Udhëpërshkrim
Ramiz Selimi: Shteti i Kosovës po konsolidohet
E shtune, 22.02.2014, 07:28 PM
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë festoi pavarësinë e gjashtë
Shteti i Kosovës po konsolidohet gjithnjë e më shumë
Nga Ramiz Selimi
I ngarkuari me punë në Ambasadën i Republikës së Kosovës në Vjenë z. Blerim Canaj dhe zonja Canaj së bashku me stafin e tyre organizuan një pritje me koktej dhe koncert të muzikës klasike, për nder të gjashtë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Zonja Canaj, i ngarkuari z. Blerim Canaj
Tani me në festimin e gjashtë vjetorit dukej sikur festimet e mrekullueshme janë bërë traditë. Gjithçka ishte përgatitur bukur për një kremte shembullore, vërehej edhe nga jashtë, para pallatit “Palais Auersberg”, krahas flamurit Austriak me shije krenarie e në mënyrë ngadhënjimtare valonte edhe flamuri i Republikës së Kosovës.
Brenda gjithçka ishte përgatitur në mënyrën më të bukur, për një kremte shumë të këndshme, për një kremte shumë dinjitoze, shumë të madhërishme.
I ngarkuari pranë Ambasadës në Austri zoti Blerim Canaj me zonjën e tij, kishin zgjedhur për kremtimin e përvjetorit të pavarësisë në pallatin e pritjeve “Palais Auersberg”, në qendër të qytetit të Vjenës. Ai me bashkëshorten e tij qëndronte me dorë në zemër dhe me buzëqeshjen e tij miqësore tek dera e hyrjes e këtij salloni mikpritës.
Aktivistë dhe krijues shqiptarë në Austri gjatë kremtimit
Ambasadorë nga shtete të ndryshme të Evropës dhe Botës dhe një numër i madh i diplomatëve të huaj, që janë me veprim në Austri, si dhe me praninë e bashkë-hartuesit të planit Ahtisari z. Albert Rohan me zonjën e tij, pastaj Eurodeputet nga BE si Zonja Ulrike Lunacek si dhe shumë veprimtarë të ndryshëm nga Kosova e diaspora dhe afarist të ndryshëm, morën pjesë në festimin dhe koncertin solemn të organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë.
Pas intonimit të dy himneve, z. Blerim Canaj, para të pranishmëve mbajti një fjalim përshëndetës në gjuhën gjermane, ku i falënderoi të gjithë për këtë prezencë dhe më pastaj u ndal së veçuari, për kontributin e madh që e kanë dhënë në krijimin e këtij shteti miqtë austriak dhe diaspora shqiptare. Me krenari tregoi për të arriturat tona në fusha të ndryshme, por edhe në arenën ndërkombëtare, duke përmendur në fokus bisedimet me shtetin fqinjë Serbinë, si dhe për suksesin e Shtetit të Kosovës i cili po konsolidohet gjithnjë e më shumë. Zoti Canaj tha se Kosova është vend i sigurt për investimet e huaja, ndër të tjera ai falënderoi edhe të gjithë ata që kontribuuan edhe me dërgimin e ndihmave të ndryshme humanitare dhe formave të tjera në forcimin e shtetit tonë.
Në kthinat e shumta të atij pallati, shqiptarët dhe mysafirët tjerë llafosnin e kënaqeshin. Në të gjitha kthinat, në mes, ishin tavolinat e mbushura me mysafirët, por edhe kamerierët, pa përtesë, shpesh i frekuentonin mysafirët, me pije dhe me ushqime karakteristike. Gjithçka ishte më shumë se bukur dhe madhështore.
Ashtu
sikur Ambasadori i kaluar Dr. Kiqmari i cili e kishte bërë traditë, që t’i
ftojë të gjithë veprimtarët e çështjes sonë kombëtare, studentët, artistët,
profesorët, shkrimtarët, gazetarët, veproj edhe i ngarkuari z.Blerim Canaj.
Normalisht që kishte edhe shumë liderë të institucioneve dhe të politikës
Austriake, por nuk munguan as delegacionet e korit diplomatik të akredituar në
Vjenë, nga shumë shtete të botës, miq të shqiptarëve dhe të Kosovës. Prezent
ishin edhe ambasadorët e shteteve më te fuqishme të akredituara në Vjenë si ai
nga SHBA, Britania, Gjermania,
Mbarë stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, me gjithë familjarët e tyre u kujdesën me përkushtim, që gjithçka të jetë bukur. Për xhirimin dhe fotografimin e çasteve më të bukura të kremtes, i ngarkuari kishte angazhuar profesionist të fotografisë.
Me rastin e gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, nga ambasada u organizua mbrëmje kulturore të filmave të m metrazhit të shkurtër. Mysafirët e shumtë dhe miqtë e korit diplomatik mbeten mjaft të kënaqur me tematiken e këtyre filmave nga autorët Arzana Kraja, Lindita Zeqiraj, Ujkan Hysaj dhe Blerta Zeqiri. Në fund të koncertit ambasada shtroj edhe një koktej rasti për mysafirët.
Si përfundim mund të them se kjo kremte madhështore, në zemër të Vjenës ishte një prezantim i bukur, një prezantim modern mu si të gjitha shtetet tjera perëndimore.
Disa nga Stafi i Ambasadës në Vjenë
Ulrike Lunacek dhe Albert Rohan