Udhëpërshkrim
Xhevat Rexhaj: Kosova dhe shqiptarët janë europianë
E merkure, 09.10.2013, 08:20 PM
Kosova dhe shqiptarët janë europian me mijera vite që prej Dardanie tha Z. Werner Wocher
Shkruan: Xhevat Rexhaj
Të hënen me datë 7.10. 2013, në qytezen feuerthalen ZH, në restaurantin e shqiptarit nga Gjakova Z. Abaz Rragamaj, dhe nën organizimin e tij së bashku me miqë të shumtë zvicerranë u mbajtë një mbrëmje informative rreth Kosovës, ku referues kryesor ishte gazetari , dhe njiherit arqitekt i njohur nga ky rreth Z. Werner Wocher, si dhe autori i këtij shkrimi.
Në sallën e mbushur me miqë dhe mikesha zvicerrane, ku edhe enkas për këtë mbrëmje organizatori Z. Abaz Rragamaj me Familjen e tij kishin përgatitur specialitete të shumta vërtet shqiptare, atmosfera ishte shumë miqësore dhe me interesim të të pranishmëve rrethë temës për Koosvën, shikuar nga sytë e një gazetari zvicerran. Në fillim Z. Wocher pasi përshendeti të pranishmit, tha se ndihet shumë i lumtur që në këtë mbrëmje ka aq shumë zvicerran të interesuar për dhe rreth Kosovës. Në vazhdim Z. Wocher, me foto dhe me tekste që kishte përmbledhur nga udhëtimi i tij në Kosovë njoftoi të pranishmit rreth historisë që prej kohës dardane e gjerë në ditët e sotme të shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veqanti. Ai ndër të tjera tha: “ Shqiptarët janë një ndër popujt më të vjetër të Europës, kanë kulturë dhe traditë të lashtë që prej dardanëve, pra fiseve ilire e gjerë në kohën e sotme, dhe këtë e ilustroi edhe me shumë dokumente dhe foto që une i kam mbledhur edhe nga historia, por edhe nga vizita ime në Kosovë”. Ne si zvicerranë shpesh e shofim apo e mendojmë Kosovën, si një vend të prapambetur, të egër dhe të pa perspektiv, çka nuk është reale, ngase kur të jesh në Kosovë e vëren se gjendesh në Europë, por në një pjese te saj ku ende ka shumë për tu bërë, si pasoi e luftës së fundit, dhe besa pushtimeve që ka patur ky vend e popull që nga osmanët e gjer të serbet, tha ndër të tjera Z. W. Wocher. Ai shpjegoi se Kosova ballafaqohet ende me pasojat e luftës së fundit, por në të njejtën kohë tha ai, është mbresëlënëse se si atje gjërat kanë lëvizur për së mbari, shef kudo shtëpija të reja, shef rrugë të asfaltuara, dhe një ngritje të duhur infrastruktorore. Kosova , sipas Z. Wocher, ka një përspektiv të mirë ngase ka një popullatë me rini të madhe dhe të shëndosh që do e rindërtojne edhe demokracinë e brendshme edhe pse shtoi ai, atje ka ende shumë korrupcion dhe duket se disi ka edhe një fluks të disa rrymave radikale fetare, që mundë të e pengojne ecjen e Kosovës drejte Europës. Prezentimi i Z. Wocher ishte real, ishte i prekshëm dhe i dokumentuar me shumë materiale, gjatë prezantimit të tij, si ndihmesë ishte edhe sqarimi i Z. Abaz Rragami rreth Gjakovës dhe vetive e traditave shqiptare për mikpritje dhe dashuri për mysafirët, ngase Z. Wocher kishte qenë mysafir edhe në Familjen e Hsan Rragamit, pra babait të A. Rragamit.
Më pastaj, autori i këtij shkrimi ( Xh. R.) foli dhe iu përgjigj disa interesimeve të të pranishmëve rreth Kosovës, luftës dhe pasojave, si dhe rreth ecjesë së Kosovës kah demokracia dhe ardhmëria, si dhe disa përgjigje rreth kosovarëve këtu në Zvicërr. Kuptohet se ne shqiptarët u jemi shumë mirënjohës uvicerranëve, shtetit dhe qeverisë së saj për ndihmat e mëdha me dekada që kanë bërë për Kosovën dhe popullin e saj. Shqiptarët ruajne pëer gjithnji në mendjet e tyre gjithë ato që Zvicrra ka bërë, para lufte, gjatë luftes dhe pas luftës për Kosoven, si dhe shqiptarët do jenë mirenjohes për mote këtij humaniteti dhe ndihme që na ka ofruar Zvicrra, ishin fjalët e autorit të këtij shkrimi.
Më pastaj mbrëmja vazhdoi me biseda të ndërsjella në mes të të pranishmëve, dhe vërtet miqët zvicerran u ndien mirë që dëgjuan, dhe panë vet se si ne shqiptaret kemi vlera, kemi traditën , dhe kemi kulturën europiane si gjithë europianët. Ishte një mbrëmje e një rëndesi të veqant me aq shumë mysafir zvicerran, dhe kështu gjithnji bëhet afrimi i duhur në mes zvicerraneve dhe ne shqiptareve, që me punë e djersë krijojme edhe biznese këtu në këtë shtet mik dhe atdhe të dytë për shumë e shumë shqiptarë që kanë mendje të kthjellët.
Më duhet të them; DANKE SCHWEIZ!



