E diele, 28.04.2024, 11:37 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Mardena Kelmendi & Beqir Cikaqi: Aktiviteti i shkodranes Ermira Zhuri, për këshilltare në Treviso

E merkure, 22.05.2013, 06:00 PM


Nga aktiviteti i shkodranes Ermira Zhuri, për këshilltare në Treviso (Itali)

Njerëzit që më japin besimin do të jenë krenarë për zgjedhjen e bërë!

Ekskluzive nga Mardena Kelmendi &  Beqir Cikaqi

Kandidatja për këshilltare në komunen e Trevisos, zonjusha Ermira Zhuri, që konkuron në zgjedhjet komunale në  listen ZGJEDHJA QYTETARE me ZANETIN per Treviso (SCELTA CIVICA con ZANETI per Treviso), e mbylli me sukses dhe një javë me fushaten e vet parazgjedhore.

Përveq paraqitjeve të përbashkëta që kishte me kandidatët tjerë të grupit Enrico Renosto (gjatë javës që shkoi), shqiptaria nga Shkodra me shtetësi italiane, të shtunen në mbrëmje, organizoi  një fushat individuale, dhe mjaftë të suksesshme me emigrantet e huaj, ku prezent ishin edhe bashkëatdhetarët e sajë, të cilën e mbështesin vazhdimisht, madje kësaj radhe kishin ardhur edhe nga Monfalkone-Friuli Venezia Gulia, presidenti i shoqatës ALBA, z. Rizah Bregu(ish peshëngritës dhe trajner i kombëtares  shqiptare), presidentja e shoqatës se gruas italo-shqiptare ECIM SË BASHKU, zonja Mardena Kelmendi( aktiviste, publiciste dhe autore e disa librave), z. Selman Hasa nga Podernone, z. Sokol Elezi, etj. Mandej pati edhe paraqitje të miqëve  dhe bashkëpuntorëve të  kandidates  për këshilltare, përmes telefonatave dhe emaileve, duke i përkrahur  dhe mbështetur pa rezervë.

Kjo paraqitje e  znj,she Ermira, u organizua ne bar restorantin LOS ZAPATA, Viale Della Republika 156/C. Këtu në këtë lokal frekuentojn kryesisht emigrant nga  Republika Domenikane , e vende te tjera. Lokali ishte i mbushur plotë të ineresuar, dhe  prezantimin e  e zonjes Ermira e bëri zotri Leoni, mandej znj. Jenniy Lopez, qëtë dy me origjin domenikane  tani “italian të natyralizuar” dhe aktivist të dalluar.

Kështu në mbrëmjen e së shtunes(18 maj 2013), u zhvillua një takim i jashtëzakonshëm dhe krejtësisht i paparashikuar me ate rezultat të pjesëmarrjes së disa prezantuesve të shoqatave dhe komuniteteve te ndryshme në qytetin e Trevizos, për njohjen direkte me  programin e dott.ssa Ermira Zhuri, e cila kandidon në këshillin komunal të qytetit të Trevizos..Dott.ssa Ermira Zhuri, është edhe presidente e Shoqates ILIRIA të Trevizos,  pra e ka një profil komplet të shkëlyqer në arritjet e saja të deritashme. Vajza shqiptare, mbajti një fjalim të veçant përshëndetës për këtë pjesmarrje, e cila u zhvillua në lokal domenican të familjes së njohur ''Los Zapada'', e cila ndër  të tjera para të pranishmëve tha: "Unë,  do të  jap maksimumin  e aftësive të mia  me entuziazëm dhe vendosmëri në angazhimin tim politik, dhe njerëzit që më japin besim do të jenë krenarë për zgjedhjen e bërë"... Fjalimi dhe prezantimi i zonjushes Ermira ishte entuziast dhe i një shprese ndjellëse tek të gjithë, që në rradhet e komunes së Trevizos të prezantojë një figurë  të vërtetë me hallet konkrete dhe problemet e përgjitheshme që kan jo vetëm të huajt në këtë zonë, kjo u shoqërua edhe me përshëndetje të miqëve italian pjesëmarrës në natën e sontëme.

Miq dhe aktivistë që ishin në dispozicion të këtij aktiviteti  u ndan shumë të kënaqur  me kandidaten dhe programin e sajë, si dhe me mikpritjen e veçantë që gjeten në këtë lokal për pjesëmarrësit, duke e quajtur një pjesë të tyre edhe fitoren e vajzes shqiptare në keshillin e komunes së qytetit. Fitorja e Ermires s’ka dyshim,  duke ja njohur nga afër të gjitha punët konkrete, jo vetëm nga ana  profesionale në avokaturë, po edhe si humane  që ka qene gjithëmonë afër nevojave të të huajve! Prezantimi dhe fitorja e dott.ssa Ermira Zhurit është një arritje e të gjithë komuniteteve që jetojnë e punojnë në këtë zonë, theksonin folësit ne fjalimet e tyre përshëdetëse. Një fjalim mjafte domethënës, përshëndetës dhe falemenderues për  nikoqiret e lokalit pati zonja  Mardena Kelmendi, çka u nderpre disa here nga duartrokitjet e te pranishmeve. Gjithashtu  edhe z. Sokol Elezi pati një letër pershendetëse   kurajuese, mjaft domethenëse për zonjushen Ermira Zhuri.

E gjithë salla u kthye në një familje të vetme  dhe të ngrohtë me shtegëtare që në këte takim, vërtetë të pa parashikuar në këtë formë u bë tepër domethënës, i të njejtit qëllim  dhe pa ndarje kufijsh njerzor e gjeografik!

Mbas përshendetjeve te ndryshme nga të gjitha komunitetet, padronet e shtëpisë, familja domenikane në lokalin e tyre, në nder të dott.ssa Ermira Zhurit, kishin pregaditur një koktej me specialitete tipike të ushqimit tradicional domenikan...E gjithashtu këngëtaria  domenikane Odry Lagua, shkëlqeu me zërin e sajë, kur kohe pasë kohe e zinte në gojë  kandidaten , ku shperthenin e duartrokitjet të përcjellura me avoacione te gjata.

Në mbyllje, shumë aktivist  e personalitete në  pamundësi të ishin prezent, e plotësuan prezencen e tyre me telefonatat e telegramet e tyre, jo vetëm nga  shteti italian, si: nga presidenti i Shoqata “Iliria” nga Izollo-Slloveni z. Heset Ahmeti,nga presidenti i Shoqatës “Shqiponja”  dhe i asnsamblit folklorik z. Gjergji Lleshaj, nga Udine...Telefonata mjaftë emocionuese ishte e nënëlokes së shqiptarve, e nderuara znj.Vitore Leka Stefa, e cila nuk e ka kursyer  për asnjë çast ndihmesen e saj për të dërguar lajmin në gjitha gazetat e shtypin shqiptar, për arritjet dhe sukseset e vajzes tonë që na nderon në kandidauren për këshilltare dhe duke besuar në fitoren e sajë, ku  i uron të shumë suksese dott Ermira Zhuri me 26 e 27 maj, duke i ftuar  gjithë komunitetin shqiptare të Trevisos,  të cilët kan qyteterimin italian, të votojnë vajzen shqiptare...Një urtaë të posaçme i adresuan edhe aktivistët e çështjes shqiptare e kosovare z. Hamit Kurti, Arben Nexhipi, Mexhid Hoxha, Dalip Krasniqi, Mumin Brezaliu, Hedie Xhyheri, Bashkim Bekteshi, etj.etj.



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora