Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Në harmoni me natyrën
E marte, 28.05.2013, 09:04 PM
Edhe në
Piknik, në harmoni me natyrën
Nga Xhevat Muqaku
Edukata i
bën të dallohen. Bulëza, Gojarti, Jehona, Jetoni, Saranda, Betimi, Albiana,
Besmiri, Dardana, Qëndresa, Fationi, Arbnora, Ilirjana, Hamidja, Artani,
jetojnë dhe studjojnë në Gjermani, flasin hapur në vend Piknikun Überlingen am
Ried: "edhe me tymin prej teje- flinë prej meje, ndjehemi gjeneratë Twitter"
Jetoni:
" U vonuam pak, prej tollovisë në komunikacionin rrugor, pastai ne menduam
se duhet të takohemi në Überlingen- in e njohur në Bodensee, ishte fillimi i
bisedës së përzemërt pas njoftimit të shkurtër me njërin prej studentëve të
cilët të parët arritën nga qyteti Friedrichshafen. Unë kam lindur në Prishtinë,
kam lozur shumë në parkun tek pishat e Spitalit të fëmijëve, isha nxënës i shkollës
fillore" Hasan Prishtina" pesë vjet me radhë, në lagjën Ulpiana. Kam
emigruar me prindërit në Gjermani në vitin 1993. Pas mbarimit të gjimnazit, i
kam mbaruar frik edhe studimet në Ekonomi dhe kam fituar një vend pune në
qytetin ku banoj me familjen time. Ftesës së studentëve me të cilët jemi
miqësuar që moti, ju përgjegjëm me dëshirë unë, vëllau dhe motra ime. Vendosëm
që të takohemi dhe të njoftohemi më mirë dhe më për së afërmi me njëri
tjetrin".
Jehona:
" I dua shumë motrat dhe vllezërit e mij student, shkrihem fare për ata.
Punoj në spitalin e qytetit Tettnang, pas përfundimit të studimeve në
Friedrichshafen. Më pëlqen puna shumë por kam vendosur që të ndrroj profesionin
dua të largohem pak nga stresi".
Bulëza:
"Prindërit e mij jetojnë në Stuttgart, studjoj vitin e dytë në shkencat
politike në Universitetin e Zepelinit në Friedrichshafen nuk dëshiroj të
angazhohem në politikë.
Kontaktojmë
përmes Internetit me grupin e madh të studentëve shqiptarë por mungon kontakti
i drejtëpërdrejtëë. Në fakultetin ku unë studjoj, nuk ka asnjë bashkëkombas/ e
timen, sot kam vendosur të jem këtu me koleget dhe kolegët e mij vetëm që të
flas, të ndëgjoj shqip, të njoftoi shumë vllezër e motra të moshës time që
flasin gjuhën time, të ndjehem e madhe, të kënaqem me ata/ato"
Jetoni;
"Unë kam studjuar në N?rnberg dhe kam kërkuar por kam hasur vërtetë rrallë
në emra dhe mbiemra shqiptarë në mbarë konviktin e studentëve. Për fat të mirë
numri i të rinjëve- studentëve shqiptarë kohëve të fundit, dita- ditës është në
rritje. Dëshiroj që të jemi të lidhur më mirë njëri me tjetrin, nga kjo lidhje
dhe takime të tilla sikur sot do të përfitonim shumë edhe ne edhe atëdheu i
ynë. Jo vetëm se do të lindnin ide interesante por ndonjëra prej këtyre ideve
edhe do të realizohej".
Ilirjana: " Studime pa kufij", është një Projekt në të cilin marrin pjesë dhe japin kontributin e tyre studentë dhe profesor gjerman por edhe prej shumë shteteve tjera. Në këtë Projekt në Universitetin e Konstanz- ës, në të cilin studjojnë 30 student shqiptarë jan kyqur edhe Albiana dhe Ilirjana, dy prej pjesëmarrëseve në piknikun e kësaj fundjave. Shpresojnë se do të ju mundësojnë ndonjërit prej bashkë moshatarëve të tyre shqiptarë sigurimin e vizës së nevojshme që të studjojnë në Universtetet gjermane".
Albiana;
"Studentët shqiptarë ishin dhe jan të gatëshëm të përkrahin shkollën
shqipe që fatkeqësisht në rrethin Konstanz nuk funksionon, në lëminë e
Matematikës. Dua të postoi në faqen e studentëve shqiptarë një foto që pasqyron
këtë ndejë- piknik të rrallë".
Dardana:
"Sigurisht keni ndëgjuar për grupimin e studentëve shqiptarë në Gjermani i
emëruar" dorë për dorë", ku krenohemi me një veprimtari humanitare e
cila është realizuar me sukses në komunën e Vitisë e që mu kjo na motivon që
edhe në të ardhmen sejcili në mundësitë e tij të koordinojmë dhe të ndihmojmë
ndonjë familje nevojtare në Kosovë".
Besmiri:
"Përcjellim mediat e shkruara dhe ato elektronike, ju gëzohemi shumë
sukseseve të reja në vazhdimësi të shkollave shqipe kudo që jan dhe në veçanti
në Gjermani. Këto ditë lexuam mbresat e përfaqësuesit të MASHT- it të Kosovës
dhe viztën që ishte organizuar me Konsullatën e Kosovës në Stuttgart disa
shkollave shqipe në Baden- W?rtemmberg, Seminarit në qytetin N?rtingen,
Shkollën e lartë pedagogjike në Ludwigsburg etj".
Mësuesja
Qëndresë ju rrëfej të rinjëve dhe të rejave studentë, për festën e përjetorit
të shkollës shqipe në rrethin Lindau të cilin e pasuruan edhe promovime librash
dhe prani e mirë bashkëatëdhetarëve tanë, përsonel i MASHT dhe Konsullatës së
Kosovës.
Blerta: Do të na kujtohet gjatë, ndezja e zjarrit, ngrohja e saqëve, arti i gatimit të flisë nga ne vetë studentët, sjellja me vehte e ushqimeve tjera dhe pijeve freskuese dhe në fundë servimi dhe tema e bisedave për rreth ogjakut, nga të rinjët dhe të rejat shqiptare në një kënd të ish regjionit vullkanik Hegau buzë Kupolës dhe Kështjellës mesjetare Hohentwiel".