E premte, 02.05.2025, 02:32 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Plisi i bardhë dhuratë për kryetarin

E hene, 09.12.2013, 08:00 PM


Shoqata “17” shkurti nga Badeni festoj festen e flamurit

Plisi i bardhë dhuratë për kryetarin e të rinjve nga Badeni!

Nga Ramiz Selimi

Një mbrëmje të paharruar për mërgimtarët shqiptarë kishte përgatitur shoqata “17 Shkurti” e udhëhequr nga kryetari i z. Tair Turkaj dhe nënkryetari z. Agim Gashi së bashku me anëtarët e tjerë të kryesisë. Në Austri shumica e shoqatave aktive kanë përfunduar festimet për nderë të 101 vjetorit të pavarësisë së  Shqipërisë. Kishte një interesim të jashtëzakonshëm kudo në shoqatat dhe organizatat shqiptare në mbarë Austrinë, për të shënuar këtë ditë. Përvjetori i pavarësisë apo dita e flamurit edhe këtë vit po shënohet  me promovime librash, çelje ekspozitash me fjalime më të theksuara patriotike të udhëheqësve të shoqatave dhe grupimeve politike si një festë që i bashkon të gjithë shqiptarët nga të gjitha krahinat në Ballkan. Edhe Shoqata Kulturore “17 Shkurti” nga Badeni, organizoj një Manifestim të mrekullueshëm, festen e shqiptare 28 nëntorin ditën e pavarësisë.

Konzulli Ymer Lladrovci,  Ministri Ibrahim Makolli dhe Kryetari AK Kreshnik Spahiu

Mysafirë ishin përfaqësues të politikës, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria, pastaj stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në Austri. Ministri i Diasporës Z. Ibrahim Makolli. Nga Ambasada e Republikës së Kosovës prezent ishin  Konsulli Imer Lladrovci, me bashkëshorten dhe anëtarë tjerë të stafit. Nga Shqipëria enkas për këtë Manifestim kishte ardhur kryetari i Aleancës Kuq e Zi zoti Kreshnik Spahiu. Prof. Rexhep Abazi nga Medvegja e Kosovës Lindore. Nga vendorët aty ishte Kryetari i Komunës së Badenit z. Kurt Staska, znj.Helga Krismer, zv. kryetare e Komunës së Badenit. Ekipi televiziv RTK diaspora incizoj Manifestimin.

Agim Gashi, Kurt Skala, Ministri Ibrahim Makolli, Dr. Helga Krisma dhe Peter Ramberger

Z.Tahir Turkaj, kryetar i Shoqatës “17 Shkurti” me kryesinë e shoqatës dhe grupin muzikor që dirigjohet nga ai, një grup me këngëtarë dhe valltarë të përgatitur mirë,  si dhe grupi i fëmijëve , krijuan një mbrëmje të pa harruar për mërgimtarët shqiptarë. Mysafirët e këtij Manifestimi kishin ardhur nga shumë qytete të Austrisë Vjena , Linz-i, Graz-i por edhe me larg, që të festojnë.

Moderatorja,  znjsh. Kaltrina Durmishi udhëhoqi programin. Pas himnit kombëtar, në emër të organizatorit përshëndeti z.Tahir Turkaj, kryetar i shoqatës përshëndeti dhe falënderoj pjesëmarrësit, duke filluar nga mysafiret prominent, e deri të kryetarët e shoqatave. Ai tha:” Kam nderin që në emër të  kryesisë së Shoqatës, të falënderoj për pjesëmarrje të gjithë mysafirët e kësaj mbrëmje,  duke ju uruar festen të pranishmëve. Dëshiroj që të falënderoj të gjithë donatorët, të cilët vazhduan kontributin e tyre në shoqatën tonë , të cilët na mundësuan të ndjehemi më të fortë, dhe dua t’ju them se shoqata gjithmonë i ka dyert e hapura për të gjithë ata që duan të punojnë dhe të çojnë përpara misionin tonë. Faleminderit të gjithë donatorëve që po e bëjnë të mundur mbajtjen e këtyre manifestimeve “

Kryetari i shoqatës “17 Shkurti” Tahir Turkaj me grupin muzikor

Fjala përshëndetëse e z. Makolli, Ministër i Diasporës në qeverinë e Kosovës  ishte: "Të nderuar anëtarë të shoqatës “17 Shkurti”, i nderuari kryetar z.Tahir Turkaj, të nderuar bashkatdhetar nga të gjitha trevat shqiptare, i nderuar z. Kurt Skala, të nderur udhëheqës të Badenit, ju falënderoj që na keni nderuar me pjesëmarrjen tuaj në festën tonë të madhe. Më 28 nëntor, para më shumë se një shekulli, burrat më të ndritur të kombit tonë e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kjo datë na i kujton shumë ngjarje historike. Sot, kur e festojmë Ditën e Flamurit, i kujtojmë me krenari ata që u flijuan për lirinë e popullit shqiptar, ata që sakrifikuan që fëmijët tanë të rriten të lumtur e në paqe. Kjo na obligon të punojmë me përkushtim më të madh që ta zhvillojmë e ta përparojmë vendin, t’i kultivojmë vlerat tona kombëtare. Këtë datë u shpallë pavarësia e Shqipërisë në Vlorë, lindi komandanti legjendar Adem Jashari, u paraqit në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Urime 101 vjetori i Pavarësisë!”

Ministri i Diasporës z Ibrahim Makolli

Gjatë tubimit Kryetari i Aleancës Kuq e zi z. Kreshnik Spahiu mbajti një fjalim mjaft emocional  dhe me tone kombëtare, e që u përcoll me duartrokitje të gjata nga bashkëkombësit e pranishëm. Ai pos tjerash tha se:“Dita e flamurit na bashkon të gjithëve si respekt ndaj Rilindësve të vërtetë duke filluar nga Ismail Qemali e deri tek Adem Jashari të cilët luftuan dhe lanë veprën e tyre për një Shqipëri të Bashkuar. Në nderim të tyre ne u bëjmë thirrje qeveritarëve të Tiranës, Prishtinës dhe Shkuptit se Kosova , Ilirida, Presheva dhe Çamëria janë troje shqiptare. Ai  kërkoj që qeveritë nga Tirana e Prishtina  të punojnë,  që 10 milion shqiptarë të pajisen me pasaportë shqiptare, sepse jemi një komb dhe meritojmë një pasaportë si dhe duhet të votojmë së bashku për ata që na qeverisin”

Prof. Rexhep Abazi  dhe Peter Ramberger

Miqtë austriak uruan shqiptarët për festen e tyre dhe treguan për marrëdhëniet e mira mes popujve dhe shteteve tona. Ata thanë se për festat e tyre kombëtare është e vështirë të mobilizosh një numër kaq të madh qytetarësh. Ndihen të lumtur që komuniteti ynë po kontribuon në të gjitha sferat e shtetit austriak.

Profesori nga Kosova Lindore Rexhep Abazi i dhuroj kryetarit të rinjve nga Partia Popullore  Baden, në shenjë mirënjohje një plis të bardhë, te cilin miku austriak e mbajti gjithë kohën.

Çun Lajqi me recitimin e tij prej artisti, ndezi atmosferën në sallë, për ti lënë radhën këngëtarëve Afërdita Demaku, Hamdi Hyseni dhe Grupi muzikor 17 Shkurti për të përfunduar ky eveniment . Një mbrëmje e organizuar mirë nga organizatorët, të cilët dita-ditës po tregojnë një pjekuri në mirë organizim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx