| E marte, 31.12.2013, 05:00 PM |
U
festuan Kërshëndellat nga shqiptarët në Gjermani!
Nga Asllan Dibrani
Krishtlindja është njëra ndër dy festat më të mëdha të krishterimit. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit. Pas Pashkëve, Krishtlindja është festa më e rëndësishme për të krishterët. Traditat shqiptare e kërshëndellave janë pjesë e traditës shqiptare. Para Krishtlindjeve, kohën e përgatitjes, e cila merr rreth një muaj nga fillimi është me aktivitete të larmishme. Fëmijët janë veçanërisht të kënaqur. Nuk mungojnë dekorimet edhe zbukurimin e bredhave, pemëve dhe oborret me sinjalizimin e shumë dritave, që simbolizojnë dashurinë, begatinë dhe harmoninë në familjet e tyre. Dekorimet e kërshëndellave tek shqiptarët, nisin me rastin e ringjalljes së Krishtit dhe vazhdojnë edhe me vitin e ri që "Baba Bimërit" ai që ju sjell dhuratat dhe gëzimet e shumta sidomos të mosha fëmijërore. Pragu i Krishtlindjeve është e pasur me tradita të ndryshme, të tilla si futja e kashtë në shtëpi, pasurimin e tavolinave me ushqime nga të gjitha llojet, organizim pushimesh dhe vizita të njeri tjetri, ujdisje, përgatitjen e ushqimit të Krishtlindjeve në mesin e mesnatës. Krishtlindjeve është dita kur shumë gëzim, shpresë dhe pasion i japin njëri tjetrit me fjalët "Gëzuar festën e lindjes se Jezusit. Një festë me familjen, dhe të nesërmen vazhdon duke i vizituar të afërmit, miqtë dhe fqinjët.
Në tryezat e krishtlindjeve shqiptarët i vendosin shumë qirinj dhe drita ndriçimi tradicionale duke pasuruar më programe të ndryshme artistike dhe programe të zgjedhura me kujdes të muzikës, me atmosferë festive.
Këto  festa 
mbahën  me shumë energji dhe  fishekzjarre spektakolare me 
shfaqje  gëzimi,  hareje 
dhe lumturie  në familje.  Këto festa 
tradicionale pothuajse  janë identike
në kombin shqiptar   në Shqipëri  në Kosove dhe 
tjerat vende ku banojnë  besimtarët  e krishterë shqiptarë.  Manifestimet 
e  krishtlindjeve   tek shqiptaret,   nuk kanë ndonjë ndryshim në aspektin e kulturës  nga 
familjet e shteteve  të Evropës. 
Një takim i ngjashëm u mbaje edhe ne Shtutgard, qe në mesin e natës 24-25 dhjetor i gjeti shqiptarët të grumbulluar mbi 1000 veta, në një Kishë të Shtutgardit. Një çerek para orës 24, pothuajse pjesa dërmuese i nxëni karriget, e mbi gjysma mbet edhe në këmbë, po edhe përjashta ambientit, që nuk pati vend për të gjithë.
Salla e
madhe e Kishës ishte e zbukuruar në mënyrën më të mirë të mundshme për Meshën e
Krishtlindjes që pritej të mbahej në ora 
-Në këtë ambient të këndshëm e komod u takuan shqiptarë e të dy konfeksioneve pos ati katolik pati shumë edhe të besimit islam qe erdhën në takim, ju dhuruan urimet bashëkombasve të vet katolik për festën e krishtlindjeve. Të gjithë njerëzit dukeshin të gëzuar, e me një dashamirësi që i karakterizonte në mënyrën, se si të përshëndesnin edhe gjatë bisedës. Fytyrat e tyre tregonin ma se miri një bagazh të pasur të kulturës që u krahasonin me popujt e familjes së shteteve të Evropës. Festa e Krishtlindjeve në këtë mbrëmje, sikur i bënin më humanë, më të dashur e më të sjellshëm këta njerëz qe komunikonin vetëm shqip.
Në Kishë mbretëruan lutjet, këngët, recitimet dhe thëniet biblike në gjuhën shqipe të organizuar nga At Marian Lorenci. Me gjithë atë numër të madh të besimtarëve shqiptarë të fesë katolike, gjithçka rrodhi në mënyrë të organizuar. Në tubim u shfaq edhe një dramë e përgatitur nga "Kori artistik i nxënësve të shkollës " së "Misionit Katolik në Shtutgard"Meshën për Krishtlindje e udhëhoqi At Marian Lorenci, që iu drejtua besimtarëve, me lutje dhe thënie biblike, po edhe atdhetare.
Ai tha se kishat kudo në botë sot janë të mbushura me besimtarë, duke festuar lindjen e Krishtit, “Anembanë rruzullit tokësor, sot janë kishat të mbushura me besimtarë duke u lutur për Krishtin"edhe ne shtetin amë në Shqipëri Kosovë dhe në Diasporë. Krishti është ai i cili e ndau kohën në dysh, në kohën para Krishtit dhe atë pas Krishtit, pra me lindjen e Krishtit, lindi edhe dashuria, paqja dhe lumturia”.
Gjatë  ceremonisë se Meshës  At. Marian Lorenci  i përshëndeti të gjithë të pranishmit  në sale me   theks të veçantë    me fjalë falënderimi  uroj priftin 
gjerman Rolf Hemker  nga
Emmendingeni  afër Freiburgut,  që edhe e ndihmoj  gjatë ceremonisë së Meshës,  Tahir Shabanin 
aktivist dhe përfaqësues i shoqatës "Yjet e Kososvës" Ambroz
Radin aktivist, Asllan  Dibranin   veprimtare dhe gazetar  nga Lidhja 
shkrimtarëve  në Gjermani,  ish ambasadorin e parë te Republikës së Kosovës
në  Gjermani Vilson Mirditën,  korin artistik që  në forma artistike    u paraqitën në skenë. 
Në fund të
meshës ai u lut dhe uroi të gjithë  të pranishmit,
  po edhe të gjithë shqiptarët  kudoqofshin,  për krishtlindje. “Në emër të stafit,  të motrave dhe gjithë atyre që u angazhuan për
këtë festë,  për shumë mot,  gëzuar festën tonë më të rëndësishme
Krishtlindjen” tha meshtari At Marian Lorenci.  Kisha katolike në Shtutgard,   para pak dite organizoj edhe një mbrëmje   familjare në Göppingen,  qe krijuan një atmosferë festive të madhe  kushtuar,  kërshëndellave 
me çka  edhe në atë tubim   numër i madh shqiptarësh të besimit katolik
të shoqëruar  me të besimit islam morri
pjesë pa dallim  qe  u kënaqen   
në atë mbrëmje që   ndoshta nuk
mund ta harrojnë të pranishmit   për shumë
kohë. Në atë tubim festiv  në bashkëoranizim
ishte edhe  shoqata "Nënë Tereza  e Göppingenit" dhe "Qendra
Kulturore e Shtutgardit". Zoti Vitor Spaci   u prononcua me  një entuziazëm dhe vullnet të mirë që ti
bashkoj   të gjithë   shqiptarët  
në takime të tilla,   gjë qe kënaqëm
kur ti shoh të bashkuar   në këto
ceremoni  të krishtlindjeve apo edhe  në   festen  e Bajramit qe është gëzim  i përbashkët. Në takimin  e Göppingenit 
fjalë te mira  dhe me një   harmoni 
festive tha edhe  Jahja Gashi qe i
numëroj me dhjetëra familje si pjesëmarrës në këtë takim   festiv.  Thekson se jam me familje  gruan fëmijët shokët tanë  dhe 
njerëzit  e kulturës se kësaj
treve.   ku njëzetit ju uroj te gjithëve
të  krishterëve    kërshëndellat. Zoti Vilson Mirdita   uroj dhe pershendeti te gjithe
bashkeatdhetaret q enuk kane mundur te marrin pjese ne Kosove apo Shqiperi. ''Kjo
feste ka vlera te ste gjithe familjet i afron afer njeri tjetrit  dhe 
sjell   lumturi dhe   gëzime për vitin e ri. Mikel Spaqi që kishte
ardhur nga Kosova   ishte tejet i lumtur
që e kishte hasur një organizim të tillë nga 
e cila  na u përgjigje  se ju përgëzoj për pjesëmarrjen tuaj  dhe  ju
uroj,  krishtlindjet të gjithë  shqiptarëve më  besim katolik,  po edhe atyre  
mysliman qe asnjë festë nuk e  
mbajmë pa njeri tjetrin.  I falënderoj
të gjithë organizatorët që   i bashkuan kaq
njerëz  në këtë mbrëmje   të madhe.  Opinionet e veta i dhanë edhe Nue Leka një veprimtare   në aktivitete të ndryshme  kulturore 
dhe  si zyrtar në organet  gjermane.  Foli për vlerat e kërshëndellave si komunitet
nga e cila bëri thirrje për unitet dhe  një vullnet të mire në raport  me konfeksionet shqiptare.  Për ekstremitet që janë aktualizuar në kohën e
fundit theksoj se janë   gjëra që e
zbehin    agjendën tonë,    kur jemi në fokusimin e kthimit të së drejtës
sonë kombëtare  që e  kemi humbur 
në hap me popujt tjerë  të përbuzur
të coptuar dhe të  ndarë në disa shtete
ballkanike.  Ato forca nuk kanë të përbashkët
as gjë me vëllezërit tanë   të besimit
islam  dhe pikërisht mund ti quajmë si  qëllim këqija të imponuara  nga qarqe të ndryshme  për 
humbjen e  përqendrimit tonë  kombëtar drejt bashkimit në një shtet   të shqiptar. Edhe  zoti Tahir 
Shabani theksoj se  kam udhëtuar  nga Emmendingeni afër 200 km,  të jemi 
bashkë me vëllezërit tanë për kërshëndella  ku shfrytëzoj rastin  me i uruar  
të gjithë besimtaret   katolik
kudo që janë.