Udhëpërshkrim » Gorica
Gorica & Hasko: Një meshë paqeje me fjalë poetike
E hene, 17.06.2013, 11:36 AM
NJË MESHË PAQEJE ME FJALË POETIKE
Mbresa nga Manifestimi: “Trekëndëshi Poetik i Paqes", Edicioni III, Dunav – Gjilan
EKSKLUZIVE NGA
PËLLUMB GORICA, HYQMET HASKO
Rrugëtimi
drejt Kosovës, tashmë të rilindur si Feniski nga hiri i kujtimeve të trishta,
dhimbjeve, brengave, zhgënjimeve e traumave kolektive, është gjithmonë një
rrugëtim mbresëlënës dhe zbulon çdo herë diçka të re e magjike. Sidomos me
poetë, të cilët e kanë të pastër shpirtin e zbulimit dhe mrekullimit, teksa
mblidhen së bashku, e i shkrijnë emocionalisht kufijtë artificialë me pasionin
e fjalës së bukur shqipe.
7 qershor
2013. Rrugëtuan së bashku me ne edhe poetët nga Durrësi: Nikolla Spathari, Agim
Bajrami,në mesditë, me një diell të nxehtë nëpër Rrugën e Kombit, e këto rreze
na dërgonin mesazhe frymëzuese, saqë makina sikur ngjante në një dhomë poetike
lëvizëse, teksa recitonim poezitë tona. E në këtë metaforë poetike ndejnjash
në manifestimin“Trekëndëshi Poetik i
Paqes", në Dunav, Gjilan, në këtë krahinë të Shqiptarisë me një ftesë për
të bashkuar shpirtërat në altarin e shenjtë të poezisë. Nuk ka festë më të
bukur se të "mbledhesh” poetët në manifestime të tilla, që janë vërtet të
veçanta, mbreselenëse dhe për t’u admiruar, e që aq bukur ata nuk
"ngopen". Por të ndash emocionet e veçanta me miqtë e të përshkruash
atmosferën frymëzuese, është një tjetër vlerë. Natyrisht që ka hapësira pa fund
për të përçuar këto vlera.
Në
mbrëmje arritëm në Gjilan dhe shijuam peizazhin mahnitës, teksa tifozët që
kishin mbushur sheshin kryesor të Gjilanit, me rastin e ndeshjes së Kombëtares
sonë me Norvegjinë, brohorisnin për fitore, të mbuluar me flamurin kuq e zi.
Ishte një tablo mbresëlënëse që tregonte vitalitetin e botës shqiptare, jo
vetëm për një akt të tillë sportiv, por ende më shumë për një akt të mirëfilltë
shqiptarie. Kafen e mëngjsit e pimë së bashku në një nga lokalet në qendër të
Gjilanit, ku Sabit Rustemi, kryetar i Ars Clubit "Beqir Musliu” të
Gjilanit dhe Lindita Ramushi, sekretare, na pritën me përzemrsi. Ishin këtu
emra të njohur poetësh: Nexhat Rexha, Rozeta Krëste, Arsim Halili, Bilall Maliqi,
Sinan Sadiku, Musa I Ahmetaj e Greta Qyrku. Të tjerë, të ardhur nga Tirana,
Saranda, Berati, Shkupi, Kumanova, Prishtina, Presheva, Bujanoci e qytete të
tjera të Kosovës kishin nisur karvanin poetik drejt Grykës së Karadakut. Të kap
një emocion i beftë, kur para syve të shfaqet Gryka e Karadakut, ku u organizua
“Trekëndëshi Poetik i Paqes", një veprimtari e bukur si përkushtim për
Ditën e Lirisë, për Paqen e fituar dhe për Poezinë e shkruar. Gjelbërimi i
Grykës së Karadakut të ngop sytë, të rrëmben vështrimin e të shlodh me
ndërtimet, tokat e mbjella, drurët, duke të dhënë mundësinë t’i sodisësh
kalimthi nën rrezet e diellit. Gryka e Karadakut, legjendë ku kanë humbur pa
nam e nishan mijëra sllavë, armiqtë historikë të kombit shqiptar, gryka simbol
e Idris Seferit, e Agim Ramadanit, e mijëra shqipeve me fletë që vunë shpirtin
e tyre të paepur në themel të Republikës së re të Kosovës, të një kombi, me një
gjuhë të shenjtë. Këtu, në këtë vend të bekuar, fle përjetësisht historia e
flamurin e tundin dallgët e kohërave të rrepta e ku çdo palë e tij në shtëpitë
flet me bujarinë e mikpritjes shqiptare.
Në restorantin "DUNAVI", Dunav,
gostia e vargjeve, gjëmoi nga ritmi i daulleve dhe surlaxhiut, u bukurua nga
veshjet popullore të traditës së Karadakut. Aty e shijoje bukurinë e natyrës
dhe të artit. Në hapsirën e gjelbëruar të restorantit, midis tavolinave si
sofra shtruar, vareshin në trungjet e drurëve piktura, një mini ekspozitë
surrealiste e piktorit të njohur gjilanas, Jetulla Haliti. Pastaj nisi hapja
zyrtare nga mr. Tahir Arifi, i cili theksoi se manifestimi që organizohet për
të tretin vit, vlen për të njohur karakteristikat jetike dhe historike të kësaj
ane të Karadakut. Një presion artistik për të komunikuar më shumë me Maqedoninë
për hapjen e pikës kufitare në Stançiq. “Trekëndëshi Poetik i Paqes", në
Dunav organizohet me mbështjetjen e MKRS të Kosovës, Komunës së Gjilanit. Me
anë të fjalës së tij, Veton Nevzadi, drejtor i kulturës të Komunës së Gjilanit
në emër të institucioneve të saj e përshëndeti manifestimin. Ai u ndal në
angazhimin e komunës së Gjilanit e posaçërisht e kryetarit Qemal Mustafa, i
cili duke qënë gjithmonë pranë këtyre veprimtarive të kësaj natyre me
angazhimin e mbarëvajtjen e tyre në dimensione vlerash.Sabit Rrustemi, kryetar
i Ars Clubit "Beqir Musliu”, pasi falenderoi të pranishmit, e sidomos të
ardhurit nga Tirana, Durrësi,Saranda, Kumanova, Prishtina, Presheva, Bujavnoci,
Medvegja e nga emigracioni e cilësoi këtë manifestim momentin e kënaqësisë për
lirinë që gëzojmë sot, për 12 Qershorin, Ditën e Lirisë së Kosovës, për ditën e
çlirimit të Gjilanit. Ky manfestim i përkushtohet kësaj date dhe ne jemi këtu
me moton për lirinë, për paqe me poezi. Kjo është ajo që e kemi dëshiruar dhe
ajo që e kemi dhe e përjetojmë”.Dom Lush Gjergji bëri një kungatë paqëtimi, për
të mbledhurit në këtë tubim të bukur për të dhënë bekimin e fjalës poetike. Ai
e quajti poezinë një mesazhiere të paqes e të dashurisë hyjnore, një zë që na
thërret së brendshmi për të ndryshuar dhe për t’u bërë më të mire. “Krijuesit,
njerëzit e penës, mendjes, në takime të tilla shpirtërore na japin mundësi të
njihemi më mirë me njëri – tjetrin, që të gjejnë frymëzimin tonë, jo vetëm për
bukuritë natyrore, të cilat zoti i madh i ka krijuar dhe dhuruar dhe lirinë për
t’u flijuar. Ashtu siç thoshte e lumturumja jonë, Nënë Tereza: “Dashuria dhe
flijimi janë vlera dhe virtyte”. Dhe ne këto dëshira i përjetojmë me bukurinë e lirisë, e kulturës, e cila nuk
njeh e nuk pranon kufij. Recitimet përshëndetëse të tre poetëve, tre përfaqësues,
të tre kufijve artificial, të rrethuar me shqiptarë, kishin një mesazh,
mesazhin e paqes, mesazhin e dashurisë njerëzore. Një nga Kosova, Albina Idrizi
nga Gjilani, nga Kumanova e Maqedonisë, Sunaj Rahimi, dhe nga Lugina e
Preshevës, Bilall Maliqi. Poezitë e një niveli kualitativ me aromën e fjalës
shqipe, fjalës së përmallimit, fjalës që si xixëllonjë vere vërtitej në qiellin
e kohërave barbare, e digjej si shandan në buzët e etura për dashuri kombëtare
të poetëve.
Pastaj
Ky edicion ndër më të bukurit. Folëm e shkëmbyem përvojë… U çmallëm me vëllezërit tanë poetë të një gjuhe e të një gjaku. Një manifestim i mrekulleshëm poetik dhe të gjithë së bashku shpresojmë ta mbajmë ndezur qiririn e dashurisë sonë vëllazërore, në Tiranë, Shkup, Prshtinë, Gjilan, Sarandë, Kumanovë e kudo ku paqja e dashuria kanë vetëm një emër… Të mos mungojnë kurrë manifestime të tilla me shumë vlerë në dobi të kombit, në rrezatimin e ndritjen aq të dashur e domosdoshme për ne, me fjalë shpirti, fjalë ndjenjash e përjetimesh të magjishme, me aromë të veçantë Shqiptarie…!
Rrugëtimi drejt Kosovës, tashmë të
rilindur si Feniski nga hiri i kujtimeve të trishta, dhimbjeve, brengave,
zhgënjimeve e traumave kolektive, është gjithmonë një rrugëtim mbresëlënës dhe
zbulon çdo herë diçka të re e magjike. Sidomos me poetë, të cilët e kanë të
pastër shpirtin e zbulimit dhe mrekullimit, teksa mblidhen së bashku, e i
shkrijnë emocionalisht kufijtë artificialë me pasionin e fjalës së bukur
shqipe.
7 qershor
2013. Rrugëtuan së bashku me ne edhe poetët nga Durrësi: Nikolla Spathari, Agim
Bajrami,në mesditë, me një diell të nxehtë nëpër Rrugën e Kombit, e këto rreze
na dërgonin mesazhe frymëzuese, saqë makina sikur ngjante në një dhomë poetike
lëvizëse, teksa recitonim poezitë tona. E në këtë metaforë poetike ndejnjash
në manifestimin“Trekëndëshi Poetik i
Paqes", në Dunav, Gjilan, në këtë krahinë të Shqiptarisë me një ftesë për
të bashkuar shpirtërat në altarin e shenjtë të poezisë. Nuk ka festë më të
bukur se të "mbledhesh” poetët në manifestime të tilla, që janë vërtet të
veçanta, mbreselenëse dhe për t’u admiruar, e që aq bukur ata nuk
"ngopen". Por të ndash emocionet e veçanta me miqtë e të përshkruash
atmosferën frymëzuese, është një tjetër vlerë. Natyrisht që ka hapësira pa fund
për të përçuar këto vlera.
Në
mbrëmje arritëm në Gjilan dhe shijuam peizazhin mahnitës, teksa tifozët që
kishin mbushur sheshin kryesor të Gjilanit, me rastin e ndeshjes së Kombëtares
sonë me Norvegjinë, brohorisnin për fitore, të mbuluar me flamurin kuq e zi.
Ishte një tablo mbresëlënëse që tregonte vitalitetin e botës shqiptare, jo
vetëm për një akt të tillë sportiv, por ende më shumë për një akt të mirëfilltë
shqiptarie. Kafen e mëngjsit e pimë së bashku në një nga lokalet në qendër të
Gjilanit, ku Sabit Rustemi, kryetar i Ars Clubit "Beqir Musliu” të
Gjilanit dhe Lindita Ramushi, sekretare, na pritën me përzemrsi. Ishin këtu
emra të njohur poetësh: Nexhat Rexha, Rozeta Krëste, Arsim Halili, Bilall
Maliqi, Sinan Sadiku, Musa I Ahmetaj e Greta Qyrku. Të tjerë, të ardhur nga
Tirana, Saranda, Berati, Shkupi, Kumanova, Prishtina, Presheva, Bujanoci e
qytete të tjera të Kosovës kishin nisur karvanin poetik drejt Grykës së
Karadakut. Të kap një emocion i beftë, kur para syve të shfaqet Gryka e
Karadakut, ku u organizua “Trekëndëshi Poetik i Paqes", një veprimtari e
bukur si përkushtim për Ditën e Lirisë, për Paqen e fituar dhe për Poezinë e
shkruar. Gjelbërimi i Grykës së Karadakut të ngop sytë, të rrëmben vështrimin e
të shlodh me ndërtimet, tokat e mbjella, drurët, duke të dhënë mundësinë t’i
sodisësh kalimthi nën rrezet e diellit. Gryka e Karadakut, legjendë ku kanë
humbur pa nam e nishan mijëra sllavë, armiqtë historikë të kombit shqiptar,
gryka simbol e Idris Seferit, e Agim Ramadanit, e mijëra shqipeve me fletë që
vunë shpirtin e tyre të paepur në themel të Republikës së re të Kosovës, të një
kombi, me një gjuhë të shenjtë. Këtu, në këtë vend të bekuar, fle përjetësisht
historia e flamurin e tundin dallgët e kohërave të rrepta e ku çdo palë e tij
në shtëpitë flet me bujarinë e mikpritjes shqiptare.
Në restorantin "DUNAVI", Dunav,
gostia e vargjeve, gjëmoi nga ritmi i daulleve dhe surlaxhiut, u bukurua nga
veshjet popullore të traditës së Karadakut. Aty e shijoje bukurinë e natyrës
dhe të artit. Në hapsirën e gjelbëruar të restorantit, midis tavolinave si
sofra shtruar, vareshin në trungjet e drurëve piktura, një mini ekspozitë
surrealiste e piktorit të njohur gjilanas, Jetulla Haliti. Pastaj nisi hapja
zyrtare nga mr. Tahir Arifi, i cili theksoi se manifestimi që organizohet për
të tretin vit, vlen për të njohur karakteristikat jetike dhe historike të kësaj
ane të Karadakut. Një presion artistik për të komunikuar më shumë me Maqedoninë
për hapjen e pikës kufitare në Stançiq. “Trekëndëshi Poetik i Paqes", në
Dunav organizohet me mbështjetjen e MKRS të Kosovës, Komunës së Gjilanit. Me
anë të fjalës së tij, Veton Nevzadi, drejtor i kulturës të Komunës së Gjilanit
në emër të institucioneve të saj e përshëndeti manifestimin. Ai u ndal në
angazhimin e komunës së Gjilanit e posaçërisht e kryetarit Qemal Mustafa, i
cili duke qënë gjithmonë pranë këtyre veprimtarive të kësaj natyre me
angazhimin e mbarëvajtjen e tyre në dimensione vlerash.Sabit Rrustemi, kryetar
i Ars Clubit "Beqir Musliu”, pasi falenderoi të pranishmit, e sidomos të
ardhurit nga Tirana, Durrësi,Saranda, Kumanova, Prishtina, Presheva, Bujavnoci,
Medvegja e nga emigracioni e cilësoi këtë manifestim momentin e kënaqësisë për
lirinë që gëzojmë sot, për 12 Qershorin, Ditën e Lirisë së Kosovës, për ditën e
çlirimit të Gjilanit. Ky manfestim i përkushtohet kësaj date dhe ne jemi këtu
me moton për lirinë, për paqe me poezi. Kjo është ajo që e kemi dëshiruar dhe
ajo që e kemi dhe e përjetojmë”.Dom Lush Gjergji bëri një kungatë paqëtimi, për
të mbledhurit në këtë tubim të bukur për të dhënë bekimin e fjalës poetike. Ai
e quajti poezinë një mesazhiere të paqes e të dashurisë hyjnore, një zë që na
thërret së brendshmi për të ndryshuar dhe për t’u bërë më të mire. “Krijuesit,
njerëzit e penës, mendjes, në takime të tilla shpirtërore na japin mundësi të
njihemi më mirë me njëri – tjetrin, që të gjejnë frymëzimin tonë, jo vetëm për
bukuritë natyrore, të cilat zoti i madh i ka krijuar dhe dhuruar dhe lirinë për
t’u flijuar. Ashtu siç thoshte e lumturumja jonë, Nënë Tereza: “Dashuria dhe
flijimi janë vlera dhe virtyte”. Dhe ne këto dëshira i përjetojmë me bukurinë e lirisë, e kulturës, e cila nuk
njeh e nuk pranon kufij. Recitimet përshëndetëse të tre poetëve, tre
përfaqësues, të tre kufijve artificial, të rrethuar me shqiptarë, kishin një
mesazh, mesazhin e paqes, mesazhin e dashurisë njerëzore. Një nga Kosova,
Albina Idrizi nga Gjilani, nga Kumanova e Maqedonisë, Sunaj Rahimi, dhe nga
Lugina e Preshevës, Bilall Maliqi. Poezitë e një niveli kualitativ me aromën e
fjalës shqipe, fjalës së përmallimit, fjalës që si xixëllonjë vere vërtitej në
qiellin e kohërave barbare, e digjej si shandan në buzët e etura për dashuri
kombëtare të poetëve.
Pastaj
Ky edicion ndër më të bukurit. Folëm e shkëmbyem përvojë… U çmallëm me vëllezërit tanë poetë të një gjuhe e të një gjaku. Një manifestim i mrekulleshëm poetik dhe të gjithë së bashku shpresojmë ta mbajmë ndezur qiririn e dashurisë sonë vëllazërore, në Tiranë, Shkup, Prshtinë, Gjilan, Sarandë, Kumanovë e kudo ku paqja e dashuria kanë vetëm një emër… Të mos mungojnë kurrë manifestime të tilla me shumë vlerë në dobi të kombit, në rrezatimin e ndritjen aq të dashur e domosdoshme për ne, me fjalë shpirti, fjalë ndjenjash e përjetimesh të magjishme, me aromë të veçantë Shqiptarie…!
![]() |
Gryka e Karadakut |
![]() |
Guri simbol i trekëndëshit poetik tëpaqes |
![]() |
Kisha Shën Ana |
![]() |
Nikolla Spathari , Lindita Ramushi e Pëllumb Gorica |
![]() |
Ora e madhe Letrare u mbajt në ambientet e Kishës së Shën Anës, Dunav |
![]() |
Pjesmarres ne Trekëndëshin poetik të paqes. |
Poetesha Rozeta Krëste nga Pogradeci |
![]() |
Poetët Jeton Këlmendi dhe Pëllumb Gorica |
![]() |
Poetët në pritje të Orës së Madhe Letrare |
![]() |
Poetët Nikolla Spathari, Albina Idrizi, Pëllumb Giroca Musa I Ahmetaj, Sinan Sadiku e Fatushe Ahmetaj |
![]() |
Poetët para kishës Shën Ana |
Poetët Xheladin Mjeku, Nase Jani dhe Nebih Bunjaku |
![]() |
Poeti Hyqmet Hasko |
![]() |
Poeti Nexhat Rexha Të uroj mirseardhjen mik! |
![]() |
Ritmi i daulleve dhe surlaxhiut, u bukurua nga veshjet popullore të traditës. |
![]() |
Rugëtimi i poetëve drejt kishës së Shën Anës. |
![]() |
Sabit Rustemi, kryetar i Ars Clubit Beqir Musliu” në përshëndetje të hapjes së Manifestimit Trekëndëshi poetik i paqes |