Udhëpërshkrim
Selman Etemi: 101 vjetori në Kiel të Gjermanisë
E merkure, 04.12.2013, 08:55 PM
Për nderë të 101 vjetorit të Pavarësisë dhe 28 Nëntorit Ditës së Flamurit, në Kiel të Gjermanisë u kremtua në mënyrë madhështore
“Nuk ka fe as s’ka parti që përçanë ket shqiptari”
Nga
Selman Etemi
Shoqata
kulturore shqiptaro - gjermane “Jetullah Islami” në
Hapjen e këtij manifestimi madhështor e bëri veprimtari i kësaj Shoqate, Fadil Jashari, i cili pasi që i uroj mirëseardhje të pranishmëve iu uroi Ditën e Flamurit, dhe, njëherit e ftoi referusin e vetëm në këtë tubim përkujtimor historianin Nue Oroshi, i cili njëherit është edhe nënkryetar i Shoqatës së Intelektualëve mbarëkombtar “Trojet e Arbrit”, si dhe Deputet i CDU-së në Asamblenë Komunale të qytetit Kiel. Zoti Oroshi pasi që përshendeti të pranishmit, u uroi Ditën e Flamurit, të cilët kishinë ardhur nga të gjitha anët e kësaj Republike. Më pas tha, se, sot do ti shfletoi disa kujtime te Baroneshes gjermane Marie Amelie von Godin, me rastin e shpalljes së Pavarësisë se Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Marie Amelie von Godin pati fatin që të ishte aty në Vlorë me 28 Nëntor 1912, kur edhe u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Madje në kujtimet e saj ajo sqaron shumë mirë, se si flamurin që e mbante Ekrem Bey Vlora ia kishte dhënë politikanëve shqiptarë, dhe ky flamur valoi me 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Në disa shënime të ndryshme që janë botuar në Gjermani thuhej, se Marie Amelie von Godin ka ndihmuar shumë edhe luftëtarët shqiptarë që luftonin kundër Përendorisë Osmane. Vlora një fole e vogël që mëzi ka 5000 banorë, brënda natës popullsia e saj është dyfishuar. Gjatë kësaj kohe Ekrem Bey Vlora katër javë para se të mbërrinte xhaxhai i tij, e udhëhiqte një grup ushtarësh për mbrojtjen e Labërisë për të mos ra nën pushtimet greke. Dhe, pas thirrjes për Pavarësinë e Shqipërisë ai vetë nuk ishte prezent -shkrun Amelie von Godin, e cila kishte disa javë që qëndronte si mysafire në shtëpinë e tij në Vlorë, e cila i kishte ndjekur ngjarjet me vëmendje dhe në mënyrë direkte nga syri i saj. “Dy ditë të tëra e kemi pritur mbërritjen e tij”, ka shkruar ajo në kujtimet e saj: “Për një Shqipëri të Pavarur, ka ardhur ai natën kur të gjithë flinin. Mëngjesin tjetër, me 28 Nëntor, unë nuk do ta harroj. Unë jam quar normal në mëngjes, kur një burrë më thërret me zë nga koridori: Aty e takoj Hudei Effendi nga Vlora. I cili më tha, e dijmë zonja Baroneshë, që Ekrem Bey e ka një flamur Shqiptar, ma jepni mua ju lutem, që ai flamur sonte do të valoj, dhe ne do të jemi të pavarur, ku do ta shpallim Pavarësinë e Shqipërisë. Unë e solla flamurin, flamurin e parë shqiptar që Ekrem Bey Vlora që prej tetë vitesh, edhe gjatë udhëtimeve që bënte nëpër Shqipëri e mbante afër vetes, përsëri në një kohë kur kjo ishte rrebtesisht e ndaluar mbajtja e flamurit, si dhe përdorimi i gjuhës shqipe, ku kjo përbënte rrezik për t’u burgosur ose internuar”.
Dhe, më pas vazhdonte ajo: “Në atë ditë unë kam qenë e mbushur me plotë gëzim, sepse isha e bindur që Ismail Qemal Beu këtë hap nuk e ka marrë pa e ditur dhe peshuar mirë humbjen e Turqisë nga Evropa, që në bazë të përshkrimeve të mia del, se ky burrë nuk ka mundur atë ta bëj vetëm për çështje avantureske, që ta shkatërroi vendin e tij, por kjo gjë të prodhoi diçka të mirë për Shqipërinë.
Në të njëjtën ditë në hyrjen e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës flamuri shqiptar vërtet valonte. Në ballkon ku dritaret ishin të hapura kanë qenë Ismail Qemali, Dom Nikollë Kaqorri së bashku me deputetët e Shqipërisë që kanë ardhur së bashku me ta, Avdi dhe Murat Bey Toptani, Sali Efendi Gjuka, Mithat Bey Frashëri, dhe shumë të tjerë
Në kopsht kanë qenë krye për krye shqiptarët që ishin mbledhur, ku në mes të Toskëve aty ishin edhe Gegët më plisat e tyre tradicionalë, që rrinin aty të qetë. Të gjithë plisbardhët aty mbanin armët në krahë. Kur flamuri u ngrit aty, ishin të lumtura edhe gratë që ishin brënda. Një burrë i vjetër afër derës së shtëpisë më ka thirurr me një zë të lartë dhe të plotë, "Pasiqë unë këtë ditë e pashë, unë dua që tani të vdes". Sepse kjo ngjarje e cila ndodhi vetëm para disa qastesh është paguar shumë shtrejt me gjakun e shumë gjeneratave, dhe ka pasur shumë viktima. Kur flamuri valonte, të gjithë së bashku e kanë kënduar këngën, Për mëmëdheun, dhe për Flamurin shqiptar, dhe më pas kanë folur më radhë Ismail Qemali, Dom Nikollë Kaqorri dhe Murat Bey Toptani.
Më pas zoti Oroshi tha, dëshiroj që ti them disa fjalë për aktivitetin e vitit 2013 të shoqatës “Jetullah Islami”. Aktivitetin e filluam kët vit më një përkujtim madhështor të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Kjo shoqatë për herë të parë në selinë e Shoqatës së shkrimtarëve gjermanë të Shlesvig Holshtajnit bëri prezentimin e tre shkrimtarëve shqiptarë para opinionit gjerman, ku dhe u prezantuan veprat e Ismail Kadares, Martin Camajt e Ali Podrimës. Tubimi i tretë u organizua në shenjë falënderimi për zgjedhjen e dy shqiptarëve në organet Komunale të Qytetit të Kielit, ndërsa prezantimi i filmit më të ri të kësaj Shoqate “Herkunftsland Kosova” ishte një befasi për opinionin gjerman, sepse është filmi i vetëm unikal i shqiptarëve në Gjermani, e, ku prezentohen pesë intelektualë shqiptarë në Gjermani me arritjet e tyre në jetën shoqërore në lëmi të ndryshme në këtë shtet. Dhe kjo Shoqatë sot po e përmbyllë në mënyrë madhështore vitin 2013 me kremtimin e 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 28 Nëntorin Diten e Flamurit kombëtar. Më pas zoti Oroshi tha, se kur tani e nëntë vite më parë me mikun tim Avni Bilallin kishim vendosur që të themelojmë këtë Shoqatë, si moto e kishim oreganizimin e shqiptarëve pa dallime krahine, feje apo ideje, me çrast i ftoi këngëtarët që ky tubim të filloi me këngën “Pse jem toskë e pse jem gegë, jem një lis por me dy degë, nuk ka fe as s’ka parti, që përçanë ket shqiptari”. Në vazhdim këngëtarët e mirënjohur Fadil Jashari e Bekim Berisha, e, nën përcjelljën e mjeshtrit të madh të muzikës Fehmi Bahtiri, argëtuan qindra pjesëmarrës deri në oret e mesnanatës.