Udhëpërshkrim
Ukshin Zajmi: Përfundoi “Talia e Flakës 2013”
E diele, 27.01.2013, 11:05 PM
Përfundoi Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës
2013”
Nga Ukshin Zajmi
Në Festivalin e sivjemë të Dramës Shqipe “Talia e
Flakës 2013” morën pjesë pesë shfaqje nga Gjilani, Ferizaji, Tetova, Prishtina
e Tirana.
“Kopshti me lule” ishte dramë e Arta Arifit
në regji të Iliriana Arifit, në interpretim të artistëve gjilanas, që u dha
premierë në këtë Festival, e cila paraqiti një dramë familjare. Këtu u bë fjalë
për një qift i cili kthehet nga Parisi në Kosovë, për t’u kujdesur për nënën e
protagonistit kryesor, i cili menjëherë shkon në luftë në të cilën edhe
flijohet.
“Frigoriferi” me tekst të Naser Shatrollit e
regji të Fatmir Husenit, që erdhi nga Ferizaji në Festival, gjithashtu paraqet
skenat traumatike të dy të rinjve,të fejuar, që ngujohen në një kamion
frigorifer dhe aty përjetojnë qaste të ndryshme të luftës e të bombardimeve të
NATO-s.
“Shtëpi në erë” dramë e Stefan Çapalikut në
regji të Kushtrim Bekteshit eshte shfaqja tjetër që në Gjilan erdh nga Tetova.
Edhe kjo është një dramë familjare që me metafora të spikatura paraqet një
familje të përsekutuar nga sistemi totalitar, e cila shpreson se në kohën e
tranzicionit do të përjeton çaste qetësie. Mirëpo, edhe kjo familje gjithnjë e
më thellë përjeton, deri në shkatrrim, këtë tranzicion të pakontrolluar.
“Shtëpia në ankand” ëeshtë shfaqje me tekst
e regji të Fadil Hysajt, nga Teatri kombëtar i Prishtinës, që paraqet, edhe kjo
një familje në kohën e tranzicionit, e cila tronditet nga shantazhet e ndryshme
të individëve e të shoqërisë, derisa bie pre e papunësisë e intrigave deri në
falimentim.
“14 vjeç dhënëdër” është komedia që në
Gjilan e solli Teatri Metropol nga Tirana, e që paraqet një lexim skenik të
komedisë së Çajupit, në regji të Elma Doresit. Ky lexim skenik ishte dukshëm më
ndryshe nga ato që deri më tash shfaqur qoftë në skenë teatrale apo shirit
filmik.
Marrë në tërësi, ku festival i Dramës Shqipe iu
kushtua dramës familjare shqiptare. Këtë festival e përcollën më tepër se 1500
spektator, morën pjesë 40 aktorë, u mbajtën katër ligjerata akademike rreth
teatrit dhe debatuan për shfaqjet 43 veta.
Pasi shikuan të gjitha pjesët e interpretuara,
juria profesionale e Festivalit në përbërje prej Enver Petrovcit, Nimon
Muçajt e Erson Zymberit, shpalli rezultatet:
Aktor me përspektivë u shpall Bashkim Nexhipi,
Aktor më i mirë dytësor u shpall Ard Islami
Për kontribut në fushën e teatrit u shpërblye Ibrahim Shabani
Aktorja më e mirë e Festivalit u shpall Teuta Ajdini
Aktor më i mirë u shpall Devis Muka
Për realitet të ri në teatër u shpërblye Elma Doresi
Regjia më e mirë ishte ajo e Fadil Hysajt
Dramë më e mirë originale u shpall "Shtëpia në ankand", dhe
Shfaqja më e mirë e festivalit ishte ajo "14 vjeç dhëndërr"
Organizatori i këtij festivali nderoj me mirënjohje e plaketa për pjesëmarrje
të gjitha shfaqjet që u prezantuan në festival.