Udhëpërshkrim
Ismet Azizi: Tropoja dhe Lugina e Valbonës
E enjte, 07.03.2013, 09:35 PM
Tropoja
dhe Lugina e Valbonës
Nga Ismet Azizi
Rreth i
Tropojës shtrihet në Shqipërinë verilindore, kryesisht në zonën fiziko-
gjeografike të Alpeve, e zë pjesën lindore të tyre. Kufizohet: në veri e
verilindje me Republikën e Kosovës, në veriprendim me Malin e Zi, në prendim me
rrethin e Shkodrës, në jug me rrethin e Pukës dhe në lindje me rrethin e Hasit.
Emri më i
vjetër dhe më i njohur i kësaj krahine ka qenë:”Malësia e Gjakovës”, e cila
historikisht ka patur lidhje të ngushta gjaku, ekonomike e kulturore me
Rrafshit të Dukagjinit, veçanarisht me qytetin e Gjakovësi cili deri në vitin
1913 ishte qendra më e rëndësishme zejtaro-tregëtare e saj. Si krahinë
gjeo-etnografike edhe sot ky rreth ruan emrin Malësia e Gjakovës.
Alpet e
teritorit të Tropojës dallohen si male të larta, të thepisura, të çveshura, me
kullota alpine, e vende vende me dëborë të përhershme. Këtu bien në sy
fenomenet karstike, veprimi i akullnajave i erozionit si dhe kontrastet e
theksuara të lartësive, ku krahas maleve e kreshtave të larta (2000-2500 m.) ka
dhe qafa të kalueshme e lugina të thella që përshkohen nga lumenj të vegjël e
që banohen deri në thellësi të tyre. Më e bukura, më e rendësishmja dhe më e
banuar është lugina e Valbonës, e njohur, jo vetëm për bukuritë e rralla
natyrore po dhe për historinë e sajë të lavdishme. Kjo luginë e merr emrin nga
lumi Valbona që rrjedh nga latinishtja që do të thotë “luginë e mirë”.
Tropoja
përfshihet në zonën e klimës mesdhetare kontinentale,por pjesa më e madhe e
teritorit që zënë Alpet ka klimë malore. Në pellgun e Tropojës, që ëshët më i madhi
dhe më i bukuri i Alpeve temperatura mesatare vjetore është 11.5?C, ndërsa ajo
mesatare e muajve më të ftohtë e më të ngrohtë janë përkatësisht 0.2?C. dhe
21?C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve është 1735.5 mm, që bien kryesisht në
formë shiu në muajt tetor – nëntor, po edhe në formë dëbore e breshëri,
veçanarisht nga tetori deri në prill. Raste të veçanta të rënjes së dëborës ka
patur edhe në verë, me 19 gusht 1968, pjesa më e madhe e Alpeve të Tropojës u
mbulua me një shtresë debore prej 30 cm. Zona më me lagështi është ajo e
Qeresh-Mulajt, në komunën e Lekbibajt, me një mesatare vjetore prej 2663.4 mm.
Erërat lokale janë “Veriu i zi” që fryn nga verilindja nepërmjet Qafës së
Morinës, ”Veriu i bardhë” që fryn nga veriu nepërmjet luginës së lumit të Gashit
dhe “Era” që fryn nga jugu gjatë luginës së Valbonës. Dy të parat sjellin masa
ajri të ftohta dhe e fundit të ngrohta e me lagështi.
Lugina e
Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare.
Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të
Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e
Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë
pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës
deri në lumin Drin është 50.6 kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike
më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet
shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar
jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët
parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të
vendit.
Për të
shkuar në Valbonë duhet të udhëtohet të paktën 7 orë nga Tirana. Pjesa
dërrmuese e rrugës është aksi Tiranë-Bajram Curri, ku çdo turist ka mundësinë
të shijojë një udhëtim me traget nëpër liqenin e Komanit. Pamjet fantastike të
shpateve malorë që bien thikë mbi ujin e liqenit të Komanit janë të
paharrueshme. Fshatrat e vegjël në të dyja anët e liqenit dhe kullat e vetmuara
prej guri, banorët e të cilave lidhen me njëri-tjetrin vetëm nëpërmjet varkave
të vogla, janë një tjetër dekor interesant i udhëtimit. Përrenjtë dhe luginat e
vogla që lidhin liqenin me pellgun e Drinit krijojnë fjorde të vegjël që futen
në brendësi të masiveve malorë. Gjatë udhëtimit me traget shikon dhe dy digat
gjigande të hidrocentraleve në kas-kadën e Drinit. Udhëtimi me traget zgjat për
dy orë e gjysëm. Me ndërtimin e Autostradës “ Rruga e Kombit” e cila vazhdon
për Kosovë me merin Autostrada “ Ibarahim Rugova” përveq të mirave tjera , në
një mënyrë ka shkurtuar distancën nga Tiranë- Luginë të Valbonës, ku mund të
shkohet nëpërmjet rrugës Gajkovë –Tropojë-Bajram Curr.
Nga
Bajram Curri në drejtim të Valbonës shkohet me mjete fuoristrada por dhe me furgonë.
Valbona
ndodhet 25 kilometra larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të
kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të Shoshanit, Grykës së Klisyrës, Grykës së
Dragobisë e Qukut të Dunishës. Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në
Valbonë udhëtimi kalon nëpërmjet një luginë të ngushtë, ku në të dyja anët e
saj ka shpate shkëmbore dhe pyje me ahe bredh, ndërsa rruga është e shtruar me
çakëll. Pamjet e mahnitshme që nisin me Kanionin e Shoshanit i lënë vendin
njëra-tjetrës për tu zëvendësuar nga gryka e ngushtë me shpate të thepisura e
Klisyrës. Më sipër shfaqet fshati Dragobi, më i madhi i zonës, me kulla guri
100 e 200 vjeçare, madje dhe më të vjetra se kaq. Gati në mes të fshatit, në
krahun e majtë të rrjedhës së Valbonës ndodhet një ujëvarë disa dhjetra metra e
lartë që bie pingul nga shpati i malit. Sapo kalon Dragobinë në krahun e
djathtë të rrjedhës së Valbonës, në rrëzë të një shkëmbi që mezi shquhet mes
pyllit të dendur ndodhet shpella e Bajram Currit. Gjatë gjithë udhëtimit të
shoqërojnë gjithnjë ujërat e kthjellëta të Valbonës që burojnë nga shkrirja e
borës në masivin malorë të Alpeve. Një tjetër vend për tu ndalur është dhe Quku
i Dunishës. Një bar-hotel alpin, indërtuar tërësisht prej druri nga vëllezërit Metalia
është një tjetër pike shlodhjeje.
Klima e luginës është mjaft e freskët dhe i nxeht i verës nuk egziston fare. Fshati Valbonë është gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një zallishte të krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbonë ka afro 30 shtëpi, kryesisht kulla të vjetra dy dhe trekatëshe me mure të trashë guri e çati karakteristike alpine me dërrasa druri. Në kullat karakteristike të tërheqin vëmendjen dritaret shumë të vogla dhe frëngjitë e ndërtuara në çdo drejtim për tu mbrojtur. Në qëndër të fshatit ndodhet një lokal që shërben në natyrë kryesisht, mish të pjekur në hell dhe meze e bylmet të zonës. Pranë lokalit është në ndërtim e sipër një basen i vogël për rritjen e troftës pikaloshe të Valbonës. Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët. Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme. Nëpërmjet bllokut të lartë malor të Jezercës në veri, Zhaborreve dhe Grykave të Hapta në Jug, formohet një govatë tipike akullnajore. Në shpatet e thepisura të maleve të Kollatës e Rrethit të Bardhë shikon borë të përhershme dhe ngjitja në to, do të ishte një sfidë për çdo alpinist profesionist.Ujëvara e Rragamit që ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, sipër Valbonës, është një tjetër mrekulli e natyrës alpine që nuk duhet lënë pa vizituar. Valbona gjatë 4-5 muajëve të dimrit është krejtësisht e izoluar nga bora kështu që në këtë kohë është e pamundur të vizitohet.