E enjte, 01.05.2025, 10:51 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Asllan Dibrani: U festuan Kërshëndellat në Gjermani

E marte, 31.12.2013, 06:00 PM


U festuan Kërshëndellat nga shqiptarët në Gjermani!

Nga Asllan Dibrani

Krishtlindja është njëra ndër dy festat më të mëdha të krishterimit.  Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit.  Pas Pashkëve,  Krishtlindja është festa më e rëndësishme për të krishterët.  Traditat shqiptare e kërshëndellave janë pjesë e traditës shqiptare.  Para Krishtlindjeve,  kohën e përgatitjes,  e cila merr rreth një muaj nga fillimi është  me  aktivitete të larmishme.  Fëmijët janë veçanërisht  të kënaqur. Nuk mungojnë dekorimet  edhe zbukurimin e  bredhave,  pemëve dhe  oborret  me sinjalizimin e shumë dritave,    simbolizojnë dashurinë,   begatinë dhe  harmoninë  në familjet  e tyre.  Dekorimet   e kërshëndellave  tek shqiptarët, nisin me rastin e  ringjalljes së Krishtit dhe vazhdojnë  edhe me vitin e ri  që "Baba Bimërit" ai që ju sjell  dhuratat dhe gëzimet  e shumta sidomos të  mosha fëmijërore.  Pragu  i  Krishtlindjeve është e pasur me tradita të ndryshme,  të tilla si futja e kashtë në shtëpi, pasurimin e  tavolinave me ushqime  nga të gjitha llojet,  organizim pushimesh dhe  vizita të njeri tjetri,  ujdisje,  përgatitjen e ushqimit të Krishtlindjeve në mesin e mesnatës.  Krishtlindjeve është dita kur shumë gëzim,  shpresë dhe pasion  i japin njëri tjetrit   me fjalët "Gëzuar festën e lindjes se  Jezusit.  Një festë me familjen,  dhe të nesërmen  vazhdon   duke i vizituar të afërmit,  miqtë dhe fqinjët.

Në tryezat e  krishtlindjeve  shqiptarët   i vendosin   shumë qirinj  dhe  drita ndriçimi tradicionale  duke  pasuruar më programe  të ndryshme   artistike  dhe programe të zgjedhura me kujdes të muzikës,  me atmosferë festive.

Këto  festa  mbahën  me shumë energji dhe  fishekzjarre spektakolare me shfaqje  gëzimi,  hareje  dhe lumturie  në familje.  Këto festa  tradicionale pothuajse  janë identike në kombin shqiptar   në Shqipëri  në Kosove dhe  tjerat vende ku banojnë  besimtarët  e krishterë shqiptarë.  Manifestimet  e  krishtlindjeve   tek shqiptaret,   nuk kanë ndonjë ndryshim në aspektin e kulturës  nga  familjet e shteteve  të Evropës.

Një takim i ngjashëm u mbaje edhe  ne Shtutgard,   qe në mesin e  natës 24-25    dhjetor i gjeti shqiptarët të  grumbulluar  mbi 1000 veta,     një  Kishë të Shtutgardit. Një çerek para orës 24,  pothuajse pjesa dërmuese   i nxëni  karriget,   e mbi gjysma mbet  edhe  në këmbë,  po edhe  përjashta ambientit,   që nuk pati vend për të gjithë.

Salla e madhe e Kishës ishte e zbukuruar në mënyrën më të mirë të mundshme për Meshën e Krishtlindjes që pritej të mbahej në ora 20:30,  që kishin ardhur të organizuar mirë me familjet e tyre.  Të rinj,  të moshuar,  gra,  fëmijë të vegjël të gjithë ishin aty dhe kishin zgjedhur rrobat më të mira për këtë festë.

-Në këtë ambient të këndshëm e komod u takuan shqiptarë e të  dy konfeksioneve  pos ati katolik pati shumë edhe të besimit  islam qe  erdhën në takim,  ju dhuruan urimet  bashëkombasve të vet katolik për festën e krishtlindjeve.  Të gjithë njerëzit dukeshin të gëzuar,  e me një dashamirësi që i karakterizonte në mënyrën,  se si të përshëndesnin edhe gjatë bisedës.  Fytyrat e tyre tregonin  ma se miri një  bagazh të pasur të kulturës  që u krahasonin me popujt e familjes së shteteve të Evropës.  Festa e  Krishtlindjeve në këtë  mbrëmje,  sikur i bënin  më humanë,  më të dashur e më të sjellshëm  këta njerëz qe  komunikonin vetëm shqip.

Në Kishë mbretëruan  lutjet,  këngët,  recitimet dhe thëniet biblike në gjuhën shqipe të organizuar  nga At Marian Lorenci.  Me gjithë atë numër të madh të besimtarëve shqiptarë të fesë katolike,  gjithçka rrodhi  në mënyrë të organizuar.  Në tubim  u shfaq edhe një dramë e përgatitur nga  "Kori artistik  i  nxënësve    shkollës " së "Misionit Katolik në Shtutgard"Meshën për Krishtlindje e udhëhoqi  At Marian Lorenci,  që iu drejtua besimtarëve,  me lutje dhe thënie biblike,  po edhe atdhetare.

Ai tha se kishat kudo në botë sot janë të mbushura me besimtarë,  duke festuar lindjen e Krishtit, “Anembanë rruzullit tokësor,  sot janë kishat të mbushura me besimtarë duke u lutur për Krishtin"edhe ne shtetin amë në Shqipëri Kosovë dhe në Diasporë.  Krishti është ai i cili e ndau kohën në dysh,  në kohën para Krishtit dhe atë pas Krishtit,  pra me lindjen e Krishtit,  lindi edhe dashuria,  paqja dhe lumturia”.

Gjatë  ceremonisë se Meshës  At. Marian Lorenci  i përshëndeti të gjithë të pranishmit  në sale me   theks të veçantë    me fjalë falënderimi  uroj priftin  gjerman Rolf Hemker  nga Emmendingeni  afër Freiburgut,  që edhe e ndihmoj  gjatë ceremonisë së Meshës,  Tahir Shabanin  aktivist dhe përfaqësues i shoqatës "Yjet e Kososvës" Ambroz Radin aktivist, Asllan  Dibranin   veprimtare dhe gazetar  nga Lidhja  shkrimtarëve  në Gjermani,  ish ambasadorin e parë te Republikës së Kosovës në  Gjermani Vilson Mirditën,  korin artistik që  në forma artistike    u paraqitën në skenë.

Në fund të meshës ai u lut dhe uroi të gjithë  të pranishmit,   po edhe të gjithë shqiptarët  kudoqofshin,  për krishtlindje. “Në emër të stafit,  të motrave dhe gjithë atyre që u angazhuan për këtë festë,  për shumë mot,  gëzuar festën tonë më të rëndësishme Krishtlindjen” tha meshtari At Marian Lorenci.  Kisha katolike në Shtutgard,   para pak dite organizoj edhe një mbrëmje   familjare në Göppingen,  qe krijuan një atmosferë festive të madhe  kushtuar,  kërshëndellave  me çka  edhe në atë tubim   numër i madh shqiptarësh të besimit katolik të shoqëruar  me të besimit islam morri pjesë pa dallim  qe  u kënaqen    në atë mbrëmje që   ndoshta nuk mund ta harrojnë të pranishmit   për shumë kohë. Në atë tubim festiv  në bashkëoranizim ishte edhe  shoqata "Nënë Tereza  e Göppingenit" dhe "Qendra Kulturore e Shtutgardit". Zoti Vitor Spaci   u prononcua me  një entuziazëm dhe vullnet të mirë që ti bashkoj   të gjithë   shqiptarët   në takime të tilla,   gjë qe kënaqëm kur ti shoh të bashkuar   në këto ceremoni  të krishtlindjeve apo edhe     festen  e Bajramit qe është gëzim  i përbashkët. Në takimin  e Göppingenit  fjalë te mira  dhe me një   harmoni  festive tha edhe  Jahja Gashi qe i numëroj me dhjetëra familje si pjesëmarrës në këtë takim   festiv.  Thekson se jam me familje  gruan fëmijët shokët tanë  dhe  njerëzit  e kulturës se kësaj treve.   ku njëzetit ju uroj te gjithëve të  krishterëve    kërshëndellat. Zoti Vilson Mirdita   uroj dhe pershendeti te gjithe bashkeatdhetaret q enuk kane mundur te marrin pjese ne Kosove apo Shqiperi. ''Kjo feste ka vlera te ste gjithe familjet i afron afer njeri tjetrit  dhe  sjell   lumturi dhe   gëzime për vitin e ri. Mikel Spaqi që kishte ardhur nga Kosova   ishte tejet i lumtur që e kishte hasur një organizim të tillë nga e cila  na u përgjigje  se ju përgëzoj për pjesëmarrjen tuaj  dhe  ju uroj,  krishtlindjet të gjithë  shqiptarëve më  besim katolik,  po edhe atyre   mysliman qe asnjë festë nuk e   mbajmë pa njeri tjetrin.  I falënderoj të gjithë organizatorët që   i bashkuan kaq njerëz  në këtë mbrëmje   të madhe.  Opinionet e veta i dhanë edhe Nue Leka një veprimtare   në aktivitete të ndryshme  kulturore  dhe  si zyrtar në organet  gjermane.  Foli për vlerat e kërshëndellave si komunitet nga e cila bëri thirrje për unitet dhe  një vullnet të mire në raport  me konfeksionet shqiptare.  Për ekstremitet që janë aktualizuar në kohën e fundit theksoj se janë   gjëra që e zbehin    agjendën tonë,    kur jemi në fokusimin e kthimit të së drejtës sonë kombëtare  që e  kemi humbur  në hap me popujt tjerë  të përbuzur të coptuar dhe të  ndarë në disa shtete ballkanike.  Ato forca nuk kanë të përbashkët as gjë me vëllezërit tanë   të besimit islam  dhe pikërisht mund ti quajmë si  qëllim këqija të imponuara  nga qarqe të ndryshme  për  humbjen e  përqendrimit tonë  kombëtar drejt bashkimit në një shtet   të shqiptar. Edhe  zoti Tahir  Shabani theksoj se  kam udhëtuar  nga Emmendingeni afër 200 km,  të jemi  bashkë me vëllezërit tanë për kërshëndella  ku shfrytëzoj rastin  me i uruar   të gjithë besimtaret   katolik kudo që janë. Po ashtu  fjalë  miradije kanë dhënë  edhe shumë qytetar tjerë,  po edhe  prifti gjerman i cili u mahnit me një  organizim të nivelit    kulturor gjatë këtij manifestim të kërshëndellave.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx