Udhëpërshkrim
Urim Kelmendi: Manifestim për 5-vjetorin në Gjermani
E marte, 19.03.2013, 08:10 PM
Në Velbert të Gjermanisë u mbajt manifestim në 5 vjetorin e Republikës të Kosovës
Nga
Konsulli
Astrit Zemaj: Pa Gjermaninë, Kosova nuk do të ishte kjo që është!
“Bartja e
përvojës nga shkollat gjermane në arsimimin e brezave të rinj në vendlindjen
tonë, ka simbolikën e vazhdimësisë të
ndihmës si dhe të investimit të popullit Gjerman, në ardhmerinë e Kosovës”,
theksoi Rrahman Islami
Në
Velbert të Gjermanise, landi i NRW, mërgimtarët kosovarë bashkë me miqt
gjermanë mbajtën një manifestim madhështor në 5 vjetorin e shtetit të
Republikës së Kosovës. Në këtë manifestim, i cili u mbajt në një atmosferë
familjare, morën pjesë mbi 500 shqiptarë të Kosovës nga Velberti me rrethinë.
Kësaj ngjarjeje të rëndësishme, madhështinë ia shtoi pjesëmarrja e Konsullit të
Republikës të Kosovës z. Armend Zemaj, familje të dëshmorëve dhe sidomos e
miqëve gjermanë që kanë ndihmuar e po ndihmojnë mërgimtarët dhe Kosovën.
Islami:
Falenderimi për këtë përvjetor jubilar i dedikohet Presidentit historik Ibrahim Rugovës dhe
heronjëve të lirisë
Kryetari
i shoqatës Velbert-Podujevë, Rrahman
Islami duke përshëndetur të pranishmit tha se falenderimi për këtë përvjetor
jubilar i dedikohet Presidentit historik
Ibrahim Rugovës dhe heronjëve Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Krasnici,
Tahir Zemaj, Xhevat Jusufi, Luan Haradinaj, Agim Ramadani, Sali Cekaj, pastaj
dëshmorëve Jetullah Islami, Sylejman Shala, Arsim Rama të rënë në Betejën e
Koshares si dhe të gjithë heronjëve e të rënëve anëembanë Kosovës. “Emocioni i
sotëm nuk ka se si të nisë ndryshe, përvec me fjalën, ajo që Biblikisht u tha
nga Presidenti i përjetshëm i Pavarësisë dhe Dardanisë, humanisti dhe
intelektuali e politikani që përmbylli ideimin e KOSOVËS shtet. Presidenti RUGOVA do të thoshte:
Faleminderit popull i dashur gjerman për mbështetjen në rrugën tonë të
Pavarësisë! Z. Islami në vazhdim falënderoi miqt gjermanë të cilët ndihmuan dhe
po ndihmojnë edhe sot Kosovën.
“Dua t’ju
falënderoj shumë dhe sinqerisht për ndihmën dhe mbështetjen që na e keni ofruar
me shekuj. Vecant, nga fillimi i luftës së fundit të shkaktuar nga regjimi serb
i millosheviqit! Atëherë kur populli e Qeveria gjermane, hapi zemrat humane dhe
dyert e shtëpive për të strehuar mija refugjatë nga Kosova...” deklaroi Rrahman
Islami i cili është Deputet ne “Integrationsrat”, delegat në komisionin
parlamentar për Rini e sport si dhe Moderator për shëndetësi, arsim, edukim dhe
cështje familjare në qytetin e Velbertit. Ai duke evokuar kohën e grumbullimit
të ndihmave për refugjatët e Kosovës në vitet 1999 theksoi se falë shpirtit dhe
frymës gjermane dhe punës të shumë miqve e taksapaguesve gjermanë të kësaj
treve, u grumbulluan mbi 16 tonë ndihma. Islami falënderoi për kontributi
Kliniken Niderberg, Kryetarin e Velbertit
z. Stefan Freitag, mikun e madh të shqiptarëve e të Kosovës Dr. Stein,
z. Hofius. Në vecanti Islami falënderoi edhe z. Beyer, deputet ne bundestagun
gjerman,
z.
Münchow, Deputet ne Landin e NRW-se, z. Burghard Fülling, udheheqes i CDU për
Velbert, anëtar i parlamentit të këtij qyteti si dhe anëtar i kryesise i Shoqates
Velbert-Podujevë.
Astrit
Zemaj: Pa Gjermaninë e sotme, nuk do të ishte Europa kjo që është
Konsulli
i Republikës së Kosovës në Frankfurt z. Astrit Zemaj , pasi përshëndeti të
pranishmit, falënderoi miqtë gjermanë për pjesëmarrje. Ai foli për Kosovën dje,
sot si dhe shpalosi vizionin për ardhmërinë e saj. Konsulli Zemaj u dhuroi të gjithëve nga një
libër në emër të konsullatës. Në mbyllje të përshëndetjes së tij, Zemaj tha: Pa
Gjermaninë e sotme, nuk do të ishte Europa kjo që është dhe pa Gjermaninë,
Kosova nuk do të ishte kjo që është!
Konsulli
Zemaj në vazhdim ndau mirënjohje për Kryetarin e komunës të Velbertit si dhe
kryetarit të Shoqatës Rrahman Islami. Këto mirënjohje i ka dërguar kryetari i
komunës i Podujevës Agim Veliu.
Në
vazhdim, të programit të moderuar shkëlqyeshëm nga motrat Qëndresa dhe Arbërie
Islami, nxënësit e shkollës shqipe Nga Wupertali, Velberti dhe Solingeni
shfaqën një program të pasur kulturor, ndërkaq që grupi muzikor i Bes Prizreni
dhe Naim Smakolli argëtuan të pranishmit në këtë manifestim madhështor.
Në
mbyllje të programit, Rrahman Islami falënderoi Mësuesen Klosterköktter, e cila pranoi me kënaqësi që
të bëjnë binjakëzimin e shkollës aë Velbertit me Shkollën e mesme “Aleksandër
Xhuvani” në Podujeve. “Bartja e përvojës nga shkollat gjermane në arsimimin e
brezave të rinj në vendlindjen tonë, ka simbolikën e vazhdimësisë të ndihmës si dhe të investimit të popullit
Gjerman, në ardhmerinë e Kosovës”, theksoi Islami. Ai falënderoi të gjithë
pjesëmarrësit dhe tha mbylli manifestimin me lutjen e Ibrahim Rugovës dhe
falënderimin për Gjermaninë.
Është për tu theksuar pjesëmarrja e shumtë e miqëve gjermanë, në mesin e të cilëve: Bernd Tondorf, nënkryetar i Velbertit, Peter Beyer, Deputet në Parlamentin Gjerman dhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme, Volker Münchow Deputet i Lnadit të NRË dhe Delegat në Komisionin Europian, kryetari i CDU për Velbert z. Burghard Fülling, Gerno Böll-Schlereth Kryetar i SPD për Velbert, Dr. Paul J. Stein zyrtar në ministrinë e financave në Landit e Düsseldorfit, kryetari i “Integrationsrat” z. Cem Demircem dhe shumë aktivistë të shoqatave nga komunitetet tjera. Do theksuar se organizatori kishte ftuar me kohë RTK, por televizioni i vetëm publik i Kosovës nuk e pa të arsyeshme pjesëmarrjen!