E premte, 02.05.2025, 09:54 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: ''Dardania'' festoi 5-vjetorin

E marte, 19.03.2013, 10:57 PM


Shoqata „Dardania“ nga Linz-i festoi 5-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Pavarësia e Kosovës e arritura më e madhe e Kombit Shqiptar

Nga Ramiz Selimi

“Toka jonë e shenjt, Dardania jonë antike,  sot ka festën e madhe , ka festën e lirisë, feston pavarësinë e pestë të saj. Pas 5 viteve të flasim për të arriturat dhe sukseset ekonomike”.

Të shtunën pasdite, Shoqata Kulturo- Sportive, “Dardania” nga Linz-i, organizoi pasdite të këndshme festive në 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Si çdo herë, në këtë pasdite vërehej atmosferë gëzimi e krenarie në fytyrat e bashkatdhetarëve tanë të vyeshëm që jetojnë e punojnë në Linz dhe rrethinë. Kryesia e Shoqatës në hyrje të sallës pritnin zemërhapur mysafirët e shumtë që kishin ftuar, në krye me kryetarin e palodhur, Mehdi Prushi. Salla ishte mbushur përplot bashkatdhetarë.

Ky organizim dukej se ishte organizimi qendror për Austri, pasi aty merrnin pjesë Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli me stafin e tij dhe përfaqësuesin për Austri z. Naser Sherifi, zv. Konsulli Mag. Isa Kosumi me zonjën Rafete Kosumi, nënkryetari i Linz-it Mag. Klaus Luger, Mag. Johannes Obermeir nga zyra per integrim, pastaj shumica e kryetarëve të shoqatave aktive në Austri, duke filluar nga Shoqata “17 Shkurti, Baden” (Tahir Turkaj), “Atdheu, Graz”( Bashkim Shala), “ Mërgimi, Steyr”(Miftar Zagragjaj), “ Aleanca për fëmijët”(Fatime Blakaj),“Anadrini, Eferding”(Sherif Hajredini), “Bashkimi, Eben See”(Lulzim Fejzullahu), “Shoqata e Grave”(Adriana Sherifi),  “Kosova Kirchdorfi (Ymer Aliu), Shoqata nga Bischofshofeni, Zef Ndrecaj, si dhe bashkautorë të filmit “Shkolla e Maleve”të Halil Budakovës, filmi do të shfaqet edhe në Linz me 23. 03. 2013.

Pas këndimit të himnit kombëtar nga grupi i nxënësve të përgatitur enkas nga mësuesi Prof. Hizri Rexha dhe bashkëpunëtoret e tij z. Sylejman Shala e Sherif Ferizi, himn i cili u këndua shumë bukur, fjalën nga moderatorja Valbona Krasniqi për përshëndetjet e rëndomta e mori kryetari i shoqatës “Dardania” Mehdi Prushi, ai pasi bëri përshëndetjet lexoi edhe referatin kushtuar kësaj feste. Ai lexoi datat dhe sakrificat e shumta që bëri populli ynë për të arritur ketë ditë të madhe duke lavdëruar diplomacinë paqësore të presidentit historik dhe luftës heroike të U?K-s.

Jemi komb hyjnor në trojet tona

Në fjalën e  tij, Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli, ka vlerësuar rëndësinë e shënimit të pesë vjetorit të shtetit të Kosovës edhe në diasporë, duke falënderuar shoqatën për aktivitetet saj, e gjithashtu edhe mërgatën shqiptare në Austri për organizime të shumta, i uroj të pranishmit për festën e pavarësisë. Ministri Makolli ka thënë se festimet janë momente të rëndësishme për të vlerësuar punën, dedikimin dhe sakrificat e bëra për paqe dhe pavarësi.

“Ne si komb shqiptarë vitin që lamë festuam 100 vjetorin e pavarësisë, si e arritura më e madhe, duke festuar i gjithë kombi së bashku, ky festim aq dinjitoz ka arsyetimin kryesor përmbledhjen e kësaj pavarësie duke e shpallur pavarësinë e Kosovës  me 2008. E arritura e dytë më e madhe e shtetit të ri është shpallja e pafajshme e Ramush Haradinajt nga gjykata ndërkombëtare në Hagë, duke vërtetuar luftën tonë të drejt dhe të pastër, kjo është dhurata më e madhe për shtetin tonë në ketë pesëvjeçar. Kjo festë ka dy figura qendrore të cilët kontribuuan shumë, presidentin  historik Dr. Ibrahim Rugova me diplomacinë e tij, duke trokitur në

të gjitha kancelarit botërore dhe heroit legjendar Adem Jashari, duke sakrifikuar veten dhe familjen e tij për ketë pavarësi.  Çmojmë

punën e palodhshme të shumë austriakëve, grupeve dhe individëve, po ashtu edhe të liderëve austriakë, politikanëve të të gjithë krahëve, e sidomos mikut tim dhe të shqiptarëve, i cili sot gjendet këtu për të festuar me ne z. Luger, të cilët po e ndihmojnë konsolidimin e shtetit tonë të ri. Mërgata mbajti gjallë materialisht dhe me luftë Kosovën, pa ndihmën e tyre as që mund të mendohet se do të ishim këtu ku jemi tani. Me një fjalë ky shekull mund të quhet edhe shekulli i shqiptarëve”!

Zv. Konzulli Mag. Isa Kosumi në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë  solli urimet më të sinqerta për pavarësinë, përgëzoj shoqatën dhe shqiptarët për kontributin dhe organizimin e tyre kulturo-artistik. Ai në fjalën e tij tha se: “Toka jonë e shenjt, Dardania jonë antike,  sot ka festën e madhe , ka festën e lirisë, feston pavarësinë e pestë të saj. Jemi komb hyjnor në trojet tona që me shumë sakrifica arritëm lirinë tonë, prandaj këtë duhet ta ruajmë dhe respektojmë sepse me gjakun e më të dashurve tonë e fituam. Gëzuar festa!”

Nënkryetari i Linz-t Mag Klaus Luger tha se: “ Ju përgëzoj dhe uroj të gjithë bashkëqytetarëve të komunitetit tuaj në emër të qytetit festen e pavarësisë së shtetit tuaj. Pavarësia e Kosovës tregoi qartë botës civilizuese se është e pamundur që një popull të mbahet i mbyllur, prandaj ju e keni merituar shtetin tuaj. Me gëzon fakti që shqiptarët janë një nga komunitetet më te integruara në komunën tonë. Shqiptarët janë gjithnjë të mirëseardhur në bashkuesin e madhe evropiane, me gëzon gjithashtu fakti se këtu është prezent edhe ministri Ibrahim Makolli, të cilit i kam premtuar bashkëpunim dhe këmbim përvojash në mes të kompanive nga Austria e Epërme dhe Kosova. Ky bashkëpunim do të fillon këtë vit. Shteti i juaj është i ri, por sinqerisht ju them se pas 5 viteve kur të festojmë këtë ditë, do të dëshiroja të kemi mundësi të flasim për të arriturat ekonomike, sukseset  zhvillimore dhe integrimet evropiane, edhe njëherë urime festa dhe gëzuar”

Programi vazhdoi me recitime, vallëzime dhe këngë të përgatitura nga grupi nxënësve dhe këngëtët e mirënjohur Albert Zhubi dhe Lirije Krasniqi. Ky eveniment filloi dhe përfundoi në kohën e paraparë, duke u ndarë te kënaqur të gjithë të pranishmit.





(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx