Udhëpërshkrim
Dibran Demaku: Tradita vazhdoi...
E shtune, 22.02.2014, 07:13 PM
TRADITA VAZHDOI…
Nga manifestimi kulturo-artistik kushtuar Kosovës në gjashtëvjetorin e Pavarësisë në Bucholz të Gjermanisë
Nga Dibran Demaku
Fara e mbjellur me përkushtim dhe dashuri domosdo që do të jipte frytin e saj.Një konstatim i tillë mund të thuhet për punën e palodhëshme dhe të përkushtuar të mësuesit Azem Xhafolli me nxënësit e tij. Ai, pra, mësues Azemi tash sa vite me përkushtim dhe dashuri të veçantë, nxënësve shqiptarë të qyteteve Bucholz, Toshtedt e Stade të Landit Nierersachsen të Gjermanisë, me mësim plotësues në gjuhën shqipe, u mëson gjuhën e nënës, traditat dhe historinë e kombit shqipotar.Dhe jo vetëm kaq.Ai së bashku me nxënësit e tij tash sa vite , për shqiptarët me banim të përkohshëm të qyteteve në fjalë, organizon manifestime kulturo-artistike për festa të ndryshme kombëtare.Fal mësues Xhafollit dhe nxënësve të tij shqiptar, shqiptarët me banim në këto qytete gjermane, festat kombëtare i kalojnë si është më së miri , dhe për ca çaste e ndiejnë vetën sikur të ishin në atdheun e tyre, në Kosovë , Shqipëri apo në trojete tjera etnikeshqiptare…
Tradita e festimit të festave kombëtare, e këtë herë festa e gjatëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës rrezikonte të ndërpritej, sepse këtë herë mësues Xhafolli për shkaqe objektive, nuk ishte në gjendje të mirrej me organizimin e Festës.Dhe as me organizimin e Programit Festiv.Por…, siç e cekëm në fillim të këtij shkrimi, Fara e mbjellur me përkushtim dhe dashuri domosdo që do të jipte frytet e saj…Ish nx?nësja e mësues Xhafollit, Azize Pllana, do të merrte këtë herë rolin e mësuesit të saj dhe do të kujdesej që që të mos ndërpritej Tradita e Festimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Azizja(Pllana), e përkrahur edhe nga prindërit e saj Drita dhe Fehmiu(Pllana) do të mirrte guximin që të bënte punën e mësuesit Azem.Ajo do t`i ftonte vogëlushet e vogëlushët shqiptarë në shtëpinë e saj, dhe aty do t`mësonte atyre këngë e valle shqiptare si dhe recitime të ndryshme për atdheun e tyre si dhe për dëshmorët e heronjt kombëtar…Dhe në pasditën e 16 shkurtit të këtij viti, në lokalet e hotelit gjerman, ku do tëmbahej festa në gjashtëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, do të jehonte kënga e bukur shqiptare, do të hidhej vallja shqiptare, do të shijohej recitimi i bukur në gjuhën shqipe nga vogëlushet e vogëlushët shqiptar që ngjanin në bilbila…Dhe domosdo edhe duartrokitjet e të pranishmëve në manifestim( ishin mbi dyqind ojesëmarrës) do të shpërthenin në shenjë përkrahjeje dhe falenderimi për punën e bërë…
Manifestimi do të fillonte si zakonisht me intonimin e Hymnit kombëtar dhe atij të Kosovës.E veçanta e hymnit të Kosovës këtë herë ishte se ai u intonua edhe me tekst e jo si më parë që bëhej vetëm me muzikë…Pastaj manifestimi do të vazhdonte me këngë, valle e recitime nga bilbileshat e bilbilët e vegjël shqiptar…E bilbileshat e bilbilët shqiptar ishin:Endrina Gërxhaliu, Laureta Aliu, Erdonita Pllana, Blerta Voca, Azize Pllana, Doruntina Hoti, Vanesa Maksutaj etj…Kënga dhe vallja e bukur shqipe i entuziazmoi të pranishmit të cilët u ngritën dhe vallëzuan e kënduan së bashku me bilbileshat dhe bilbilët e vegjël shqiptar në mënyrë krejt spontane dhe të pa parashikuar…Kjo bëri që të pranishmit të ishin të lumtur dhe shumë të impresionuar nga bilbileshat e bilbilët e vegjël shqiptar…Dhe jo vetëm të lumtur, por edhe krenar…Edhe falenderues…Për ta dhe për prindërit e tyre.Sepse siç mësuam kontribut për këtë manifestim kishin dhënë edhe prindërit e tyre si:Blerim Gërxhaliu, Ali Aliu, Flamur Mehmeti, Kujtim Hoti, Xhemshir Buzhala, Hajrullah Tërnave etj.
Pas përfundimit të programit të nxënësve festa do të vazhdonte me këngë e valle popullore shqiptare nga grupi artistic I pranishëm në manifestim…Kështuqë e shtuna e 16 shkurtit të këtij viti për shqiptarët e qyteteve në fjalë mbase do të ishte e shtuna më e gjatë, por edhe më e lumtur sepse ata do të këndonine vallëzonin deri në orët e herëshme të mëngjesit të 17 shkurtit atëherë kur do të agonte dita e ditëlindjessë Kosovës…
Dhe në fund është etike dhe morale që t`i falenderojmë të gjithë ata që me punën e palodhshme të tyre bënë që Festa kombëtare e Pavarësisë së Kosovës të kalonte siç është më së miri. Andaj, të lumtë mësues Xhafolli! Të lumtë Azize Pllana! U lumtë bilbilesha dhe bilbilë shqiptarë! U lumtë prindër shqiptarë!...