Udhëpërshkrim
Xhafer Leci: Përkujtohet GjeneralMajor Agim Qelaj
E hene, 15.07.2013, 07:57 PM
U mbajtë Akademia Përkujtimore për GjeneralMajor Agim Qelaj
Nga
Xhafer LECI
Në Singen
të Gjermanisë, më 06.07.2013, në praninë e një numri bukur të madh të
mërgimtarëve, SHKSH “ Kosova”, në shenjë respekti për ushtarakun e karrierës,
komandant dhe luftëtar i lirisë Agim
Qelaj, organizoi Akademi Përkujtimore. Agim Qelaj para 15 vitesh, si shumë
komandant , heronj e dëshmorë të tjerë kombit, ra heroikisht në fushë-betejen e
lavdisë. Agim Qelaj për disa vite ka qenë kryetar i Shoqatës “Kosova” në
Singen. Në shenjë nderimi dhe obligimi
moral, disa kryetarë e përfaqësues të Shoqatave simotra kishin ardhur për ta
nderuar këtë Akademi përkujtimore, si: Kryetari Bashkësisë Shqiptare për B.W,
nga Freiburg-u, .Skënderbeg Klaiqi, kryetari i SHKSH-së, “Iliria” në
Këtë
akademi, si zakonisht, me këndimin e himnit kombëtar, e hapi moderatori, piktor
i njohur, .Mal Myrtaj. Të pranishmit dhe
mysafirët e ardhur nga Kosova, në emër të Shoqatës “Kosova”, i përshëndeti kryetari Avdi Krasnqi. Krasniqi foli për veprimtarin e komandantin të UÇK-së Agim
Qelaj dhe luftën për çlirimin e Kosovës, nga thundra e okupatorit serb...
Për
komandant Agim Qelajn, luftën çlirimtare
të Kosovës, luftë kjo shumë e pabarabart, në krahasim me ushtrinë e okupatorit
barbar serb. Falë gjakut të derdhur, guximit të vashave dhe djemëve, që u
flijuan për lirinë e vendit dhe popullit tonë, falë ndihmës të Zotit, dhe
forcave të NATO-s, okupatori serb u mund dhe Kosova sot gëzon lirinë e
merituar.
Me këtë
rast folën: Kryetari i Shoqatës se Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit
Jashari, simboli i rezistencës tonë kombëtare Adem Demaçi, në emër të familjes
Qelaj, me emocione përshëndeti dhe falënderoj të pranishmit, organizatorët dhe
mysafirët e ardhur nga Kosova e bija e Heroit Agim, Syzanë Qelaj, kryetari i
OVL të UÇK-së Muharrem Xhemajli,
kryetari i Beslidhjes Demokratike Kombëtare Shqiptare Emin Fazlija, alias Emil
Kastrioti, zëvendës-konsulli i Republikës të Kosovës, me seli në
Stuttgart, Ymer Lladrovci.
Ish-ushtari
i Armatës Jugosllave nga Maqedonia Faredin Edipi, me emocione evokoi kujtimet e
tij se si në një rast më 1984, në njerën nga kazermat e ish Jugosllavisë në Vis
të Kroacisë, oficeri Agim Qelaj e kishte parë duke lexuar një libër të ndaluar
nga Shqipëria. Me këtë rast Agimi e pyet shqiptar jeni?
Përsëri
në skenë u paraqitën me disa valle grupi vallëzues “Scanderbeg”.
Moderatori Mal Myrtaj, në shenjë mirënjohjeje. i
dhuroi Shoqatës “Kosova” në Singen
librin e autorit Ibish Neziri, i cili ishte prezent, kushtuar dëshmorit Xhemajl
Fetahaj “Këtu jam për t'i luftuar armiqtë”. Z.Myrtaj me një përshëndetje dhe
falënderim për të gjithë pjesëmarrësit, e shpalli të mbyllur këtë Akademi
Përkujtimore.
Vizitë në
familjen Qelaj, pas përfundimit të Akademisë, të prirë nga bashkëveprimtari e
miku i Agim Qelajt, z. Emin Fazlija me bashudhëtarët Xhafer Leci dhe Qaush
Krasniqi. Një pritje e ngrohtë e vëllazërore.
Një bisedë e çiltër, me shpalosje kujtimesh për Agimin. Dhimbje e
pafundme të familjarëve dhe të miqve.
Referatin
e Emin Fazlisë, kushtuar mikut dhe bashkëveprimtarit të tij. Gjeneral Major
Agim Qelajt, së shpejti, të kompletuar, do dërgojmë për botim. Ndërsa, këtu po
japim vetëm një frasgment:
Me urdhër
të Ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi dhe Kryeministrit në ekzil dr.
Bujar Bukoshi, unë, Emin Fazlija me oficerin Agim Qelaj, më 11.03.1998, udhtuam
për Sarajevë, ku për detyrë kishim takimin me gjeneralin e Shtabit të Ushtrisë
Boshnajke z. Atif Dudakoviq. Gjenerali Boshnjak, Dudakoviq, i cili e njihte
mirë Agim Qelajn nga koha kur ata, bashkarisht, kishin mbaruar Akademinë
Ushtarake, na njoftoi për armatimin modern, të cilin do na jipte 4 herë me çmim
më të lirë se sa që i kishin blerë për vete gjatë luftës në Bosnje.
Fjala
ishte për një armatim prej 7 milon DM, për të cilin na premtoi edhe për
transportin nga ana e tij, nga Sarajeva në Tiranë...
Nga kjo
punë nuk doli asgjë, sepse Bujar Bukoshi nuk na i dha parat e premtuara.
Bile,
edhe shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit
tonë 3 ditor, Stuttgart-Sarajevë. i pagum nga xhepi ynë ne të dy.
Agim
Qelaj, pas vetës, ka lënë gruan, dy
vajza dhe një djalë, Gentianin, i cili kur ishte vra i ati në luftë më 1999,
kishte qenë 7 vjeç, ndërsa tash është 22 vjeçar, i martuar.
Si
pjesëmarrës i këtij aktiviteti, u përpoqa ta përshkruaj, në pika të shkurtëra,
rrjedhën e kësaj Akademie Përkujtimore, vetëm si një ngjarje e shënuar, duke
menduar se ndoshta ndokush tjetër do të shkruaj më gjërsisht.
Lavdi të
përjtshme punës dhe veprës të heroit Gjeneral Major Agim Qelajt.
Lavdi
gjithë të rënëve për lirinë e vendit dhe të popullit shqiptar.
Pamje nga
aktiviteti
Emin
Fazlija duke folur-lexuar
Ajshe
Muriqi duke kënduar dhe moderatori Mal Myrtaj
Grupi
vallëzues “Scanderberg” nga Freiburg-u.