Udhëpërshkrim
Baki Ymeri: Zoti e bekon Kosovën në Bukuresht
E marte, 12.11.2013, 08:22 PM
Zoti e
bekon Kosovën edhe në Bukuresht
Nga Baki Ymeri
Thonë se
drejtësia vjen dalngadalë, por nuk vonohet. Qeveria rumune pas një viti e disa
ditëve, jo vetëm që do ta njohë Kosovën, por konform kërkesës sonë do të kërkojë
llogari nga joshiptarët që janë tallur me buxhetin e komunitetit të këtushëm
shqiptar duke ia hëngër hakun, dhe ajo ç’është më e keqja, duke anashkaluar çdo
manifestim kushtuar Kosovës.
7 nëntor 2013.
Organizuar nga Fundacioni Europian Titulescu, para një auditoriumi të përbërë nga
anëtarë të trupës diplomatike të akredituar në Bukuresht, ish ambasadorë,
profesorë, juristë, studentë, gazetarë, u përurua në Bukuresht libri i Dr. Islam
Lauka, “Kosova, rast universal apo sui generis”. Moderator i këtij manifestimi
të rëndësishëm ishte Prof. univ. dr. Adrian Nastase, ish kryeministër dhe
president i fundacionit respektiv. Raportorë: Oana Popescu, drejtore e Global
Focus Center, ambasadorë, si Vasile Simleanu, Ion Diaconu, Nitu Vasile, Leca
Vasile. Ishin prezentë: Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë
në Rumani, z. Sami Shiba, kryeveterani i komunitetit të këtushëm shqiptar, Dr. Xhelku
Maksuti, ish ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Gheorghe Micu, ish shefi i Zyrës
rumune në Kosovë, Gheorghe Bucura, shqiptarë dhe miq të Fondacionit Titulescu.
Ligjëruesja,
Oana Popescu, autore e parathënies së librit, theksoi përpos të tjerash se
Rumania të mos mbetet pas në vlerësimin e saj për Kosovën, duke kritikuar
kakofoninë që ka Rumania në politikën e jashtme për njohjen e Kosovës në nivelet
e larta, duke përshëndetur qëndrimet pozitive të Kryeministrit Ponta për
njohjen e pavarësisë së Kosovës pas një viti (2015), apo ato të Presidentit
Basescu për mosnjohjen e saj, kinse, sipas tij, për ruajtjen e interesave kombëtare
të Rumanisë.
Prof. Ion
Diaconu, në fjalën e tij, perveç të tjerave u perpoq nëpërmjet argumentimeve të
tij, të legjitimojë qëndrimin e deritanishëm të Rumanisë ndaj problemit të Kosovës.
Sipas tij, megjithatë,
Përkthyesi
i librit, z. Tiberius Puiu, ishkëshilltar qeveritar, i njohur si publicist për
qëndrimet proshqiptare, në fjalën e tij vuri në dukje se shumë nga qëndrimet
proserbe të Rumanisë bëjnë pjesë në një mit të rremë se, gjoja miqtë më të mëdhenj
të Rumanisë qenkan Deti i Zi dhe Serbia, duke shtuar se gjithçka që është dhënë
për Kosovën në shtyp për opinionin publik, ka ardhur nga Serbia. Zoti Puiu
kritikoi si të pavërteta teoritë se shqiptarët paskan migruar në trevat serbe,
duke dhënë argumente se shqiptarët ishin popullsia e tretë nën ish-Jugosllavi,
dhe se janë një popull autokton me një lashtësi bimilenare në ato treva.
Ish-Kryeministri
i Rumanisë, Adrian Nastase, në permbyllje të takimit, tha se me fjalë të tjera
se
Interesat nacionale të këtij vendi ndërlidhen me Europën e Amerikën, e jo me kriminelët e Millosheviqit që e mbushën Kosovën dhe Bosnjën me varreza masive. Nuk është e vërtetë gënjeshtra gjoja se në rastin e Kosovës qenka shkelur e drejta ndërkombëtare, siç trumbetojnë disa ish komunistë të këtij vendi. Zoti e bekon Kosovën edhe në Bukuresht. Themi ditë e madhe për Kosovën në Bukuresht, edhe pse këto ditë i ka organizuar për herë të parë Dr. Xhelku Maksuti (31 mars 1999), dhe autori i këtij shkrimi përmes një serë lansimesh publike me krijues nga Kosova, si dhe përmes organizimit të Tryezës së Miqësisë së Kosovës me Bukureshtin. (Fotoreporter: Nicolae Iordan-Constantinescu)