E hene, 29.04.2024, 12:34 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Beqir Cikaqi: Konferencë shkencore në Padova të Italisë

E diele, 02.06.2013, 08:00 AM


Nga Konferenca shkencore në Padova të Italisë

Abasadori  Ceka, nuk foli asnjë fjalë rreth politikës as nuk bëri kurrfarë propagandë politike, sikurse pretendoi dikush ta njollosë në faqet sociale të facebookut, e së bashku me këtë ta  zhvlerësojë konferencën e të injoroi të pranishmit, sidomos shqiptarët që ishin prezentë në sallen e stërmbushur.

Ekskluzive nga Beqir Cikaqi, Treviso

Javen që shkoi, pikërisht të marten me 28 maj 2013, u mbajt Konferenca shkencore: ITALIA, SHQIPËRIA DHE ADRIATIKU NË ANTIKË. Kjo konferencë është organizuar me përkrahjen e Komunaës së Padovës , Regjionit Veneto, Provincës së Padovës, Muzeve Eremitani të qytetit të Padovës, Veneto Bankës, e sidomos nga Universiteti i Padovës si dhe Ambasada shqiptare dhe Konzulati i nderit i Shqipërisë në Padovë. Rol të rëndësishëm në organizim dhe informim paraprak kishte përfaqësuesja e komunitetit shqiptar të Padovës, zonjusha e nderuar Egi Cenolli.

Në këtë konferencë ligjëruan: Paolo ROSSI CHAUVENET(ambasador nderi i Republikës së Shqipërisë në Padova), Andrea COLASIO(drejtor culture në komunen e Padovës), Francesca GHEDINI( profesor ordinar I arkeologjisë në Univerzitetin e Padovës),  Neritan CEKA( arkeolog dhe aktualisht Ambasador I Republikës së Shqipërisë në Romë), Lorenzo BRACCESI(professor ordinar në Padova) dhe Elda OMARI(arkeloge  shqiptare që doktoron ne Univerzitetin e Padovës). Salla Romani në Mozeumin Eremitani, ishte e mbushurpërplotë me vendor, dhe pjesëtar të komuietit shqiptar që jetojnë jo vetëm në Padova e Treviso, por edhe më gjerë. Interesim të veqant zgjoi ligjërata e profesorit nga Shqipëria, arkeologut e tani aktualisht Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Romë, z. Neritan CEKA, ku ligjërata e tijë përcillej me fotografit  antike përmes diapozitivit. Profesor Ceka shoqëroi dikutimin e tij me gati 100 imazhe fotografike ku shifej puna e tij gati 50 vjeqare në konsolidimin e shkencës shqiptare të arkeologjisë. Ai nuk foli asnjë fjalë rreth politikës as nuk bëri kurrfarë propagandë politike, sikurse pretendoi dikush ta njollosë në faqet sociale të facebookut, e së bashku me këtë ta  zhvlerësojë konferencën e të injoroi të pranishmit, sidomos shqiptarët që ishin prezentë në sallen e stërmbushur.

Një takim i rastësissshëm me shumë mbresa !

Pas përfundimit të konferencës patëm kënaqësinë të shkëmbejm fjalë mendime e ide, kuptohet tani jo me temen e konferencës, por me prepkupimet e migracionit shqiptarë jo vetëm nga “Shqipëria Londineze” po nga  gjithe teritoret etnike  që jetojnë në këtë  lokalitet. Madje bëmë disa fotografi për të përjetësuar kujtimin e këtij takimi të rëndësishëm jo vetëm për institucionet e Padovës por edhe për komunitetin shqiptar të kësaj pjese të Italisë veriore.

Ishte kënaqësi(e pse jo edhe privilegj) edhe takimi me zonjën e parë të ambasadës shqiptare, Angjelina (Skender) Luarasi-CEKA, vajzën e Ollgës –motrës së poetit të madh Migjenit si dhe mbesa e Petro Nini Luarasit i cili pat flijuar edhe jetën për shkollën dhe arsimimin në gjuhën shqipe. Sapo e kuptojë origjine time, që këtu vijë nga Theranda (ish Suhareka), u ndie disi e emocionuar, duke më kujtuar të pranishmeve, se në këtë komunë ka një Shkollë e Mesme e Ultë (tash nëntëvjeqare) me emrin “MIGJENI”(ne Gjinocë), dhe de Skolla e Mesme Teknike “SKENDER LUARASI”(në Therandë), mban emrin e babait të sajë. Derisa zonja Ceka, rrefente me emocione për mikëpritjen që kishte hasur vite ma parë në ditën e shkollës “SKENDER  LUARASI” nga drejtori shumë vjeqar z. Remzi Bytyqi , nga i gjithë kolektivi dhe populli shqiptar i Kosovës….Mua emocionet m’u përzien me veprat e poetit Millosh Gjergj Nikolla, që vdiq në moshen fare të re, aty mu paraftyruan: “Mollë e ndaluar”, “Luli i Vocërr”, “Poema e mjerimit”,… dhe menjëherë lidheshin emocionet me gjyshin e Angjelinës, Petro Nini Luarasi, që kontriboi edhe me jetë për shkollën  shqipe. Mu kujtua edhe thënja e tijë  brilante  adresuar  kundërshtarëve të shkollës shqipe:”Vramëni, por gjakun mblidhmani se iu duhet fëmijëve tuaj, që ta shkruajn gjuhën e nënës”,. Paralele, që vlen edhe për disa prindër shqiptar të pa ndërgjegjshëm këtu në Itali, kur hezitojn të i sjellin fëmijët e tyre Shkollen Shqipe të Mësimit Plotësues. Me zonjen Angjelina, u takuam për herë të par,rastësisht, mora një pronocim të shkurtë nga ajo, dhe në një të ardhme u dakorduam t’a zhvillojë një intervistë me këtë krijuese e studiuese, dhe pasëardhëse e atdhetarëve të devotëshëm.

Vërtet, ishte një takim me mbresa, ani se vendorët  e lëshuan mjediset e Mozeumit ku u mbajt Konferenca menjëherë pas përfundimit, ne shqiptarët së bashku me ambasadorin dhe zonjën e tijë qëndruam edhe një kohë të gjatë, ndersa çifti Ceka të fundit e liruan ambientet ku u mbajt ky eveniment. Ambasadori Neritan Ceka, u zotuan se do te jenë ma komunikativë me migracionin, dhe se do të vizitojnë pjesen veriore të Italisë sa herë që të jetë  e nevojshme, edhe Trevison sapo që të jetë e mundëshme…



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora