Udhëpërshkrim
Baki Ymeri: Ekspozitë e suksesshme në Bukuresht
E shtune, 09.02.2013, 10:13 AM
Një
ekspozitë e suksesshme e artistëve nga Kosova në Bukuresht
Nga Baki Ymeri
Aleksi
nga Vlora, Luan Topçiu nga Poradeci (ministër-këshilltar i ambasadës sonë në
Bukuresht, një thesar i pashtershëm i kulturës artistike dhe letrare
shqiptare), Ambasadori Sami Shiba, miku i madh i shqiptarëve, Zoti Gjergj
Bukura, dhe Xhemajl Mustafa nga Sllatina e Vitisë, na ftojnë më 25 janar për të
marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së fotografive me titull “Mos më shiko me
përbuzje”, e realizuar nga fotografi Artan Korenica në bashkëveprim me
producentet Blerta Bashollin dhe Armond Morinën, në Muzeun e Fshatarit Rumun në
Bukuresht, në një godinë të vjetër impozante që gjendet përballë selisë së
Qeverisë. Në sallë një numër impresionues pjesëmarrësish dhe massmedia rumune,
pjestarë të komunitetit shqiptar dhe dashamirë të mëdhenj të Shqipërisë.
Ekspozita
respektive përfshin gjithsejt 40 fotografi të komuniteteve
Zonja
Blerta Basholli shprehu dëshirën dhe shpresën që shteti rumun ta njohë Kosovën.
Shtypi i Bukureshtit i dha një publicitet të denjë kësaj ekspozite, duke e
cilësuar si një eveniment të shkëlqyer, ku artisti ka arritur të kapë të gjitha
përrallat që ëndërronte të na i rrëfejë përmes fotografive. Artan Korenica u
lind në Gjakovë (1978), filloi të punojë si fotograf qysh ne shkollen e mesme,
dhe pasi u vendos në Prishtinë (2000), u pregadit profesionalisht në fushë të
fotografisë, duke realizuar disa filme, reportazhe dhe videoklipe, kohëve të
fundit duke vepruar në linjën Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fjalën
a hapjes, Zonja Blerta Basholli theksoi me fjalë të tjera faktin se takimet e
këtilla që reflektojnë art, kulturë dhe miqësi, janë të domosdoshme për ta
njohur njëri-tjetrin, para takimeve ndërshtetërore dhe njohjes zyrtare të
Kosovës. Këtë manifestim e nderoi edhe prezenca e liderit historik të
komunitetit shqiptar të këtij vendi, Dr. Xhelku Maksuti, si dhe përfaqësuesit e
diplomacisë shqiptare që kanë respekt ndaj gjithë shqiptarëve, ngado që janë.
Vlen të
përmendet fakti se British Council në Prishtinë, Ambasada e Norvegjisë dhe
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë përkrahur projektin dhe hapjen e
kësaj ekspozite në Rumani, Në kuadër të kësaj përkrahjeje, ekspozita respektive do të hapet edhe në dy
vende të tjera, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, përkatësisht në Greqi dhe
Bosnjë. Realizimi i projektit "Mos më shiko me perbuzje", fillimisht
eshte mundesuar nga SOROS ne Kosove, Departamenti i Punëve të Jashtme të
Zvicrës dhe Fondacionet per Shoqeri te Hapur - Me kontributin e Programit per
kulture dhe art te Budapestit.
Me këtë
rast u shpërndanë ekzemplarë të revistave Shqiptari dhe Kosova, të botuara
përmes përkrahjes së Ministrive të Diasporës dhe asaj të Kulturës, që
funksionojnë pranë Qeverisë së Kosovës. Kontribut të veçantë për mikpritjen e
mysafirëve tanë, përveç sponsorëve dhe diplomatëve tanë, dha edhe Xhemal
Mustafa me origjinë nga Kosova, që banon në zonën Bëneasa, atje ku dikurë
delnin në piknik boboshtarët dhe drenovarët me Asdrenin në ballë, pronar i një
kafeneje impozante me fotografi të Gjergj Kastriotit dhe Nënës Terezë,
bashkëshortja e të cilit është femra e parë rumune që ka vizituar kompleksin e
Adem Jasharit në Kosovë.