollaku, Morina, Gashi, Hoti, Kurti, Ademi, Elezaj, Vardari,Godanci, Haxha dhe prej nesër edhe të tjerët t'i ndjekin mësimet në gjuhën shqipe.Sot, ditën e parë për shkak të gripit munguan gjashtë nxënës.(Zojë Buzuku)

 

Nga e majta  rendi i tret Rektori Zipperer dhe pedagogia Miradije Gashi me rastin e hapjes së shkollës shqipe ne Backnang

 

Rektori  Zipperer, zonja Buzuku, z. Gani Gashi

 

Drejtori i shkolles Herr Zipperer ne fjalen e rastit para nxenesve te shkolles shqipe ne Backnang me 01.02.2013

 

Nxënësit duke i dhuruar lule pedagoges Miradije Gashit ne diten e pare te mësimit

 

Alena Buzuku duke e përshëndetur mësuesen me dhuratë

 

Fadil Maliqi me te bijen Kumrijën nje poezi ia kushtojnë mësues ne ditën e parë të shkollës shqipe

 

Poezi kushtuar Miradije Gashit me rastin e hapjes se shkolles shqipe ne Backnang me 01.02.2013



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx