E premte, 02.05.2025, 02:41 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Qazim Shehu: Rrënjët gjethërojnë

E merkure, 20.11.2013, 08:55 PM


RRËNJËT GJETHËROJNË

Për Faslli Çekajn dhe krenarinë e fisit

MBRESA

NGA QAZIM D. SHEHU

Teksa kapërcej Morinin dhe futem në rrethin e Tropojës, pas lihet ndjesia e fushave të gjëra të Kosovës, po, menjëherë shfaqen sërish lugina të vogla që herë vijnë duke u zgjeruar e herë ngushtohen e marrin trajtat e çuditshme, vëzhguar rreptë nga Shkëlzeni mali historik i Tropojës, nën këmbët e të cilit si nën këmbët e një kreshnikut, rrinë me bukurinë e tyre këto fusha intime që mundohen ta zbusin dhe nuk e zbusin dot.

Kthejmë për në Tropojë të vjetër drejt Shipshanit, nëpër një rrugë të asfaltuar.Ne jemi një grup shkrimtarësh, poetësh ardhë nga Durrësi, mysafirë të Faslli Çekajt, për të promovuar romanin e Shpend Topollajt:”Unë kam qenë në Mathauzen”, roman i cili bën fjalë për  Ahmet Çekaj-Kuliçi, babanë e Faslliut.

Ky roman mund të promovohej kudo, po në Shipshan dhe Bajram Curr ka një vlerë tjetër.Sot, i biri ka marrë me vete poetë, shkrimtarë, të flasin për të, pikërisht në vendlindje, jo vetëm si një shenjë e tejpashme dhe e bukur krenarie-po më së shumti për tu bërë natyrshënm nxitës për çdokënd, se kur vjen puna për të nderuar të parët e vet duhet të kuptojë se rrënjët e veta mund të gjethërojnë dhe marrin jetë vetëm nëse ato, pa metaforë, i ujit me kujdesin dhe sakrificën për të ruajtur identitetin dhe krenarinë ndër breza.

Shipshani është një fshat i bukur, me kodra, luginëza, përballë rri Shkëlzeni i cili dremit madhështor nën diell dhe gurët e tij të bardhë në gri duket sikur flasin për gjithë atë histori njerëzish që s`janë më.Sa e sa njerëz e kanë parë këtë mal, sa i janë drejtuar atij për të marrë force, sa njerëz kanë dashtë të krahasohen me të. Në shtëpinë e vjetër të Faslliut qëndrojmë pak.Aty rri vëllai, Saliu.Mollët, ftojtë na gostisin, rakia na ngroh.Kjo është shtëpia e vjetër e Ahmet Çekajt, këtij njeriu luftëtar antifashist, që vuajti Mathauzenin dhe torturat naziste.Dhe ne kuptojmë më së miri mesazhet e një jete duke u nisur nga ky truall i Tropojës.Kuptojmë më së miri se sa vlerë kishte dhe ka liria për këta njerëz e për njeriun në tërësi.Kush e ka lexuar romanin, bindet per këtë, se Shpend Topollaj ka shkruar një vepër realiste dramatike ku poetizon më së miri atë humanizëm dhe qëndresë të malsorit shqiptar.Ne jemi të ftuar dhe sajdisja është vetiu e pritësit, po tropojanët janë njerëz të kujdesshëm dhe mjaft të dhënë pas mikut.

Në qytetin e Bajram Curri na presin Lulëzim Logu, Gjon Neçaj, Asllan Osmani, poetë, po edhe mësuesi i vjetër Haki Zllami, mjaft i dashur dhe komunikues. Ka ardhë edhe Sejdi Berisha nga Peja, Tahir Bezhani nga Gjakova së bashku me Muharrem Kurtin, kryetar i klubit letrar Gjon Nikollë Kazazi.Nuk mungojnë fotografitë para bacës Bajram, as shetitjet dhe bisedat në grupe të vogla, as refuzimet e ftesave në mënyrë miqësore dhe nxitimi për të paguar si sajdisje nga pritësit. Ndërkomuniki poetick duket sikur i praprin atij njerëzor dhe anasjelltas, prononcimet për leximet dhe një dashuri vëllazërore shtrihet bukur dhe natyrshëm midis poetëve dhe krijuesve, të cilët gjithnjë e ndjejnë veten mirë në këto ambjente dhe kjo është fluide e ajërt, diçka mjaft interesante, një fllad i ëmbël si flladi i bjeshkëve të larta.

Promovimi i librit bëhet në lokal Hajdarmataj, një sallë e gjërë, goxha e madhe, mbushet plot me njerëz, far e fis, qytetarë, poetë, shkrimtarë, autoritete nga pushteti lokal, etj etj.Nuk mund të ndjesh më mirë se këtu atë lirshmëri dhe komunikim ndërveti, jashtë çdo forme dhe ftohtësie akademike sesa këtu. Është një ndjesi që krijohet vetiu, larg çdo shtampe dhe rregulli të paracaktuar, që thyen dhe ngjiz njëherësh një marrëdhënie të lirshme midis fjalës dhe mendimit.

Shpend Toollaj ka shkruar një roman me temën e rezistencës, një roman autenciteti i të cilit provohet përmes rrëfimeve të heroit kryesor, Ahmet Çekaj, një roman i mbushur me skena interesante dramatike dhe të një tensioni rrëfimor plot ritëm dhe shprehësi, që të kujton nganjëherë skenat që përshkruan Remarku nnë romanin “Shkëndija e jetës”, po ndryshe nga to kolori është shqiptar.

Në diskutimet e veta Agim Bajrami, Sejdi Berisha, Azgan Haklaj, Lulëzim Logu, Gjon Neçaj, Tahir Bezhani, Muharrem Kurti do të vinin në dukje pikërisht vlerat e romanit po edhe vlerat e Shpendit si njeri, si shkrimtar, një autor serioz i letërsisë së sotme, një shkrimtar punëpalodhur me një dashuri të vërtetë për krijuesit, miqtë dhe shokët, elegant në të folur dhe i ditur.Shpendi harmoizon më së miri atë që duhet të ketë një shkrimtar larg çdo poze apo dukje, ai është vetëm Shpendi, dhe romani i tij mbetet një letërsi e shkruar me ndjenjë, autencitet dhe me një narracion ku gëlojnë bulëzat e jetës.

Në takime të tilla, zakonisht fjalët e zgjatura akademike duket sikur nuk vijnë në ndihmë, përkundrazi, në veprimtari të tilla, komuniki i afërt shtrohet në një përvojë të gjërë dhe të thellë njerëzore për të nxjerrë në dukje diamantine e vlerës njerëzore. Dhe kjo gjë manifestohet nga një këmbëngulje e natyrshme për të njohur vetëhenë, siç thotë Naimi, për të mos i braktisur rrënjët e ngulur në kujtesë, per të mos ua lënë ato ngricës së harresës dhe indiferencës, por për t`i mbajtur gjallë përmes mesazheve që jep e sotmja, koha si kohë biologjike, historike po edhe si filozofi. Dhe ku ka më bukur, gjë më fisnike dhe më të lavdërueshme sesa të kujtosh atë brez njerëzish që u ra për pjesë të provonin rrethana të ekzistencës njerëzore që shkonin në zgrip ose në zhdukje?Kujtimi për ta nuk është vetëm një detyrim po më shumë se kaq.Është pikërisht ai çast apo ajo detyrë të mos i lëshë ato tradita të vdiren dhe humbasin, po të lulëzojnë e të marrin përmasa të reja permes së sotmes.Këtë e ka kuptuar Faslli Çekaj, kjo kuptohet dhe shprehet si një domethënie nga fjala e pjesëmarrësëve, të cilët janë të kursyer po të saktë në të shprehurit e tyre.

Këtu në Tropojë, çdo gur, shkrep, çdo plis apo tokë djerrë qoftë apo e punuar, flet për atë histori të madhe të ndeshjes shqiptare për të ruajtur ato vlera të mëdha të shekujve që nuk janë veçse vlerat e qëndresës përballë invazioneve të huaja, sllave qofshin apo vërshimeve të tjera deri tek vërshimi komunist. Kështu sa ndodhesh në një truall legjendesh që sikur i nanurit me valet e saj Valbona e kaltër, aq ndodhesh midis ca njerëzve të zakonshëm që dinë të respektojnë mikun deri në tepri.Dhe kjo është vërtetë e bukur, mbresëlënëse, ngacmuese për një kohë të gjatë.Si domethëse per këtë është edhe Antologjia me poetë të Malësisë së Gjakovës të cilën e shpërndajnë falas Lulëzim Logu dhe Muharrem Kurti, një libër bukur i mirë, me poetët më në zë të kësaj treve, një libër që ka ca kohë po e bën rrugëtimin mediatik në media dhe në informacionet gojore midis njerëzve.Shpërndarja e autografëve ku çdo poet gjen rastin dhe fatin për të takuar tjetrin ndodh në të tilla raste përmes një manifestimi të bukur që përvijohet në një thjeshtësi të mrekullueshme.Ndërsa e sheh kështu Sami Velçanin, poet nga Durrësi, apo Agim Bajramin me Gjon Neçajn dhe Sejdi Berishën, të bëhet të kuptosh se poetët janë dhuratësit më të çuditshëm në botë, sepse një libër për ta në shkëmbimin e vet merr gjegjës vetëm kthyerjen e një libri tjetër.Dhe pas çdo dhurate ka një premtim:do ta lexoj dhe një sinqeritet miku.Përurimi vazhdon, po tashmë në një drekë, pranë gatimit tradicional:bukës së misërt me djathë e shëllirë, pulësme çervish, , flisë, e ushqimeve të tjra bio.

Promovimi mbaroi si kohë zyrtare e planifikuar, po nuk ka mbaruar koha e tij, koha e shtjellimit të mendimeve dhe njohjeve më nga afër. Dhe si gjithnjë mbeten gjëra për t`u thënë, pse jo per t`u përsëritur dhe vënë në dukje, mbetën gjithnjë fjalë të pathënë që nga entuziazmi i mikpritjes dhe kominikimit humbasin dhe dalin kur ti nuk e di.Po fjala gjithnjë peshohet e nuk ka nevojë të vihet në pengesa, sepse këtu mund të recitohet, mund të bëhen përshëndetje me një gotë raki vendi pa hile, mund të thirren e të përcillen mesazhe, duke falenderuar gjithnjë Faslli Çekajn, njeriun kryesor, mikpritësi e shpenzuesi bujar për këta njerëz që e kanë nderuar.

Një natë në Bajram Curr, per mua ëshë e para, dhe për të njohur mbrëmjet e nje qyteti duhet të ndodhesh atë çast kur e shikon dhe ndjen si bie muzgu dhe ndizen dritat.Qytet e largta mbyllen herët në shtëpi dhe kjo është e bukur, rrugët zbrazen vetiu ndërsa drita ndriçojnë të trishtuar asfaltin pa hapa.Dhe ajo mbrëmje tek hotel Boshnjku nuk është si çdo mbrëmje. Duhet një çtendim nga ajo lodhje e bukur. Sërish pranë tvolinës dhe gotës së rakisë mdis një grupi miqsh pr ta ndjerë kohën si rreh e pluskon në thellësitë e saj jo vetëm përmes kujtimeve apo ballaqimeve krahasuese po edhe për të folur për përditshmërinë.Kthimi nga Bajram Curi për në Tiranë e mbart një befasim sido që ndjen një keqardhje që largohesh nga ato vende të bukura.Një qëndrim në Prizen nuk mund të anashkalohet dhe gjithnjë Faslli Çekaj nuk e prish një dëshirë, mjafton që ajo të perkrahet nga disa.

Kështu mbasi mbaron ky udhëtim, një udhtim sa turistik a edhe letrar i shkrirë në disa aspekte dhe i realizuar si një kredo impulsive e daljes nga rëndomtësia e përditshmërisë, një udhëtim i gjallësisë dhe e krenarisë, një udhëtim që kalohet përmes Kosovës në Tropojë, si në një rrugë të zkonshme të kombit, për të shkelur e jetësuar një ëndërr  reale, për të cilën luftuan dhe besuan sa e sa luftëtarë, po që nuk arritn ta preknin.

Një ndërta ishte edhe Ahmet  ÇEKAJ-Kuliçi, cili tashmë na flet nga romani i Shpend Topollajt dhe foli ato ditë nga kujdesi i të bijve, sidomos, Faslliut.Prandaj nderimi u përket atyre.Vetëm kështu rrënjët gjethërojnë…



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx