E premte, 02.05.2025, 02:53 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Gani Qarri: Tubim shembullor dhe përurime

E diele, 08.12.2013, 05:56 PM


Tubim shembullor dhe përurime festive

Nga Gani Qarri

Në shenjë nderimi me rastin e 28 nëntorit,ditës së Flamurit kombëtar dhe 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nga Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, më 24 Nëntor 2013, në Langendorf të Solothurnit, në pranin e një numri të madh pjesëmarrësish u organizua një manifestim shembullor festiv.

Në këtë tubim të mirë-organizuar u përuruan edhe veprat e disa  autorëve të pranishëm, si nga autorja Luljeta Selimi, libri tanimë i njohur, në vend dhe jashtë tij, me titull "Rrëfime tronditëse", Lebit Murtishi, Poezi dhe dy monodrama; si dhe librat e autorit të këtyre rreshtave "Mallkim shekujsh"-poezi, "Krijuesit e Historisë" dhe "Vrasje Idealesh"në prozë, shitjen e të cilave ia dedikoi Shoqatës Humanitare, "Jeta në Kastriot" nën udhëheqjen e zonjës Luljeta Selimi.

Përveç pjesëmarrjes së mërgimtarëve nga të gjitha anët e Zvicrës,mysafire speciale e këtij manifestimi, nga Kosova, kësaj radhe ishte autorja e librit "Rrëfime tronditëse" zonja Selimi,bashkëpunëtorja e nderuar e Albsuisse- zonja Saranda Ademi, kurse nga Gjermania z. Sheradin Berisha,si dhe përfaqësues të ambasadës së Kosovës me seli në Bernë, publicist e dashamir të artit dhe valltare e solist të dalluar në mërgim.

Manifestimi u hap me ekzekutimin e Himnit Kombëtar,pas të cilit përshëndetjen e mysafirëve me një fjalë rasti e udhëhoqi Kryetari i Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, z.Abas Fejzullahi, kurse për veprimtarinë dhe aktivitetet e Bashkësisë sonë (BISHZ) foli Dr.Sci. Ahmet Xhigoli.

Një nderim i veçantë iu bë mysafires nga Kosova, zonjës Luljeta Selimi,me ç `rast, përveç solidarizimit me aktivitetin humanitar që ajo udhëheqë, u përgatitën edhe disa vështrime për librin e saj, i cili u përurua dy herë- brenda dy ditësh,si më 24 nëntor në Langendorf afër Soloturnit dhe më 25 nëntor në lokalet e Bibliotekës Shqiptare në Cyrih.

Tubimi përveç fjalimeve,pjesëve letraro-publicistike, pyetjeve e përgjigjeve dhe diskutimeve, u shoqërua edhe me këngë e valle të zgjedhura si dhe u përshëndet nga zëvendës-ambasadori i Kosovës në Zvicër z. M. Xhemajli, i cili kishte ardhur enkas nga Berna për nderimin e tij.

Përveç aktiviteteve përuruese, Bashkimi i Intelektualve Shqiptar në Zvicër, përkatësisht Kryetari, z.Abas Fejzullahi, ndau edhe disa mirnjohje për aktivistët e dalluar,në këtë manifestim shembullor, për të vijuar me pika të zgjedhura muzikore,njohjes në mes të mysafirëve dhe bisedave shoqërore.Për fund ishte përgatitur edhe një darkë solemne me ushqime tradicionale shqiptare,të cilat i kënaqën të pranishmit e shumtë në këtë tubim.

Ndaj të gjithë pjesëmarrësit ishin të mendimit se me gjithë punën e madhe dhe angazhimet e shumta që ato kërkojnë,tubime të tilla me frymë kombëtare, duhet të mbahen më shpesh, kudo në mërgim. Për organizime si këto,dhe punën e palodhshme që vazhdimisht bëjnë, në kuadër të Bashkimit të Intelektualve Shqiptar,në mënyrë të veçantë duhet falënderuar Kryetarin z. Abas Fejzullahi si dhe z. Dr.sci.Ahmet Xhigoli, aktivist këta të palodhur dhe shumëvjeqar të këtij Bashkimi.

Një organizim i tillë shembullor, do të mbahet mend gjatë, si për programin e zgjedhur ashtu edhe për mbarëvajtjen e e mrekullueshme të tij. Ndaj urojmë që tubime si këto, të përsëriten më shpesh dhe të kalojnë në atmosferë sa më festive, edhe në të ardhmen nga të gjithë mërgimtarët të cilët vërtetë me trup dhe punë, gjenden në vende të huaja, por me shpirt e zemër, mbeten përherë në atdheun e tyre të shtrenjtë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx