Udhëpërshkrim
Sevëme Fetiqi: Takimi Poetik ''Pavarësia'' në Gjermani
E merkure, 03.04.2013, 07:21 PM
TAKIMI
TRADICIONAL POETIK " PAVARESIA "
RUANE GJAKUN TIM QË TË SHKRUHET GJUHA SHQIPE
Shkruan Sevëme Fetiqi
Të
shtunën e kaluar, në
Mysafirët
i përshëndeti kryetari i LSHAKSH z. Hasan Qyqalla ku mes tjerash tha: “ Ruane
gjakun tim që të shkruhet gjuha shqipe” – Petro Nini Luarasi.
Arti
është çiltërsi shpirtërore, ndjenjë emocionale, strukturë univerzale,
pararendëse e imagjinatës, epokë e së kaluarës, vizuel i shumanshëm dhe
kompleks. Shikuar nga kjo premisë e arsyeshme, logjike dhe e qëndrueshme, i
vëmë vetes këtë detyrë, të organizohemi rreth një bërthame fisnike siç është
ARTI (muzikor,letrar, pamor, i shkruar ) që identifikohet ndryshe si “magji”
krijuese shpirtërore. Andaj jemi së bashku këtu, poet, shkrimtar, artist,
këngëtarë e dashamirë të kulturës shqiptare për të madhështuar Manifestimin
tonë poetik tradicional , për t`i dhënë gjak e gjallëri fjalës së bukur poetike
shqipe, me poezitë tuaja, me vlerat tuaja që i keni sjellë këtu për t`u dhuruar
e për t`u fal ngrohtësi shpirtërore bashkatdhetarëve.
Veç
shpalosjes së vlerave poetike dhe konsumimit, forcohet fuqishëm koncepti i
intensifikimit mendor, shpirtëror e kombëtar, i migëruar nga të gjitha trojet
tona etnike. Ne synojmë drejt integrimeve e strukturimeve, përmes artit në
mjediset e shteteve ku jetojmë e veprojmë. Mbase, ma thotë mendja, se nuk ka si
të jetë ndryshe, kur kemi një alfabet, një abetare, një gjak, një gjuhë.
Nocioni i kulturës artistiko – poetike, e karakterizon jeten kulturore nga
pikëpamja cilësore duke shprehur shkallën më të lartë të zhvillimit artistik
dhe tiparet themelore të shoqërisë njerëzore. Këtu s’do harruar fatin nopran të
popullit tonë, etapat e vështira, historit e dhembjes e gjakut, të palcës e
ashtit, të tretjes e varrit, të kullës e flamurit. Të gjitha këto për një
Liri...! Pikërisht nga këto trysni politike, detyrimisht morëm rrugën e
mërgimit, që sot jemi bërë komunitet. Mërgata ishte, është dhe do të mbetet
gjenerator, jo vetëm i jetës instiucionale e sociale, por edhe bazë e fuqishme
për zhvillimin ekonomik, politik, intelektual e diplomatik të shtetit. Mbase,
qëndrojmë brenda kuotës së shenjtë “Atdheu është Atdhe bile edhe atëherë kur të
vret”- Mitrush KUTELI!
Takimin e
udhëhoqën dy nënkryetarët e Lidhjes, poetët Mentor Thaqi dhe Fran Tanushi, si
dhe zëdhënësja e kësaj Lidhjeje poetja Sevëme Fetiqi.
Me këtë
rast, mysafirët i përshendetën Ministri i diasporës, z.Makolli, sekretarja e
Ambasadës së Kosovës në Berlin znj. Musliu, konsuli i Repubikës së Kosovës në
Frankfurt, z. Zemaj si dhe përfaqsuesit e Shoqatave të Shkrimtarëve, Besim
Xhelili, Brahim Avdyli, dhe Asllan Qyqalla. Nënkryetari i Lidhjes, poeti Neki
Lulaj pasqyroi aktivitetet njëvjeqare, që pati LSHAKSH në Gjermani.
Në orën
letrare, u lexuan njëzet e pesë poezi nga poetët e pranishëm: Martin Çuni, Agim
Gashi, Mentor Thaqi, Neki Lulaj, Besim Xhelili, Dan Kosumi, Asllan Qyqalla,
Lulzim Bunjaku, Shaip Ademaj, Ragip Dragusha, Miradije Ramiqi, Anton Marku,
Nexhat Sadullahu, Gonxhe Letmi – Begisholli, Ali Berisha, Pal Sokoli, Fran
Tanushi, e shumë të tjerë. Juria e përbërë nga poeti Shaban Cakolli, sekretar i
Lidhjes sonë, Pal Sokoli, anëtar i Kryesisë si dhe Miradije Ramiqi, mysafire
nderi e këtij Takimi kishin një detyrë të rëndë, sepse të gjitha poezitë ishin
të nje niveli të lartë artistiko - letrar. Çmimi i parë i takoi poetit Brahim Avdyli
nga Zvicra. Çmimin i dytë i takoi poetit Dan Kosumit nga Vjena dhe çmimi i
tretë, poetit Nexhat Sadullahu nga Fushë Kosova. Çmimi i publikut, për
performansën e mrekullueshme të recitimit, i takoi poetit shkodran nga Vjena,
Ragip Dragusha.
Natyrisht
që në këtë Takim poetiko-letrar u ndanë edhe mirënjohje dhe falënderime për
kontributin e dhënë mërgatës dhe Lidhjes sonë. LSHAKSH në Gjermani, ndau
shpërblimin vjetor tradicional z.Martin Çunit, kryetarit të nderit të kësaj
Lidhjeje dhe poetit e piktorit Dan Gashit. Që nga ky vit LSHAKSH në bashkpunim
me familjen e dëshmorit Adrian Krasniqi ndan shpërblimin “ HEROI I LIRISË
ADRIAN KRASNIQI (PORTRETI I DESHMORIT )”, personaliteteve. Kete vit ky
shpërblim iu nda Ministrit të diaspores z.Makolli, për kontributin e tij dhënë
mërgatës shqiptare, e në veçanti për përkrahjen e Lidhjes sonë.
Në pjesën
e dytë u bënë tri përurime librash. U përurua Antologjia „ NJË SHEKULL DRITË“ e
cila u botua vitin e kaluar, për nder të 100 - vjetorit të Pavarësisë së
Shqipërisë, poezitë e së cilës antologji i përmbledhi dhe i redaktoi poeti
Hasan Qyqalla, reçensionin e lexoi Mentor Thaqi. Pastaj, u përuruan edhe
vëllimi me poezi „ BALADA E HESHTJES “ e poetit Neki Lulaj, reçensionin e të
cilit e lexoi publicisti dhe gazetari z. Magjun Smajli si dhe vëlllimi me poezi
„ LABIRINTI “ i poetit Selajdin Gashi, reçensionin e të cilit libër e lexoi
poetja znj.Gonxhe Letmi-Begisholli.
Para se
të mbarojë ky manifestim, me mirënjohje të shumta u nderuan edhe z.Hafiz
Gagica, z.Xhafer Leci, znj. Miradije Ramiqi, përfaqsuesit e Shoqatave
kulturore- letrare, etj. Edhe LSHAKSH, për kontributin e saj në ruajtjen e
vlerave të mirëfillta artistike dhe kombëtare si dhe në lëminë e bashkëpunimit
me Shoqata të tjera morri mirënjohje prej Shoqatës së Gruas shqiptare „Nëna
Terezë“ në Heidelberg të Gjermanisë si dhe Shoqatat mysafire.
Në fund
të programit, nën përcjellje të AVI „MINATORI“ nga Kosova, në skenë u paraqit
këngëtarja veterane znj. Selvete Tërstena. Ajo me zërin e saj të ëmbël dhe
melodik këndoi këngë shkodrane. LSHAKSH falënderon të gjithë mysafirët,
pjesëmarrësit dhe adhuruesit e fjalës së bukur artistike që me praninë e tyre e
madhështuan këtë Takim Poetik, falënderon Ministrinë e Diasporës, edhe
sponzorin z. Ramiz Muharremin e sponzorët tjerë si dhe z.Sami Hysenin, pronarin
e Hotel CONTINENTAL që me mikpritjen e bujarinë e tij shqiptare sponzoroi
mediat dhe darkën e pasur për mysafirët e ftuar.
Edhe njëherë poetët dhe artistët mërgimtar dëshmuan se dojnë dhe munden të bashkohen të gjithë së bashku rreth fjalës së bukur artistike, per t´i dërguar atdheut mesazhe malli dhe dashurie.