| E shtune, 27.07.2013, 12:00 PM |
SHKOLLA SHQIPE, SHKOLLË DHE DASHURI PËR ATDHE
Nga
Miradije Gashi
Dashuria
për atdheun është ndjenja më fisnike e popullit tonë, dhe si e tillë ajo nuk
shuhet kurrë. Këtë gjë, e dëshmon vetë historia e popullit tonë, që
Kjo bënë
që ne të ndihemi krenarë për këtë. E gjithashtu na shërben si udhërrëfyes për
punën tonë, sidomos në fushën e arsimit këtu, ku gjuha jonë e bukur shqipe na
mban gjallë. Kjo, do të thosha, është boshti kryesor rreth të cilit ne duhet të
sillemi, në mënyrë që të jemi të barabartë me gjithë popujt tjerë të Europës.
Sepse vetëm përmes gjuhës dhe arsimimit shqip, ne e forcojmë identitetin tonë
kombëtar, duke ecur lirshëm përkrah popujve të tjerë, rrugës së zhvillimit e të
prosperitetit. Ndaj obligimi ynë kryesor dhe i vetmi, është që prindërit,
nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë t'i kushtojmë rëndësi të veçantë kësaj
çështje kaq madhore.
Ndaj, për
çdo fund të vitit shkollor, ne organizojmë festë, dhe e quajmë: FESTA E
SHKOLLËS SHQIPE. Me këtë festë, ne i kurorizojmë të arriturat tona në fushë të
arsimit. Dhe këtë gjë e bëri bukur, më
19.07.2013, qyteti i Backnang-ut, ne
rrethinën e Stuttgartit. Unë personalisht, si arsimtare e brezit të ri këtu,
ndihem e lumturuar, kur gjërat arrij t'i shpjegoj me argumente, e nxitur
gjithmonë nga dashuria që kam për nxënësit e mi. Njëherit ndihem dyfish e
lumtur kur arrij që të shijoj suksesin tim dhe të nxënësve të mi, në fund të
çdo viti shkollor, e sidomos për këta katër muaj. Kjo më bën edhe më krenare
dhe njëherit më jep kurajo që të vazhdoj të punoj sa më shumë në mënyrë që të
arrij rezltate edhe më të mira.
Ne këtë
vit, festën e shkollës shqipe e hapën moderatoret; Engjyljeta Maliqi dhe Gresa
Gashi, të cilat në fillim, i ftuan nxënësit e shkollës shqipe që bashkarisht ta
kendojnë himnin kombëtar.
Moderatoret, Engjuljeta Maliqi dhe Gresa Gashi.
Shkëndija
të gëzueshme hareje atë çast përshkonin bashkatdhetaret tanë, sapo u shfaqen në
skenë nxënësit e shkollës shqipe veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi.
Nxenesit duke kenduar himnin e flamurit
Pas
himnit, moderatoret e ftuan mësuesen Miradije Gashi që ta marrë fjalën. Në
fillim Miradije Gashi, falënderoi rektorin e shkollës zotin Zipperer në emër
të këshillit të prindërve
dhe nxënesve për bashkëpunimin e sinqert dhe tepër të vyer, në dihmën
që dha për nxënësit shqiptar
Drejtori
i shkolles se Backnangut Herr Zipperer dhe Zoja Buzuku kryetare e keshillit te
prinderve
Nderkohë
fjalën e mori Rektori i shkollës Z. Herr Zipperer, i cili perveç të tjerash, ne
fjalën përshëndetëse, u fokusua në rolin dhe rëndësinë e gjuhës amtare. H.
Zipperer, pas përshëndetjes që u bëri të pranishmve, i cili e ilustroi aq bukur
arsyen e mësimit të gjuhës amtare. Me një shembëll duke e marr një dru që
vërehej nga dritarja. Ai tha: "A po e shifni atë dru jashtë?" dhe
vazhdoj "Për tu zhvilluar ai duhet ujitje. Ky proces i ujitjës e ushqen
dhe e zhvillon përmes rrënjeve. Nëse e shkulim atë dru duhet ti priten rrënjet
dhe me kët rast i dëmtohën rrënjet, që do të thotë se ka shumë më shumë
vështirërsi për tu zhvillua më tutje në krëhasim me drujt qe nuk shkulen!
Kështu ka ndodhur edhe me prindët tuaj. Kanë ardhur prej një vendit në një vend
tjetër dhe kanë vështërsi për integrim në shoqëri dhe duhet dhënë përkraje. Për
ketë qëllim jeni edhe ju këtu, për ta mësuar gjuhën shqipe." Dhe pyti
pastaj: "A e di kush prej fëmijëve më m'tregua se përse duhet ta mësoni
gjuhën shqipe?!" Në kët rast u paraqitën dy fëmijë. Njëri tha: "Për
të kumunikuar më mirë me atëdheun. Tjetri tha: "Për t'u kuptuar më mirë me
nënën." Në fund e purfundoi fjalën duke ju dëshiruar fëmijeve shëndet dhe
pushime të bukura si dhe përvetësimin sa më shume të gjuhës amtare. Krejt në
fund pedagogës Miradije Gashi i dëshiroj punë të mbarë në vitin e ardhshëm.
Ndersa
pas përfundimit të fjalës së Z. Zipperer, mësuesja e shkollës, Miradije Gashi,
vijoi më tej:
Te dashur
nxënës, te ndëruar prindër dhe të nderuar te pranishem, ju pershendes te
gjitheve, duke shprehur kënaqësine time që sot jemi bashke për të festuar
perfundimin e vitit shkollor dhe për të parë nga afër, suksesin që kanë arritur
nxenesit, për një periudhë te shkurtër mësimi. Dhe vazhdoi: Shkurti i vitit
2013, ka shënuar një datë të veçantë në historinë e shqiptarëve të Backnangut.
Një fjalë e mençur thotë: aty ku hapet një shkollë, mbyllet një burg! Ndaj,
hapja e një shkolle shqipe, për mendimin tim i tejkalon vlerat e tempujve të
mijëvjeqarëve. Duke qenë e bindur për këtë, me plot gojën e them se ata që ia
dëshirojnë të mirën familjës së vet, në radhë të parë, fëmijës të vet, nuk
vonohën, por vrapojnë aty ku flitët dhe mësohet gjuha shqipe, pavarësisht se sa
larg dotë jetë ajo, sepse koha nuk pret. Aristoteli thotë: ji ai që je në daq
të jesh i lumtur. Pra, edhe ne si të tillë mund të ecim përpara.
Edhe ky
gjysmëvjetor pra, i kishte sfidat dhe vështiresitë e veta. Vazhdoi më tej
Mësuesja MiradijeGashi, mirëpo, vetëm me angazhimin tonë të përbashkët, i kemi
tejkaluar të gjitha, duke i arritur objektivat tona në edukimin e fëmijëve
tanë, ruajtjën e gjuhës shqipe, kulturës dhe traditës sonë të lavdishme.
Suksesi që kemi arritur gjatë këtyre muajve, na jep kurajo dhe premton që viti
i ardhshëm te jetë edhe me cilësor e më i begatshëm. Ju falënderoj për interesimin dhe perkrahjen që
më keni dhënë. Nje falenderim i veçantë i shkon këngëtarit të mirënjohur Qamil
Zekajt i cili pa hezituar pranoi ftesën tonë, për t’i ardhë në ndihmë shkollës
shqipe më këngët dhe vallët e tij të mirëfillta qytetare.
Pastaj
moderatorja Engjuljeta Maliqi, pas fjalës së mësuesës, e ftoi në skenë
këshillin e prindërve: Z. Zoja Buzuku, zt. Fadil Maliqi dhe zt. Selver Krasniqi
që ta marrin fjalën
E para
majtas zonja Buzuku, kryetare e
keshillit te prinderve per Backnang
Me këtë
rast Zoja Buzuku, përshëndeti drejtorin Zipperer, mësuesen, nxënësit, mysafirët
dhe luti prindërit që ti sjellin nxënësit në shkollë, sepse kjo është për te
mirën e tyre, pastaj vazhdoi: po shpresoj që viti i ardhshëm do të këtë më
tepër nxënës dhe më pak mungesa shtoi kryetarja e këshillit të prindërve, duke
e ndier krenarinë për atë që ka bërë për hapjen dhe mbështetjën e shkollës
shqipe, në Backnang. Poashtu të pranishmit i përshëndeti dhe zoti Selver
Krasniqi, i cili uroi për suksesin me nxënësit .
Poeti
Fadil Maliqi, ne festen e shkolles recitoi krijimet e veta lidhur me shkollen
shqipe.
Z. Fadil
Maliqi pasi i përshëndeti të pranishmit e pat një lutje të veçantë te fëmijët,
per t'u shërbyer me thënjën e poetit të madh Naim Frashërit: "Punë, punë,
natë e ditë që të shofim pagëz dritë." Por nga fëmijet kërkoj:
"Mësimë, mësimë, dhe vetëm mësim që të kemi ardhmëri. Shpresoj që n'vitin
e ardhshëm të vijojnë mësimin sa më shumë nxënës." Z. Fadil Maliqi krijus
i vargjeve e lexoi një poezine kushtuar ditës së parë të fillimit të mësimit në
gjuhën shqipe në Backnang.
SCHILERSCHULE
E premte
një shkurt 2013
N’Backnang
të Gjermanisë
Mbasdite
ora 15:00, zilja e
Shkolles
shqipe na bashkoi!
Fëmijët
të gëzuar perdore
Me
prinder të shoqëruar
Në
Shillerschule vijnë
Gjuhën
shqipe për t‘mësuar!
Rektori
erdhi në klasë
Si yll ai
ndriqonte!
Shëndet e
suksese
Fëmjëve
tonë u uronte.
Pedagogja
e nderuar
Filloi të
shpjegoj,
Hartën e
kuqe shpalosi!
N’mes
dual një shqiponjë.
Flamuri
ynë kombëtar
Është
krenarija jonë
Backnangun
e dashur
Dota falenderojmë,
Na lejuan
shkollën shqipe
Gjuhën
tonë ta mësojmë
Popullin
mik gjerman,
Kurrë
s’do ta harrojmë.
Gani Gashi arsimtar, Qamil Zekaj kengetar, Lulezim Ademi instrumentalist.
Këngëtari Qamil Zekaj dhe instrumentalisti Lulëzim Ademi, e begatuan programin tonë të shkollës me interpretimin aq të bukur të këngëve dhe valleve përgjatë katër orëve me radhë. Duke mos dashur të pushojë kjo ditë, këtyre emocioneve magjiplotë, si vlerë për atdhe, ia shtuan dhe vallëzimet pa fund të nxënsëve që është gjë shumë pozitive për familjet shqiptare. Pastaj moderatorje Engjuljete Maliqi, ftoi në skenë zotin Gani Gashi arsimtar, i cili mësimdhënjën në mërgatën shqiptare e quajti mision të shenjtë duke thënë: nuk do ta harrojmë për fare këtë festë. Recitimet, vallëzimet, dhe zëri i këngëtarit Zekaj, do t’i bënte aq mirë shëndetit tonë shpirtëror dhe falënderoj të gjithë për kontributin e tyre që dhanë.
Pastaj në
skenë u ftua grupi i nxënësve të cilët recituan vjershat; Rruga Jonë, Thërret
Naimi, Gjuhën shqipe amanet. Pra të pranishmëve, vallën: "Shota", e
realizuan bukur: Albina Delija, Erza Azemi, Eronita Azemi. Ndërsa vjershat
recituan nxënesit: Alena Buzuku, Blenda Maliqi, Shqiponje, Kumrije, Engjuljete
Maliqi, Vanesa, Edona, Arian Hoti. Ndersa këngët: Thërret Prizreni Mori
Shkodër, e kendoi Albina Delija, orkestruar nga Qamil Zekaj. Pas disa valleve
dhe kengeve qe u interpretuan nga kengetari respektiv Qamil Zekaj, serish ne
skenë u paraqitën grupi vallëzues i nxënësve të vegjël dhe grupi i të mëdhenjve
së bashku.
Keto
nxenese pervec vallezimit ishin shume aktive edhe ne procesin mesimor.
Nxenesit
e shkolles ne vallezim dhe recitim
Zonja
Florije Krasniqi, Dukaj, Buzuku, Zekaj, Ademi e keshtu me radhe deri te
mesuesja
Kjo nxenese eshte ne gjendje edhe me karroce me ardhe ne shkollen shqipe.