E premte, 02.05.2025, 10:01 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Frrok Vukaj: Brigjeve të liqenit treqytetësh

E shtune, 24.08.2013, 09:36 AM


Reportazh  ekskluziv

BRIGJEVE TË LIQENIT TREQYTETËSH

-SHËNIME UDHËTIMI PËR NË STRUGË-OHËR-POGRADEC…-

Nga Frrok Vukaj

Më shumë se largimi nga vapa e gushtit në Tiranë, më joshi për Pogradec ftesa e mikpritja e mokrarit Sami Mertkola, i cili është edhe daja i dhëndrit tim, Erjon Stojku. Ajo ndjesia e rrugës së gjatë tashmë nuk ekziston më me ndërtimin e Tunelit të Ri të Qafë Krrabës, i cili e ka shkurtuar dukshëm këtë udhëtim dikur të gjatë e të lodhshëm. Ca sheshe e themele ndërtimi që si peshkaqen kafshonin pyllin e lendinat e bukura. Kjo po, por vështirësia më e madhe qëndron deri në hyrje te tunelit binjak duke kaluar disa segmente nëpër rrugën e vjetër apo të tjera pjesë të papërfunduara në rrugën e re. Po shikoja me vemendje atë punë të nisur që nga hyrja e qytetit të studentëve, ato  punime e atë zgjerim nga Parku i Qytetit,Sauku e në vazhdim e gjykoja me syrin e një kursimtari. E dua shumë gjelbërimin e më dhimset edhe një degë e prerë a një lule e këputur, po hapësira e rrugës është parë me dorë të shtërnguar për të mos e dëmtuar atë park të bukur natyror, të përkujdesur edhe nga dora e njeriut. Ndjesi negative më sollën mua është e pafalëshme kudo që të ndodhë e për këtë revolta e zëri duhet të jenë të fuqishëm. Ndertimet e bukura e funksionale, rruga e gjërë e me parametra bashkëkohore tregojnë për vlera të mëdha monetare, forca fizike e mendore të shpenzuara ,por edhe për një punë kolosale që të ngjallë admirimin e ndertuesve e veçanarisht të inxhinierëve të talentuar. Duke rrokur me sy gjithçka rreth e rrotull nuk vonon e na shfaqet Tuneli ,jo edhe aq befasues, pasi u mësuam me të tillë që lidhin malet. Është shumë i bukur e bashkekohorë. Sa hap e mbyll sytë për 4-5 minuta e kalojmë e na shfaqet ajo luginë mes malesh e autostrada që shkurton shumë rrugën Tiranë –Elbasan e më gjatë. Sytë e mendja ime janë mberthyer atje siper në lartësitw e Krrabës për të shquar konturet e rrugës sëvjetër, por pa pritë e pa kujtuar ne takohemi me rrugën e vjetër e gjendemi në fushën e Bradasheshit, ku na shfaqet Zaranika me pak ujë, aq shqetësuese në kohë reshjesh. E shikoj me kujdes në këtë ditë vape e më duket si një gjarpër i plagosur e prap mendoj se si nuk doli një dorë e fortë e ta bëjë zap, por vit pas viti ngrihet si kuçedër duke u bërë tmerr për banorët. Bregu i Shkumbinit tërheqës ,por disi i sakatosur me atë hekurudhwë, dëshmi e punës vetmohuese të Rinisë shqiptare që punoi aq shumë e me sakrifica. Mundohem të shquaj e saktësoj sektorët a mbeturinat e kapanoneve ku  “akomodohej” ajo rini duarartë, me ëndërra të guximshme që nuk u bënë realitet. Diku-diku i kanë mbuluar ferrat e pyjet ,po vende –vende janë ngritur edhe lokale e qyteza shumë të bukura. Urat, muret e betonit e shinat e braktisura dëshmojnë për të kaluarën jo fort largët, por edhe sfidojnë e demaskojnë… Ura mbi Bushtricë e të tjera ku kam punuar edhe unë ,janë dëshmi mbresëlënëse. Nëpër ata binarë hekuri nuk ka jetë, nuk levizë asnjë vagon , pale trenat. Heshtin minierat e fabrikat e duken si gërmadha, si diçka pas lufte, pasojë e atij shkatërrimi të pakuptimtë e me kosto të madhe të cilën e mbollëm vetë. Shikoj e më ther në zemër. Heshtin Bushtrica, Pishkashi, Rodokali, Alarupi, Pojska, Përrenjasi e të tjera në këtë krahinë e në të gjithë vendin. Vallë kur do të zgjohen e të prodhojnë minerale të çmueshme që i lyp aq shumë tregu? Apo nuk gjendet fuqia punwtore?! Me qindar e mijëra të papunë sillen rrugëve e rrinë kafeneve pa asnjë kontribut vetjak apo shoqëror…!!

Ndertimi i rruges bregut të Liqenit vazhdon po me ritme të ngadalëta e kjo nuk më pëlqen. Duke e krahasuar me atë që pashë në nderrim vitet e para 8 muajve pak është avancuar.

Duke udhëtuar drejt jugut na shfaqet një peizazh i mrekullueshëm, Prespa, liqeni pak konkav që shkelqen nga dielli, ajo qytezë e  vogël matanë bregut,malet rreth e rrotull në të dy anët e kufirit, por edhe cepat e fushave e livadheve që fshihen prapa pyjeve që shtohen dita ditës nga mungesa e popullsisë e zhvillimi i blegtorisë, dukuri që e pamë edhe edhe në vende të tjera. Pa arritë të shijojmë plotësisht këto bukuri, timoni drejton makinën drejt veriut nëpër një park kombëtar që shtrihet nga Prespa e vazhdon deri pas maleve në Shën Naum. Majtas hijerëndë qendron Mali i Thatë por jo kudo cilësori “i thatë” është i pershtatshëm…Lartësitë sa vinë e rriten nëpër atë luginë gjithnjë në ngjitje, por lartësitë anash janë edhe më të konsiderueshme. Në një qafë pllaje shohim shumë makina që kanë hapur krahun. Qendrojmë edhe ne. Pamja është mahnitëse, të cilën e kam të veshtirë ta përshkruaj. Pas shpine kullota alpine me barin e përskuqur si bronx, por edhe pyje të dendura e shkëmbinj bashkëjetojnë pranë njëri-tjetrit. Para nesh pamja është edhe më magjepse: liqeni i përflakur nga perendimi i diellit; në brigjet e tij shquajmë qytetet e bukura Pogradec, Ohër,Strugë, por edhe fshatra e qyteza interesante të rrethuara nga fusha pjellore e male të larta. Me padurim zbresim për në Shën Naum i cili na rezervon një befasi të këndshme. Një perlë e bukur plot gjelbërim, burime uji, livadhe e hije për t’u çlodhur, varka për të shetitur, shërbime ambulatore, objekte kulti të mirëmbajtura, por edhe shumë vizitorwë. Natyra me ligjet e saj është e bukur e interesante, e cila krijon edhe ekuilibret e veta. Ekstremet e këtij liqeni janë mahnitëse e  relaksuese që gjenerojnë energji tek çdo njeri. Burime të shumta uji rrëzë maleve në Shën Naum,Tushemisht,Volorekë etj diku-diku si lumenj “mbushin” gropën e madhe të kwti gjoli e nuk e lënë asnjëherë të “shterret” nga ai burim i një lumi të fuqishëm në Strugë që merr emrin Drin e sulet drejt veriut deri në Kukës e përseri drejt jugut rrjedh ëmbël deri sa derdhet  në Bunë afër Shkodrës. Rrjedha e tij i ka shërbyer lidhjes së krahinave, zhvillimit e përparimit ,sidomos me fuqinë e madhe energjitike, pa harruar se shpesh herë, për fajet tona, ka sjellur edhe fatkeqësi . Unë shkruaj e përfytyrimi im kalon nëpër rrugën e gjatë  e burimet që e ushqejnë duke zënë fill qysh në Prespën e largët. Shkruaj, por një legjendë e frikshme që ma treguan, më ngjeth trupin : Bariu nga Tushemishti ruante bagëtinë në Prespë tek një pronar. E detyrojnë hallet e çdo të dielë një kokë bagëtie të imtë e hedh në vorbullën e liqenit. Në Shën Naum e merrnin gruaja e fëmijtë për t’u ushqyer. Ata ushqeheshin, por edhe kopeja po zvogëlohej javë pas jave pa ditur se ç’po ndodhte. Herën e fundit nuk doli kokë bagëtie, por koka e bariut…

Udhëtimit tonë po i vjen fundi e më shumë se bukuritë e resulset e Liqenit e rrethinave vlerësova njerwzit zemerbardhë e harmoninë në mes tyre. Ajo Marrwveshja e Ohrit ka bërë përparime e duhet vlerësuar, por ka vend për më tej. Pa hyrë në detaje e hollësi, pashë se kultura shqiptar e popullësia që e mbarte përseri janë të diferencuara e jo plotësisht e natyrshëm integroheshin në shtetin maqedon. Ajo kënga shqip në lokalin e Shpëtim Iliazit është pak e dukej disi e vetmuar. Edhe Mirsadi që na shërbeu kishte mbaruar juridikun e vazhdonte i papunë...  Në rrugët ku kaluam nuk pamë tabela në gjuhën shqipe apo  të tjera  kërkesa që lënë për të dëshiruar në një shoqëri të qytetëruar. Këto e shumë  gjëra të tjera mund të rregullohen me një vullnet e bashkëpunim më të mirë. Me një fqinjësi të mirë pwrfitimet janë të ndërsjellta, mund e duhet mësuar nga njëri-tjetri.

Gjatë kësaj vizite në shtetin fqinjë pamë edhe  përvojë nga e cila mund të mesojmwë. Rendi e qetësia mbretëronte kudo, tregohej kujdes i përhershëm për ruajtjen e mjedisit, një edukatë e vetëdijëshme  për zbatimin e rregullave të qarkullimit ku nuk pamë asnjë polic e gjëra të tjera ku mund të merret shembull, ashtu siç ka edhe tek ne pervoja të tjera pozitive. Nuk e them për të zbukuruar shkrimin , por vërtetë kafen e përcjelljes e pimë pranë Lasgushit e Mitrush Kutelit me pogracedarët e kulturuar Sami Mertkola, ish ushtarakun Idriz Stojku, por edhe me shokun tim të studimeve të  larta në Shkoder, Pwllumb Starova, punonjws në Drejtorinë Arsimore Pogradec. Kënaqësitë e këtij udhëtimi qenë mbresëlënëse e pozitive e këtë imazh të mirë nuk e prishin edhe ca vërejtje e pakënaqësi që uroj të jenë kalimtare.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx