Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Ditën që të humba ty
E diele, 03.11.2013, 05:26 PM
DITËN QË TË
HUMBA TY
POEZI NGA
PËLLUMB GORICA
DITËN QË TË
HUMBA TY
Si çajkë klithte
dita në të sosur,
mjegull në
heshtjen e zgjatur,
shtrirë mbi
shpirtin e plagosur,
diku me
britmën e tromaksur.
Ç'ka kërkova,
iku largësish,
diku në një
cep të heshtjes harruar,
ti kurrë në
gjoksin tim më s’do të vish,
mugëtira
gjithësinë ta ka mbuluar.
HËNËS I
DHASHË NJË TË PUTHUR!
Kupës
qiellore hëna hidhka shkëlqim,
kaherë më
mbeti ajo mike,
mes yjesh
loz ngazëllim
dhe
kolovitet mes ëndrrash mistike.
E prita
mbrëmë në udhë e shteg,
por retë sytë
ia kishin zënë,
një erë e
lehtë frynte në breg...
e varkat
në një rresht ishin vënë.
Qiellit
pastaj u var hëna si një grua,
një heshtje
e bukur i ka rënë,
sonte ajo
vjen enkas për mua,
takim buzëdetit
me të kam lënë.
Në plazhin
e heshtur, ku rri një meduzë,
vala me
erën krijon një refren,
yjet e
qiellit më trokasin në muzë,
hënë, te
zemra ime ç'kërkon, gjen.
tek - tuk
yjet ndrijnë nëpër netë,
muza kaq
thellë më gërvisht
dhe ëndrrat
m’i djeg si kometë.
Oj, hënë e
bukur, veç ti më kupton
brengat në
rendje ditësh plot mall,
ëndrrat e
mia dëshira i shpon
e largësia
le të shporret në djall!
Hëna
veten lehtë-lehtë e lëmon,
sy më sy
ca yje po flasin,
largësia
në heshtje prej saj trishton,
ndaj duan
pak rreze të zhvatin.
Hënës i
dhashë një të puthur,
ndër
vetulla ngrita njërin sy,
një yll
mes nesh është këputur,
se takim
kisha lënë veç me ty!
DREJT
NJË RRUGE
Drejt një
rruge nisem pa mbarim,
në dritëhije
dëshirash ngushëllohem,
eci pa e
ditur në një botë pa kthim,
pengohem
e humbas në krahë hapësirash.
kjo jetë e
mbrapshtë m’u neverit,
përballë së
sotmes flas i ndrojtur,
përballë së
nesërmes ngre një mit.
MIKES
SIME POETE!
(Migena
Arllatit)
Bulevardi
me mjegull ende të pret,
por ti ke
zgjedhur, laureshë, tjetër për këngën.
Ç’mesazhe
i erdhën zemrës së shtrenjtë,
që ike
larg, o ëndërr?
JOSHJE U
DHËNTË BUZA E HUMNERË!
(Miqve të
rremë)
Kohën e
mbushin me furtuna fjalësh
të endin
gremina në horizontin gri,
si det
nopran tallazitur prej valësh,
në shpirtin
e zbrazur fshehin ligësi...
S’njohin
dashuri dhe urrejnë të tjerët
me doza
helmi në çdo fjalë,
shalojnë erën
duke mbajtur frerët,
si vemje
vrasin miqësinë ngadalë.
Ndonëse
si derrat lerosen në llum,
të shfaqen
qingja me shpirtin qelibar...
ata janë të
lig, më shumë
se ujku i
përrallës këmbëbardhë!
E pabesë
është miqësia me ju,
siç është
çdo çast buza e humnerës!
U tretshi
si reja në qiellin blu,
në ditën
e fundit të verës!