| E merkure, 22.05.2013, 06:00 PM |
Nga
aktiviteti i shkodranes Ermira Zhuri, për këshilltare në
Njerëzit që më japin besimin do të jenë krenarë për zgjedhjen e bërë!
Ekskluzive nga Mardena Kelmendi & Beqir Cikaqi
Kandidatja
për këshilltare në komunen e Trevisos, zonjusha Ermira Zhuri, që konkuron në
zgjedhjet komunale në listen ZGJEDHJA
QYTETARE me ZANETIN per Treviso (SCELTA CIVICA con ZANETI per Treviso), e
mbylli me sukses dhe një javë me fushaten e vet parazgjedhore.
Përveq
paraqitjeve të përbashkëta që kishte me kandidatët tjerë të grupit Enrico
Renosto (gjatë javës që shkoi), shqiptaria nga Shkodra me shtetësi italiane, të
shtunen në mbrëmje, organizoi një fushat
individuale, dhe mjaftë të suksesshme me emigrantet e huaj, ku prezent ishin
edhe bashkëatdhetarët e sajë, të cilën e mbështesin vazhdimisht, madje kësaj
radhe kishin ardhur edhe nga Monfalkone-Friuli Venezia Gulia, presidenti i
shoqatës ALBA, z. Rizah Bregu(ish peshëngritës dhe trajner i kombëtares shqiptare), presidentja e shoqatës se gruas
italo-shqiptare ECIM SË BASHKU, zonja Mardena Kelmendi( aktiviste, publiciste
dhe autore e disa librave), z. Selman Hasa nga Podernone, z. Sokol Elezi, etj.
Mandej pati edhe paraqitje të miqëve dhe
bashkëpuntorëve të kandidates për këshilltare, përmes telefonatave dhe
emaileve, duke i përkrahur dhe
mbështetur pa rezervë.
Kjo
paraqitje e znj,she Ermira, u organizua
ne bar restorantin LOS ZAPATA, Viale Della Republika 156/C. Këtu në këtë lokal
frekuentojn kryesisht emigrant nga
Republika Domenikane , e vende te tjera. Lokali ishte i mbushur plotë të
ineresuar, dhe prezantimin e e zonjes Ermira e bëri zotri Leoni, mandej
znj. Jenniy Lopez, qëtë dy me origjin domenikane tani “italian të natyralizuar” dhe aktivist
të dalluar.
Kështu në
mbrëmjen e së shtunes(18 maj 2013), u zhvillua një takim i jashtëzakonshëm dhe
krejtësisht i paparashikuar me ate rezultat të pjesëmarrjes së disa
prezantuesve të shoqatave dhe komuniteteve te ndryshme në qytetin e Trevizos,
për njohjen direkte me programin e
dott.ssa Ermira Zhuri, e cila kandidon në këshillin komunal të qytetit të
Trevizos..Dott.ssa Ermira Zhuri, është edhe presidente e Shoqates ILIRIA të
Trevizos, pra e ka një profil komplet të
shkëlyqer në arritjet e saja të deritashme. Vajza shqiptare, mbajti një fjalim
të veçant përshëndetës për këtë pjesmarrje, e cila u zhvillua në lokal
domenican të familjes së njohur ''Los Zapada'', e cila ndër të tjera para të pranishmëve tha: "Unë, do të
jap maksimumin e aftësive të
mia me entuziazëm dhe vendosmëri në
angazhimin tim politik, dhe njerëzit që më japin besim do të jenë krenarë për
zgjedhjen e bërë"... Fjalimi dhe prezantimi i zonjushes Ermira ishte
entuziast dhe i një shprese ndjellëse tek të gjithë, që në rradhet e komunes së
Trevizos të prezantojë një figurë të
vërtetë me hallet konkrete dhe problemet e përgjitheshme që
Miq dhe
aktivistë që ishin në dispozicion të këtij aktiviteti u ndan shumë të kënaqur me kandidaten dhe programin e sajë, si dhe me
mikpritjen e veçantë që gjeten në këtë lokal për pjesëmarrësit, duke e quajtur një
pjesë të tyre edhe fitoren e vajzes shqiptare në keshillin e komunes së qytetit.
Fitorja e Ermires s’ka dyshim, duke ja
njohur nga afër të gjitha punët konkrete, jo vetëm nga ana profesionale në avokaturë, po edhe si humane që ka qene gjithëmonë afër nevojave të të
huajve! Prezantimi dhe fitorja e dott.ssa Ermira Zhurit është një arritje e të
gjithë komuniteteve që jetojnë e punojnë në këtë zonë, theksonin folësit ne
fjalimet e tyre përshëdetëse. Një fjalim mjafte domethënës, përshëndetës dhe
falemenderues për nikoqiret e lokalit
pati zonja Mardena Kelmendi, çka u
nderpre disa here nga duartrokitjet e te pranishmeve. Gjithashtu edhe z. Sokol Elezi pati një letër
pershendetëse kurajuese, mjaft
domethenëse për zonjushen Ermira Zhuri.
E gjithë
salla u kthye në një familje të vetme
dhe të ngrohtë me shtegëtare që në këte takim, vërtetë të pa parashikuar
në këtë formë u bë tepër domethënës, i të njejtit qëllim dhe pa ndarje kufijsh njerzor e gjeografik!
Mbas
përshendetjeve te ndryshme nga të gjitha komunitetet, padronet e shtëpisë,
familja domenikane në lokalin e tyre, në nder të dott.ssa Ermira Zhurit, kishin
pregaditur një koktej me specialitete tipike të ushqimit tradicional
domenikan...E gjithashtu këngëtaria
domenikane Odry Lagua, shkëlqeu me zërin e sajë, kur kohe pasë kohe e
zinte në gojë kandidaten , ku
shperthenin e duartrokitjet të përcjellura me avoacione te gjata.
Në mbyllje, shumë aktivist e personalitete në pamundësi të ishin prezent, e plotësuan prezencen e tyre me telefonatat e telegramet e tyre, jo vetëm nga shteti italian, si: nga presidenti i Shoqata “Iliria” nga Izollo-Slloveni z. Heset Ahmeti,nga presidenti i Shoqatës “Shqiponja” dhe i asnsamblit folklorik z. Gjergji Lleshaj, nga Udine...Telefonata mjaftë emocionuese ishte e nënëlokes së shqiptarve, e nderuara znj.Vitore Leka Stefa, e cila nuk e ka kursyer për asnjë çast ndihmesen e saj për të dërguar lajmin në gjitha gazetat e shtypin shqiptar, për arritjet dhe sukseset e vajzes tonë që na nderon në kandidauren për këshilltare dhe duke besuar në fitoren e sajë, ku i uron të shumë suksese dott Ermira Zhuri me 26 e 27 maj, duke i ftuar gjithë komunitetin shqiptare të Trevisos, të cilët kan qyteterimin italian, të votojnë vajzen shqiptare...Një urtaë të posaçme i adresuan edhe aktivistët e çështjes shqiptare e kosovare z. Hamit Kurti, Arben Nexhipi, Mexhid Hoxha, Dalip Krasniqi, Mumin Brezaliu, Hedie Xhyheri, Bashkim Bekteshi, etj.etj.