E shtune, 26.07.2025, 12:04 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevahir Cirongu: Aktori Nikolin Xhoja ‘’ringjallet’’

E shtune, 30.03.2013, 06:10 PM


Aktori Nikolin Xhoja ‘’ringjallet’’ në skenë e teatrit ‘’Aleksandër Moisiu’’ Durrës

( Me rastin e 26 vjetrit të ndarjes nga jeta)

Nga Xhevahir Cirongu

Më 13 Mars të 2013-ës, në Pallatin e Kulturës ‘’A. Moisiu’’Durrës në virgjile të 26 vjetori të ndarjes nga jeta të aktorit të talentuar të teatrit e të kinomatografisë shqiptare , në sallën kryesore të këtij instutucioni u shfaq një filëm dokumentar kushtuar  posaçërisht njeriut që la një emër  me vlera artistike të pashlyeshme, siç ishte i pavdekshmi  Nikolin Xhoja. Salla ishte mbushur plot e përplot jo vetëm me kolegët e bashkohësit e  tija të atyre viteve, por edhe nga një numër i madh të aktorëve të rinjë të cilët kanë marrë vlerat e interpetimit skenik edhe nga Nikolin Xhoja; që tashmë ato cilësi interpretuese të këtij aktori të madh janë kthyerë në një shkollë më vete për  ta e brezat  aktoraile që do vinë pas. Aty morën pjesë edhe shumë qytetarë nga qyteti bregdetar të cilët duartrokisnin herë pas here sikur Nikolini të qe ‘’ngjallur’’ nga ku dukej  qartë  nëpërmjet   skenës  e sekuencave filmike që paraqiteshin në sfondin filmik,dashuria e respekti që ruanin qytetarët për aktorin ishin akoma të freskta e të zjarrta si në ato vite kur  ai luante me lojën  e mbrekullueshme aktoriale skenike.

Filmi dokumentar ishte një ndërthurje me peisazhe e episode nga jeta e aktorit, por edhe me vlersime nga ishkolegët e kolegët , që duke punuar  vite me radhë së bashku me Nikolinin,morën nga ai veçorit e  arkëtimit skenik cilësor e atribute të vyera nga ky aktor  brilanit të skenës së teatrit e të kinomatografisë sonë. Fjalën e hapjes në këtë evendiment të rëndësishëm kulturor e përkujtimor e mbajti  shkrimtari e dramaturgu i mirënjohur nga publiku ynë Bashkim Hoxha ,i cili është edhe drejtues i këtij instuticioni Kulturor e artistik të qytetit bregdetar të Durrësit.

Kush ishte Nikolin Xhoja?

Nikolin Xhoja lindi më 12 maj të vitit 1926 në Brindizi të Italisë.Aty rreth viteve 1920 e ëma kishte emigruar e më pas u njoh me pronarin e kinemave të Brindizit Teodor Xhoja, me të cilin lindën dy fëmijë: Ugolinin dhe Nikolinin.E ëma së bashku me Nikolinin e vogël u largua nga Italia për t’u vendosur në qytetin e Durrësit nga ku kaloi fëmininë, e më pas u strehua në strehën vorfnore në Tiranë.Si mbaroi shkollën fillore ai nis punën si postier i bankës së qytetit. Në shpirt diçka i vlonte si zjarri djaloshit simpatik me sy të zesë, flok të zinjë me onde djaloshare, por mbi të gjitha shquhej për lëvuzjet plot zhdërvjelltësi si të ishte një ‘’Çarli Çaplin’’i vogël, saqë shokët e të afërmit që ishin më të rritur në moshë e thërrisnin me këtë emër. Me humorin e tija dhe buzëqeshjen plot kolor ngjyrash që i shoqëronte në çdo takim e bisedë, tërhiqte pas vetes shumë  njerëz me lojën aktoriale të momentit. Me të drejtë bashkëkohësit e tija thoshin :”Erdhi aktori ynë i ardhshëm!’’ U lidh me luftën  Nacionalçlirimtare në qytetin e Durrësit e u rreshtua në çetat partizane për  çlirimin e Shqipërisë nga okupatori nazifashist. Aktrimi iu shtua edhe më shumë gjatë luftës atje në skenat teatrale partizane, ku interpretonte skeçe,tregonte anektoda, por edhe këndonte . Kështu merr pjesë në grupin Filodramatik të njësisë luftarake partizane. Në këtë kohë aktori ynë Nikolin Xhoja ishte 19 vjeç, me sarkazmat e batutat që hidhte para shokëve gjatë interpretimit ata qeshnin  e u lotonin nsy. Mbas çlirimit të vendit Nikolini kthehet në 1946 në Durrës.Në grupin amator të humoristëve ishte edhe Nikolini. Kështu më 1949 ai interpreton me sukses  Qazim Mulletin tek komedia ‘’Prefekti’’ të Besim Levonjës.Me kalimin e viteve nëpër skena u rrit së bashku edhe me personalitetin e tij si aktor i devotshëm e me zë aktorial shumë të fuqishm,saqë po zinte shtrat mënyra e lojës aktoriale gjatë intepretimit skenik. Ngado ishte i duartrokitur nga publiku artdashës shqiptar. Emri i aktorit  me personazhet që luante në skenë ishe bërë pjestar i çdo vatre shqiptare. Rolet e shumta që ka luajtur në komedi,drama, kinematografi,opera e radhitën si një aktor që rrezatonte vlera kombëtare artistike. Për vlerat e shquara artistike skenike që ka interpertuar Nikolin Xhoja, ka marrë edhe vlersime me titullin’’ Artist i Popullit’’.

Të intervistuarit, të cilët ishin jo pak në pamjet filmike të dokumentarit prunë kujtimet e tyre për ishkolegun e shokun e tyre të skenës Nikolin Xhoja; që tashmë ai vinte para publikut në këtë salllë shfaqesh si dikur me anën e sekuencave filmike nëpër vite,por kujtimet e vlerësimet  ia shtonin edhe më shumë vlerat  artistike që kishte i pavdekshmi aktori Nikolin Xhoja. Ata ishin shumë, por ne mundëm të shkëpusim vetëm disa emra prej tyre: Artisti i Popullit Gjergj Vlashi, Albert Vërria, Mirush Kabashi, Xhelil  Aliu, Ilia Treplini,Lutfi Hoxha, Aishe Stari, Haxhi Rama, etj.

Por, në krahët e këtij aktori ishin edhe aktorët e mëdhenj të Teatrit ’’ A.Moisiu’’ si :Vangjel Heba,Meropi Xhoja,, Marta Burda, Vera e Spiro Urumi, Ramazan Njala, Spiro Strati e shumë të tjerë që lartësuan në nivele kombëtare me lojën e tyre teatrin Durrësak. Ralet e aktorit Nikolin janë të shumta, por ne po sjellim vetëm disa prej tyre në këtë shkrim. Në komedi: ‘’Kush është fajtori’’,’’Fejesa me ngatërresë’’ ‘’Dreqërit e kënetës ‘’Sëmundje e rrëzikshme’’, Një ditë pushimi’’ ,’’Martesa’’ e Gogolit, etj. Kurse në dramat janë: ‘’Halili e Hajrija’’, Nën gështenjat e Pragës’’, ‘’Familja e peshkatarit’’, ‘’Dasma e madhe’’, ‘’Kërkuesit e lumturisë’’, etj. Dhe vazhdon me operat: ‘’Era e lirisë’’, ‘’Miqësia’’, etj.Një rol tepër komik e vlerësues artistikisht ka lënë për shikuesin tonë shqiptar roli që ka luajtur në filmin ‘’Kapedani’’ së bashku me aktorin Albert Vërria. Por edhe në filmat ‘’Çifti i lumtur’’Horizonte të hapura’’ e në të tjerë filma që ai korrte vetëm suksese në rolet që luante, që portreti i tij tashmë është skalitur në memorjen e artëdashsëve  e gjithë shikuesve të tjerë që e duan skenën dhe artin skenik.

Nikolini ishte martuar me Meropi Xhoja, edhe kjo aktore, me të cilën kishte tre fëmijë. Vajza Aksinja Xhoja u bë një pianiste me famë e ka interpertuar me sukses në shumë skena prestigjoze të botës. Nikolini ishe një njeri që donte si fëmijën e vetë artin.Kur themi artin, rrokte pas vetes të gjitha gjinitë e llojet e tyre, që  më pas i derdhte në arkëtim kur luante role. Kjo i jepte enegji e freski kur delte në skenë së bashku me shokët. Ndarja nga jeta e parakohshme në moshën 61 vjeçare më 27 tetor 1987, ishte një humbje e madhe edhe për vetë artin skenik. Mënyra se si vdiq ky aktor kur dëgjon sot, është e trishtueshme,sepse  të tillë njerëz për nga vlerat që kanë patur e për ato që ka lënë,kërkohen gjithmonë vlerësime , ku edhe ky dokumentar filmik që u paraqit më 13 mars 2013, është domethënës e vlerësues që lartëson këtë figurë të artit tonë skenik.Bashëqytetarët e kolegët Durrësak e kujtojnë këtë artist sa herë ngjiten për të parë shfaqe apo aktivitete artistike në Odeonin që mban emrin e tij ,’’Nikolin Xhoja’’. Sa herë që douartrokitet nga artëdashësit Durrësak për shfaqet që organizohen aty, duartrokasin edhe Nikolin Xhojën. Të tillë njerzë me vlera, e sidomos që lënë pas artin nuk kanë vdekja kurrrë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx