Udhëpërshkrim
Florim Zeqa: Festohet ditëlindja e shtetit
E premte, 21.02.2014, 09:00 PM
Sh.k. "DARDANIA" nga
Montebelluna (TV-Itali), shënoi 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Festohet ditëlindja e shtetit sipas traditave popullore
Nga Florim Zeqa
Salla e klubit të emigrantëve në Musano di Trevignano (TV), ishte e vogël për prezencën e madhe të shqiptarëve, të ardhur nga të gjitha anët e provincës së Trevisos dhe më gjërë.
Kësaj radhe manifestimi i 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ishte pak më ndryshe se herave tjera.
Tavolinat e mbushura përplotë ushqime tradicionale që kishin sjellur familjet kosovare në njërën anë, dhe veshjet e bukura kombëtare të grupit artistik të shoqatës "Dardania" në anën tjetër, shtuan madhështinë e tubimit festiv në Musano (TV).
Manifestimi filloj më intonimin e hymnit kombëtar. Moderatori i këtij manifestimi, kryetari i sh.k. "Dardania", zoti Faik Tafolli fillimisht përshendeti dhe u uroj të pranishmëve 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. 17 shkurti është rezultat i sakrificave të gjata të shumë brezave, i heroizmit dhe gjakut të derdhur për liri dhe rezistencë së gjatë paqësore të viteve të '90-ta, theksoj ndër të tjera kryetari Faik tafolli.
Programi artistik nisi me recitimet e dy voglusheve, dy nxënësve të shkëlqyera, motrave Elshani, Gentiana më poezinë "Kosova" (kushtuar dëshmorit të lirisë, ushtarit të UÇK-së, Bashkim Kabashi, i rënë në fushë të betejës) dhe Albinës me poezinë kushtuar "vëllaut në mërgim", për të vazhduar më pas më vallën e pavarësisë, ekzekutuar në mënyrë briliante nga grupi i valltarëve të sh.k. "Dardania".
Pas kësaj valleje të bukur në skenë u ftua poetja Tevide Bislimi (gruaja e veprimtarit Mejdi Bislimi) më poezinë kushtuar shoqatës Dardania.
Vallja e bukur "Shamija na bashkon" e dyshës artistike Mehdi Ahmetaj (koreograf e valltar) dhe Rajmonda Rexhaj (kryevalltare) e ndezi atmosferën festive në mesin e të pranishmëve në sallë.
Në vazhdim të programit për një fjalë rasti u ftua mysafiri i nderit i kësaj mbrëmje, gazetari i "Bota press" Florim Zeqa, i cili pas përshendetjes dhe urimit për 6 vjetorin e pavarësisë, theksoj se 17 shkurti i 2008-së shënoj fillimin e njohjës formale ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, fjalë kjo që i rrodhi nga goja presidentit historik Ibrahim Rugova deri në frymën e tij të fundit.
Akti i njohjës formale të shtetit të dytë shqiptar në hapsirat ballkanike, Republikës së Kosovës, e ndryshoj përfundimisht hartën gjeopolitike të Evropës.
Grupi i rapsodëve Zaim e Feim Graishta dhe Musa Ahmeti ashtu si herave tjera këduan këngë folklorike kushtuar lirisë së Kosovës.
Pjesa e dytë e programit artistik filloj më valle nga grupi artistik të sh.k. "Dardania" nën udhëheqjen e koreografit Mehdi Ahmetaj dhe ekzekutimin e nivelit të lartë artistik të kryevalltarëve Festim Tafolli dhe Rajmonda Rexhaj, të shoqëruar nga grupi i valleve, për të vazhduar më pas vallëzimin e përbashkët e të rinjëve dhe të rejave pjesëmarrëse në këtë manifestim kulturor, i cili zgjati deri në orët e vona të mbrëmjës.
Edhe në këtë manifestim, sikurse herave të tjera shoqata "Dardania", dha shëmbullin e mirë të organizimit dhe mikpritjes sipas traditave shqiptare, duke dëshmuar edhe një herë se është shoqata më e organizuar dhe më unike jo vetëm në nivelin provincial, por edhe në atë nazional.
Puna e suksesëshme e dardanëve është rezultat i punës ekipore, unitetit dhe respektit të ndërsjellë mbrenda antarëve të grupit, punës së suksesëshme edukativo-arsimore më nxënësit e shkollës shqipe si dhe lidhjet e fuqishme emocionale më vendlindjen.
Numri i madhë i mërgimtarëve në këtë manifestim dëshmon në mënyrën më besnike vazhdimësinë e veprimit dhe sukseset e kësaj shoqate më traditë të gjatë në organizimin e mërgatës rrethë kauzës së shënjtë kombëtare.