Udhëpërshkrim
Mustafë Shabani: Akademia Sali Çekaj
E diele, 12.05.2013, 03:41 PM
Pjesa e pare
Akademia Sali Çekaj
LDK e Zvicrrës është shembulli i një dege të organizuar kombëtarisht dhe politikisht .
Ajo
dorë të djathtë të sajë ka shoqatën humanitare“ Sali Çekaj“
Kjo
degë shembulli në 23 vjetorin e ekzistimit të sajë ftoj lidcershipin e LDK-së
,që në manifestimin e sajë të jen të bashkuar ,dhe jo vetëm këtë ditë ,porë
edhe më tutje për të ngritur LDK e Rugovës në nivelin të cilin ajo ishte ,të
cilin e meriton ,dhe i takon ta ket.
Ajo i
dërgon lidershjipit te LDK-se mesazhin
më të pjekur, më të guximshëm,më të avancuar,dhe më unifikues se sa sejcila
degë kudo qoftë ajo në botë
Ky mesazh dhe kjo thirrje,si mesazhi i shoqatës
humanitare“ Sali Çekaj“ na dalin si kushtrim ,vetëm të
bashkuar dhe të unifikuar jemi më të fortë.
Ato të bashkuara si mishi dhe thoj, tri javët e fundit organizaun tri manifestime ,për të cilat do ju informojmë në tri vazhdime
Njeriu si qenja kryesore
Njeriu
si qenja kryesore e këtijë planeti ka si obligim-mision ngritjen e tijë
personale në nivel intelektual dhe krijues,dhe duke ngritur veten në këtë nivel
,ai pasuron edhe popullin e tijë
Njeriu-populli
ynë i shtrirë gjeografikisht në mes lindjes dhe perëndimit
,dhe i gjendur në mes këtyre përplasjeve , u tekurr pa mëshirë .
Fal gjenit dhe shpirtit te njeriut tonë me orientim perëndimor, ai dhe populli ynë u përballoj shumë stuhive dhe barbarive të papara
Gjeni ynë u rilind dhe u ringjall si feniks
Gjeni
ynë u rilind dhe u ringjall si feniks ,edhe atëherë kur pushtues barbar e
kishin pandehur ate për të zhdukur .
Njeriu
ynë u personifikua me karakter dhe moral
të lartë e të pathyer, besa e tijë ishte
ligji dhe kanuni ,që nuk mund ta gjeje ndokund në botë,dhe keto
karakteristika e vun ate në qendër të
vëmendjesë si njeriun fisnik
Njeriu
me këto vyrtyte me një përvojë të madhe profesionale,familjare, dhe
jetësore,ishte dhe mbetet njeriu i rrespektuar,nga rrethi dhe shoqëria.
Të
tillët qen ata me të cilët populli tregoj krenarin e vetë.
Gjeni
dhe rrënja jonë u ruajt, fal udhëheqësëve të tillë ,të cilët u vun në ball të
popullit, duke rrezikuar qenjen e tyre personale, për të shpëtuar një komb të
tërë.
I tillë ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu i cili ju kthye vendit të tijë ta mbroj atë ,të tillë ishin rilindasit,te cilët e rikrijuan Shqipërin,edhe pse shumica të mërguar,ata i dhan vulën Shqipërisë së 1912.
Dardania antike-Kosova moderne dhe përpjekjet sublime për liri dhe të drejta
Përpjekjet
sublime të popullit tanë për liri dhe të drejta nuk u ndalën kurr,edhe në
hapësirat e dardanisë antike, në këtë vazhdë vlen të përmenden me pietet
nacionaldemokratja shqiptare Marije Shllaku, Prof.Dr.Ali Hadri
një
historian i përmasave botërore,vëllezërit Gërvalla dhe K.Zeka,Enver Hadri
derisa u atentuan nga sigurimi famkeq sërb,për fatin tonë të keq i ndihmuar nga shpiun dhe fundërrina të
kombit.
Ata
,pararoja e popullit ngritën vetëdijen dhe dashurin kombëtare , ata u bën fanar
lirije për të mos u shuar kurr.
Gjak i njom shqiptari u derdhe edhe në demonstratat e 68 dhe 81.
Suprimimi i autonomise se 74
Dhuna
dhe represioni policoro ushtarak serb, tmerrësisht ishte shtuar,ajo zgjati gati
10 vite
dhe në
këtë represion te papare për fatin tonë të keq,dhe hisorise e cila nuk harron
por shkruan, ishin përfshir edhe forca të tërbuara nga të gjitha ish njësit
konstituive të ish ferderatës Jugosllave ,e cila me te drejtë po quhej e sëmura
e ballkanit.
Shovenizmi
i tërbuar serb ia kishte kalbur edhe
ashtu ato themele të kalbura asaj.
Kosovës
së kërcnuar nga helmeta dhe qizmja serbe
nuk i ndihmuan as grevat e minatorëve ,të cilave ju bashkjangjitën
studenti,dhe punëtori,bujku dhe akademiku
Asaj me
dhune ,mashtrime,shantazhime,burgojse dhe friksime ju muarrën edhe ato pak të drejta.
Kështu më 23 mars 1989 nën gjendjen e jashtëzakonshme dhe nën kërcnimin e armëve, si dhe me anë të votave joparlamentare, Kuvendi i Kosovës aprovoi amandamentet për ndërrimin e kushetutës së vitit 1974, që edhe de jure u suprimua autonomia e Kosovës. Më 28 mars 1989, në Beograd Kuvendi Fedrativ i Jugosllavisë ratifikoi vendimin e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa në korrik të vitit 1990 pushteti serb e okupoi Kosovën.
Revolta dhe paknaqesia e popullit
Paknaqësia
në popull u shtua të gjithë u ngritën në këmbë i madh dhe i vogël,grua dhe
burr,plak dhe i ri ,studenti dhe analfabeti ,akademiku dhe bujku,prifti dhe hoxha. Mjaftonëte vetëm një duartrokitje
dhe nëpër sheshe sa qel e mbyll sytë tuboheshin mijëra dhjetëmijëra njerëz .
Në llap
ndodhi kur xhemati lan xhuman dhe të falurit dhe ju sulën komunës .
Shqiptarët
po kërkonin demokraci ,ata dëshironin të ecnin kah po ecte bota e civilizuar
Populli
për një qast dhe paritmas u gjend ,në një situatë të jetë apo të mos jetë ,atijë po
i mungonëte lideri ,njeriu i cili jo vetëm do e përfaqësonëte ate, porë edhe do
i prinëte përball këtyre sfidave gati të pakaluara.
Në një
situatë të tillë lindi si një domosdoshmëri e kohës aktivizimi dhe reagimi
politik i akademikve,
Reagimi
i tyre aktiv politik së pari filloj me
një mosdëgjueshmëri ndaj pushtetit e më vonë edhe me kundërvënie të hapët
atijë.
Regjimi i tërbuar i Milloshit i burgosi dhe morri masa të papara dhune kundër akademikeve ,ata e kundërshtuan haptas këtë regjim barbar,roli i tyre është i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm në hapat e parë të organizimit në mënyrë ekipore, e gjitha po bëhej dhe organizohej në mënyrë të hapët dhe të organizuar për mrekulli dhe organizatoret diheshin me emër dhe mbiemër.
Dardania antike po ringjallej ajo tanime kishte liderin në ball,dhe i njëjti sikur po vinëte si i dërguar nga Zoti
Lidhëja
e shkrimtarëve të Kosovës kishte njeriun më të besuar dhe më të përgaditur, në
krye të sajë,ai ishte Prof.Dr. Ibrahim Rugova,biri i vetëm i Ukë Rugovës të
vrarë nga partizanët në një dimër të ftohët dhe
të acarët,
I
rritur dhe i edukuar si jetim po nën përkujdesjen e gjagjait të tijë
Aliut,nënës dhe gjyshes së vejë, së
cilës poashtu në të njejtën ditë ia kishin pushkatuar burrin Rruste Rugovën
gjyshin e Ibrahimit,deshti apo nuk deshti ai kishte marrë vesh, për rrethanat e
vrasjes së babait dhe gjyshit ,dhe si i ri kishte treguar një tërhjekje në vete
duke ju përkushtuar liberit dhe leximit .
Përvoja
e hidhur jetësore ,historia e dhimbëshme e familjes,shkollimi dhe edukimi
kishin krijuar njeriun e veqant,për
popullin e veqant dhe më të lashtë të Ballkanit dhe Europës dhe i njëjti erdhi
si një i dërguar nga Zoti në momentin
e veqant ,dhe më të duhur ti gjendet popullit të vetë jo vetëm pranë ,porë
ai morri guximin ti prij atijë .
Fillimisht
përmes Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, ku u konfrontua në mënyrë të rrepët
dhe të vendosur, me teorin shveniste të shkrimtarëve serb ,të cilët për fatin e
keq në anën e tyre kishin edhe shkrimtar boshnjak dhe të tjerë .
Hendeku i mshehur në mënyrë artificiale ,papritmas u qfaq si diqka e pakaluar,dhe kjo imponoj organizmin e ri të shqiptarëve pas suprimimit të autonomisë së Kosovës.
Sali Çekaj njeri i akcionit dhe terrenit
Shembulli
më i mirë dhe më i guximshëm në këtë drejtim ishte Sali Qekaj ,i cili në
vazhdimësi po u paraprinëte proceseve.
Saliu
ishte njeri i veprimit praktik .
Ai
ishte politikan ,intelektual ,ushtar ,prijës dhe komandant
Vitet e 90-ta atë e gjejnë në krye të komunës së
Deqanit, dhe ai del haptas në përkrahje
të kërkesave të minatorëve ,të cilët ishin bashkuar si mishi dhe thoi me
studentët.
Ishte Sali Çekaj ai i cili dorëzoj librezën e LKJ,nga pozita e të
parit të Deqanit ,dhe duke qenë i tillë ai doli në përkrahje të hapët të pluralizmit ,duke varrosur monizmin ,dhe duke
ecur me kohën,ai krijoj statusin komunal
në harmoni të plot me kushtetutën e Kaqanikut .
Njeriu
i fjalës dhe besës,njeri i akcionit dhe terrenit dhe praktikës,na del si
shembull unikat
i
Kosovës që po vlonëte.si shembull
unikat ndër shqiptar të
ishjugosllavis .
Ai me kalimin e kohes i bindet liderit të shqiptarëvet në ishjugosllavi,ai u bë njeriu më i besueshëm i tijë,pa te proceset nuk do ishin të tilla siq rrodhën,meqë do mungonëte dinamizmi i tyre ne kohë dhe hapësirë.
Lideri i ri i shqiptarëvet në ishjugosllavi me filozofin e tijë urtake mundi makinerin e shfrenuar serbe
Ishte
lideri i ri i Kosovës ,ai i cili kishte tejkaluar parametërat jo vetëm Kosovar
dhe kombëtar ,porëse ai kishte tejkaluar edhe ata ballkanik ,dhe me filozofin e
tijë urtake ai mundi makinerin e shfrenuar serbe, pa e filluar as një të vetmen
betejë.
Ai me LDK e tijë bëhet shembull jo vetëm tek shqiptarët e
ishJugosllavisë ,të cilët i unifikon rrethë filozofisë së tijë ,pore behet
shtylla dhe mbështetëja me e fuqisheme e
proceseve demokratike në Shqipëri.
LDK e tijë shtrihet kudo në botë dhe përmes sajë dhe mërgatës e cila i
kishte dhënë besën asaj kryhen të gjitha veprimet shtetëformuese.
Njëra ndër degët e saja më të fuqishme ishte ajo e Zvicrrës me anëtar të devotshëm sot e asaj dite.
LDK e Zvicrres dhe Shoqata humanitare “ Sali Çekaj“ te lidhura si mishi dhe thoi
Ajo
ishte shtylla kryesore e shtetndërtimit të Kosovës ,si në aspektin financiar
poashtu njerëzor,intelektual dhe ushtarak
Veprimtaria,vitaliteti
dhe kohezioni i sajë u dëshmua në qdo
kohë
Diqka e tillë ndodhi edhe tri
javët e fundit anëtarët dhe ekipet e saja organizuan tri manifestime
madhështore ,nga të cilat dualën mesazhet më të pjekura më të menqura dhe më të
vendosura që nga pajtimet e gjaqeve.
Nuk do
të ishte as dega e LDK-së së këtushme ajo që është pa shoqatën humanitare“ Sali Çekaj“ me kryetarin e sajë
Saim Tahiraj te cilin e rrethojnë shok
dhe veprimtar të fjalës dhe besës ,pa të cilët edhe ky njeri fisnik nuk do të
ishte ,ai që është.
Puna
ekipore këtu është themeli i veprimtarisë dhe suksesit .
Nuk ka
ide dhe as akcione të parealizuara.
Këta
veprimtar te dalluar te lidhur rrethe
shoqatës“ Sali Çekaj“ si mishi dhe thoi,duke pasur në anën e tyre degën e LDK-së me kryetarin e saj të palodhshmin dhe bletën
punëtore Haki Latfin ,i cili poashtu rrethë vetes ka një ekipë të dalluar dhe
te qmuar ,gjatë këtyre tri javëve ishin në qendër të vëmendjes të opnionit
kosovar .
Ata u
bën motorri i proceseve unifikuese dhe i kohezionit i elektoratit Rugovian.
Ata jan krenaria e kësaj filozofie urtake.
Akademia kushtuar heroit kombëtar Sali Çekaj
E gjitha filloj me akademin kushtuar heroit kombëtar Sali Çekaj e ftuar për 20.04.13 në Dägersteinstr.1 Surse Zvicërr kushtuar heorit të popullit Sali Çekaj me rastin e 14 vjetorit të rënjes së tijë në mënyrë heroike.
Emocionet
dhe ndenjat e qfaqura nga mërgata në kujtim të bijëve të saj më të
shtrenjët, dhe më të devotshëm lën
mbresa të pashlyera, e tillë ishte Akademia përkujtimore organizuar nga shoqata
humanitare:“Sali Çekaj„ Zvicërr, e cila me nder dhe rrespekt mban këtë emër të qmuar të
historisë sonë të dhimbëshmëme po krenare.
Akamdemia
kishte karakter homazhi dhe ringjallje njëkohësisht .
Ajo filloj me
një komponim klasik,me drejtim homazhi ,dhimbëje dhe krenarie, me një fjali empirike e cila tregon
autoktonin dhe ringjalljen : „Unë jam këtu,të them që isha, jam,dhe do jem me ju deri në përjetësi.“ Anëtarët e shoqatës
kishin krijuar një atmosferë të cilën rrallëherë e gjen ndoku .
Ata
fillimisht sollën në skenë udhëheqësin e tyre shpirtëror Ibrahim Rugovën, i cili shkon në drejtim të një
obelisku,para të cilit i thelluar në mendime dhe i rënduar nga barra dhimbjes se kohës, po rrinëte ushtari dardan ,posa
sheh komandantin e përgjithshëm ,ai zgjohet
në shenjë nderimi, dhe i afrohen së bashku obeliskut të mbuluar me
flamurin dardan .
Udhëheëqsi shpirtëror dhe ushtari i tijë dardan zbulojnë obeliskun ,në të cilin shihet fotoja e komdantatit të forcave ushtarake :“ Sali Çekaj“
Pason
një fjali e udhëhesiqt shpirtëror Ibrahim Rugovës :“Dardani shembjen tënde
sytës s´kan për t´nae parë,Liria,pavarësia dhe demokracia
të qofshin për mbarë „
Si vullkan ndëgjohet një duartrokitje frenetike nga të pranishmit në sallën e mbushur përplot,dhe atë e ndërpren hymni Dardan ,të pranishmit ngriten në këmbë për të nderuar atë.
Atë
ditë shihje njerëz dhe fytyra të zgjedhura të cilët kishin bërë me mija km për
këtë akademi madhështore,dhe e organizaur për mrekulli .
Në
mesin e tyre ishte edhe e bija e heroit tonë legjendar Jusuf Gërvallës
D.Gërvalla ,e cila ishte referuese kryesore dhe e cila pushtoj zemërat e të
pranishmëve në sallë.
Të
pranishmit disa herë e ndërpren ate me duartrokitjet e tyre frenetike .
Të
tillat vinin jo vetëm nga prezentimi i sajë brilant ,porë edhe nga mungesa e
sajë e gjatë në skenën publike dhe politike të Kosovës .
Sapo
ajo kishte përfunduar me referimin e saj
dinjitoz, të pranishmit u ngritën në këmbë në shenjë rrespekti dhe mirënjohje .
E
befasuar nga kjo pritje madhshtore, nga modestia dhe e gjendur në një situatë
të tillë ajo uli kokën ,derisa duartrokitjen zgjatën me minuta.
Referuesit
te dytë Nexhmedin Spahiut ju ngulfatën fjalët në gojë derisa filloj dhe tha:“
Unë nuk di qfar të them, pas gjithë asaj që tha kjo veprimtare e dalluar e
qështjes kombëtare,bijë e heroit legjendar ,një femër e emancipuar dhe një
europiane e kultivuar ,e cila i mungon skenës sonë politike,i mungon karrigës
dhe pozitës të presindentes së shtetit“ Derisa
ende nuk e kishte përfunduar mire
këtë fjali ,të pranishmit të vetëdijshëm me ato qfar kishte ndërmend të
thoshte e ndërprejne atë,me
duartrokitjet e tyre frenetike ,duke u zgjuar
njëkohësisht në këmbë .
Ai
falemënderon të pranishmit për kujdesin dhe përfundon referimin .
Vlen të
theksohet i njëjti kishte ardh në cilësin e
gazetarit të RTV te Mitrovicës,
dhe bëri një reportazhë me intervista ,e cila kishte bërë jehonë të paparë tek
shikuesit e sajë .
Origjinaliteti,
autenticiteti dhe faktografia e ofruar nga të intervistuarit e sidomos nga
ushtari dardan Saim Tahiraj edhe sot e
kësajë dite është temë e opinionit të gjerë Kosovar.
Kryetari
i shoqatës humanitare“ Sali Çekaj“ ju drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, të cilën
për hir të interesimit të madh opnionit
te gjere e japim të plotë dhe pa ndërhyrje: „Zonja dhe zotërinjë , të nderuar të pranishëm !
Duke mosë veçuar emra e emërtime njerzish në poste
dhe udhëheqje strukturash te cilitdo zhanri qofshin
,politikë,kulturorë,edukativoarsimorë,sportiv apo
të pushtetit sonte Ju përshëndes të gjithëve në emrin tim dhe
nga Këshilli organizativ i Tribunës së katërt me
radhë që do ta rikujtojmë dhe do ta bëjmë të jetojë përgjithmonë
veprimtaria
Intelektuale ,politike,diplomatike,juridike
,ushtarake dhe ajo etieke e njerzore e Salih çekut tani Hero i Kosovës .
P ë r s h ë
n d e t j e !
Njerzit e veçantë do të kujtohen jo vetëm në ditë
dhe momente të veçanta , koha bashkë me breznitë do të bartin mbi
supe barrën e rëndë të të gjithë parardhësve që vetëvehten
e ngarkuan me barrën që edhe në varre do tu mbetet ashtu si
edhe e merituan. Fatëbardhësi më të medhe nuk do
kishe se kjo që ju dhurua nga Vetëvetja ,Vetëflijimi përë Kosovën.
Pavdekshmëria lindi bashkë me te ,në Broliq te
Dukagjinit , në një familje e ardhur nga Belleja e gurit fshat malor i
Bjeshkëve
të Dukagjinit. I edukuar në një familje të ndershme
,fisnike dhe bujare e shumë e nderueme nga fiset dhe fshatrat e
Dukagjinit . Brez pas brezi oda dhe konaku i Beqir çekut kishte dhënë bukën e luftëtarë
Vatanit.Salihu arsimimin fillor dhe ate të mesëm Gjimnazin i përfundoj në
Deçan. Fakultetin Juridik në Prishtinë ,u diplomua edhe ne provimet
profesionale te Jurispodencës , përë shumë vite ishte gjyqtarë në lëminë
Civile, Penale , dhe pere një kohë të gjatë edhe epror i
Gjykatës Komunale ne Deçan Kryetare.
Ndershmëria ,burrëria ,njeriu i punës korrekte dhe
paluhatshmëria e ngritën dhe e quan deri aty ku Salih çeku e shëndrroj
Gjykatën në qerdhe dhe institucion ku filloj të
formohet dhe kultivohet kuadri që do të dinte ta organizonte më vonë
Institucionin e Vetë me ligje të veta ,rregullore
pune që përë herë të parë filluan të jetsoheshinë në Komunën e
Deçanit pikrisht të perpiluara nga kolege dhe
bashkepunëtorë të Salih çekut mu ne Gjykatën Komunale ku e udheqte ai vete
Kushtetuta e Kaçanikut u jetësua përë herë të parë
dhe të fundit nga ata shtetëdashës që dinin të bënin shtet dhe të
organizonin shtet. Salih çekaj,Rrustem Bruqi, Isa
Demukaj, Xhevdet Lataj, Njazi Hylaj ,Esat Mushkolaj te gjykuar dhe të denuar
përë hartimin Statutit dhe akteve normative te Komunës dhe institucioneve
komunale bazuar në Kushtetutën e Kaçanikut.
jo rastësisht në vazhdimësi do ta vazhdonte
veprimtarinë në fushëveprimin politikë përë ta jetësuar Kushtetutën e Kaçanikut
në fushëveprimin Arsimor ,kulturë, sport, ekonomi,siguri të qytetarëve ,dhe ate
të mbrojtes. E gjithë kjo
në kopetenca të Institucioneve dhe të njerzve
udhëheqës të atyre Institucioneve të kohës e në vazhdimësi kryenin
punët dhe detyrat e parapara e që paralelisht
vepronin para syve të okupatorit .
Vazhdimësia e angazhimeve përë ti funksionalizuar
institucionet shtëterore të ekzekutivit ,sigurisë ,mbrojtes dhe vetëmrojtjes
Salihun me bashkëpunëtoret dhe bashkëveprimtarët nuk e linin të qetë dhe të heshtur
edhe pse ishte në
përcjellje të fortë dhe të vazhdueshme të Sigurimit
shtetëror dhe policisë serbe . Tani fillon aktiviteti ushtarak si
e vetmja dhe e domosdoshme përë momentin dhe
gjendjen në të cilën gjendej Kosova dhe popullata.Me paramendim dhe
i vetëdishëm përë veprimet në vazhdim e në
bashkëpunim e me konsullta me Profesorë ,e akademik të shkencave
shoqërorepolitike ,ushtarake e të sigurisë ,me
këmbëngulësi duke besuar në ngadhnjimë organizon berthamat dhe togjet e
vetëmrojtes në Dukagjin në Podujevë
,Prishtinë,Ferizaj,Mitrovicë e në pjesët tjera të Kosovës. Jemi në vitin 1991
,pas përgaditjeve dhe stërvitjeve ushtarake në Surel të Shqipërisë ,të
armatosur me njësitin 33 ushtarësh të komanduar nga
Salih Beqir çeku dhe në agun e mëngjesit të
nëntorit të vitit 1991 u vendosën në konaqet e fshatrave të Dukagjinit.
Në togun e Salih çekaut ishin edhe Adem Jashari
,Osman Ferizi ,Nazmi Bajrami , Faton Gajtani, Sami Tahiraj ,Shkëlzen Xhoni,
Ekrem Sheholli dhe të tjerët që ishin dhe janë
aktiv në qështje dhe aktivitete të rëndësishme të vendit.
Kryesisht aktiviteti i togut ishte ai ushtarak
,sulmet në patrulla të policisë ,stacione policore, lagje kolonësh ardhacakë
serbë , mision kishin edhe përë ta zgjeruar
rrethin me regrutë dhe aktivistë që në kohën e duhur dhe momentin të jenë
të gatshëm përë luftën që veç kishte filluar.
Salihu ishte personalitet autoritar i angazhuar drejtëpërdrejt në Strukturat
udhëheqse të Ministrisë së mbrojtjes nën udhëheqjen e Kokonel Ahmet Krasniqit.
Përë të gjitha veprimet qofshin ato politike apo ushtarake ishte në dijeni dhe
në mbështetje edhe nga presidenti Rugova dhe profesor Fehmi Agani.
Te Salihu tani ishin gershetuar aktivitetet ai
politik me ate ushtarakë që paralelisht Salihun e gjetën në ballë deri në
Betejën e Koshares ,aty ku shkjaut i dha vdekjen e
përjetshme dhe vehten me gjithe ata ushtarët e rënë në altarin e lirisë
dhe përjetësisht fituanë Pavdekësinë.
Kosova ka të kaluarën e vetë ,të sotmën dhe do ta
krioj të ardhmën, historia e së kaluarës i ka personazhet me emra e mbiemra
,vendëlindje ,vendëveprim e fushëveprim ,bashkëpunëtorë e bashkëveprimtar,
epror e bashkëluftëtar e që
ishin ,janë dhe do të jenë personazhe të historisë
.
Figura dhe emri i tijë mbi varr ,në lapidarë ,në
sheshe ,në institucione pavdeksisht dhe me mburrje e krenari do të
përkujtohenë përë jetë e mote.
Manifestimi
ishte organizuar për mrekulli,dhe në
fundin e tijë referuesit D.Gërvalla dhe N.Spahiu zhvilluan një bashkbisedim me
të pranishmit
Nga aty
dola ideja që vetëm të bashkuar jemi më të fortë
Shoqata
Humanitare“ Sali Çekaj“ nga ky manifestim ju drejtua mjeteve të informimit si dhe
lidershipit të LDK-së me një mesazh:Akademi madhështore
kushtuar heroit të popullit dhe komandantit legjendar Sali Çekaj! është mbajtur
në Zvicër nga Shoqata Humanitare “Sali Çekaj”. Në akademi ishin të pranishëm
fytyra të shumta politike dhe publike, ushtarë dhe veteran të dalluar të
çështjes kombëtare, themelues kryesorë të shtetndërtimit të Kosovës.
Drejtuar vëllazërisht në filozofinë e urtësinë e lidershpit te LDK-së,
degëve dhe nëndegëve të saja, veprimtarëve të dalluar dhe të paepur,
qytetarëve, intelektualëve, akademikëve, gjithë adhuruesve për bashkim lidhur
me idetë dhe pikëpamjet e Presidentit Legjendar Ibrahim Rugova, duke thelluar
dialogun e brendshëm dhe bashkërendim të veprimtarisë kërkohet:
Nga te gjithë ne, angazhim i të gjitha kokave të saja, të cilat e kishin
ndihmuar dhe themeluar LDK-në në parti bashkëkohore me program të bazuar në
vetë kulturën shqiptare dhe atë evropiane.
Thirrje e njëzëshme nga ky tubim i shenjtë: Andaj i bëjmë thirrje Prof.
Dr. Fatmir Sejdiut, angazhimi i të cilit është i domosdoshëm, kërkesë kohore,
parë adhurimin që kanë rugovianët në përgjithësi, duke njohur parimet dhe
nivel-edukatën në kulturën e politikës, diplomacinë dhe ngritjen profesionale
që e karakterizojnë personalitetin dhe mikun e ditëve të para të President
Rugova, që ta thotë fjalën e vet në përgjigje të angazhimit të tij, të bashkuar
dhe të unifikuar si një trup me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, tu prijnë
proceseve unifikuese të cilat i kërkon koha e tanishme si dhe sfidat nëpër të
cilat jemi duke kaluar si parti dhe komb!
Adhurues të nderuar të LDK-së, motra dhe vëllezër, një adhuruese tjetër
e vlerave tona kombëtare që i nevojitet edhe më diplomacisë së Kosovës është e
nderuara Donika Gërvalla, bija e Heroit dhe legjendës dardane Jusuf Gërvalla,
po ashtu kërkohet fushëveprim i mjaftuar i veteranëve të luftës dhe një tretman
meritor, ushtarëve dhe formacioneve të komanduara nga heroi kombëtar Sali
Çekaj.
Vlerësojmë punën dhe parimet e të gjithë atyre që i qëndruan besnik
LDK-së, parti avan-gardiste e çështjes së Kosovës, merita në këtë rast i vie
edhe degës së LDK-së në Zvicër, të vyeshmit e së cilës kanë në parim dhe janë
pragmatik të filozofisë rugoviane për bashkim të njëshëm në t' ardhmen e
atdheut tonë, zëri i tyre është zë i urtësisë dhe mirë-besimit.
Mbrëmjen
e relaksoj muzika nga kengetaret tanime te mirenjohur,si dhe e madhshtoj prezentimi artistik i
ushtarit dhe bashkëluftëtarit te Sali Çekajt i cili qfaqi përplot ndjenja dhe emocione të papara .
Të
pranshmit u mallëngjyen dhe shumë prej tyre ju rrodhën lotët
Në
mbrëmje u shtrua darkë solemne për të pranishmit në klubin Dardania .
Aty dominuan edhe specialitet e përgaditura nga gratë e organizuara rrethë shoqatës ,të cilave poashtu u dedikohet një falemënderim i veqant,si dhe klubit Dardania për servis dhe ushqime të shkëlqyera
Falemënderimi
më i madh i dedikohet komandatit, i
cili dje sa ishte gjalle,pore edhe tani duke pushuar në amshim, bashkoj të
gjitha forcat politike dhe ushtarake.
Shoket
e tijë të idealit përmes shoqatës e cila mban emërin e komandantit të
tyre,lëshojnë kushtrimin për unitet ,i cili sot na duhet më shumë se kurdoherë
më parë
Qofshin
të bekuar të gjithë ata të cilët bartin dhe qojne misionin e tijë tutje.
Qoft e bekuar për jetë të jetëve shpirti dhe vepra e komandantit legjendar i ushtrisë dardane Sali Çekajt
Mustafë -Shabani Emmmendingen 08.04.13
Pjesa e dyte 23 vjetori i LDK-se pason