Udhëpërshkrim
Xhemaledin Salihu: Promovohet Dasma Shqiptare
E hene, 08.04.2013, 06:44 PM
U
PROMOVUA LIBRI ME TITULL “DASMA SHQIPTARE NË PRESHEVË DHE RRETHINË, DIKUR DHE
SOT”
Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi u nderua me titullin e lartë patriotik “ARISTIDH KOLA”
Shkruan: Xhemaledin SALIHU
Të
shtunën, më 30 mars 2013, në sallen e Kuvendit komunal të Preshevës, duke
filluar në orën 12 u promovua libri me titull:
“Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë, dikur dhe sot” botim i
Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Luginë të Preshevës, me
seli në Preshevë.
Manifestimi
u hap me intonimin e Himnit Kombëtar.
Ndërsa në
fjalën përshëndetëse, kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari
Kulturore i Luginës së Preshevës, Z. Xhemaledin Salihu, në evenimentin e promovimit të librit foli për
aktivitetet që kanë zhvilluar gjatë kësaj kohe Shoqata, në ruajtjen dhe
kultivimin e kulturës preshevare. Përshëndeti mysafirët nga Tirana, Tetova,
Prishtina, Gjilani, Bujanoci dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij manifestimi.
Poashtu përshendeti donatorët, mediat,Grupin muzikor “Sinkopa”. Fjalën hyrëse e
pati profesor doktor, Agron Xhagolli nga Instituti i Kulturës Popullore i Akademisë
së Shkencave të Shqipërisë. Ai në mes të tjerave tha:”Këngët e dasmës që janë
praktikuar në Luginë të Preshevës përgjithësisht sjellin edhe mentalitetin,
psikologjinë, raportet familjare dhe shoqërore në kohë të ndryshme”.
Redaktori
i librit, kandidat për doktoranturë, MA Ferid Selimi, Doktorant i shkencave të
komunikimit dhe të informimit në Universitetin Publik të Tiranës,
dhe
profesor doktor Mustafë Ibrahimi, ligjërues në Universitetin e Europës
Juglindore të Tetovës kanë folur për
rolin e librit “Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë, dikur dhe sot”.
Evenimentin e përshëndeti edhe zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Dr.
Skender Destani i cili potencoi se identiteti shqiptarë ruhet përmes dokeve dhe
zakoneve shqiptare tradicionale.
Pjesë nga
libri “Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë deklamoi Dionesa Ebibi nga
Bujanoci, me invencion dhe një zë të bukur, ndërsa recituan Nurije Osmani dhe
Arbenita Bajrami nga Presheva.
Në fund
të programit Grupi muzikor “Sinkopa” me solistin Agim Kadriu ekzukutoi tri
këngë qytetare shumë inventive dhe që u pritën me apllauz nga publiku, prezent
në sallë.
Këtë
evenimetn e përshëndeti edhe Z.Agron Isa Gjedia, kryetar i Shoqatës “Bytyçi”
nga Malësia e Gjakovës(Tropojë), i cili pasi përshëndeti të pranishmitë, një
libër të monografisë së Malësisë së Gjakovës dhe disa gazeta, botim të Shoqatës
i dhuroi kryetarit të komunës, Z. Ragmi Mustafa, ndërsa këto i pranoi
nënkryetari I Komunës,
Z. Ferid
Selimi.
Më pastaj
kryetari i Shoqatës “Bytyçi” i ndau titullin e lartë patriotik “Aristidh Kola”
të patriotit dhe atdhetarit Çam, Xhemaledin Salihut, kryetar i Shoqatës për
Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, për nder të sakrificës së madhe që ka bërë ai
në pasurimin e veprimtarisë dhe trashëgimisë kulturore të Shqiptarëve të
Luginës së Preshevës.
Më pastaj
Shoqata për Trashëgimi ndau mirënjohje Donatorëve, në shenjë të kontributit të
dhënë në financimin e veprimtarisë dhe aktiviteteve të Shoqatës për Trashëgimi
dhe Krijimtari që nga themelimi i saj,
me 16 tetor 2010 deri me sot, që kap
periudhen prej 3 viteve.Mirënjohjet I ndau Z.Zeqirja Fazliu, anëtar i Këshillit
drejtues i Shoqatës.
Mirënjohje
iu ndan: Këshilli komunal Preshevë, Këshillit komunal Bujanoc, Këshillit
Nacional të Shqiptarëve, Vullnet Latifit Preshevë, Gorenje niti tiki company –
Prishtinë, Ndërmmarrjes “Fluidi” Preshevë, Ndërmarrjes “Saba-Bellça” Preshevë,
AT “Ditori-Reisen” Raincë, AT “Mimoza
TV
Presheva iu nda mirënjohja në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në
informim dhe përcjellje të vazhdueshme të veprimtarisë dhe aktiviteteve të
Shoqatës që nga themelimi I saj.
Mirënjohje
iu nda Z. Agron Isa Gjedisë, kryetar I Shoqatës “Bytyçi” për bashkëpunim të
ngushtë dhe kontributin e mirë të dhënë në lavrimin e traditës popullore
kombëtare shqiptare.
Në fund mirënjohje iu nda edhe Leart Hajrullahut dhe Bardh Mehmetit, për kontributin e dhënë në realizimin e projektit 6 mujor me titull: “Trashëgimia jonë, puna jonë-trashëgimia jonë, pasuria jonë.