E premte, 02.05.2025, 06:59 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Janaq Pani: Kristaq Turtulli promovon romanin e tij

E marte, 26.03.2013, 09:58 PM


Kristaq Turtulli promovon romanin e tij?

Nga Janaq Pani

Nën kujdesin e një grupi intelektualësh shqiptarë në qytetin e Torontos, miq e dashamirë të autorit dhe me mbështetjen

e Kryesisë së Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, më datën 23 mars 2013, u organizua një takim miqësor me shkrimtarin Kristaq Turtulli,

si dhe promovimi i romanit të tij të botuar kohëve të fundit, ai me titullin "Tulipani i Koresë". Ky aktivitet u zhvillua në një nga

ambientet e "Barabara Frum Library" në Convington Road. Mes pjesmarrësve veçojmë praninë e zonjës Rukie Kondaj - kryetare

e shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, Yoti Ilir Lena - drejtuesi i "Pasqyra Shqiptare" në Toronto, zonja Remka Huruglica - drejtore dhe

producente e "Radio e Diela" këtu në Toronto, zoti Kliton Verli - botues dhe k/redaktor i gazetës shqip "Jon" në Toronto, zoti

Lionel Konomi - ish operator i suksesshëm në Kinostudion "Shqipëria e Re", zoti Roland Lelaj - redaktori i këtij libri dhe shumë miq

e të njohur të autorit të interesuar për këtë takim.

Takimi nisi emocionues me këngën korçare "Si lulet e majit" e kënduar me ëmbëlsi nga vogëlushët vëlla e motër Xoxa.

Takimin më pastaj e vijoi zonja Antigoni Papastathi - drejtuese emisioni në "Pasqyra Shqiptare". Ajo njohu shkurtimisht

auditorin me brendinë dhe vlerat e romanit "Tulipani i Koresë", mandej mes zonjës Antigoni dhe autorit u zhvillua një dialog i frytshëm

me pyetje e përgjigje, ku shkrimtari Kristaq Turtulli rrëfeu për jetën e tij në atdhe dhe këtu në emigracion, foli për pasionin e tij të

hershëm për ta prezantuar veten si një krijues me synime të qarta e për të realizuar krijime me vlera të spikatura ideore e artistike

si në poezi dhe në prozë. Tregoi autori për procesin e vështirë krijues si në qëmtimin e temave dhe për pasqyrimin e tyre sa më

bindëse në funksion të idesë që do të përcjellë dhe sa më të vërteta të ngjarjeve e situatave që përshkruan në veprën e tij. Zonja

Antigoni, në mbështetje të vlerave të këtij romani, lexoi pjesë të zgjedhura me kujdes nga faqet e këtij romani, lexim që përcolli

emocione te pjesmarrësit.

Mandej shumë nga auditori diskutuan me rradhë duke u kujdesur që seicili të nxjerrë në pah vlerat nga leximi i këtij romani.

Ndër diskutantët veçojmë: zonjat Rukie Kondaj, Gerta Sazani, Arta Tafai, Teuta Tarelli dhe Remka Huruglica, si dhe zotërinjtë: Roland

Lelaj, Kliton Verli, Ilir Lena e Janaq Pani. Mbresat nga leximi i këtij romani ishin të shumëllojshme e të vlerësuara maksimalisht nga të

gjithë diskutantët.

Shkrimtari Kristaq Turtulli më tej iu përgjigj interesimit të auditorit për planet e tij krijuese në të ardhmen. Ai u shoi kureshtjen

duke u treguar se ka në proces në tavolinën e punës pjesën e tretë të trilogjisë "Hidhësia e Puthjes", ku do të rrëfehet më tej për fatin

e personazheve të romaneve pararendës "Syri i Ritës" dhe "Tulipani i Koresë".  Ngjarjet në këtë roman zhvillohen në periudhën post-

komuniste të ndryshimeve të mëdha e të dhimbëshme demokratike. Gjithashtu autori i bëri të ditur auditorit se ka< pregatitur e ka

gati për shtyp një roman të ri të titulluar "Përroi qante në mesnatë", ku trajton aktin e hakmarrjes në n jë krahinë veriore të atdheut

tonë, akt i ringjallur së fundi dhe pasojat e tij rrënuese.

Në fund të takimit autori falenderoi të gjithë pjesëmarrësit për emocionet që i përcollën. Mbas një koktei, të gjithë i shtrënguan

duart njeri-tjetrit dhe u ndanë me dëshirën që edhe në të ardhmen të kemi të tilla takime që na emocionojnë me vlerat që mbartin.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx