E enjte, 01.05.2025, 09:00 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Raif Mehmeti: Nderohet komandant Struga

E marte, 11.03.2014, 09:24 PM


SHKSH ILIRIDA në Nybro të Suedisë nderon komandant Strugën

Me shpërbërjen e Perandorisë Osmane dhe krijimin e Shqipërisë shtet, 101 vjet më parë tokat shqiptare u ndanë në dysh dhe populli shqiptar përjetoj për këto 100 vjet vuajtjet më të tmerrshme në Evropë. Shumë gjakë u derdhë, shumë sakrifica u bënë deri në shpalljen e aktit më të lartë sublim të një shteti siç është shpallja e pavarësisë. Në luftën e fundit në Kosovë u mobilizuan shqiptarët nga të katër anët e Globit për ti dal zot vendit të tyre të shtypur me forcë nga Kasapi i Ballkanit dhe forcat e tij kriminale.

Nga Raif Mehmeti

Për nder të 6-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës SHKSH”ILIRIDA” në Nybro të Suedisë organizoj një mbrëmje festive. Kjo mbrëmje ishte e veçantë spese ata po nderonin njërën ndër figurat më të ndritara të kombit tonë Nuri Mazarin. Me iniciativën e zt. Sefedin Dalipi me origjinë nga fshati Dollogozhdë, shoqata”Ilirida” në mbledhjen e saj të mbajtur më 25 janar 2014, me unanimitet të plotë vendosi që fotografia e Nuri Mazarit bashkë me një tekst biografik, tani e tutje të jetë e vendosur në lokalet e kësaj shoqate dhe sonte ishte momenti i zbulimit zyrtar të saj.

Të pranishmit i përshëndeti arsimtari i gjuhës amtare z.Raif Mehmeti me këto fjalë: Të nderuar bashkatdhetarë, veteranë të komunitetit shqiptar në Nybro, i nderuari Sadulla Zendeli Daja, mysafirë të nderuar, përfaqësues të Unionit të shoqatave shqiptare në Suedi, veprimtarë, anëtarë dhe e nderuara kryesi e Shksh ”Ilirida” më lejoni që në emër të Këshillit Organizativ të shpalli të hapur ”Manifestimin e sontëm”me rastin e 6- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe zbulimit zyrtar të fotografisë së Nuri Mazarit, komandant Struga. Manifestimi filloj me intonimin e Himnit kombëtar dhe Himnit shtetëror të Kosovës. Pastaj të pranishmit nderuan me një minut heshtje të gjithë Deshmorët e Kombit që ranë për lirinë e Trojeve Etnike Shqiptare. Në vazhdim fjalën e mori sekretari i shoqatës”Ilirida” në Nybro z.Musa Reçi, i cili të pranishmit  përshëndeti me “Mirëseardhje” dhe uroi që të ndjehen mirë e të kalojnë sa më bukur në këtë mbrëmje festive.

Në skenë u paraqit veprimtari, studiuesi, shkrimtari, gjuhëtari dhe veterani i arsimt shqip në Suedi e Skandinavi Mr fil. Sadulla Zendeli Daja, i cili përshëndeti edhe në emër të Unionit të shoqatave shqiptare në Suedi dhe të pranishmëve ju drejtua me këto fjalë: Të nderuar bashkatdhetarë, të nderuar të pranishëm, komuniteti shqiptar në Nybro! Ka qenë dhe mbetet një komunitet i veçantë për shumë arsye: Këtu filloj shkolla e parë shqipe në baza kombëtare më 5 mars të vitit 1975. Këtu filloj organizimi i parë në baza kombëtare, ku u bë shkëputja përfundimtare nga klubet dhe shoqatat jugosllave të cilat përveç që shqiptarëve aso kohe ju bënin presion të jenë pjesë e tyre, i ndiqnin ata dhe i torturonin me planin e tyre që të ngjallni ndjenjën e frikës për t’u tërhjekur nga organizimet në baza kombëtare. Ata kishin planin dhe strategjinë e tyre, e ne kishin planin dhe vizionin tonë kombëtar. Krenaria e jonë më e madhe me shkollën shqipe dhe me këtë komunitet është se nga kjo Nybro e vogël, dolën si askund tjetër, as në Malmö e qytetet e mëdha të Suedisë, mbi 100 intelektualë që sot janë nderi dhe krenaria e jonë. Gjitmonë ndjehem më mirë se kudo tjetër kur jam këtu e në mesin e juaj, marr forca e energji të reja. Unë të gjitha këto do t’i përmbledhi edhe në librin tim në të cilin jam duke punuar, sepse ky komunitet meriton që të shkruhet për ta, se janë histori më vete.

Konferensieri pasi mori lajmin se këto ditë kishte dalur nga shypi fjalori më i ri Shqip-Suedisht, me autor Mr. fil. Sadulla Zendeli Daja, e uroj në emër të komunitetit shqiptar të Nybros me fjalët: Gëzofshi shëndet, paçi gjithmonë gëzime e të mira në jetë, ju lumtë për këtë punë kolosale që po e bëni në vazhdimësi në shërbim të komunitetit tonë dhe më gjërë. Krenohemi me Ju dhe punën tuaj zt. Daja! Urimi u përcoll me duartrokitje të fuqishme.

Fjalën e rastit për 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e paraqiti autori i këtij shkrimi (Raif Mehmeti, arsimtar i gjuhës amtare): Të nderuar bashkatdhetarë! Fillimisht Ju përshëndes dhe Ju uroj këtë festë të madhe kombëtare, 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës! Me shpërbërjen e Perandorisë Osmane dhe krijimin e Shqipërisë shtet, 101 vjet më parë tokat shqiptare u ndanë në dysh dhe populli shqiptar përjetoj për këto 100 vjet vuajtjet më të tmerrshme në Evropë. Shumë gjakë u derdhë, shumë sakrifica u bënë deri në shpalljen e aktit më të lartë sublim të një shteti siç është shpallja e pavarësisë. Në luftën e fundit në Kosovë u mobilizuan shqiptarët nga të katër anët e Globit për ti dal zot vendit të tyre të shtypur me forcë nga Kasapi i Ballkanit dhe forcat e tij kriminale. Përveç bijëve dhe bijave më të mira të kombit tonë që u moblizuan në çlirimin e Kosovës, rol të madh pati edhe presidenti historik i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, e kësaj rradhe me ne ishte edhe bota demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleat i natyrshëm i shqiptarëve, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe shteti mikrpitës për ne Suedia. Krahë tyre u rreshtua edhe aleanca më e fuqishme ushtarake në botë NATO.

Bombardimi i caqeve ushtarake serbe, shqiptarëve ju ngjalli shpresën se dita e agimit të lirisë nuk është e largët. Po Kasapi i Ballkanit u egersua edhe më shumë. Ai dhe forcat e tij ushtarake vranë dhe masakruan mbi 10 mijë shqiptarë, mijëra të tjerë rezultuan të zhdukur dhe mbi 1 miljon morën rrugën e arratisë për në Shqipëri e Maqedoni. Ushtria Çlirimtare nën udhëheqjen e bijëve më të mirë, vazhdoi luftën e saj deri në ditën e çlirimit më 12 qershor 1999. Rol historik dhe mbështetje të fuqishme në Pavarësinë e Kosovës dha edhe shteti amë Shqipëria. Në këtë fjalë rasti përgjegjësia më ra që të vlerësoj dhe kontributin e mërgatës shqiptare këtu në Nybro. Nybroja si qytet i vogël me vetëm 85 vjet histori të saj si qytet, shqiptarët e parë i pranoi në fillim të viteve të 60-ta. Ata erdhën këtu me një mall dhe me dhimbje të madhe, që ishin të detyruar ta braktisin atdheun e tyre. Por në realitet ata a braktisën vetëm fizikisht, sepse shpirëtërisht,me mendje dhe zemër ishin gjithmonë pranë vendlindjes së tyre, dhe jetonin bashkë me vuajtjet e popullit shqiptar në të gjitha hapësirat ku jetonin ata. Ky komunitet asnjëherë nuk e ndali dorën e ndihmës për Kosovën dhe popullin e saj vëlla. Po përmendim vetëm disa prej tyre: Aksioni “Familja ndihmon familjen”, aksioni për “Grumbullimin e armatimit”, aksioni “Ndihmë për shkollën shqipe”, aksioni ”Ta ndihmojmë Drenicën”, aksioni ”Ndihmo edhe ti”, ku u grumbulluan ndihma ushqimore dhe në veshmbathje.

Fondi “Vendlindja thërret”, ku në mënyrë shumë të fuqishme u ndihmua lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me afro 1 milionë kruna suedeze. Këta njerëz atëdhetarë e humanistë, duke qenë në kontakt me familjarët e tyre, i hapën zemrat e shtëpitë e tyre, për t’i pritur e sistemuar mijëra refugjatë që ishin përzurë dhunshëm pas bombardimeve të NATO-s nga forcat serbe për në Maqedoni. Pra, kur sot e festojmë 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kur Kosovën e kanë njohur më shumë se 106 shtete, dhe kur mbrenda javësh pritet të formohen edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, kemi arsye të madhe e të fuqishme të jemi krenarë me këtë komunitet tepër të vyer, që në gjirin e vet ka njerëz atdhetarë e humanitarë e ti themi “Faleminderit vëllezër shqiptarë”! Ju jeni pjesë e shtetësisë së Kosovës dhe jemi krenar me ju dhe fëmijët e juaj, që sot janë emër i madh në Univerzitet e Suedisë dhe na prezentojnë si ambasadorët më të mirë, ne dhe Kombin tonë të lashtë shqiptar. Sot në këtë ditë krenarie për ne, në këtë 6 vjetor duhet të përmendim me dhimbje e krenari oficerët dhe ushtarët, që më gjakun e tyre të njomë i dhanë kuptim shprehës lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Ndër ata të shumtë janë dhe: Zahir Pajaziti, Komandanti Legjendar Adem Jashari, Hamëz Jashari, Nuri Mazari, Ismet Jashari, Mujdin Aliu, Tahir Sinani, Indrit Cara, Shkelzen e Luan Haradinaj, Mujë Krasniqi, Bekim Berisha, Fehmi e Xhevë Lladrofci, Agim Ramadani, Sali Çekaj, Ilaz Kodra e shumë komandant, ushtarë e eprorë, djem e vajza që me gjakun e tyre ndërtuan themelet e shtetit të Kosovës.

Kosova sot sfidë të ndërtimit të shtetit ka presionin e Serbisë për ta penguar Kosovën në shtetndërtimin e saj, po sfidë ka dhe krimin e organizuar dhe korrupsionin. Besoj se me formimin e ushtrisë së vet Kosova do të jetë dorë e zgjatur ndihme dhe bashkëpunimi edhe për vëllezërit e vet në Maqedoni e në Luginën e Preshevës e gjetiu. Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Rroftë Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran! Rroftë kombi shqiptar! Ju faleminderit! Kështu e përfundova fjalimin tim për nder të 6 vjetorit të pavarësisë. Në vazhdim u prezentua një program i shkurtër dokumentar i pregatitur nga veprimtari Mendi Capri, ”Rrugëtimi drejt Pavarësisë”. Pastaj pasoj kumtesa për Nuri Mazarin-komandant Strugën e pregatitur nga arsimtari Raif Mehmeti. Kumtesën për Nuri Mazarin, zt. Raif e filloi kështu: Të nderuar bashkatdhetarë, të nderuar veteranë të komunitetit tonë, i nderuari zt. Sadulla Zendeli Daja, anëtarë, veprimtarë të respektuar,  mysafirë të nderuar! Sonte në këtë përvjetor të shënimit të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ne po nderojmë njërën ndër figurat më të ndrituara të kombit shqiptar Nuri Mazarin- komandant Strugën.

Nuri Mazari lindi në fshatin Dollogozhdë të Strugës më 5 maj 1979, në një familje patriotike nga prindërit Gjilisha dhe Nazim Mazari. Gjyshi i tij i tregonte historinë dhe padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve, Nuriu i skaliste në kujtesë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes në Dollogozhdë. Regjistrohet në shkollën e mesme në Strugë të cilën e kreu me sukses të shkëlqyer. Thirrjes së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për luftë kundër okupatorit serb, që u bë pas rezistencës heroike të Adem, Hamëz dhe Shaban Jasharit...pa hezitim ju përgjigj edhe Nuri Mazari. Në pranverën e viti 1998 në luftën e Kosovës u nisë me këto fjalë: ”Mirupafshim familje,mirupafshim Dollogozhdë! O sot o kurrë ka ardhur momenti për amanetin e të parëve tanë, do ti bashkangjitem luftëtarëve të Ademit tonë të madh”. U nisën për në Tiranë bashkë me shokun e tij Shkelzim Bariun. U takuan me figura të njohura të luftës dhe në mesin e tyre ishte edhe pishtari i demokracisë Azem Hajdari i cili i përcolli me këto fjalë: ”Ju priftë e mbara Strugë”. Duke kaluar një rrugë të gjatë e tepër të mundimshme dhe i ngarkuar me armatim e municion, duke përshkuar bjeshkët e Shkëlzenit, të Jasiqit e të Junikut, arriti në Dukagjin ku iu bashkangjit Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”me komandant Ramush Harandinajn  i cili i uron  me fjalët: ”Mirë se keni ardhur nga Struga për t’i dalë zot Kosovës!”.

Mori pjesë në të gjitha aksionet mbrojtëse dhe sulmuese ku u dallue si gjuajtësi më i mirë me armë automatike.Si rezultat i meritave të treguara bëhet pjesë e Njësitit Special që e drejtonte komandant Daut Haradinaj. Me përfundimin e luftës inkuadrohet në TMK në Zonën e Tretë të Dukagjinit. Nuriu mbaroi edhe kursin për eprorë në Akademinë Ushtarake në Prishtinë. Pasi filloi lufta në Luginën e Preshevës Nuriu mori pjesë aktive në luftën e UÇPMB-së, kryesisht si stërvitës dhe furnizues me armë. Në janar të vitit 2001 tashmë në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare kombëtare dhe me armë në dorë del publikisht në bazë të komunikatës nr.6- të UÇK-së. Ai pati nderin të jetë komandanti i parë i formacionit të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në luftimet e ashpra në mes UÇK-së dhe forcave maqedonase plagoset në Tanushë më 16 mars 2001. Nuriu plagoset rëndë në trup dhe në të dy këmbët nga ku dërgohet për shërim në spitalin e Prishtinës.Del parakohe nga spitali dhe Shtabi i UÇK-së e ngarkon dhe Nuriu e pranon formimin e Brigadës 111, në zonën Strugë-Dibër-Kërçovë në pjesën e Maqedonisë Jugperëndimore.

Si udhëheqës i kësaj brigade ai pranohet edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i cili drejtohej nga Ali Ahmeti. Pas përfundimit të tri luftërave dhe kryerjes së obligimit të tij kombëtar, Nuriu kthehet në vendlindjen e tij që aq shumë e deshi në Dollogozhdë ku martohet me Vlora Ahmetxhekajn nga Deçani i Kosovës me të cilin lindin vajzën Shqipdona. Me votën e popullit në vitin 2005 zgjidhet këshilltar në komunën e Strugës. Nga plasja e një sherri në hyrje të fshatit në të cilin përpiqet të ndërmjetësoj, merr plagë dhe vdes duke e lënë në gjysmë rrugën e tij të filluar që i kishin lënë amanet të parët ”Bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm - Shqipëri”. NUK LINDA TË JEM I PARI MË THONË THJESHT NURI MAZARI!

Të nderuar të pranishëm Nuri Mazari-komandant Struga, bashkë me Ismet Jasharin-komandant Kumanovën dhe Gjenaralmajor Tahir Sinanin, mbesin figurat më emblematike të kombit shqiptar dhe janë dhe do të mbesin simbol i bashkimit kombëtar. Një komb që nxjerr nga gjiri i vet kësi luftëtarësh nuk vdes kurrë. Lavdi e përjetëshme jetës dhe veprës së Nuri Mazarit- komandant Strugës dhe gjithë Dëshmorëve të Kombit! Rroftë “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”! Rroftë “Ushtria Çlirimtare e Pereshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”! Rroftë “Ushtria Çlirimtare Kombëtare”! Rroftë “Bashkimi kombëtar”! Rroftë kombi shqiptar! Rroftë komuniteti shqiptar në Nybro! Ju faleminderit për vëmendjen! (BURIMET: Dr. Ibrahim Krosi: Komandant Struga, legjendë e gjallë)

Programi vazhdonte e emocionet shtoheshin edhe më shumë. Ishte moment prekës kur  zt. Sefedin Dalipi, bashkëvendas i Nuri Mazarit-komandant Strugës, doli në foltore për ti përshëndetur të pranishmit i cili mes tjerash tha: Të nderuar të pranishëm edhe po të flas deri nesër nuk mund ti përfshij të gjitha ato që duhet të thuhën për Nuri Mazarin- komandant Strugën. Ai në dorë kishte fotografitë me emblemat e tri ushtrive tona të lavdishme ,ku tregoj se vetë pjesmarrja dhe kontributi i Nuriut si komandant në këto tri luftra flasin vetë, unë nuk kam çka të shtoj më shumë. Ju falënderoj shumë që sonte e nderuat jo vetëm Nuri Mazarin po gjithë Dollogozhdën, Ilridën, Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë shqiptarinë.

Me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve ju drejtua edhe juristi dhe veprimtari nga Kalmari z.Zymer Kuqaj i cili evokoi kujtimet e tij si pjesmarrës i demostratave studentore në Prishtinë.Falënderoj organizatorin dhe përgëzoj për punën e vyer që po bën shoqata “Ilirida” në Nybro. Në vazhdim të pranishmit përcollën një dokumentar lidhur me jetën dhe veprën e Nuri Mazarit-komandant Struga, përgatitur nga Mendi Capri. Konferensieri që drejtonte programin plotë emocione tha: Tani kemi ardhur tek një moment kyç të manifestimit të sontëm,zbulimit zyrtar të fotografisë së komandant Strugës. Kam nderin që t’i ftojë veteranët e komunitetit shqiptar në Nybro z.Ramiz Hasani dhe z.Sefedin Dalipi,për ta bërë zbulimin e fotografisë së Nuri Mazarit- komandant Strugës. Pas emocioneve e edhe lotëve mbrëmja vazhdoi me këngën për komandant Strugën,kënduar nga këngëtarja e jonë e njohur Shkurte Fejza.

Gradualisht afohej koha për koktej të cilin e kishin pregatitur enkas për këtë mbrëmje kryesia e shoqatës”Ilirida” ,dhe radha tani ishte për z.Musa Reçi,sekretar dhe veprimtar i shquar i çëshjtës kombëtare që t’i ftoj të pranishmit për një koktej!Më pastaj filluan këngët e vallët,filloj të festohej dinjitetshëm e përballë flamurit kombëtar dhe ati shtetëror të Kosovës qëndronte aty afër fotografia e Nuri Mazarit-komandant Strugës që lokalit të shoqatës “Ilirida” ja shtoj bukurinë dhe madhështinë,ashtu siç ishte vetë madhështore jeta dhe vepra e Nuri Mazarit.

Në fund të pjesës së programit artistik u partaqit sërish konferensieri i cili shtoj si vijon: Me lejoni që tani t’i falënderojmë të gjithë ata që u angazhuan për këtë mbrëmje festive: SHKSH ”Ilirida”, respektivisht kryesinë me këte përbërje: Defrim Popaj, kryetar,Musa Reçi sekretar, Lulzim Hasani,sekretar për çështje organizative dhe bashkëpunim, anëtarët e kryesisë zotërinjtë Murat Dalipi dhe Burim Staraveci, veteranët e komunitetit tonë për ndihmë me dekada, falënderojmë veçan ish arsimtarin e shkollës shqipe të këtij qyteti, gjuhëtarin, studiuesin, leksikografin dhe poetin Sadulla Zendeli-Daja, anëtarët e veprimtarët tanë. Falënderojmë edhe Unionin e Shoqatave Shqiptare në Suedi për ndihmë dhe përkrahje! Falënderojmë edhe zt. Mendi Capri për pregatitjen e dukumentarëve për Kosovën dhe komandant Strugën. Krejtësisht në fund falënderojmë sponsorët tonë të përhershëm “Plivitrade” dhe “Prishtina Livs” në krye me zotërinjtë Avni Krasniqi dhe Jeton Tërmkolli si dhe zt. Sefedin Dalipi për ndërmjetësim dhe ndihmë të pakursyer! Konferensieri sërish u paraqit me fjalët: Uroj të kaloni një mbrëmje të këndëshme në shoqërimin tonë!



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx