E shtune, 04.05.2024, 05:06 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Florim Zeqa: Nga kërcnimi te kënaqësia e shpirtit

E hene, 09.09.2013, 07:59 PM


Nga kërcënimi deri te kënaqësia e shpirtit!

Nga Florim Zeqa

 Agjendën e takimeve dhe vizitave të shumta në vendlindje e fillova në qytetëzën e Klinës, më takimin që pata më kryetarin e degëssë LDK-së, kandidatin për kryetar të ardhshëm të Komunës së Klinës, zotin Fadil Gashi.

 Në hyrje të kefenesë "BETO", ku kisha caktuar vendtakimin më kryetarin, më ofrohet një "mik" i vjetër, i cili pas përshendetjës filloi më dhënjën e këshillave; "ti që po shkruan në gazeta, a e din që në ketë vend nuk ka siguri...sa gazetarët janë rrahur e vrarë, mos llogarit në ndihmën e askujt, as të të familjarëve e miqëve, askush nuk të ndihmon..."!

 Në vend të përgjigjës iu drejtova më këto fjalë: " nuk e besoj që vlejë aq shumë saqë mendoni ju,...por më e vlefshme është të rrezikosh për të vërtetën së sa të vdesësh për së gjalli nga gënjeshtrat dhe frika".

 I befasuar nga përgjigja ime, u largua "miku" i vjetër duke i lëshuar radhën takimit më njeriun e guximshëm, komandantin dhe luftëtarin e lirisë së Kosovës, liderin demokrat të komunës së Klinës, zotin Fadil Gashi.

 Më energjitë pozitive që mora nga ky takim,...të nesërmen mora rrugën për në kryeqytet.

 Më homazhet tek varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova, mblodha forcë shpirtërore, për të vazhduar më pas takimin e radhës në terracën e Hotelit GRAND më akademikun Mark Krasniqi, profesorin e publicistin Anton Berisha, kryeredaktorin e kombëtarës Bota sot zotin Bajrush Morina, veprimtarët Qemajl Kasabaqi dhe Lon Kristaj.

 Fjalët e ëmbla që rrjedhën nga goja e akademikut, plotë shpresë e dashuri për atdheun, për vlerat e shënjta kombëtare; Gjergj Kastriotin-Skenderbeun dhe Ibrahim Rugovën padyshim së janë ushqimi më i mirë shpirtëror për çdo bashkatdhetar,...nxitje dhe motiv pune për sëcilin veprimtar, krijues e gazetar.

 Bisedën më akademikun për një çast na e ndërpreu një i ri, duke ju drejtuar akademik Mark Krasniqit më fjalët: " a bënë një foto me ju, jeni ëmblemë e presidentit historik Ibrahim Rugova".

 Kështu akademiku për një çast u shkëput nga biseda dhe më një modesti të madhe i plotësoi dëshirën këtij të riu, i cili i gëzuar u largua nga aty duke shiquar në aparatin fotografik foton më njeriun ëmblemë të Kosovës, bashkëpuntorin dhe bashkëveprimtarin e liderit shpirtëror të shqiptarëve të kosovës.

Ky nuk është rasti i vetëm, vazhdon kryeredaktori i gazetës Bota sot Bajrush Morina, çdo ditë akademikut i ofrohen bashkatdhetar të shumtë më kërkesën e njëjtë për foto dhe autograme të shumta, të gjithëve pa hezitim ua plotëson dëshirën,...bisedon e komunikon më kënaqësi duke ju dhuruar buzëqeshje dhe respekt të madhë.

 Ushqimin shpirtëror që marrin mërgimtarët në vendlindje, nga takimet më familjën, shokët dhe farefisin e gjerë, homazhet tek varrezat e dëshmorëve, veprimtarëve e atdhetarëve, rritë dashurinë dhe forcon lidhjet e atyre më atdheun dhe popullin e tyre.

 Një ditë më pas më kënaqësi ju përgjigja ftesës së kryetarit të LDK-së për Gjermani, z. Qazim Bajgoraliu për homazhe të; busti i komandantit Sali Cekajt në Deçan, varri i heroit Rrustem Bruqit në Isniq, varrezat e veprimtarëve Jusuf e Bardhosh Gërvallës në Dubovik dhe varrezat e komandantit Tahir Zemaj, Hasan e Enis Zemajt në Strellc.

 Pas homazheve, delegacionit të bashkatdhetarëve nga Gjermania ju bë një pritje e ngrohtë dhe vëllazërore në selinë e LDK-së në Deçan nga kandidati për kryetar të komunës, arkitekti Blerim Bajraktari.

 Vlenë të theksohet së homazhet e mërgimtarëve gjatë gjithë ditës në komunën e Deçanit u shoqëruan nga Dr. Syl Bruqi, vëlla i heroit kombëtar Rrustem Bruqi.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora