E premte, 02.05.2025, 06:09 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevahir Cirongu: Luareta Tragaj - ''Ankthi i nënës''

E diele, 21.04.2013, 10:00 AM


Romani ‘’Ankthi  i nënës’’  të shkrimtares  Luareta Tragaj kalorson me shtatë ngjyrat e ylberit: Dashurinë njerëzore!

Ekskluzive nga Xhevahir Cirongu

Në kuadrin e veprimtarive kushtuar Ditës  Botërore të Librit, këto ditë është rritur edhe më shumë intesiteti i aktiviteteve që po zhvillon Biblioteka  Publike e qytetit bregdetar të Durrësit. Si rrjedhojë e kësaj dite të shënuar, në odeonin që mban emrin e aktorit ‘’Nikolin Xhoja’’ u zhvillua aktiviteti mbreslënës te pjesëmarrësit kushtuar  pasdites letraro-artistike të romanit  me titull’’Ankthi i nënës’’ të shkrimtares Durrësake Laureta Tragaj. Për autoren ky është libri i dytë që i cili tashmë është në duartë e lexuesve nga ku është pritur me shumë interes. Vetë romani ka një rrjedhshmëri në të shkruar dhe janë përdorur fraza me delikates  që formojnë gjerdanin  kuptimir e mesazhet jepen të qarta se ankthi i nënës qëndron ngado për bijtë e saj, por edhe për  dhembëshurinë njerëzore që ka vetë i të qenurit  nënë, për të cilën është edhe autorja e këtij romani. Laureta Tragaj jeton shpirtërisht me fatet njerëzore. Kjo ka ndikuar që edhe romani  në gjithë strukturën e tij na paraqitet  me gjithë dimesionet, e mbi të gjitha kalorsion me shtatë ngjyrat e ylberit: DASHURINE NJEREZORE!

Bashkëpunimi i frutshëm midis dy instuticioneve të Pallatit të Kulturës ‘’A Moisiu’’ me drejtues z. Bashkim Hoxha e Bibliotekës Publike  të qytetit Durrës me drejtuese  znj. Flora Dervishi, pothuajse çdo ditë aktivitetet  e shumëllojshme të gjitha gjinive nuk mungojnë në qytetin e Durrësit. Kjo gamë e gjerë aktivitetesh artistike e kulturore e me cilësi për nga vlerat  edukuese që mbartin ato, kanë afruar edhe më shumë spektatorin  durrësak e më gjerë. Edhe ajo pasdite e datës 17 Prillit 2013, mbushi Odeonin      ’’N.Xhoja’’ me shumë pjesëmarrës të të gjithave fushave, por edhe qytetarë të thjeshtë që e duan artin e kulturën, e mbi të gjitha librin. Në këtë aktivitet  promovim  për librin e autores Laureta Tragaj kishin ardhur edhe  shkrimtari i njohur i letrave shqipe z. Nasi Lera.Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve për të vegjël  dhe fëmijë, Paneli Koçi, Vasil Premçi,anëtar i kryesisë të po kësaj shoqate, Merita Thartori, Myzejen Konduri , Bardhyl Agasi , Entela Zëri.  Por, edhe botuesi i librit z. Nexhat Tafaj. Skenari i këtij aktiviteti  ishte përgatitur nga  punonjësit e  bibliotekës    qytetit me moderator znj. Teuta Dhima.. Fjalën e mirëseardhjes në këtë pronovim libri , të pranshmit i përshëndeti   drejtoresha  e bibliotekës znj. Flora Dervishi.. Më pas rreth vlerave të romanit një ekspoze më të gjerë foli gazetarja e shkrimtarja znj. Mimoza Erebara. Fjalëfolësit  që dhanë vlerësimet e tyre në këtë takim  rreth romanit  të L. Tragaj, u duartrokitën shpeshëherë nga të pranishmit e aktivitetit.

Kush është Laureta Tragaj?

Laureta Tragaj ka lindur në qytetin e Durrësit. Prindërit e saj janë me profesion mësues të gjuhës dhe letërsisë. Në vitin 2004-2008 kreu studimet e larta pranë Universitetit ‘’Aleksandër Xhuvani’’ në Elbasan, dega gjuhë-letërsi shqipe. Më vonë, kreu Master Profesional për Menaxhim Arsim, në Universitetin Epoka, Tiranë në vitin 2010-2012. Ajo është bashkëshorte e z. Ardian Tragaj, piktor, dhe kanë tre fëmijë: Loardën, Napoloeonin e Leandron. E shtë për t’u theksuar se edhe fëmijët po ndjekin rrugën e prindërve të tyre, pra rrugën e artit e të letërsisë. Një familje intelektualësh që po jep shumë edhe në fushën e letërsisë e të artit. Këto cilësi kanë vlera jo vetëm intelektuale, por edhe  shoqërore  e kombëtare. Në gjithë linjat që përshkruan autorja , në roman  ka një lidhje logjike e të shprehurit pavarësisht se personazhet janë anonim, pra të fshehur diku e na jepen pa emra konkretë. Këtu qëndron edhe stili i veçantë i autores Laureta Tragaj që dallohet nga shkrimtarët e tjerë romancierë.  Po shkëusim  një fragment nga  romani për ta konkretizuar  atë çka ka shkruar ajo. Më konkretisht: ‘’Duhet të ndihesh i lumtur  brenda vetes,  që ndriçimi i brendshëm   të shpërndajë dritë në mjedisin e jashtëm. Vetëm nëse ndriçimi buron nga shpirti yt, do të shohësh ngjyrat e larmishme që përbëjnë peizazhin e jetës. A nuk do të magjepseshe nga  madhështia e botës? A nuk do të mrekulloheshe duke soditur bukuritë e saj? Përdori të gjitha potencialet e shpirtit për të kuptuar bukurinë e jetës!’’. Por edhe një e veçantë e bashkëshortëve Tragaj është bashkimi i penelit plot kolor ngjyrash, me fjalën e shkruar e të gëdhendur në libër me mjeshtëri.  Në këtë takim pronovim libri  përshëndetën  edhe  autorë të tjerë shkrimtarë  e poetë  që dhanë mendime e  vlersimet e tyre  për romanin ‘’Ankthi  i nënë’’ , por edhe nga auditori u bënë pyetje e dhanë opinione të ndryshme që për shkrimtaren ishin një mbështetje që ajo të vazhdojë të shkruajë edhe romane të tjera  edhe më cilësorë.

 

Foto: Teuta Dhima,- moderatorja e aktivitetit,Prill 2013.

 

Pamje nga Odaoni ‘’N. Xhoja’’. Durrës, prill 2013.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx