E premte, 02.05.2025, 03:06 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Neki Lulaj: Ne festojmë më bukur

E enjte, 26.12.2013, 09:00 PM


Festa e ditës së flamurit vazhdoi edhe në dhjetor

NE FESTOJMË MË BUKUR SE TË TJERËT

Shkruan: Neki Lulaj

Gjithnjë e më shumë  ne prinderit dhe aktivistët po përpiqëm që gjeneratave të reja që po rritën e shkollohën jashtë trungut të Atdheut t’ua misherojmë në shpirt  festat kombëtare e shtetërore  pasi që janë festa  gjithëkombëtare ku i bashkon të gjithë shqiptarët.Kështu ishte në shumë qytete të Gjermanisë,    Mannheim,  në Pforzheim  por edhe në Bolzano të Italisë ku festa e flamurit u shënua me shumë aktivitete kulturo-artistike, programe muzikore,  skeqe,  recitime,  programe folklorike dhe ndarje mirënjohje e shpërblimesh si dhe surpriza tjera  të fundvitit.

Shoqata Kulturore Shqiptare “Arbëria” ne Pforzheim  të Gjermanisë  për qytetarët shqiptar që jetojnë ne qytetet për rreth saj organizoi kremtimin e ditës së Flamurit Kombëtar  dhe përvjetorin e 101 të Pavarësisë së Shtetit tonë amë

Në një sallë te mbushur me qytetar shqiptar të moshave të ndryshme  në kohën e paraparë nën tingujt  e Himnit të flamurit filloi manifestimi kulturor dhe me pasë para  bashkëkombasve  në foltore doli zt. Gjevdet Nikqi, aktivist i cili  në emër të këshillit organizativ përshëndeti të pranishmit nga Stuttgarti Hafiz Gagicën në mungesë dhe zt.Can Tahiri antarë i këshillit organizativ ne mungesë  Nezir Fejzen ish aktivist i LDK së, nga Lidhja  e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë  në Gjermani zt Neki Lulaj,  nenkrytar dhe zt. Muhamet Luma nënkryetar,  pastaj përshendeti Shoqatën e gruas “Nermin Vlora”znj. Afërdita Xheladini,shoqatën shqiptare  “Nënë Tereza “nga Heilbroni  me zt. Abaz Ymerin, pastaj përshendeti donatorët  Povataj Kraftfarzeug Handel  zt. Arsim Povataj si dhe AZ Gartenbau zt Arsim Zeqiraj  Pforzheim si dhe zt . Agim Pajazitin Trockenbau.

Në vijim të fjalës  së rastit  zt. Gjevdet Nikqi,  mes tjerash shtoi;

Shqiptaret janë ata që e mbajnë simbolin kombëtar në zemër e në shpirt edhe kur janë të lirë edhe kur janë të robëruar shqiptarët janë ata që kanë një flamur me simbolet me kuptimplote;me ngjyrën e kuqe të flamurit simbolizohet gjaku i derdhur gjatë historisë për të mos lejuar që ai të mposhtet në  fushat e betejës në mbrojtje të lirisë dhe zi që simbolizon zinë për ata që u flijuan nën shtizën e flamurit..

Shqiptarët e kanë lidhur dy herë historinë e flamurit me historinë e pavarësisë; 1).Me 28 nëntor 1443 kur Skënderbeu e ngriti flamurin në bedenët e kalasë së Krujës për të ia këthyer Shqiperisë pavarësinë dhe lirinë e rrëmbyer nga turqit dhe 2). Me 28 nëntor 1912 kur Ismail Qemaili, e ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur pavarësinë  e shtetit shqiptar nga sundimi i egër i Perandorisë Osmane.Vetëm të shqiptaret dita e flamurit dhe dita e pavarësisë janë të lidhura njëra me tjetrën si mishi me kocka e tani jemi në pritje të një 28 nëntori të tretë dhe të fundit kur dotë bashkohën të gjitha trojet etnike shqiptare nën një ombrellë që sërish ta marrim atë  që na kanë shkëputur e grabitur padrejtësisht të tjerët, atë që na e kanë copëtuar barbarisht barbaret.

Pavarësia kombëtare as një populli nuk i ka zbritur nga qielli,   për pavarësi është derdhur lum gjaku, ajo ka një histori të shenjët dhe një kapitull të ndritur.E gjatë dhe e mundimshme ishtë rruga e shenjët e pavarësisë.

Rrugëtimi i gjatë nëpër shekuj kapërcej nëpër revoltat e mundimshme duke e flakur sundimin e huaj shumë lëvizje dhe kryengritje të përgjakshme  por kurrë nuk u dorëzuam sepse nuk pati forcë mbinatyrore qe të na i shuaj dëshirat dhe shpresat tona për shtet. Edhe Lidhja e Prizrenit 1878 ishte revoltë kundër coptimit të tokave shqiptare dhe sundimit të huaj,ishte revoltë për të na njohur fqinjët dhe fuqitë e mëdha europiane.Ajo nxori në shesh një të vërtetë të madhe  se mbrenda perandorisë osmane ekziston edhe një popull që ka një histori,  një traditë, dhe një kompleks territorial të veçantë nga osmanët, prandaj ka edhe të drejtën e pa tjetërsueshme që të jetojë e pavarur si shumë popuj tjerë të Ballkanit dhe të Evropës.Prizreni e shtroi edhe një herë çështjën  e fatit dhe të ardhmës së atdheut dhe këtë e nguliti ne mendjën dhe shpirtin e gjithë atyre patriotëve që e ndien vetën shqiptarë.

Turqia me 1912 i ngjante një të sëmuri kanceoroid të cilët i numëroheshin minutat dhe sekondat dhe shqiptarët siç thot Sami Frashëri “Kishin frikë mos kjo kulshedër e vjetër  dhe e amortizuar t’i zejë brenda dhe ti zhdukë bashkë me vetëvetën.”

Pikërisht në këto momente u pa së Levizjës Kombëtare i duheshin sa udhëheqës të strategjisë ushtarake aq edhe udhëheqës të strategjisë diplomatike  dhe dolën njerëz energjik  patriot dhe diplomatë të sprovuar si: Ismail Qemaili, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina,  Isa Boletini  e shumë të tjerë.

Ata njëzëri  ju përgjigjën thirrjës se atdheut, kështu me 25 nëntor Ismail Qemaili i shoqëruar nga delegatët e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Lushnjës, Krujës, Kosovës,  Dibrës, Ohrit, Strugës arritën në Vlorë.

Pra me 28 nëntor 1912 ishte  dita e madhe e shenjëtrisë kombëtare dhe kurorëzimi i përpjekjëve 500 vjeçare të popullit shqiptarë i patriotëve dhe martirëve të të gjitha kohëve që u kurorëzua me punën e palodhshme të plakut të Vlorës Ismail Qemailit. Kështu tha në  fund të referatit të tij zt Gjevdet Nikqi.

Dhe me pastaj ftoj  poetin Neki Lulajn,  nënkryetarin e Lidhjës së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani që ta marrë fjalën, Lulaj me një përshendetje  të shkurtër uroi 101 vjetorin e shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë 135 vjetorin e Lidhjës së Prizrenit.105 vjetori  i Kongresit të Alfabetit shqip të Manastirit dhe 5 vjetori i Shpalljës së Shtetit të Republikës së Kosovës .E në vazhdim  për bashkëkombasit  lexoi vargjet e një poezie:

 

Në festë

 

Po liroi një orgazem shpirti

Kjo festë flamuri

Po me vjen si vetëtimë

Po ikë si erë me stuhi

Po i le të gjalla shpirt muzash

Vargjët po i hedhë këtu

Për ti shpëtuar nga harresa

E pamëshirësisë

 

Po mbledhë shkarpa xinash

Në pyell

Po i xibërroj  në heshtje

Me mund

Po i xërmoj nga mali

Në këtë xëx nate

Po i ndriqoi sytë pa dritë

Po i ndezë shpirtat e pavdeksisë

Droj po xugitëm me dikend

 

Po liroi orgazem shpirti

Jam bërë krejtë xurxull

Kur kujtoi baballarët e kombit tim

Duke marshuar shtigjeve

Në lak të pusive  nga xhavejat

Që përpiqëshin të na mbulojnë

Me xhiblik e ferexhe

I mundëm me 28 nëntor

Ditën e mëvetësisë

 

Neki Lulaj

 

Në vazhdim të programit  në foltore doli poeti Muhamat Luma,i cili lexoi poezinë;

Me kodin

Në grykë më shtërngon n’grykë

Damarët e shkëmbit

Përçojnë të dhënat  e gjenit

Unë shëndrrohëm në lum

Ku endërrat behën zhgëndrra

 

Lisat na bejnë roje

Fisnikëria e  fisnikërisë

 

Toka ime e artë toka ime e zjarrët

 

Zemërhapur na merr në gji

Në djepin e binjakëzimit

Përlotur gëzimit

Këndon  mallëngjyer

Dashuri për vaj

Ninulla e saj

 

Muhamet Luma

 

Në vazhdim e nxenësja  Lirijeta Bajrami, me disa recitime të poezive nga poetet e traditës vërtet i dha sharmë të veçantë kësaj mbrëmje festive,  për t’i liruar ne vazhdim vendin  Muzikës të melosit popullor të shoqëruar nga  zëri i ëmbël i kengëtarit zt.Mehdi Gjocaj dhe kengëtarës znj. Syzanë Jashanica  të përcjellur nga tingujt e DJ  të riut simpatik  zt,  Edonis Gjocaj, për të vazhduar festa e gëzimit deri në orët e hershme të mengjësit.Me këto përshtypje të shkëlqyeshme të një manifestimi dinitoz u ndamë nga Shoqata Kulturore “Arbëria “ e Pforzheimit të Gjermanisë.

 

Momente nga manifestimi në Pforzheim

 

Neki Lulaj: urime bashkëkombas festa e flamurit

 

Gjevdet Nikqi dhe Neki Lulaj



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx