| E diele, 02.06.2013, 08:00 AM |
Nga Konferenca shkencore në Padova të Italisë
Abasadori Ceka, nuk foli asnjë fjalë rreth politikës as nuk bëri kurrfarë propagandë politike, sikurse pretendoi dikush ta njollosë në faqet sociale të facebookut, e së bashku me këtë ta zhvlerësojë konferencën e të injoroi të pranishmit, sidomos shqiptarët që ishin prezentë në sallen e stërmbushur.
Ekskluzive nga Beqir
Cikaqi,
Javen që
shkoi, pikërisht të marten me 28 maj 2013, u mbajt Konferenca shkencore:
ITALIA, SHQIPËRIA DHE ADRIATIKU NË ANTIKË. Kjo konferencë është organizuar me
përkrahjen e Komunaës së Padovës , Regjionit Veneto, Provincës së Padovës,
Muzeve Eremitani të qytetit të Padovës, Veneto Bankës, e sidomos nga
Universiteti i Padovës si dhe Ambasada shqiptare dhe Konzulati i nderit i
Shqipërisë në Padovë. Rol të rëndësishëm në organizim dhe informim paraprak
kishte përfaqësuesja e komunitetit shqiptar të Padovës, zonjusha e nderuar Egi
Cenolli.
Në këtë
konferencë ligjëruan: Paolo ROSSI CHAUVENET(ambasador nderi i Republikës së
Shqipërisë në Padova), Andrea COLASIO(drejtor culture në komunen e Padovës),
Francesca GHEDINI( profesor ordinar I arkeologjisë në Univerzitetin e
Padovës), Neritan CEKA( arkeolog dhe
aktualisht Ambasador I Republikës së Shqipërisë në Romë), Lorenzo
BRACCESI(professor ordinar në Padova) dhe Elda OMARI(arkeloge shqiptare që doktoron ne Univerzitetin e
Padovës). Salla Romani në Mozeumin Eremitani, ishte e mbushurpërplotë me
vendor, dhe pjesëtar të komuietit shqiptar që jetojnë jo vetëm në Padova e
Një takim i rastësissshëm me shumë mbresa !
Pas
përfundimit të konferencës patëm kënaqësinë të shkëmbejm fjalë mendime e ide,
kuptohet tani jo me temen e konferencës, por me prepkupimet e migracionit
shqiptarë jo vetëm nga “Shqipëria Londineze” po nga gjithe teritoret etnike që jetojnë në këtë lokalitet. Madje bëmë disa fotografi për të
përjetësuar kujtimin e këtij takimi të rëndësishëm jo vetëm për institucionet e
Padovës por edhe për komunitetin shqiptar të kësaj pjese të Italisë veriore.
Ishte
kënaqësi(e pse jo edhe privilegj) edhe takimi me zonjën e parë të ambasadës
shqiptare, Angjelina (Skender) Luarasi-CEKA, vajzën e Ollgës –motrës së poetit
të madh Migjenit si dhe mbesa e Petro Nini Luarasit i cili pat flijuar edhe
jetën për shkollën dhe arsimimin në gjuhën shqipe. Sapo e kuptojë origjine
time, që këtu vijë nga Theranda (ish Suhareka), u ndie disi e emocionuar, duke
më kujtuar të pranishmeve, se në këtë komunë ka një Shkollë e Mesme e Ultë
(tash nëntëvjeqare) me emrin “MIGJENI”(ne Gjinocë), dhe de Skolla e Mesme
Teknike “SKENDER LUARASI”(në Therandë), mban emrin e babait të sajë. Derisa
zonja Ceka, rrefente me emocione për mikëpritjen që kishte hasur vite ma parë
në ditën e shkollës “SKENDER LUARASI” nga
drejtori shumë vjeqar z. Remzi Bytyqi , nga i gjithë kolektivi dhe populli
shqiptar i Kosovës….Mua emocionet m’u përzien me veprat e poetit Millosh Gjergj
Nikolla, që vdiq në moshen fare të re, aty mu paraftyruan: “Mollë e ndaluar”,
“Luli i Vocërr”, “Poema e mjerimit”,… dhe menjëherë lidheshin emocionet me
gjyshin e Angjelinës, Petro Nini Luarasi, që kontriboi edhe me jetë për
shkollën shqipe. Mu kujtua edhe thënja e
tijë brilante adresuar
kundërshtarëve të shkollës shqipe:”Vramëni, por gjakun mblidhmani se iu
duhet fëmijëve tuaj, që ta shkruajn gjuhën e nënës”,. Paralele, që vlen edhe
për disa prindër shqiptar të pa ndërgjegjshëm këtu në Itali, kur hezitojn të i
sjellin fëmijët e tyre Shkollen Shqipe të Mësimit Plotësues. Me zonjen
Angjelina, u takuam për herë të par,rastësisht, mora një pronocim të shkurtë
nga ajo, dhe në një të ardhme u dakorduam t’a zhvillojë një intervistë me këtë
krijuese e studiuese, dhe pasëardhëse e atdhetarëve të devotëshëm.
Vërtet, ishte një takim me mbresa, ani se vendorët e lëshuan mjediset e Mozeumit ku u mbajt Konferenca menjëherë pas përfundimit, ne shqiptarët së bashku me ambasadorin dhe zonjën e tijë qëndruam edhe një kohë të gjatë, ndersa çifti Ceka të fundit e liruan ambientet ku u mbajt ky eveniment. Ambasadori Neritan Ceka, u zotuan se do te jenë ma komunikativë me migracionin, dhe se do të vizitojnë pjesen veriore të Italisë sa herë që të jetë e nevojshme, edhe Trevison sapo që të jetë e mundëshme…