Udhëpërshkrim
Xhafer Leci: Shoqata kulturore ''Scanderbeg''
E diele, 21.07.2013, 09:00 PM
Shoqata
kulturore Gjermano-Shqiptare „SCANDERBEG“-
Nga Xhafer Leci
Pak fjalë
për SHKSH „Scanderbeg“. Kjo shoqatë është themeluar në vitin 2010.
Në kuadër
të saj është hapur edhe shkolla shqipe me mësim plotësues dhe grupi vallëzues.
Aktualisht me nxënësa punon arsimtarja Herolinda Hasmujaj. Kryetari i kësaj
Shoqate, Skënderbeg Klaiqi, në korrik 2011-të
është zgjedhur kryetar i
Bashkësisë Shqiptare të shoqatave, klubeve dhe shoqërive për Baden-Württemberg.
Skënderbeg
Klaiqi është një punëtor i palodhshëm, jo vetëm se zhvillon shumë aktivitete
kulturore dhe kombëtare në qytetin e Freiburg-ut, ku jeton, punon dhe vepron.
Skënderbegu, me grupin e tyre vallëzues e recitues "Scanderbeg“ merr pjesë
nepër shumë aktivitete të Shoqatave simotra, vetëm për ti ndihmuar që ato të
jenë sa më atraktive. Ne e përgëzojmë
për punën e mirë dhe të shkëlqyer z.Klaiqi.
Me datën
14 dhe15 korrik 2013, në qytetin e Freiburgut të Badenit Jugor të Gjermanisë,
Shoqata Kulturore Gjermano-Shqiptare „Scanderbeg“, nën ambrellën e Bashkësisë
Shqiptare të Baden Württemberg-ut , në vikendin që kaloi, organizoi festën
verore të bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet të bukur e
piktoresk. Që në orët e paraditës të së dielës filloi turniri në futbollin e
vogël, në të cilin morën pjesë shumë ekipe të grup-moshave të ndryshme. Në këtë
turnir vendi i parë i takoi klubit "Liria 1", nga qyteti Larh. Vendi
i dytë klubit futbollistik "Kosova" nga Achern, dhe vendi i tretë prap
i takoi klubit "Liria", ekipës me numër 2. Ambasadori i Republikës së Kosovës z.Skënder
Xhakaliu u ndau mirënjohje lojtarit më të mirë, vendit të parë, të dytë, dhe të
tretë .
Në një
takim të veçantë Ambasadori i Republikës së Kosovës z Skënder Xhakaliu dhe
z.Skënderbeg Klaiqi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare të
Festa
verore vazhdoi më pastaj me hapjen e skarës, ku u ofruan specialitete
tradicionale shqiptare dhe me programin kulturor, me këngë dhe valle të
përgatitura nga Shoqata Kulturore Gjermano - Shqiptare „Scanderbeg“, nën
udhëheqjen e Skënderbeg Klaiqit me shokë dhe nga nxënësit e mësimit plotësues
të shkollës shqipe, që është e organizuar nga kjo shoqatë, bashkarisht me
arsimtaren nga Shqipëria zonjën, Herolinda Hasmujaj.
Në këtë
festë përpos Ambsadorit z.Xhakaliu ishte i ftuar edhe Prefekti i Qytetit të
Freiburgut z.Ulrih von Kihrbah ( Ulrich von Kirchbach) dhe përfaqësuesit e
shoqatave shqiptare të
Mirëseardhje
ju dëshirojë z.Skënderbeg Klaiqi udhëheqës i Shoqatës "Scanderbeg"
nga Freiburgu dhe kryetar i Bashkësisë Shqiptare të
Z.Xhakaliu
u prit dhe u shoqërua nga z.Peter Vaiß ( Peter Weiß) anëtar i Parlamentit
Gjerman nga partia CDU nga rrethi i Emmendingenit.
Intervista
e z. Peter Weiß
Angazhimi
i shqiptarëve këtu është shumë domëthënës për Kosovën, Shoqata "Yjet e
Kosovës" në Emmendingen dhe Shoqata "Scanderbeg" nga Freiburgu,
janë shembull dhe pasqyrë më e mirë për Kosovën.
Në
Komunën e Herbolzheimit, ambasadori u prit nga bashkiaku i qytetit z.Ernst
Shiling, ku u nënshkrua në librin e artë të kësaj Bashkie.
Më pas,
në lokalet e Restorantit të një bashkatdhetarit nga Kosova në Malberg, u prit
nga bashkiaku i këtij qyteti, ku u nënshkrua në librin e artë.
Në ditën
e dytë të vizitës ambasadori u prit nga bashkiaku i Endingenit z. Hans Joahim
Schwarz, në lokalet e Shoqërisë së Vreshtarëve, në König Schafhausen, duke
vazhduar vizitën në Waldkirch, ku u prit nga kryebashkiaku z.Richard Leibinger
dhe u nënshkrua në librin e artë të qytetit.
Vizita
vazhdoj prapë në qytetin e Freiburgut, ku Ambasadori u prit edhe një herë në
mënyrë të ngrohtë nga bashkiaku i qytetit z.Ulrich von Kirhbah, ku u bisedua
për shkëmbimin e ekspertëve të fushave të ndryshme në mes qytetit të Freiburgut
dhe Kosovës.
Ambasadori
gjatë tërë kohës u shoqërua personalisht nga z.Peter Weiß, anëtar i Parlamentit
Gjerman, z.Skënderbeg Klaiqi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Baden
Würtemmbergut dhe Arianit Shabani nga "Yjet e Kosovës".
Intervistë
me prefektin e qytetit të Freiburgut për Kulturë, Integrim, dhe Senjordhe
semjor Ulrich Von Kirchbach
Unë
mendoj që është fantastike që po mbahet kjo festë kultuore Gjermano-Shqiptare.
Pikërisht, Shoqata „Scanderbeg“ në
Turniri
Skenderbeg
Klaiqi dhe Skender Xhakaliu
Skender
Xhakaliu , Peter Weiss anëtarë i palamentit dhe Skenderbeg Klaiqi
Peter
Weiß dhe Skenderbeg Klaiqi
Përfaqësuesit
të Shoqatave - Maxhun Syla, Xhafer Leci, Skender Xhakaliu, Skenderbeg Klaiqi,
Bislim Marina, Azem Ajvazi
Me
Kryetarin e Bashkisë Ulrich von Kirchbach dhe Xhafer Lecin Veprimtarë
Takimi me
përfaqësuesit e Shoqatave të Baden Württembergut