E premte, 02.05.2025, 01:16 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevahir Cirongu: Kuvendim me diellin e vendlindjes

E diele, 28.07.2013, 05:07 PM


Kuvendim me diellin e vendlindjes Shqipëri..!

Fotopamje nga plazhi i qytetit të Durrësit ( Xh.Cirongu) Korrik 2013.

Nga Xhevahir Cirongu

Janë të shumtë  e bashkëatdhetarët tanë që vinë në vendlindje e tyre në këto ditë të pikut të nxehtë korriku për të kaluar pushimet në atdheun që i lindi e u dha fjalën e ëmbël shqipe. Ata janë larguar për shkaqe nga më të ndryshme drejt vendeve të tjera për të gjetur ndoshta një punë e për të bërë një jetë disi edhe më të mirë. Kudo që ndodhen bashkëatdhetarët tanë nëpër botë, janë integruar plotësisht me ligjet e shoqërinë aty ku ata jetojnë e punojnë. Të integrohesh diku në vendet e tjera sipas ligjeve , zakoneve gjer te gjuha, është disi e vështirë, e jo më të punosh e të japësh kontribute për vete dhe mbarë shoqërinë në tërësinë e sajë. Shqiptarët kanë ditur t’u japin zgjidhje problemeve integruese kudo që kanë shkuar në vendet e ndryshme të botës, e si rrjedhim të iniciativës e intelektit të tyre, janë rreshtuar si njerëz me intelekt e janë bërë shembull vlerësues me kontributet e tyre që kanë dhënë e japin në dobi të mbarë shoqërisë. Por, ata s’harrojnë edhe vendlindjen e tyre Shqipëri! Këtë ftesë shpirtërore ua trensmetojnë edhe fëmijëve pavarsisht se kanë lindur nëpër shtetet e tjera të kontinenteve. Gjuhën shqipe kanë mjaltin e fjalës, pastaj janë integruar me gjuhët e tjera, gjer te zakonet e popujve ku ata jetojnë e punojnë.  E kjo është e dukshme dhe e prakshme kur  i dëgjon fëmijët e tyre të moshave të ndryshme që flasin rrjedhshëm gjuhën e bukur shqipe. Kjo na bën më krenarë e më të civilizuar, sepse gjuha e nënës ka forcë për t’i bërë ballë rrebesheve të jetës. Këto bizeda të ngrohta me rrënjë fjale shqipe na ngacmun edhe ne si gazetar që të shkruanim këtë reportazh nga brigjet e bukura të bregdetit  Adriatik. Janë të shumtë shqiptarët që kanë ardhur nga gjithë shtetet e kontinenteve për të kaluar pushimet verore pranë atdheut  tonë Shqipëri.

Rrezet e diellit mesdhetar që flakërojnë mbi brigjet e detit Adriatik e Jon të shqipes sonë, janë ulur këmbëkryq këto ditë s’bashku me qindra e mijra pushues vendas e të huaj në rërën e nxehtë e flladin plotë jod pranë brigjeve që të japin freski me ujërat e pastra e të kaltra. Ndodhemi pranë bregut të detit adriatik në gjirin gjysëm hënë pranë qytetit sa të lashtë e me kulturë të Durrësit. Kudo në këto ditë korriku, brigjet tona gumzhijnë nga njerëz të grupmoshave të ndryshme, e aty gjen freski e gjallëri që të ripërtërin forcat, e së bashku me diellin  të bashkangjitet ngrohtësia shpirtërore, sepse flitet e këndohet gjuha jonë shqipe, kjo gjuhë sa e lashtë  e zbritur nga vetë zoti! Ndoshta kjo na jep forcën që shqiptarët të integrohen kudo nëpër botë edhe me gjuhët e zakonet e kombeve të tjera. Trinomi: gjuhë,atdhe,komb, është sinonimi më i kërkuar i bisedave që dëgjon ngado midis atyre që jetojnë në Shqipëri apo shqiptarëve që jetojnë e punojnë në shtetet e tjera prej vitesh të largëta apo të afërta. Eshtë dashuria e dlirë që buron nga shpirti nga se cili shqiptar për atdheun tonë që ai të bëhet sa më i bukur edhe i  zhvilluar  ekonomikisht, politikisht e  me shoqëri të përparuar demikratikisht.

Udhëtojmë drejtë bregut të plazhit të Durrësit.Takimin e parë sigurisht e bëjmë me një plazhiztë, banor të lagjes 14 Shkozet. Ishte një rastësi ky takim me Asllan Ibron, një këngëtar i vjetër të këngës popullore.Aty buzë detit shëtitë me nipin katër vjeçar. Kur e pyet se si e quajnë nipin e vetë të përgjigjet plot krenari:Arbër, - e ka emrin, na thotë e zemra i gufon nga gëzimi. Aty në valët e detit i bëjmë edhe një foto  së bashku me të ftuarit e ‘’Dasmës’’ diellore në ujët e kripur të detit adriatik. Asllani është me origjinë nga Vëndersha e Skraparit,por banon prej vitesh në Durrës.

Plazhistët e ardhur në këto ditë korriku, që çdo ditë shtohen edhe më shumë‘’puthin’’ bregun e rërës të pastër e vallëzojnë me valët e ujrave detare.

Naim Kolgecaj ka ardhur nga Zvicra me gjithë familjen në Shqipëri për të kaluar pushimet verore pranë plazhit të Durrësit.Një familje intelektuale me origjinë nga Suhareka(fshati Vraniç). Ai ka plot 24 vite që jeton e punon në Zvicër.  -Kam ardhur këtu, na thotë ai, me gjithë gruan Fatime, djalin Rinor e vajzën Eliza. Dielli i vendlindjes sonë Shqipëri të kuron edhe shpirtin, shprehet Fatimje e puthë fëmijët që flasin shqipe të rrjedhshme, pavarsisht se kanë lindur në Zvicër.

…Më tutje, ku nën çadrën diellore dëgjon zëra fëmijësh të sapo dalë nga freskia e detit, takojmë një tjetër familje të ardhur nga qyteti i Pejës. Afërdita Gashi ndihet e entuziazmuar për rrugën e Kombit që ka afruar edhe më shumë Kosovën me Shqipërinë, me brigjet e mbrkulluashme të bregdetit tonë. Ky është i katërti vit që pushoj në Durrës, - na thotë Afërdita. Unë kam ardhur me vajzën që e ka emrin Tuana. Ato atje janë mbesat Enxhelina, Verona.Kurse këta që sapo dolën nga deti janë nipat Edoni, Egzoni,Adriatiku, Deoli.Këto që u thashë me emra janë të motrave të mija: Të Mimozës, Netja,Qëndresa. Më tutje na përshëndeti edhe Nazmiu, dhëndri i kësaj familje sa të madhe aq edhe fisnike.

-Ndihemi të kënaqur, na thotë Nazmiu për mikpritjen e qytetarëve Durrësakë, por dhe të bizneseve që operojnë në  plazhin e Durrësit.Nga Klina e Kosovës të rrafshit të Dukagjinit për pushime verore është edhe familja e Haxh Krasniqit, që ka ardhur me gruan e dy fëmijët: Blendin e Loresta përkatsisht 5-6 vjetë.

Rrugëtim jonë për gjatë vijës bregdetare nëpër rërën e nxehtë, e flladi i lehtë që vjen i fresktë nga deti,na shoqëron  deri në hotel ‘’Iliria’’,ku aty gjen një tjetër komoditet për gjithë pushuesit e ardhur në këto ditë vere korriku. Liridon Zeqiri ka ardhur me gjthë familjen e vajzën dy vjeçare me emrin Bulza.    - Eshtë e njëmbëdhjeta herë që vimë për pushime në bregdetin Durrësak, -na thotë ai. Me brigjet e detit tonë, me diellin e rërën si ndërroj me asnjë në botë!

… Nga Çikago drejt Durrësit e Ohrit

‘’Nuk të pengon largësia gjeografike, afër apo lerg qofsh, kur në zemër ke atdheun nga ku ke lindur, ku fjala ka rrënjët e fjalës të nënës, kur dheu e gurët, ujët e burimeve, dielli i atdhut tënd të ngroh trupin e shpirtin’’. Janë këti fjalë zemra të dala nga goja e shqiptaroamerikanit  nga qyteti i Ohrit, që i cili ka ardhur për pushime në brigjet e detit Adriatik së bashku me gruan Mukades. Takimi me familjen Sulejmani  me origjinë nga Ohri,një familje intelektuale, ka plot 27 vite që jeton e punon në Çikago SHBA.

Bisedon me ta sikur je njohur prej vitesh. Të ftojnë për një kafe aty nën çadrën diellore. Të çiltër në shpirtë,saqë kjo dukej në bisedë ku malli për të folur shqipen dukej sikur nuk do mbaronte kurrë. Sa më shumë bisedonim me ta, aq më shumë zbuloje gjatë rrëfimit udhëtimin e jetës së tyre bashkëfamiljare për mbarëvajtjen e sukseset e gjithëpërfshirjes të kësaj familje me plot tallaze jete.Një udhëtim i gjatë gjeografikisht, por  vendlindja ta lehtëson lodhjen, të ripërtëritë forcat,- na thotë Avni Sulejmani. Ky është viti i katërtë që pushimet  verore i bëjmë në Durrës. Ndryeshe nga vitet e tjera për mua është një verë e veçantë, sepse do shkoj  në Ohr, e paskësaj në Strugë. Aty kam dasëm,martoj nipin Burim Oda e ka emrin.

-Të trashëgohet, i them unë, duke vazhduar bizedën për të mësuar rreth fëmijëve të tyre. Pse më pyet kaq shumë,- një mëhallë me fëmijë kam: Katër vajza e një djalë!

-Të kenë jetë së bashku me ju,-i them unë. Më falnderuan burrë e grua. Pastaj i pyeta për  emrat e fëmijëve.Vajzat i quanin Atixhe,Shqipe,Qamile, Gonxhe, Lirodona. Kurse djali Besim. Emra që secili ka një symbol të tijën. Sa bukur , thashë me vete! Që të gjithë të rritur e me arsim, të integruar në shoqërinë më demokratike në botë atje në SHBA. Atixheja ka mbaruar universitetin ‘’Depaul’’ biznes- marketing; po kështu Shqipja universitetin ‘’Ankoneli’’, Qamilja gjuhën Spanjishte,  në unversitetin Çikago jep mësim Spanjisht ….e kështu me radhë na rrëfen copza jete frutdhënse nga përtej oqeanit Atlantik.

..Një foto familjare në Çikago. Hare dasme!

- Sa fëmijë ke martuar, e pyes unë pas familjarizimit gjatë bisedës Avniun e Mukadesin?

-Na zure ngusht,po të dëftejmë: Shqipen e kam martuar me një djalë nga Tropoja. E quajnë Ardian.Qamilen martuar me Hamzain, djalë me orgjinë nga Gostivari. Që të dy jetojnë në Amerikë.- Meqënse kini shumë vite në Amerikë, atje në familjen tuaj më shumë flitet anglisht apo shqip!?

- Jo, bre burrë, në familje e komunitetin tonë shqiptaroamerikan flasim e këndijmë shqip, sa edhe dasmat i bëjmë sipas zakoneve e traditës sonë shqiptare.Kurse në ambjentet zyrtare sigurisht që flasim anglisht.Shqipen e mbajmë të gjallë , pa atë kudo që të jeshë, s’ke jetë e gëzim në shpirt,- na thotë Avni e Mukades Sulejmani me orgjinë nga Ohri. Avniu shkruan edhe poezi që ia dedikon vendlindjes.

Rrëfimet e Avni  Sulejmanit startojnë te Ymer Elezi, babai i Mukadesë që takohet me të vëllanë Irfanin pas 53 vitesh që punonte në Ankara si emigrant.

- Ngado që të shkosh or bir,si dielli i vendlindjes s’mund të gjesh! Edhe ëndrrat i shikojmë në Shqipërinë tonë, pavarësisht se atdheu i dytë për ne është Amerika.

Avni e Mukades Sulejmani vështronin flamurin kuq e zi që falvitej diku aty afër në një pikë dominuese e lotonin se të nesrmen do shkonin në qytetin e lindje në Ohrin kaltërosh mes maleve. Aty përballë kemi Pogradecin, sigurisht do bisedijmë edhe me vargun e poetit Lasgush. Largohemi nga ky bashkëbisedim i ngrohtë midis bashkëatdhetarëve duke  marrë me vete thëniet e tyre :’’Do të jemi përsëri në brigjet e vendlindjes sonë, Shqipëri!’’.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx