Udhëpërshkrim
Nuhi Gashi: MASHT i Kosovës në Gjermani
E merkure, 15.05.2013, 06:44 PM
Një
vizitë pune e përfaqësuesve të MASHT të
Kosovës në Gjermani
Nga Nuhi Gashi
Së bashku me koleget Shpresa Hyseni dhe Lirije Gosalci, prej datës 26.04- 03.05.2013, të ftuar nga Seminari Shtetëror Nürtingen dhe Konsullata e Republikës së Kosovës me seli në Stuttgart, bëmë një vizitë pune në shkollat shqipe në Gjermani dhe morëm pjesë në Seminarin profesional me mësuesit e shkollave shqipe të Landeve Baden-Würtemberg dhe Bavari.
Seminari dhe të përgjithëshmet (koha, vendi, ideja, subjektet e realizimit/ organizimit dhe pjesëmarrja)
Praktika e bashkëpunimit të MASHT (Ministria e Arsimit- Shkencës dhe Teknologjisë) të R. së Kosovës me Konsullatat e saj, për mbështetjen dhe koordinimin e punëve me shkollat shqipe në Diasporë, po i jep rezultatet e duhura. Kjo duhet thelluar e zhvilluar edhe më tutje.
Aktualisht, shembulli më i mirë është bashkëpunimi me Konsullatën e R. së Kosovës në Stuttgart, e cila tashmë natyrshëm është bërë referenca qendrore e lidhjeve ndërmjet institucioneve përkatëse ( brenda e jashtë Kosovës) në funksion të shkollës shqipe në Landet gjermane që i mbulon.
Tashmë mund të flitet për një Katalog veprimtarish organizative dhe profesionale, të cilat jan realizuar suksesshëm dhe fillimisht qenë konceptuar profesionalisht me MASHT të R. së Kosovës.
Pas përvojave të suksesshme me Institutin e Edukimit në Ludwigsburg ( kujto pjesëmarrjen e suksesshme të drejtoreshës së këtij Instituti, zonjës Dr. Katrin Hohman, në cilësinë e ligjërueses në Seminarin Prishtina 2011, Seminarin e bashkëorganizuar me po këtë Institut për trajnimin e mësuesve shqiptar të Landeve Baden-Würtemberg dhe Bavari /vitin e kaluar/, ku morën pjesë rreth 30 mësues, etj.) bashkëpunimi u zgjerua edhe me Seminarin shtetëror për Didaktikë, Arsimim dhe trajnim të mësuesve në Nürtingen.
Së këndejmi, bashkorganizuar nga Seminari Shtetëror Nürtingen dhe Konsullata e R. së Kosovës në Stuttgart dhe me konsulencën profesionale të MASHT të Kosovës më 27. 04.2013 u zhvillua Seminari njëditësh me Mësuesit shqiptar të Landeve të sipërpërmendura.
Në këtë Seminar, morën pjesë mbi 20 Mësues/e shqiptar dhe ligjëruan autoritete shkencore- didaktike të njohur, si z. Siegfried Henzler ( drejtor i Seminarit), Dr.Katrin Hohman ( SHLP e Ludwigsburg- ut), etj.
Një fjalë rasti e mbajti zv. Konsulli i R. së Kosovës në Stuttgart, z. Ymer Lladrovci, i cili, i mbështetur edhe në shembullin e shkëlqyeshëm përsonal, rrahu edhe më tej në interesin e madh të bashkëpunimit të Konsullatës së Kosovës dhe të Institucioneve të tjera të Kosovës me Institucionet gjermane, në mënyrë të veçantë me ato të shkollës.
Një historik të bashkëpunimit dhe të perspektivave të zhvillimit të tij ( posaqërisht të Seminarit) e dha bashkëpunëtori i këtyre Institucioneve, z. Muhamet Idrizi, një Pedagog e intelektual shqiptar i shkolluar në këtë regjion.
Një fjalë përshëndetëse, në emër të MASHT të Kosovës dhe grupit që e përbënim me koleget inspektore, zonjat Shpresa Hyseni dhe Lirije Gosalci, mbajta unë, duke shpalosur punën në funksion të mbështetjes së Shkollës Shqipe dhe duke shprehur falënderimin ndaj autoriteteve dhe Institucioneve gjermane.
Në mënyrë të veçantë e afishova konceptimin e këtij Seminari si dhe temën bosht, gjithnjë aktuale, jo vetëm në sistemin modern të arsimimit, por edhe në rrethet profesionale të Shkollës Shqipe, e titulluar: " Planifikimi dhe realizimi i procesit mësimor në kontekst të heterogjenitetit, diversitetit të moshave dhe të motivacionit".
Më pas e gjithë puna ditore u zhvillua në grupe pune profesionale me një angazhim të qindpërqind të të gjithëve. Organizatori kishte menduar një " lojë", ku nuk kishte spektatorë, por të gjithë ishin subjekte, respektivisht të gjithë "luanin".
Vizita
dhe monitorimi profesional i shkollave shqipe
Sipas një
plani e kalendari paraprak dhe rrethanave aktuale, vizituam këto shkolla dhe
këta/këto mësues/e:
- shkollën
shqipe në Neulusheim që drejtohej nga mësuesja Shqipe Gara- Berisha,
-
shkollën shqipe në Valmigen( Osterfeldschule),
mësuesin Sylë Kelmendi,
-
shkollën shqipe në Fellbach, mësuesen Shahe Bytyqi,
-
shkollën shqipe në Stuttgart, mësuesen Miradije Gashi,
- shkollën shqipe në Böblingen, mësuesen Sabrije Sheqiri.
Nga noteset tona profesionale zgjodhëm e përmblodhëm si më poshtë:
a). Statusi i shkollës dhe përspektivat e zhvillimit
Shkolla shqipe mbështetet vetëm parcialisht nga autoritetet vendore, që do të thot se ende nuk është integruar brenda sistemit. Ajo ekziston në mënyrë të veçantë edhe falë vullnetit e ndërgjegjës patriotike të mësueseve dhe mësuesve shqiptarë, puna e të cilëve, kryesisht vullnetare, gjithnjë ka nevojë për mbështetje dhe afirmim. Derisa në qarqet shkencore e didaktike njihet dhe afirmohet domosdoja e integrimit të këtij mësimi në sistem, politika zyrtare dhe aktuale e këtij Landi ende nuk e ka zgjidhur këtë problem.
b). Përfshirja
Vetëm një numër i vogël i nxënësve shqiptarë e ndjekin mësimin plotësues shqip. Duhet hulumtuar dhe gjetur motivime adekuate për rritjen e shkallës së përfshirjes. Si zakonisht në qarqet profesionale të mësuesve " faji" i ngarkohet familjes dhe profilit të saj kulturor. Në të vërtetê ai është kompleks dhe prek të gjitha qarqet dhe shtresat e shoqërisë.
c). Trajnimet profesionale
Mësueset/it parapëlqejnë dhe kërkojnë trajnime mbështetëse profesionale. Një numër sosh jan frekuentues të rregullt të Seminarit tonë vjetor. Ata i ndjekin edhe Seminaret e profilit ndërkulturor që i organizon pala gjermane.
d). Kurrikula dhe përkthimi i saj në gjuhën e vendit
Punohet me Kurrikulën e SHSHMP në Diasporë (dokument i MASHT të Kosovës) dhe me tekstet e pakos/ projektit tonë: Tekste për Diasporën. Por, Kurrikula aktuale duhet të përkthehet edhe në gjuhën gjermane. Kështu e don rendi didaktik/kurrikular dhe e kërkon edhe pala gjermane.
e). Këshillimi, monitorimi dhe "mbikqyrja" profesionale
Vizita më të shpeshta të inspektorëve e profesionistëve të MASHT të Kosovës, shikohen dhe priten me interes të veçantë profesional dhe motivues. Dhe, kjo praktikë duhet të zhvillohet edhe më tej në koordinimin me Zyrën për MP në Diasporë në MASHT. Bile, është edhe obligim ligjor.
f) Lidhja me prindërit
Duhet të
hulumtohen dhe të gjenden forma më dinamike të lidhjes së shkollës me familjen/
prindërit. Mësuesit duhet ta "pushtojnë" familjen si hallkën më të
rëndësishme të suksesit me fëmijën.
g). Veprimi brenda mjedisit multi dhe ndërkulturor
Është i nevojshëm një organizim më ndërveprues kulturor, posaqërisht në afirmimin e kompetencave identitare/ kulturore, kombëtare, shtetërore etj. Programet kulturore dhe ndërkulturore, vizitat në Kosovë( edhe me nxënës jo shqiptar) jan në funksion të zhvillimit të këtyre kometencave.
4. Vizita e takime tjera
Një vizitë të veçantë bëmë në Konsullatën e R. së Kosovës në Stuttgart, ku nga zv. Konsulli- Ymer Lladrovci, u njohëm për së afërmi me punën e madhe dhe përvojën shumë të mirë të koordinimit e bashkorganizimit të shkollës shqipe. Një takim/ pritje poashtu të veçantë e patëm me zonjën Monika Neuman, udhëheqëse e Shkollës së lartë pedagogjike në Freiburg, një emër i rrespektuar në qerqet didaktike.
Teksti:
Nuhi Gashi
Dërgoi Xhevat Muqaku