E enjte, 01.05.2025, 11:24 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Lekë Mrijaj: Meshë për Dr. Ibrahim Rugovën

E enjte, 23.01.2014, 08:59 PM


Meshë në lavd e nder ZOTIT ne 8 vjetorin e kalimit në amshim të Presidentit Historik te Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës

Nga: Lekë Mrijaj

Një meshë në lavd e nder ne 8 vjetorit e kalimit në amshim të Presidentit Historik te Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës është mbajtur sot 21.01.2014 ne ora 16.00 ,ne Kishën Katolike Shqiptare “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRÊ” në Klinë.

Ceremonia e meshës është udhëhequr nga Famullitari i Kishës Shqiptare “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRÊ” Don.Lenc Sopi i cili gjatë predikimit elaboroj te kaluaren e lavdishme te presidentit legjendar Dr.Rugovës dhe sfidat të cilën e percollën presidentin historik Dr.Rugovën dhe popullin e tij gjatë atij sundimit totalitar okupues serbian i cili edhe falë tij mjeshtrisht - mençurishtë dhe ndihmës se miqëve nderkombëtar , deshmorve te atdheut sot vëndi ynë jetëson lirinë demokracinë dhe pavarsinë e një shteti modern njiherit në shpresë se shumë shpejtë pra në ndjekje te filozofisë se Dr.Rugovës vëndi ynë – Republika e Kosovës do të integrohët ne strukturat euroatlantike moderne botërore.

Mesha lutjet … kushtuar presidentit historik ishte tamam meshë tipike tradicionale Shqiptare për të ndjerin Dr.Rugovën ,sakrificën heroike,legjendare që e beri Dr.Rugova si pasardhës i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe Rilindasve Kombëtar i percaktuar ne vlerat integruese civilizuese euroatlantike për jetësimin e Lirisë,Demokracisë dhe Pavarsisë së Shtetit te Republikës se Kosovës .

Ne ceromoninë e kesaj meshe morën pjesë edhe besmtarët e famullisë së Kishës “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRÊ” të Klinës ne lutje për lavd e nder kushtuar presidentit historik Dr.Rugovës.

ZOTI E BEKOFTË ARKIKTEKTIN E PAVARSISË SE KOSOVËS

I PERJETSHEM QOFTË KUJTIMI I TIJ – PUSHOFTË NË PAQE – LAVDI!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx