| E diele, 25.08.2013, 04:07 PM |
ME MOTON: PËR ATDHE, PAQE DHE
INTEGRIM
Në Emmendingen të Gjermanisë
Më 14 -15.07.13
Nga Jahja
Gashi
Me iniciativën e Shoqatës "Yjet e
Kosovës" në Emmendingen deputeti i Bundestagut Gjerman Z. Peter Weißi i
ngarkuar me çështjen e Ballkanit kishte ftuar ambasadorin e Republikës së Kosovës S.
Xhakaliu në rrethinën e e Emmendingenit i cili ka 159.000 banorë. Ai i kishte
organizuar një mori takime pune me kryebashkiakët bashkive të këtij rrethi.
Dita e
diel me diell filloi me një meshë të përbashkët
solemene në qytetin e Freiburgut të misionit katolik kroat të cilën e
kishte organizuar prifti kroat Drljo Mato, njeriu më i afërt në misionet e
Nënës Terezë.
Mëshës së
shenjët, e cila ishte organizaur për nder të hyrjes së Kroacisë në BE ju kishte
bashkangjitur edhe misioni katolik shqiptar me seli në Stuttgart, të cilët me
vete kishin sjellë edhe një numër të konsiderushëm shqiptarësh të besimeve të
ndrysheme dhe në meshë u bashkuan edhe një numër i madh shqiptarësh, poashtu të
besimve të ndrysheme nga rrethet e Freiburgut dhe të Emmendingenit.
Ata
kishin shkuar ta urojnë priftin dr.Drljo Mato dhe bashkësinë kroate për hyrjen e Kroacisë në BE. Shqiptarët u pritën në mënyrë
madhështore nga dr. Drljo Mato. Ai në fillim përshëndeti grupin e gjërë të shqiptarëve dhe tregoi për
rrjedhën e meshës.
Uratës së
meshës iu bashkua edhe z. Vitor Spaqi, i cili besimtarët dhe te pranishmit i
përshëndeti në kroatisht dhe uratën e
zhvilloi në gjuhën shqipe: Të lutëm o Zot, për të gjitha qe na i fale. Pas
meshës së shenjët prifti i nderuar një mik i madh të shqiptarëve, besimtarëve
dhe të pranishëmve iu drejtua me këto fjalë:
Unë
falënderoj nga zemra grupin e shqiptarëve katolikë dhe jo katolikë, te cilët
kanë ardhur të na urojne hyrjën tonë në BE.
Shqiptarët
dhe baskët janë popujt më të vjetër të
kontinentit, historia e të cilëve ishte e dhimebshe, por dhe krenare. Mu
në këtë vit shqiptarët fetojnë 1.700 vjetroin e krishtërimit të tyre, kurse ne
kemi një histori 400 vjeçare më të vonë në këtë drejtim. Ne i jemi mirënjohës
këtij populli të lashtë, i cili na u gjend pranë në udhëkryqet tona të
përbashkëta historike, e sidomos në
luftën e fundit, për të zvogëluar
sadopak, dhunën, tmerrin dhe pakuptimsinë
e saj , e cila mori shumë jetëra të pafajshme.
Shqiptarët
dezertuan nga ish Armata jugosllave, për të mos vrarë kroatë të pafajshëm,
kurse shumë nga ata u rrjeshtuan në fomacionet për lirinë e Kroacisë, andaj nga
këtu edhe një falënderim të madh dhe një përkulje atyre dhe popullit të tyre,
të cilit i dëshirojmë paqën, prosperitetin dhe rihyrjen tuaj zyrtare në BE, ngase
shpirti i juaj ishte dhe ka mbetur gjithmonë evropian.
Ne kemi
bashkëpunuar gjatë historisë, kemi bashkëpunuar dhe bashkëpunojmë me shoqërinë civile me “Yjet e Kosovës”. Në
Emmen-dingen sot u lutëm sëbashku me misionin tuaj dhe këtë bashkëpunim do ta
thellojmë edhe në të ardhmen
Unë lus
shkëlqësinë e tij z. ambasdor Skënder Xhakaliun për një fjalë rasti, të cilit
poashtu i dëshiroj sukses në punën diplomatike. Ardhja tij në mesin tonë na nderon dhe respekton dhe
është përkushtim dhe kurorëzim i bashëkpunimit të gjeneratave tona. Zoti e bekoftë miqësinë dhe
vëllazërinë kroatoshqiptare.
Z.
Skënder Xhakaliu e falënderoi nga zemra priftin kroat për fjalët më të ngrohta që kishte ndëgjuar ndonjëherë.
Ai
filimisht iu drejtua besimtarëve dhe të pranishëmeve në gjuhën kroate, për
të vazhduar me një gjermanishte te rrjedhsheme dhe me fjalët
më të përzemërta.
Ne ishim
dhe jemi në të mirë dhe të keqe të bashkuar, kështu do të jemi edhe në të ardhemen. Populli juaj i
shkëlqyer arriti ato që i kishte merituar që moti, neve na duhet të punojmë
edhe një kohë të arrijmë atje ku ishim
të parët, mu ashtu siç tha edhe miku ynë
i shtrenjët Z. Mato. Do të përpiqemi që t”u bashkohemi sa më parë në Europën e
bashkuar.
Urime
besimtarë, urime populli mik korat, urime Kroaci.
Fjalimi
tij u prit me një duartrokitje frenetike, diçka që nuk është në natryrën e
shtëpisë të Zotit. Këtu u shkel protokoli, sepse foli zemra dhe kur zemra flet,
Zoti e bekon atë. Pas meshës u bën shumë fotografi rasti dhe u bisedua
miqësisht dhe vëllazërisht.
Në ndarje
prifti dr. Drljo Mato përqafoi të gjithë të pransihmit në mënyrë
vëllazërore.Unë i thash vetës sime edhe ky është vëllau ynë. Zoti e bekoftë
historinë tonë. Pas dite z. Tahir Shabani kishte hapur zemrën si gjithmonë dhe
kishte shtruar një drekë rasti në
kopshtin e tij. Sofrës së shtruar bukë e zemër iu shtua dhe kënga e mirëfillët
shqipe, e cila u këndua me shpirt dhe dashuri. Aty ishte amabasadori i
Republikes sonë, aty ishte edhe misioni katolik shqiptar, si institucioni dhe amabasada
e parë shqiptare në Gjermani, i cili kishte hapur dyert e mbyllura për
shqiptarët si dhe të proceseve të shtetëformimit të tyre.
Në
Freiburg Shoqata"Scanderbeg" kishte organizuar Festën Verore në
natyrë të hapur. Aty ishte organizuar
një turnir futbolli ku muaren pjesë dhjetë ekipe. Poashtu u dha një program i
larmishëm kulturor nga Shoqata "Scanderbeg"
Pasdita e
së dielës për ambasdorin tonë ishte një
ditë e ngjeshur dhe përplotë takime të nivelit të lartë. Ai po shoqërohej nga
anëtari i Bundestagut Gjerman z. Peter Weiß i ngarkuar me çështjën e Ballkanit, njeriu i cili është
lidhur shpirtërisht me çështjen shqiptare në përgjithësi, e në veçanti të Kosovës.
Takimi i
parë ishte rezervuar në qytetin e Herbolzheimit dhe në pritje të ambasdorit
tonë ishte kryetari Ernst Schilling, i
cili e udhëheq këtë qytet që nga viti
1996 dhe në gjiun e të cilit janë edhe katër komuna: Wagenstadt, Bleicheim,
Brogingen dhe Tuschtfelden.
Ai kishte
rezervuar këtë të diel për të dhe për delegacionin aspak të vogël nga ana e
shqiptarëve, të cilët u pritën në mënyrë
madhështore në këtë komunë.
Pasi që i
uroi ambasadorit tonë mirëserdhejn me të ngohtë, nuk harroi që të falënderojë
edhe anëtarin e Bundestagut Gjerman z.
Peter Weiß, i cili kishte bërë të mundur bashkëpunimin me Shoqatën "Yjet Kosovës" në
Emmendingen.
Ai për
Shoqatën "Yjeve të Kosovës" kishte fjalët më të zgjedhura, e cila për
të me angazhimin e saj të pandalur dhe këmbëngulur, sikur është shndërruar në një
përfaqësi zyrtare të Kosovës,e cila për herë të dytë sjell ambasadorin tonë në
këtë vend, për çka janë më së mirënjohës.
Ai me
admirim të paparë përmendi punën dhe
aktivetetitn e manifestimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të
cilin e kishte organizuar në mënyrë të shkëlqyehme kjo shoqatë dhe ku kishte
marrë pjesë, nga i cili takim po i
ruante kujtimet më të mira. Ai në mes tjerash informoi për historikun e qytetit
si dhe të organizmit të tij. Qyteti ka mbi 20 mijë banorë dhe papunësia është
1%. Ai ka partneritet me katër qytete të
Polonisë, të Francës, të Spanjës dhe të Sllovakisë. Gjithësesi një gjë dhe një
dëshirë do ta kishte edhe komuniteti shqiptar këtu si dhe ambasdori i
Republikës së Kosovës, që një partneritet edhe me ndonjërin qytet të Kosovës të
krijohej.
Hapi i
parë është bërë me këto takime dhe me punën për lakmi të Shoqatës "Yjet e
Kosoves" në Emmendingen dhe në këtë drejtim shkuan edhe prononcimet e z.
Weiß si dhe ai i ambasdorit të Kosovës z. Skënder .Xhakaliu.
Aktualisht
kryetari i komunës Herbolzheim-it ofroi mundësinë e pranimit të katër vetëve,
të cilët do të njoftoheshin dhe kualifikoheshin për riciklimin e mbeturinave dhe përpunimin e ujërave.
Hapi i
parë nga kjo komunë është bërë të shohim për interesimin dhe gatishmërinë e
treguar nga ndonjëra nga komunat tona të cilat janë të ballafaquara me këto
probleme mjedisore.
Në
mbrëmje takimi i dytë ishte rezervuar ne restorantin
Në
tavolinën e rezervuar për 30 vetë ishin servuar gotat dhe pijet e të gjitha
llojeve. Në vend që ambasdori ynë të takohej në komunën e qytetit Mahlberg me kryetarin e komunës takimi ndodhi në këtë
lokal. Aty u soll edhe libri i artë ku u nënshkrua ambasadori, të cilit iu
deshirua një mirëseardheje e përzemërt si dhe qendrim i këndshëm ne këtë qytet.
Darkën e
punës në sofrën e shtruar me të gjitha të mirat e hapi prifti austriak z. Rolf
Hemker një mik i shqiptarëve. Më pas zonja Weiss, e cila në mungës po e
përfaqësonte kryetarin informoi ambasdorin dhe të pranishmit me historikun e
kësaj komune. Ajo ndihej tepër e lumtur dhe krenare që në mesin e tyre kishin
exelencen e tij z.ambsador S.Xhakaliun.
Ambasadori
i Kosovës z.
Në këtë
bisedë protokolare dhe pune u angazhuan edhe Jahja Gashi, Nue Lekaj si dhe
Xhafer Leci për të sqaruar dhe
idnetifikuar problemet dhe vështirësitë dje dhe sot si dhe për përspektivën
tonë.
Takimi
dhe qendrimi në këto ambiente të këtij restoranti shqiptar, në sofrën e së
cilës ishin shtruar të gjitha specialitetet shqiptare zgjati më shumë se katër
orë. Miqësia e krijuar me kohë u thellua, kurse anëtari i Bundestagut u shpreh
i vendosur për përkrahje të proceseve euroatlantike të të dy shteteve
shqiptare.
Në këtë
kuadër ne intervistuam disa të pranishëm dhe moto e të gjithëve ishte t”i
ruajmë, kultivojmë dhe thellojmë këto kontakte të krijuara me mund dhe me
angazhim të paparë të gjithëve, po sidomos të Shoqatës "Yjet e
Kosoves" në Emmendingen, shembullin e së cilës duhet ndjekur në të gjitha
rrafshet, nga shoqatat deri te niveli më i lartë.
Puna e
saj e shenjët bartë dhe transmeton mesazhe të qarta për Prishtinën dhe Tiranën,
ishin fjalët e anëtarit të Bundestagut gjerman z. Peter Weiß të cilin
shqiptarët e këtushëm e duan serish në
parlament duke qenë njeriu më i besueshëm për këtë komunitet i organizuar dhe
integruar për mrekulli këtu, si dhe të lidhur me shpirt dhe zemër me vendin e
lindjes, të cilit i kryen dhe kryejnë obligimet, mu ashtu siç i kryen figurat
më të ndritura të kombit tonë. Kështu u mbyll fundjava duke filluar e hëna me
takime të tjera
Në
Emmendingen sikur një ditë më parë ambasdori ynë ishte i shoqëruar nga anëtari i Bundestagut Gjerman z. Peter
Weiß. Ata dhe grupi i shqiptarëve u priten në qendrën e përpunimit të verës së
rrethit nga kryeashkiaku Hans-Joachim
Schwarz(Shvarc), i cili librin e artë e kishte sjellë këtu, kurse atë e
shoqëronin edhe grupi i këtij bodrumi.
Në fjalën
e tij përshëndetëse të z.Hans-Joachim Schwarz(Shvarc) vërehej respekti i madh
ndaj komunitetit shqiptar, i cili është me i koncentruar më shumë se sa kudo
dhe të cilët identifikohen me punën dhe mirësjelljen e tyre të pashoqe.
Në mes të
tjerash kryebashkiaku përmendi edhe shkollën shqipe, të cilën e kishte lejuar
pas iniciatives së Shoqates"Yjet e Kosoves"në Emmendingen.
Takimi
zgjati nga ora 9-10,30 për të mos u vonuar në takmin e radhës në Waldkirch, që
po pasonte në orën 11. i cili zgjati më
shumë se sa tri orë.
Takimi u
organizua në komunën e Waldkirchit dhe kryebashkiaku z.Richard Leibinger me
vete kishte sjellë edhe stafin e tij. Pas një rezymeje të thelluar prezantuese
rreth këtij qyteti, kryebashkiaku në mes të tjerash tha se në bazë të të
dhënave të vitit 2008 qyteti kishte
20.638 banorë, në mesin e të cilëve është edhe komuniteti i juaj i
integruar për mrekulli.
Qyteti ka
një sipërfaqe prej 48,47 km². Qyteti si i tillë përpos statusit të qytetit
industrial, është edhe qytet me një traditë të lashtë historike. Si i tillë dhe
për shkak të shtrirjes gjeografike është edhe qytet turistik. Waldkirchi
krenohet me firmën SICK si më e fuqishemja në rajon, e krijuar që nga
viti 1946 dhe me 6.302 të punësuar me një qarkullim vjetor prej 971,3 milionë
€, gati po aq sa është edhe buxheti i Kosovës në vit. Pas një prezantimi të
thukët në bisedë u angazhua edhe anëtari i Bundestagut z. Peter Weiß.
Derisa
ambasadori ynë falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe shprehu gatishmërinë e
bashkëpunimit të shkollës me të meta të
këtij qyteti me një shkollë simotër në Kosovë. Ideja u pranua me një
dashamirësi të paparë dhe për modalitet
priten që ato të rregullohen në të
ardhemen. Pas këtij takimi jo vetëm
protokolar, por edhe miqësor kryebashkiaku i qytetit z. Richard Leibinger
prezantoi me një sheti rasti qytetin e tij, duke shkuar më pas në muezun e
qytetit, i cili jo vetëm që ishte mbresëlënës, por edhe nostalgjik për sendet
monumentale që gjendeshin aty.
Pas orës
14 amabsadorin tonë e prisnin edhe dy takime të tjera me rëndë-si, të cilat nuk
arritem t”i përcjellim me grupin tonë.
Emërues i
përbashkët do të ishte kënaqësia ime më madhe kur arrita të dëgjoj
kryebashkiakët, të cilët nderonin ambasdorin tonë, jo vetëm me ato termet
protokolare si exlence etj, por edhe ngrohtësia dhe dashamirësia e zyrtarëve
gjermanë. Ishin këto dy ditë shumë të suksesshme në shërbim të atdheut, të paqës dhe të
integrimit, jo vetëm kombëtar, por edhe njerëzor. Ishte një afri e paparë dhe
kjo reflektohej falë punës dhe sjelljeve të njeriut tonë.
Falë punës
dhe veprimtarisë së pashoqe të Shoqates
"Yjet e Kosoves"e.v. Emmendingen. Ajo me vetëm pesë vite ekzistence
kishte krijuar një rreth pakrahasuehëm të madh, duke filluar nga kultura dhe
tradita e popullit tonë, e cila përmes
grupit të valleve iu prezentua opinonit të këtushëm me shumë se 30 herë.Vallet
tona burimore u pëlqyen nga i madh dhe i vogël.
Pjesët
tona teatrore ishin një surprizë e veçantë dhe niveli i tyre profesional kishte
bërë për vete të gjitha shtresat. Në këtë vazhdë vlen të përmendet pjesa
teatrore në frymën e mjuzikllit "Rruga jonë deri në pavarësi" pjesë e
së cilës ishin fëmijët tanë, të cilët luanin rolet e inteligjencës dhe të
qendre-sës tonë kombëtare, duke u ndihmuar nga tenori Shkodran Tolaj me një
interpretim klasik.
Ky
projekt, i cili u luajt në gjuhën gjermane u prezantua me rastin e ditë-lindjes
së parë të Kosovës në një sallë të
stërmbushur ku gati gjysma e pjesëmarrësve ishin gjermanë, në mesin e të cilëve
kishte edhe personali-tete të larta
publike dhe poltike.
Pjesa
teatrore "Ëngjëlli i të varfërve
jeton në qiell dhe në zemrat tona" e cila u prezantua me rastin e
infombrëmjes për Nënë Terezën, jo vetëm që i befasoi, por edhe i bëri të qanin
të pranishmit.
Kaptinë
në vete ishte pjesa e luajtur teatrore për Hyjnorin tonë dr. Ibrahim Rugova, ku
u ofrua jo vetëm një lojë gati
profesionale e të rinjëve tanë, porse mesazhi human dhe njerëzor, preku zemrat edhe të atyre që ishin në anën e
kundërt, do te thoshte Sadik Halilaj, i cili kishte përcjellë punën e kësaj
shoqate në çdo hap.
Ai do të
vazhdonte mëtutje në rrafshin falënderues drejtuar popullit dhe shteti gjerman.
Vlen të përmendet manifestimi krejtësisht spontan pas shpalljes së pavarësisë,
ku po dominonte një pankartë me
mbishkriminFalëmnderes Gjermani.
Sadik
Halilaj do të vazhdonte duke thënë si sot me kujtohet homazhi për ushtarët e
vrarë amerikanë i organizuar poashtu nga kjo shoqatë, ku u ndezen qirinjë dhe u
kënduan këngë mortore nga tenori Shkodran Tolaj në shnjë nderimi të atyre
ushtarëve.
Këtu do
të ndërhynte Arif Hoti kryetar i Shoqates ”Iliria” i cili do të thoshte: Puna, ideja dhe
realizimi i tyre në jetë është e pashoqe ato çfarë realizoi kjo shoqatë.
Organizmi
i ekspozitave si ajo per 100 vjetorin e
Nënës Terezë ku po mirrnin pjesë gjashtë
krijues shqiptarë dhe hapjen e kësaj ekspozite po e ngriste në nivelin më të
lartë tenori Shkodran Tolaj me zërin e tij profesional dhe me ndjenja të thella
shpirtërore.
Poashtu
prania e parë e ambasdorit tonë z.Vilson MIrdita si dhe angazhimi I tij
inlektual prej doktori dhe përfaqësuesi të parë zyrtar këtu, të bente të jesh
krenar.
Ato ide
dhe vizioni i saj vërtetë kombëtar i kësaj
shoqate u kurorëzua më vonë me meshën e shenjët të Atit të Shenjët
Benedikt në
Derisa
fotografia e viteve të 70-ta në
Derisa po
fliste Arifi sikur dëshironte të thoshte diçka edhe Lon Karrica se nuk guxojmë
ta harrojmë edhe pjesëmarrjen në turnirin e futbollit të femrës së kësaj shoqate. Ato jo vetëm me
pjesëmarrje. por edhe me rezultatet e tyre ishin ambasdoret më të mira dhe të
tillat po tregonin shpirtitn e tyre nënëterezian.
Mesazhi i
tyre në pankartën e shkruar nga ato “FIfa wir kommen" kishte bombarduar mjetet e informimit për dy arsye.
Njëra si
është e mundur që femra-gruaja shqiptare
të luajë futboll, si dhe mesazhi i qartë duke u identifikuar me Lira Bajramajn.
Derisa z.
Z. Prenka do të poteconte manifestimin e 100 vjetorit të pavarësisë, ku kjo
shoqatë, jo edhe aq madhe me anëtarë kishte arritur të organizojë dy evenimente
për një dite dhe që të dyja i dhanë ndriqimin dhe shkëlqimin më të madh shekullit tonë, duke dëshmuar përmes pjesës teatrore që edhe femra
jonë nuk din vetëm të qendisë flamurin, por edhe ta mbajë atë. Poashtu
ekspozita e organizuar e nje niveli të tillë, si dhe mesa-zhi e përmabajtjes së
saj nuk u pa dhe nuk u dëgjua askund në
tërë botën shqiptare. Elita politke dhe publike mbeti pa tekst dhe si e tillë
meritoi hyrjen në librin e artë të qytetit të Emmendingenit.
Papritmas
gazetari i drejtohet Mustafë Shabanit dhe i shtron nje pyetje:Prej kah u vie
gjithë ky motiv dhe gjithë kjo ide.
Ai
përgjigjet "Nuk ka gjë më të shenjët se sa çështja kombëtare, së cilës iu
kishte përkushtuar gjyshi dhe familja jonë.
Gjeni i
trashëguar në familje dhe misioni t”i
japë atdheut ato që ai i kërkon nga unë, drejtoj energjitë tona në këtë
drejtim, ne drejtimin e vizionit të dr. Ibrahim Rugovës, i cili ishte dhe
mbetet Hyjnori ynë duke u paraprirë proceseve shteteformuese me filozofinë e
tij urtake,e cila mposhti një maki-neri të shfreunar ushtarake pa e filluar as
edhe një të vetmen betejë me ta.
Ishte pra
familja, gjeni dhe vizioni i udhëheqësit tonë shpirtëror dr. Ibrahim Rugova dhe kultura e paparë e tij në këto
hapësira motivi dhe shkolla jonë.
Sjellja e tij e mençur dhe butë, po edhe e vendosur ishte një kulturë e paparë dhe prandaj kultura është shpirti i një popull dhe ajo si e tillë lidh popujt dhe integeron njerëzit.