Udhëpërshkrim
Qazim Shehu: Netët Korçare të Poezisë
E shtune, 22.06.2013, 07:58 PM
Netët
Korçare të Poezisë
Nga Qazim Shehu
Edhe
sivjet më 15, 16 qershor u zhvilluan në Korçë Netët Korçare të Poezisë, një
manifestim tradicional, nën kujdesin e bashkisë së Korçës dhe të Skënder Ruit
si dhe të klubit të shkrimtarëve Bota e Re.Ky manifestim , tashmë tradicional,
në mes të qershorit dhe të një vape që rifilloi shpejt, solli freskinë e
poezisë e cila për dy netë ,rrodhi përmes vargjeve të freskët si një rrjedhë
kristali nga ambientet e hotelit Kristal, majë kodrës, duke përcjellë frymën
dhe ajrin që jep poezia.Tubimi i poetëve ardhur nga vise të ndryshme shqiptare
, nga Maqedonia, Greqia, nuk qe veç një festë e cila për organizatorët , por
edhe pjesëmarrësit do kalonte shpejt në magjinë që krijojnë vetiu bisedat,
prezantimet, njohjet, recitimet intervistat, debatet dhe mendimet e ndryshme të
cilat mbajnë brenda pyetjen:ku po shkon poezia?
Sot, në
saj të internetit, nuk është e vështirë që poetët ta njohin njëri tjetrin
virtualisht, nuk ka vështirësi leximi, as komunikimi, por do të thoja , asgjë ,
sado e përparuar qoftë, nuk e zevendëson kurrë njohjen direkte , bisedën e
gjallë, të gjitha të tjerat janë vetëm në funksion të saj.Prandaj takime të
tilla janë të domosdoshme, dhe përcjellin një besim se edhe në kohë të
vështira, poezia e gjen rrugën drejt zemrave, edhe në kohën e çoroditjeve
sociale, apo të indiferencës së leximit nga ç`pritet, ajo, poezia ,nuk
dëshpërohet, përkundrazi shkruhet më shumë dhe bën përpjekje për madhërimin e
formave sofistifikimin e tyre, thellimin e ideve, etj.
Korça
ëshë një djep që ka nxjerrë poetë të shquar si Dritëro Agolli, Koçi Petriti,
Vangjush Ziko, Skënder Rusi, por edhe poetë të tjerë, e kanë sajdisur këtë sofër
të fjalës si Rajmonda Moisiu nga Amerika, Edmond Shallvari nga Selaniku,Istref
Haxhillari ,Bujar Balliu, Eduard Sulollari nga Pogradeci; Bashkim Gjoza ,nga
Devolli;Nikolla Spathari, Agim Bajrami, Sami Velçani, nga Durrësi, Fatmir
Musai, Beatriçe Balliçi, Lida Lazaj, nga Elbasani, Agim Mato, Bardhyl Maliqi,
nga Saranda;Xhelal Tosku nga Rrogozhina, Fatos Rushiti nga Kumanova,Kalosh
Çeliku dhe Saida Bogoviç nga Shkupi, Resul Shabani nga Struga,Myrteza Mara nga
Vlora;Demir Gjergji , Qazim Muska,Sinan Kërpaçi, Qazim Shehu, nga Tirana.
Duken të
gjithë si delegatë dhe të porositur nga viset e shpirtit të tyre për të thënë
fjalën në këtë manifestim i cili e kurorëzon atë përmes ngjyrave të shpirtit
njerëzor dhe magjisë që jep vetiu poezia.E veçanta e takimit të sivjetëm ishte
se ky manifestim u krye në ditët e fushatës elektorale,dhe pavarësisht borive
të saj ose slloganeve shurdhuese që përcjell vetiu ajo, ky aktivitet u përcoll
edhe nga dashamirës të poezisë dhe nuk e prishi rendin e tij, për të treguar se
jeta nuk është fushatë edhe pse partitë politike e trumbetojnë atë.
Pastaj,
krahas poetëve që vijnë pothuajse çdo vit, që janë bërë të përhershëm, shikon
edhe poetë të rinj,që vijnë edhe nga Greqia, enkas, siç është rasti i Brikena
Qamas,dhe nga viti në vit kjo veprimtari po e zgjeron rrethin e përfshirjes të
sa më shumë poetëve në të.Manifestime të tilla bëhen në të gjitha trojet
shqiptare duke shërbyer edhe si guida turistike, ato mund të bëhen më shpesh
dhe të reklamohen më shumë, kjo do të sillte një afrim më të madh të mundësive
për ta perceptuar poezinë në shumëllojshmërinë e saj, sepse , për hir të së
vërtetës ,këto takime inspirojnë që të shkruhet poezia sa më cilësore, duke
sjellë motive dhe këndshikime të reja.Por edhe duhen promotorë të zellshëm që të
hartojnë projekte, të bindin mekanizmat e pushtetit lokal, të afrojnë donatorë,
dhe një i tillë është Skënder Rusi në Korçë, po edhe Nikolla Spathari në
Durrës.Nikolla Spathari e organizoi Pranverën Poetike Durrsake, vetëm me
donatorë, duke ndërtuar një veprimtari mjaft të bukur. Gjithnjë mundësitë
gjenden, mjafton të jenë dëshirat dhe
mos lihen gjërat në kufijtë e spontaneitetit.Krahas deklamimit poetik, pjesën
më të rëndësishme e pati debai për poezinë.Çështje të tilla si:tradita dhe
modernia në poezi, pse nuk reklamohet poezia, raporte të kritikës letrare me
librin, hutia e vlerave përballë antivlerave, reklama dhe media, një spostim i
vëmendjes nga poetët e vërtetë, natyrisht nuk e dekurajojnë faktin se poezia
bën jetën e saj , se këto janë faktorë ndihmues kurrë prezantues dhe
përcaktues, se poezia duhet të lexohet nga poetët së pari pasatj nga lexuesi e
më gjërë.Kjo pjesë e aktivitetit ku diskutimet u përfshinë herë herë në
kakofoni ideshë dhe ripërsëritje të panevojshme apo udhëzime prej tribunës, pati
një të mirë se e shtriu efektin e saj edhe në diskutime jashtë , pas
mbarimit.Poetët diskutojnë mbi poezinë, flasin hapur lexojnë japin mendime dhe
natyrisht koha shket drejt fundit, kurorëzimit të aktivitetit.Para hotelit, në
një kodër poshtë të cilës prushërojnë shtëpitë e qytetit nga dritat,do të
lexojë poezitë e veta çdo poet për të garuar në startin e çmimeve.
Dhe çmimin “Asdreni” e merr Qazim Shehu, çmimin “Dritëro Agolli”, Nikolla Spathari,me çmime specialë vlerësohen poetët Agim Mato, Bardhyl Maliqi, Myrteza Mara, Fatmir Musai, Lida Lazaj, Beatriiçe Balliçi, Qazim Muska, Kalosh Çeliku.Pema për këtë vit u mboll për poetin grek Dino Kubatis, i cili ka bërë shumë në johjen e poezisë shqipe në Greqi.Muzika, recitimi vazhdojnë deri vonë.Poezia si gjithnjë e zhvlerëson mërzine e kohës dhe ia humb efektet lodhjes…