Udhëpërshkrim
Haxhi Muhaxheri: Austri, kremtohet 6-vjetori
E enjte, 20.02.2014, 08:46 PM
Nga Shoqata „17 Shkurti“
e Badenit të Austrisë
U KREMTUA DENJËSISHT 6-VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS
Nga Haxhi Muhaxheri
Pikërisht
me 15 shkurt, organizuar nga Shoqata „17 Shkurti“, në
Kosova është fati dhe mundësia jonë e përbashkët
Manifestimin e hapi kryetari i shoqates, z. Tahir Turkaj. Ai pasi përshëndeti të pranishmit, tha se po e shënojmë këtë përvjetor më dëshirën e madhe për një të ardhme sa më të ndritur për të gjithë shqiptarët, më dëshirën për rujatjen e gjuhes, dokeve dhe zakoneve tona nga ne mërgimtaret që jetojmë me mallin e atdheut. Ai, mëpastaj tha se për as një të vetmin çast, nuk duhet harruar sakrificën që bën bijtë më të mirë të populli tonë, për ta çliruar Kosovën nga pushtuesi dhe për të na e sjellur lirinë që ne sot e gëzojmë. Për çdo përvjetor, duhet të kujtojmë me mburrje ideatorin dhe arkitektin e pavarësisë, prijësin tonë historik, Presidentin e nderuar, dr. Ibrahi Rugova. Poashtu, në këtë ditë të shenjtë, duhet kujtuar më respektin më të madh, edhe komandantin legjendar Adem Jashari. Në përmbyllje të fjales së tij, z. Tahir Turkaj i ftoj bashkatdhetaret që të investojnë në atdhe dhe kësisoj, të japin kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendlindjës.
Të pranishmit i përshëndeti sekretarja e Ambasadës, z. Zana Rugova. Ajo ndër të tjera tha se Kosova është fati dhe mundësia jonë e përbashkët, prandaj ju ftoj të gjithë juve që të kontribuoni në zhvillimin e saj. Kurse z. Yllka Geci tha se jemi në vitet e konsolidimit të shtetit dhe se kujtimi i vuajtjeve duhet të shërbej si kandil në rrugën tonë.
Program i pasur me këngë, valle e recitime
Programi filloj më intonimin e himnit, për të vazhduar mëpastaj me një valle instrumentale të inetrpretuar mirë nga orkestra e shoqatës e prirë nga Agron Nuredimi. Me recitime u prezantuan Elona Shurdhani, Sara Jahelezi, Melisa Berisha, Vesa Shpati, Agnesa Hasi etj. Poeti shkodran Ragip Dragusha së bashku me Diellza Turkajn, deklamuan vargjet e poezisë „Zana e malit“, kurse poeti Dan Kosumi lexoj poezinë „Stinet shqiptare“.
Duhet
thënë se programin e pasuruan vallet me motive nga trevat e ndryshme shqiptare,
të përgatitura me koreografi të Diellza Turkut. Në funksion të programit ishte
edhe Grupi i Burrave i përbërë nga Tahir
Turkaj, Agron Nuredimi, Afrim Rukolli, Artan Imeraj dhe Valdet Imeraj, që
interpretuan me sukses potpuri këngësh popullore dhe folklorike. Kësaj radhe u
pëlqyen më së shumti këngët „I këndojmë 100 vjetorit“, „Tanë Kosova në plisa të
bardhë“ dhe „Gjergj Elez Alia“. Ndërsa, voglushet Adea Aliu, Agnesa Hasi dhe
Melisa Berisha, shkëlqyen me zërin e tyre dhe befasuan të pranishmit me
intrpretimin e këngëve „Moj Kosovë sa
Pas programit zyrtar të shoqates, për disponimin e publikut kënduan këngëtarët e estradës Flora Gashi dhe Hamdi Hysenaj.
Sponzor kryesor i maniestimit ishte Firma IAT, me pronar vëllezërit Basri dhe Esat Miftaraj.