E enjte, 01.05.2025, 11:00 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Gashi & Leci: Dita më e madhe e pavarësisë

E shtune, 21.12.2013, 12:58 PM


Ta ruajmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar

Dita më e madhe e pavarësisë, do të jetë dita e ribashkimit të trojeve tona etnike

Nga Miradije GASHI e Xhafer LECI

Gjatë historisë mijëravjeçare të ekzistencës së vet në Siujdhesën Ilirike, etnisë shqiptare i është dashur të përballet me valë të shumta pushtimesh.

Shoqata “Pavarësia”, më 7 dhjetor 2013, në Stuttgart të Gjermanisë, në një sallë të madhe e të stërmbushur më mërgimtarë, solemnisht u manifestua 101-vjetori i pavarësisë të Shqipërisë.

Hapjen e kësaj fetste më të madhe në historinë tonë kombëtare, e bëri kukësjani, publicisti e producenti me një përvojë të madhe pune, zoti Rifat Avdiu.

Z.R.Avdiu si mjeshtër, profesionist i talentuar, nga fillimi e deri në përfundim të këtij manifestimi, e bëri një atmosferë të mrekullueshme për publikun, me mikrofonin e tij në dorë, me një zë të kjartë malësori, me atë zë të tij ai e bënte të disciplinuar e të vëmendshëm publikun, që ta kuptoj në tërësi, fjalimet dhe programin kulturor.

Me nga një minutë heshtje u nderuan Himni Kombëtar, dhe të rënët e lirisë.

Manifestimi u shoqërua me një program shumë të pasur kulturoro-artistik, të përgaditur në mënyrë profesioniste, nga koreografët dhe arsimtarët e shkollave shqipe, ku me punën dhe përvojat e tyre shumëvjeçare e dëshmuan profesionalizmin e tyre shembullorë, që do të mbahet mend për gjatë kohë.

Dy fjalë për Shoqatën “Pavarsësia”: Aktivitetin e saj e ka filluar në vitin 2010, ndërsa është regjistruar tek organet zyrtare gjermane në janar të vitit 2011-të. Edhe pse është një shoqatë e re, shpejtë ka arritur një përvoj pune, e cila ka dhënë rezultate në shumë fusha, si në kulturë me organizimin e promovimeve të librave, të festave kombëtare, me grumbullimin e mjeteve materiale...

Kjo shoqatë këto suksese i ka arritur falë koordinimt të punës së frytshme, jo vetëm me kryesinë e saj dhe antarësinë e zgjeruar, por edhe bashkëpunimit të shkëlqyer me shkollat shqipe me mësim plotësues, me arsimtarët, prindërit e nxënësave koreografët dhe forumet e qendrave kuturore shqiptare e gjermane. Shoqata “Pavarësia” ka folklorin-ansamblin e saj vallëzues prej më shumë se 40 vallëtarëve, recituesëve e këngëtarëve. Kjo nuk është pak punë, paramendojeni vetëm veshjet kombëtare, sa të holla duhen për blerjen e tyre, gjeneratat e reja rritën shpejtë, trupi i tyre kërkon veshje tjera më të mëdha...

Koreografi i mirënjohur Selajdin Shala, drejtues i ansamblit ““PAVARËSIA”, u shfaq në binë me vallëzuesit cilët shkëlqyen me vallen ”Shota”.

Deputeti nga CDU-ja, festojmë bashkë me shqiptarët

Përshëndetjet për musafirët-Në vazhdim moderatori në binë ftoi kryetairin e Shoqatës “Pavarësia”,  Baki Mustafa, i cili ua uroi festën e Pavarësisë bashkatdhetarëve të tubuar dhe njëkohësisht përshëndeti prezencën e mysafirëve të nderuar.

Zotin Dr.Stefan Kaufman, deputet-përfaqësues nga radhët e CDU-së, i deleguar nga Stuttgart-i  në Bundestagun gjerman, z. Faket Kajtazi, Konsulli i Republikës të Kosovës në Stuttgart, z. Prof.Dr. Nusret Pllana, i cili kishte ardhur nga Kosova. Valltarët vazhduan me “Vallen e Drenicës” . Në binë u ftua Xhafer Leci, i cili lexoi referatin e përgaditur nga ai enkas për këtë festë. Këtë manifestim e nderuan edhe disa veprimtarë me pjesëmarrjen e tyre zoti Vitor Spaqi, kryetar i “Qendrës Kultorore Shqiptare” në Stuttgart, Prof. Azem Ajvazi zyrtarë-nënpunës në Entin për Inkuadrim-Punësim në Freiburg, Qaush Krasniqi, Rexhep Daka, kameramani i RTK-së, Ahmet Konjusha e tjerë.

Për pavarësinë e Shqipërisë

Deputeti i Bundestagut gjerman Dr .Stefan Kaufmann"Jua uroj ditëlindjen e 101-të Shtetit Shqipetar! Ju falenderoj për ftesën që më keni bërë, që edhe unë të jem pjesë e këtij Manifestimi.

Më vjen mirë që shumë shqiptarë jetojnë në Stuttgart. Sa unë kam informacione, diku 30.000 dhe janë shumë mirë të integruar. Është shumë e rëndësishme që bashkëjetesa Gjermano-Shqiptare funksionon shumë mirë. Dhe, me këtë rast, në emër të Partisë Demokristiane, ftoj Shqiptarët  për antarësim në Partinë Demokristiane.

Dëshiroj që sonte të kaloni sa më mirë. Më vjen mirë që sonte jam në mesin tuaj.

Ndërsa Konsulli Faket Kajtazi dhe prof. Nusret Pllana folën për rëndësinë e pavarësisë së Shqipërisë, për çlirimin e Kosovës, për luftërat tona heroike dhe gjakun e derdhur të heronjëve dhe të dëshmorëve. Ata falenderuan Qeverinë dhe popullin gjermanë për ndihmat e mëdha që ka dhënë Gjermania për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Por edhe ndihmat tjera në fushën e diplomacisë, për çlirimin dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës...

Referatin lidhur me Manifestim e lexoi Xhafer Leci

Përshëndetje atdhetare të përzemërta Shoqatës “Pavarësia”

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Ju falëndëroj përzemërsisht për ftesën për të marrë pjesë në gëzimin e Shoqatës suaj të nderuar “Pavarësia” me rastin e Ditës së Madhe të Flamurit, 101-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Kjo është një ditë sa e shënuar, aq edhe e bekuar në historinë e kombit shqiptar. Gjatë historisë mijëravjeçare të ekzistencës së vet në Siujdhesën Ilirike, etnisë shqiptare i është dashur të përballet me valë të shumta pushtimesh, të cilat, që nga lashtësia parahistorike dhe deri në shek. XX numërohen 26 syresh. Por etnia shqiptare mundi t’i përballojë këto dyndje pushtuesish të huaj dhe sot vazhdon të qëndrojë më këmbë, falë vitalitetit të saj të jashtëzakoshëm për mbijetesë.

Kjo është një ditë e shënuar dhe e bekuar sepse na bën që të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin, ta duam dhe ta respektojmë më shumë njëri-tjetrin, të hyjmë më me guxim në shpirtin e njëri-tjetrit.

Por Dita e Flamurit, 28 nëntori i vitit 1912, edhe pse ua ndezi shpirtin flakë shqiptarëve në mbarë trojet e tyre etnike, u pasua me ngjarje të gjëmshme për shkak të shpërfilljes së fuqive evropiane ndaj etnisë shqiptare, të cilat, me qëllim që të ruanin ekuilibrat mes veti, trojet tona etnike i shndërruan në plaçkë tregu për të kënaqur epshet shoviniste të fqinjëve tanë sllavogrekë.

Megjithatë, çlirimi i Kosovës prej zgjedhës njëshekullore serbe dhe pavarësimi i saj, janë një ogur i mirë që premton se ky është vetëm fillimi i realizimit të ëndrrës mbarëshqiptare për ribashkim kombëtar, me shpresë se dikur do të kemi një tjetër Ditë, edhe më të Madhe, të Flamurit, Ditën e Ribashkimit të Trojeve tona Etnike, në një shtet të vetëm kombëtar, me një stemë dhe një flamur.

Në kushtet kur shumë bashkatdhetarë janë shpërndarë nëpër shumë vende të Evropës dhe përtej detit, është e domosdoshme që të ruhet dhe të kultivohet te fëmijët me shumë kujdes dhe dhembshuri gjuha jonë amtare, shqipja jonë hyjnore, e cila, përgjatë shekujve, ka qenë pasuria jonë më e shtrenjtë dhe më e pazëvendësueshme.

Pa ruajtjen dhe pa kultivimin e gjuhës amtare në radhët e fëmijëve tanë, është e vështirë të ruhet identiteti i tyre kombëtar.

Fakti që jemi larg atdheut për arsyet që dihen, Dita e Flamurit, duhet të na shërbejë si kujtesë që t’i gjendemi pranë njëri-tjetri në çdo kohë. Ne jemi pjesë e kombit shqiptar dhe për këtë duhet të jemi shumë krenar, ashtu siç thotë edhe profesori i nderuar Aleksandër Lambert, i cili i kujton Evropës se duhet të jetë krenare me shqiptarët për historinë e tyre të lavdishme.

Edhe një herë më lejoni t’ju falënderoj nga zemra për ftesën tuaj dhe t’ju uroj nga mot gëzuar Ditën e Flamurit tonë të shtrenjtë, simbolit të krenarisë sonë kombëtare”, ka deklaruar Xhafer LECI

Të festojnë bashkë trojet shqiptare

Programi vazhdoi me“Vallen e Shqipeve”, më pas Meriton Sopa, u prezantua dhe shkëlqeu me poezinë ”Shqiptar jam e shqip nuk di".

Fjalimi i zonjës Miradije Gashi, arsimtare,  Pershendetje dy shteteve tona shqiptare, ambasadave, konsullatave, RTK-së, Shoqatës „Pavaresia“  dhe kryetarit të saj zotit Baki Mustafa.Te nderuar miq, kolegë, nxënës, prindër dhe ju mergimtarë kudo që ndodheni, ta gëzojmë së bashku këtë ditë të madhe jubileun e 101-vjetorit të Pavarësisë se Shqipërisë!  Erërat e demokracisë sollën një epokë të re në historinë e kombit  tonë    tani të festojnë bashkë trojet shqiptare. Po kështu të bashkuar të punojmë nën flamurin e Skenderbeut që ta zhvillojmë  në nivele bashkëkohore. Është kenaqesi te punosh me nxënës. Ndonëse të mërguar por i këndojmë atdheut në gjuhën e nënës.Sonte para jush  nxënësit e shkollave shqipe “Bashkimi Kombëtar”  Stuttgart- Süd, Stuttgart-Nord, por kryesisht fjalën e kanë nxënësit e shkolles shqipe “Dardania” nga Backnangu me recitalin e tyre “VETËM NJË EMËR KAM” pastaj  këngën xhamadani vija-vija kënduar nga Albina Delija,  si dhe një valle nga te gjitha vajzat te cilat e ndezen atmosferen ne sallë!...

Mrekullimi me folklorin

Koreografja Fatjona Mustafa , po ashtu nga ansambli “PAVARËSIA”, prezanton “Vallen e gjeneratave”. Me veshjen e bukur kombëtare, dhe me këngën heroike për Pavarësinë kënduan mrekullueshëm rapsodët e Shoqatës “Pavarësia” të prirë nga Shaban Çelaj. Këtë manifestim e ndihmoi dhe begatoi edhe arsimtarja Shaha Bytyqi. Ajo me  pjesëmarrjen e saj bashkë me nxënësit e saj të shkollës shqipe me mësim plotësues në Fellbach-Waiblingen, e bërën edhe më atraktiv këtë tubim. Zonja Shaha, përshëndeti masen e tubuar, ua urojë 101 vjetorin e pavarësisë të Shqipërisë. Ajo apeloj tek prindërit për dërgimin e fëmijëve të tyre nepër shkollat shqipe, sepse vetëm në këtë mnyrë mund ta ruajmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, u shpreh ajo.

Në skenë u zhvilluan edhe disa “Valle ritmike”, “Valle Kosovare”, ”Valle me motive dasme”, dhe recitime të ndyshme.

Nga kryesia e Shoqatës “Pavarësia” prof. Nusret Pllana  u nderua me Mirënjohje, për kontributin e tij të suksesshëm në rrafshin kombëtar, human e kulturor, prof.N.Pllana u shpall antar nderi i kësaj shoqate.

Profesor Nusret Pllana: Çmimi "Anëtar Nderi", për mua është një nga dhuratat më të çmuara që më vjen nga Mërgata shqiptare e Gjermanisë, përkatësisht Shoqata shqiptare "Pavarësia" e Shtutgartit. Pse? Sepse, ky çmim e ka simbolikën e veçantë për mua, pasi që më ipet publiksiht nga organizatori në një ditë tepër simbolike për ne, në shenjë të 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në një manifestim kaq madhështor të mbajtur për këtë datë, një nga më të rëndësishmet për historinë tonë kombëtare, të cilin manifestim e madhështuan qindra vëllezër e motra kurbetçarë, të ardhur nga e gjithë Mërgata shqiptare e Gjermanisë, por edhe më gjerë. Çmimit tim "Anëtar Nderi" sikur ia shtuan vlerën edhe pjesëmarrësit e Institucioneve tona por edhe atyre gjermane, programi aq i pasur kulturo-artistik me djemt dhe vajzat tona, me këngë, recitime e valle të bukura shqipe, duke i dhënë një shije të veçantë edhe e madhja Shkurte Fejza, por nën udhëheqjen brilante të moderatorit të spikatur të skenës shqipe, z.Rifat Avdiut. Andaj, me marrjen e këtij çmimi do të ndihem edhe më i përgjegjshëm, edhe më i përkushtuar drejtë arritjes së sukseseve të reja në fushën e hulumtimeve dhe dokumentimeve të reja shkencore. Krahas Shoqatës "Pavarësia", një falënderim i veçantë i shkon Kryetarit të saj, veprimtarit dhe humanstit shqiptar, z.Baki Mustafa, dhe kontribuesit të madh të çështjes kombëtare, z.Sejdi Rexhepi, të cilët tok së bashku, me dekada e ndihmojnë dhe e përkrahin anansimin e projektit tim kombëtar "Gjenocidi serb atak mbi një popull me kulturë të lashtë".

Mbrëmja festive vazhdoi deri në orët e vona me këngët e bukura e magjepëse të këngëtares së mirënjohur, në mbarë trojet tona shqiptare, zonjës Shkurte Fejza, Doruntina Qamili, dhe instrumentisti Labi.


Dr. Stefan Kaufmann, deputet në Bundestag-un gjerman


Konsulli Faket Kajtazi


Shkurte Fejza


Një pamje e një pjese të vallëzuesve


Rapsodi Shaban Çelaj me grupin


Disa nga musafirët me kryetarin e SHKSH-së "Pavarësia" Baki Mustafa


Pamje nga aktiviteti i manifestimit


Nusret Pllana duke pranuar Mirënjohjen dhe moderatori Rifat Avdiu


Një pamje duke vallëzuar



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx