Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Tradita vazhdoi...

| E shtune, 22.02.2014, 07:13 PM |


TRADITA VAZHDOI…

Nga manifestimi kulturo-artistik kushtuar Kosovës në gjashtëvjetorin e Pavarësisë në Bucholz të Gjermanisë

Nga Dibran Demaku

Fara e mbjellur me përkushtim dhe dashuri domosdo që do të jipte frytin e saj.Një konstatim i tillë mund të thuhet për punën e palodhëshme dhe të përkushtuar të mësuesit Azem Xhafolli me nxënësit e tij. Ai,  pra,  mësues Azemi tash sa vite me përkushtim dhe dashuri të veçantë,  nxënësve shqiptarë të qyteteve Bucholz,  Toshtedt e Stade të Landit Nierersachsen të Gjermanisë,  me mësim plotësues në gjuhën shqipe,  u mëson gjuhën e nënës,  traditat dhe historinë e kombit shqipotar.Dhe jo vetëm kaq.Ai së bashku me nxënësit e tij tash sa vite ,  për shqiptarët me banim të përkohshëm të qyteteve në fjalë,  organizon manifestime kulturo-artistike për festa të ndryshme kombëtare.Fal mësues Xhafollit dhe nxënësve të tij shqiptar,  shqiptarët me banim  në këto qytete gjermane,  festat kombëtare i kalojnë si është më së miri ,  dhe për ca çaste e ndiejnë vetën sikur të ishin në atdheun e tyre,  në Kosovë , Shqipëri apo në trojete tjera etnikeshqiptare…

Tradita e festimit të festave kombëtare,  e këtë herë festa e gjatëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës rrezikonte të ndërpritej,  sepse këtë herë mësues Xhafolli për shkaqe objektive,  nuk ishte në gjendje të mirrej me organizimin e Festës.Dhe as me organizimin e Programit Festiv.Por…,  siç e cekëm në fillim të këtij shkrimi,  Fara e mbjellur me përkushtim dhe dashuri domosdo që do të jipte frytet e saj…Ish nx?nësja e mësues Xhafollit, Azize Pllana, do të merrte këtë herë rolin e mësuesit të saj dhe do të kujdesej që që të mos ndërpritej Tradita e Festimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Azizja(Pllana),  e përkrahur edhe nga prindërit e saj Drita dhe Fehmiu(Pllana) do të mirrte guximin që të bënte punën e mësuesit Azem.Ajo do t`i ftonte vogëlushet e vogëlushët shqiptarë në shtëpinë e saj,  dhe aty do t`mësonte atyre këngë e valle shqiptare si dhe recitime të ndryshme për atdheun e tyre si dhe për dëshmorët e heronjt kombëtar…Dhe në pasditën e 16 shkurtit të këtij viti,  në lokalet  e hotelit gjerman,  ku do tëmbahej festa në gjashtëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës,  do të jehonte kënga e bukur shqiptare,  do të hidhej vallja shqiptare,  do të shijohej recitimi i bukur në gjuhën shqipe nga vogëlushet e vogëlushët shqiptar që ngjanin në bilbila…Dhe domosdo edhe duartrokitjet e të pranishmëve në manifestim( ishin mbi dyqind ojesëmarrës) do të shpërthenin në shenjë përkrahjeje dhe falenderimi për punën e bërë…

Manifestimi do të fillonte si zakonisht me intonimin e Hymnit kombëtar dhe atij të Kosovës.E veçanta e hymnit të Kosovës këtë herë ishte se ai u intonua edhe me tekst e jo si më parë që bëhej vetëm me muzikë…Pastaj manifestimi do të vazhdonte me këngë,  valle e recitime nga bilbileshat e bilbilët e vegjël shqiptar…E bilbileshat e bilbilët shqiptar ishin:Endrina Gërxhaliu, Laureta Aliu, Erdonita Pllana, Blerta Voca, Azize Pllana, Doruntina Hoti, Vanesa Maksutaj etj…Kënga dhe vallja e bukur shqipe i entuziazmoi të pranishmit të cilët u ngritën dhe vallëzuan e kënduan së bashku me bilbileshat dhe bilbilët e vegjël shqiptar në mënyrë krejt spontane dhe të pa parashikuar…Kjo bëri që të pranishmit të ishin të lumtur dhe shumë të impresionuar nga bilbileshat e bilbilët e vegjël shqiptar…Dhe jo vetëm të lumtur,  por edhe krenar…Edhe falenderues…Për ta dhe për prindërit e tyre.Sepse siç mësuam kontribut për këtë manifestim kishin dhënë edhe prindërit e tyre si:Blerim Gërxhaliu,  Ali Aliu, Flamur Mehmeti, Kujtim Hoti, Xhemshir Buzhala,  Hajrullah Tërnave etj.

Pas përfundimit të programit të nxënësve festa do të vazhdonte me këngë e valle popullore shqiptare nga grupi artistic I pranishëm në manifestim…Kështuqë e shtuna e 16 shkurtit të këtij viti për shqiptarët e qyteteve në fjalë mbase do të ishte e shtuna më e gjatë,  por edhe më e lumtur sepse ata do të këndonine vallëzonin deri në orët e herëshme të mëngjesit të 17 shkurtit atëherë kur do të agonte dita e ditëlindjessë Kosovës…

Dhe në fund është etike dhe morale që t`i falenderojmë të gjithë ata që me punën e palodhshme të tyre bënë që Festa kombëtare e Pavarësisë së Kosovës të kalonte siç është më së miri. Andaj,  të lumtë mësues Xhafolli! Të lumtë Azize Pllana! U lumtë bilbilesha dhe bilbilë shqiptarë! U lumtë prindër shqiptarë!...