Udhëpërshkrim
Ismet Azizi: Rugova, Peja, Deçani - qendra turistike
E marte, 02.04.2013, 09:17 AM
Rugova me
Pejën dhe Deçanin si qendra urbane turistike
Nga Ismet Azizi
Alpet
Shqipatare janë sistem malor i veçantë në Siujdhesën Ballkanike që shtrihen në
trekëndëshin ndërmjet Dinariteve në Veriperëndim, Sistemit të Malit Sharr në
Juglindje dhe Rodopeve në Lindje dheVerilindje.
Alpet
Shqiptare përfshijnë rreth 3500 km2 të shtrira ndërmjet liqenit të Shkodrës,
Rrafshit të Dukagjinit, luginës së Zetës, luginës së Plavës dhe Gucisë.
Sistemi
malor i Alpeve Shqiptare përbëhet prej
24 grupeve malore dhe prej 152 majave më të larta se 2000 m, ndërsa numri
mëimadhityre me pjesët më madhështore me numrin më të madh të grykave,
kanjoneve, luginave me mbi 1000 km2 shtrihen në territorin e Republikës së
Kosovës.
Masivi
malor i Alpeve Shqiptare është i
njohur si “Bjeshkë të Nemuna“, “Bjeshkë
të Rugovës”, “Alpet Shqiptare” etj., por nga disa njerëz të vendit tonë qoftë
nga shkenca qoftë nga politika apo edhe të zakonshëm viteve të fundit po
kontestohet emërtimi “Bjeshkët e Nemuna” , sepse kështu për qëllime të caktuara
“Prokletije” i ka emërtuar Jovan Cvijiqi një gjeograf i njohur serb, por dhe
një nacionalist dhe antishqiptar i madh (Jovan Cvijiqi ishte në përbërje të
komisionit për caktimin e kufijve të Shqipërisë më 1913). “Bjeshkët e Nemuna”
është emërtim popullor dhe në literaturë është përdorur për herë të parë nga
shkencëtarët francez, austriak, gjerman, anglez etj. Emërtimi “Alpet Shqiptare”
është më i akceptueshëm, sepse ato vërtet janë sistem malor madhështor në të
gjitha aspektet si në atë gjeomorfologjik, hidrologjik, floristik, faunistik,
vegjetativ, peisazhorë etj.
Kosova nuk
ka det brenda kufijve të vet, por ajo i ka Alpet Shqiptare me mjaft resurse
cilësore turistike. Ato ofrojnë mundësinë e turizmit dimëror dhe malor, atij
rekreativo-sportiv, turizmit kulturor të bazuar në trashëgiminë tonë të
bollshme historiko-kulturore.
Rugova
është një trevë malore brenda vargmaleve të Alpeve, që përputhet me pellgun e
Lumbardhit të Pejës dhe shtrihet mes maleve Hajla, Shtedim, Lumbardh dhe
Kopranik. Treva e Rugovës ka një pamje të amfiteatrit të zgjatur i rrethuaer me
male të larta, me anët e malit dhe fundin që prekë në rrafshin aluvial të
Lumbardhit të Pejës, i cili herë herë
ngushtohet në formë të kanjonit, sidomos në dalje të lumit në fushë.
Ana e
majtë e pellgut është më e gjerë, ka ekpozicion jugor, është më e ulët dhe në
te gjendet fshatrat e Rugovës, kurse ana e djathtë është më e ngushtë, më e
pjerrët, me ekzpozicion verior.
Në pjesët
e sipërme gjenden format erosive akullnajore-cirqe , govata, liqene malore dhe
më poshtë hasen materiale morenash. Në
Rugovë mbizotrojnë formacionet gëlqerore të mezozoikut, me forma karstike
sipërfaqësore dhe nëntokësore (shpella).
Klima në
këtë trevë është malore, me dimra të ftohët e me të reshuar bore, vera të
freskëta me reshje mbi 1100 mm gjat vitit e ato ditore 8 e 10 mm. (Kuqishta).
Vlera mesatare mujore e muajit më të ftohët të janarit është -2? C, ndërsa ajo
e muajit më të nxehtë të korrikut 18,1 ? C , e temperatura mestare vjetore nuk kalon 8? C. Dukuria e të
reshurave të mëdha është manifestuar në rrjedhje të shumta ujore, edhe pse në këtë hapsirë mbizotrojnë
formacionet gëlqerore, që e bëjnë shtresë të përshkueshme të tokës.
Proceset
e përmendura janë shprehur edhe me në formimin e tipeve të posaqëshme të
tokave. Intenziteti i reshjeve në mënyrë proporcionale ka varfruar tokat në saje
të pjerrësisë ë relievit dhe të lartësisë mbidetare, duke shndërruar në tokat
“skeletore”për shkak të erozionit. Treva e Rugovës është e përfaqsuar me toka
të mesme dhe pak produktive.
Përshkak
të gjitha kushteve ekologjike, në strkturën e sipërfaqeve bujqësore mbizotron
peisazhi i pyjeve. Nëpjesën lindore të Rugovës ahu është përfaqsues kryesor,
ndërsa në pjesën perëndimore dhe jugore dominjnë halorët.
Në
elementin e pejsazhit kullotat bëjnë formacionin e dytë bimor të Rugovës.
Pjesmarrja e arave është shumë e vogël prej 1-3 % të sipërfaqeve të
përgjithshme të tokave.
Rugova
përfshinë një sipërfaqe rreth 200 km2, në të cilën janë 13 vendbanime dikurë me
rreth 2500 banorë.
Dikurë
ishte dukshëm më e banuar, mirëpo nga vitet e 60-ta popullësia e kësaj treve
fillon të emigrojë dhe vendoset në Pejë apo në fshtrat rreth e Pejës, jo larg
qytetit. Popullsia rugovase cilësohet si popullsi malsore, të cilët më parë
janë marrë me blegtori dhe pylltari. Tash këto fshatra pothuajse janë zbrazur
nga popullsia, dhe vetëm verës mund të vijnë pak më shum banorë. Në kohët e fundit ka tentim kthimi, për ata
të cilët dëshirojnë të merren me turizëm,i cili duhet të zhvillohet më shumë,
pasi të ndërtohen rrugët dhe infrastruktura e nevojshme.
Alpet
Shqiptare dhe Rugova si regjion më verior në të ardhmëren mund të jetë qendër e skitarisë Kosovare dhe ballkanike
duke marrë në konsideratë shtigjet e gjata 3-5km të përshatura nga natyra me
dëborë stabile që arrijn lartësin deri në 2m. Është e rëndësishme që dëbora nuk
rrëshqet, pra orteqet në shtigjet e skijimit nuk janë të pranishme dhe mbulesa
e dëborës është e gjatë nga muaji
dhjetori deri në prill. Alpet Shqiptare në Kosovë ndahen në tri regjione si qendra potenciale
për zhvillimin e turizmit në tërësi e sidomos atij dimëror.
• Regjioni Bjeshka e Belegut në
kuoten 2200-2300 m lartësi mbidetare si qendër me mundësi për zhvillimin e
skitarisë.
• Regjioni Bjeshka e Lumbardhit,
Milishevës dhe livadhet e Tiganëve.
• Regjioni Bjeshka e Rusolisë,
Shtedimi, Hajla dhe Gropa e Madhe
• Si masiv i veçantë i studiuar
është Kopraniku, me majën më të
lartë e quajtur Çferle. E veçanta e
kësaj qendre është se ajo lidhet drejtpërsëdrejti me qytetin e Pejës në anën
jugperendimore ku vizitorët kanë mundësi që mbrenda ditës të shijojn ambientin
e pastërt dhe bukuritë e rralla dhe në mbrëmje të kthehen në qytet.
Rugova me
potencialin e saj natyror me bukuritë e shumta dhe pasuritë e saja, me burime
të shumta ujore, liqenj në lartësi të ndryshme, shpella të shumta, peisazhe
piktoreske të vargmaleve të lidhura në mes veti me maje të larta,me florë dhe
faunë të pasur të shtrirë në tërë trevën ofron mundësi të mëdha për kryrjen e
aktivitetit të shetitjes-marshimit në natyrë . Shtigjet për kryrjen e një
aktiviteti të tillë janë të shumta dhe janë të punuara në mënyrë të veçant të cilat kalojnë përgjat bukurive të shumta natyrore, ku gjatë
shëtitjes mund të mahniten me bukuritë
mahnitëse që ofron mjedisi si: liqenjt, peisazhe bjeshke, florë e
faunë etj.
Disa nga
shtigjet e punuara për këtë lloj aktiviteti janë:
Drelaj-Liqeni
i Vogël-Liqeni i Madh– Kuqishtë
Rekë e
Allagës-Stanishtë e epërme
Drelaj-Dugaiv
Drelaj-Leqinat-Lugu
i Shkodrës
Si dhe
shumica shtigje tjera. Ekzistojnë
shtigje të ndryshme të cilat mund të bëhet
ecje një ditore deri në një javore
Poashtu
shtigjet janë të punuara në mënyre që t’i përshtaten të gjitha grupmoshave,
prej ecjeve më të lehta gjerë ato më ekstreme, ku ecja mund të kombinohet me
pushtim te majeve, ngjitjen në shkembinjë.
Qyteti i
Pejës është i vendosur në teracën neogjene aluviale në lartësi mbidetare
505-520m. Ky qytet ngritet në fushën e rrafshit të Dukagjinit dhe rrenzë
bjeshkve të larta. Peja në pikpamje gjeomerfologjike përbën një tërsi ekonomike
dhe në vete ruan e kultivon traditë të një historie të lashtë. Peja lidhet me
çarkullimin rrugor me Prishtinën, Mitrovicën, Gjakovën, Rozhajën e Plavën.
Qyteti
është i rrethuar me Bjeshkët, që janë pjesë e masivit dinamik që përfshinë tërë
Ballkanin prëndimorë .Këto bjeshkë formojnë një kurorë majesh të larta siç
janë:maja e Kopranikut (2460m), Mali Zhleb (2352 m), Hajla (2460 m) Mokra
(1932m), malet e Lumbardhit gjegjësisht Guri i Verdhë (2522m), maja e Viellakut
(2012m), Peklena, maja e Hasanit etj.
Me
rrjedhë të shpejtë grykës shkëmbore të Rugovës, lumi Lumbardhi i Pejës fillon
të gjarpron përgjat fushës së Pejës, duke kaluar në mes të qytetit dhe duke e
ndar në dy pjesë. Lumbardhi i cili gjatë rrjedhjës formon fusha pjellore,
derdhet në lumin Drini i Bardhë që buron nga bjeshkët e Zhlepit në fshatin
Radac.Lumbardhi ka një sasi uji prej 300 m3
në sekond. Malet e Pejës janë të pasura edhe me liqenjë si: Liqeni i
Niçinatit dhe Liqeni i Ridit.
Vetitë
klimatike të Dukagjinit, pra edhe të Pejës, karakterizohen me klimë të mesme kontinentale
të modifikuara, me komponente të klimës mesdhetare.
Peja si
vendbanim përmendet qysh në vitin 1202. Që në shekullin e XIII Peja bëhet
qendër e arqipekvisë serbe e me shpalljen e patrikanës, qendër e patriarhut. Në
shekullin e XV përmendet si qendër e rëmdësishme tregëtre,e ciala afrizmin e
vet e pasur të lidhur me Dubrovnikun.
Këtë funksion të tregëtisë e ka ruajtur edhe gjat periudhës osmane.
Prej
arkitekturës së qytetit, e cila i takon periudhës turke, në Pejë janë ruajtut
disa shtëpi të feudalëve, siq është ajo e Tahirbegut, për të cilën konsiderohet
se paraqet një stil më të pasur të arkitekturës turke. Përveç kësaj mjaft mirë
janë ruajtur edhe kulla e Jasharpashës, e Sheremetit etj.
Ndryshimet
në fizionominë e qytetit janë të shumta dhe në të gërshetohet e vjetra më të
renë. Fizionomia e re në qendër të Pejës i jep pamje bashkëhore qytetit,me
rrugë të gjera, e godina të larta e të reja.
Peja
shquhet me një natyrë tërheqëse si rrallë kund tjetër. Mes pjesës më të ulët të
fushës dhe pikave më të larta të maleve në afërsi të Pejës i ndanë distance
vertikale prej më se 2 000 m.Një ambient tëheqës e bënë edhe më atraktiv edhe
Gryka pitoreske e Rugovës me shum ujvara dhe shpella në të, me terrene të
përshtatshme për pushim dhe rekreacion, me ato për skijim gjat dimrit, me
burimin e Drinit të Bardhë dhe me shpellën e Radacit në afërsi, me burime
termale të Llixhës së Pejës. Me shumë elemente arkitektonike Peja ështa
afirmuar në qendër të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.
Peja në
vitin 1953 ka pasur 21.058 banorë, në vitin 1981 shënon 54 505 banorë, ndërsa sipas regjistrimit të vitit 2011 Peja
ka vetëm 48962 banorë .
Deçani
është vendosur përgjat rrugës kryesore Pejë-Gjakovë- Prizren, dhe ka pozitë të
mirë gjeografike. Nëpërmjet hekurudhës në Pejë lidhet me arterien kryesore
ballkanike. Rruga automobilistike nëpër Pejë, Zhleb dhe Rozhajë bënë lidhjen më
të shkurtër me Detin Adriatik, ndërsa nëpërmjet Gjakovës dhe Prizrenit lidhet
me pjesët jugore të Kosovës dhe me rrugën e kombit me Shqiprinë.
Deçani
është afirmuar si qendër turistiko-rekreative. Fenomenet natyrore dhe ato të
rralla antropogjene të këtij mjedisi parqesin motivet komplementare turistike
të Rrafshit të Dukagjinit. Është me interes dhe atraktive lugina
fluvialo-glaciale e Lumbardhit të Deçanit, e cila prej burimit deri në
vendderdhje në Drinin e Bardhë, megjatësi 40 km, ka një pjerrtësi vertikale
rreth 2 000 m. E tërë hapësira rreth Deçnit, gjegjësisht në malet që e
rrethojnë, janë me liqene akullnajore dhe me lugina të lumenjëve, të cilat kanë
formë të grykës dhe janë shum tërheqëse për vizitorë. Pyjet e llojllojshme,
kullotat e shumta, fauna e pasur, ajri ifreskët dhe i pastër malor i Alpeve
Shqiptare, kanë mundësuar që Deçani të afirmohet si qendër
rekreativo-turistike. Valorizimi turistiki Deçanit ka fituar renomenë e vet me
ndërtimin e pushimorës rrëzë malit të rrethuar me pyje të pishave dhe të
gështenjës. Në afërsi të pushimores gjendet gryka e Lumbardhit të Deçanit. Në
të dalë të Lumbardhit prej grykës së vet është ndërtuar Mnastiri i Deçanit.
Kisha dhe Manastiri nuk është I njohur vetëm për arkitekturën, lartësinë,
dekorimin plastik të stilit romak në gurë me portalet rreth dritareve, por edhe
pse është vendosur në një vend pitoresk.
Në afërsi
të Manastirit, në lokalitetin Lloqan, është ruajtur një shtëpi e vjetër e
drurit , e cila konsiderohet se është ndërtuar
200-300 vjet më herët se Manastiri i Deçanit. Atraktiviteti turistik,
vendndodhja përgjat rrugës së rëndësishme, trendet e zhvillimit ekonomik të
Deçanit kan ndikuar që me rastin e reorganizimit administrative në vitin 1960
të bëhet qendër komunale.Deri vonë Deçani ka patur fizionominë e fshatit,
ndërtesa të ulëta të tipit të grumbulluar dhe kulla e Dukagjinit i japin disa
elemente të arkitekturës rurale.
Ndërtimi
intenziv i objekteve hoteliere, qendrës shkollore, godinave të tjera për
funksionimin e administratës dhe të ndërtesve për banim, kanë ndryshuar pamjen
e Deçanit. Përgjat rrugës kryesore Pejë-Gjakovë-Prizren, është ndërtuar pjesa e
re e Deçanit.
Deçani
për këto vite të ekzistimit jo vetëm që ka ndrysahuar pamjen por edhe numri i
popullsisë është gjithnjë e më i madh. Deçani në vitin 1953 kapatur
1.339 bvanor, në vitin 1981, 3283 banorë, ndërsa sipas regjistrimit të popullsisë së
vitit 2011 ky vendbanim ka 3803 banorë .
Fizionomia e elementeve tërheqëse të rajonit turistik të
Rugovës me qendrat urbane Pejën dhe Deçanin
ofrojnë mundësi për zhvillimin e këtyre llojeve të turizmit:
Turizmit
veror, Turizmit dimror-sportiv, Turizmit kulturor, Gjuetisë dhe Peshkimit,
Turizmit Rural, Turizmit shëndetsor, shëndetsor-kurativ, Turizmit alpinist,
Spelologjizmit, Turizmit transit, Turizmit ndërkufitar etj.
Alpet Shqiptare të Kosovës janë të pa ndotura dhe ekologjike, andaj është mjaft i pasur me bimë mjekësore. Popullatës urbane që merren me grumbullim të këtyre bimëve është shumë e vogël ndërsa mundësitë janë shum të mëdha.