| E hene, 09.09.2013, 07:59 PM |
Nga kërcënimi deri te kënaqësia e shpirtit!
Nga
Florim Zeqa
Agjendën e takimeve dhe vizitave të shumta në
vendlindje e fillova në qytetëzën e Klinës, më takimin që pata më kryetarin e
degëssë LDK-së, kandidatin për kryetar të ardhshëm të Komunës së Klinës, zotin
Fadil Gashi.
Në hyrje të kefenesë "BETO", ku
kisha caktuar vendtakimin më kryetarin, më ofrohet një "mik" i
vjetër, i cili pas përshendetjës filloi më dhënjën e këshillave; "ti që po
shkruan në gazeta, a e din që në ketë vend nuk ka siguri...sa gazetarët janë
rrahur e vrarë, mos llogarit në ndihmën e askujt, as të të familjarëve e
miqëve, askush nuk të ndihmon..."!
Në vend të përgjigjës iu drejtova më këto
fjalë: " nuk e besoj që vlejë aq shumë saqë mendoni ju,...por më e
vlefshme është të rrezikosh për të vërtetën së sa të vdesësh për së gjalli nga
gënjeshtrat dhe frika".
I befasuar nga përgjigja ime, u largua
"miku" i vjetër duke i lëshuar radhën takimit më njeriun e guximshëm,
komandantin dhe luftëtarin e lirisë së Kosovës, liderin demokrat të komunës së
Klinës, zotin Fadil Gashi.
Më energjitë pozitive që mora nga ky
takim,...të nesërmen mora rrugën për në kryeqytet.
Më homazhet tek varri i Presidentit historik
Ibrahim Rugova, mblodha forcë shpirtërore, për të vazhduar më pas takimin e
radhës në terracën e Hotelit GRAND më akademikun Mark Krasniqi, profesorin e
publicistin Anton Berisha, kryeredaktorin e kombëtarës Bota sot zotin Bajrush
Morina, veprimtarët Qemajl Kasabaqi dhe Lon Kristaj.
Fjalët e ëmbla që rrjedhën nga goja e
akademikut, plotë shpresë e dashuri për atdheun, për vlerat e shënjta
kombëtare; Gjergj Kastriotin-Skenderbeun dhe Ibrahim Rugovën padyshim së janë
ushqimi më i mirë shpirtëror për çdo bashkatdhetar,...nxitje dhe motiv pune për
sëcilin veprimtar, krijues e gazetar.
Bisedën më akademikun për një çast na e
ndërpreu një i ri, duke ju drejtuar akademik Mark Krasniqit më fjalët: " a
bënë një foto me ju, jeni ëmblemë e presidentit historik Ibrahim Rugova".
Kështu akademiku për një çast u shkëput nga
biseda dhe më një modesti të madhe i plotësoi dëshirën këtij të riu, i cili i
gëzuar u largua nga aty duke shiquar në aparatin fotografik foton më njeriun
ëmblemë të Kosovës, bashkëpuntorin dhe bashkëveprimtarin e liderit shpirtëror
të shqiptarëve të kosovës.
Ky nuk është rasti i vetëm, vazhdon kryeredaktori
i gazetës Bota sot Bajrush Morina, çdo ditë akademikut i ofrohen bashkatdhetar
të shumtë më kërkesën e njëjtë për foto dhe autograme të shumta, të gjithëve pa
hezitim ua plotëson dëshirën,...bisedon e komunikon më kënaqësi duke ju dhuruar
buzëqeshje dhe respekt të madhë.
Ushqimin shpirtëror që marrin mërgimtarët në
vendlindje, nga takimet më familjën, shokët dhe farefisin e gjerë, homazhet tek
varrezat e dëshmorëve, veprimtarëve e atdhetarëve, rritë dashurinë dhe forcon
lidhjet e atyre më atdheun dhe popullin e tyre.
Një ditë më pas më kënaqësi ju përgjigja
ftesës së kryetarit të LDK-së për Gjermani, z. Qazim Bajgoraliu për homazhe të;
busti i komandantit Sali Cekajt në Deçan, varri i heroit Rrustem Bruqit në
Isniq, varrezat e veprimtarëve Jusuf e Bardhosh Gërvallës në Dubovik dhe
varrezat e komandantit Tahir Zemaj, Hasan e Enis Zemajt në Strellc.
Pas homazheve, delegacionit të
bashkatdhetarëve nga Gjermania ju bë një pritje e ngrohtë dhe vëllazërore në
selinë e LDK-së në Deçan nga kandidati për kryetar të komunës, arkitekti Blerim
Bajraktari.
Vlenë të theksohet së homazhet e mërgimtarëve
gjatë gjithë ditës në komunën e Deçanit u shoqëruan nga Dr. Syl Bruqi, vëlla i
heroit kombëtar Rrustem Bruqi.