Udhëpërshkrim
Ahmet Ahmeti: SHKSH ''Nëna Terezë'' feston 6-vjetorin
E hene, 24.02.2014, 07:41 PM
ME RASTIN E 6-TË VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS SHKSH ”NËNA TEREZË” NË ÄNGELHOLM- SUEDI ORGANIZOJ NJË FESTË MADHËSHTORE.
Nga Ahmet Ahmeti
Në praninë e një numri të konsiderushëm të bashkatëdhetarëve dhe në një atmosferë festive, me rastin e 6-të, vjetorit të pavarësisë së Kosovës”, Shoqata Kulturore Shqiptare (SHKSH)” Nëna Terezë” në Ängelholm të Suedis, organizoj një mbrëmje festive.
Këtë program festivë, me rastin e 6-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës e shpalli të hapur z. Robert Hoti, anëtar i kryesisë së ShKSh ”Nëna Terezë” në Ängelholm. z.Robert Hoti, fillimisht i përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke u’a uruar 6-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në vazhdim z. Robert Hoti, ftoj për një fjalë rasti, për nderë të 6-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, z. Rrahman Rrahmanin, kryetar i Sh.K.Sh.” Nëna Terezë”në Ängelholm, i cili theksoj:
Të nderuarë të pranishëm, zonja dhe zotrinj, fëmi të dashur, mirë mbrëma dhe mirë se keni ardhur në këtë mbrëmje festive, kushtuar 6-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Më lejoni që në emër timë personal, si dhe në emër të kryesisë së ShKSH”Nëna Terezë ” në Ängelholm, në përbërje: z. Rrahman Rrahmani kryetar, z. Ahmet Ahmeti sekretar, z.Hajdin Selaci arkëtar, z. Robert Hoti dhe z. Astrit Shkupolli, anëtar të kryesisë, të u’a urojë gjasht vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me dëshirën më të mië, që në rradhë të parë të keni shëndet dhe suksese në jetë.
z.
Rrahmani në vazhdim uroj 6-të vjetorn e
Pavarësinë së Kosovës, z.Hysen
Ibrahimit, Kryetar i Shoqates së Shkrimtarve dhe Artistve Shqiptar ”Papa
Klementi XI Albani” në Suedi. Pastaj këngëtarëve të kësaj mbrëmje festive: Fatë
Berisha, Robert Hoti dhe muz.
Të nderuar pjesëmarrës,
Kosova sot shënon gjashtë-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, njërën nga datat më të rëndësishme të historisë së vendit. “Ishte rrugë e gjatë për të ardhë deri në këtë ditë. Një ngjarje e madhe që vjen njëherë në disa shekuj, por që nisi të marrë formë në vitet e para të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Filloi me grevën e minatorëve të Trepçës, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, për të vazhduar më pas me ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974, si dhe protestat e Lëvizjes Studentore.
“Në vitet e ’90 -ta filloi epoka e rezistencës së armatosur në Kosovë, filloi epoka e formimit të celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën udhëheqjen e komandantit legjendar Adem Jashari, e më pas edhe në gjithë vendin. Lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ndihmuar edhe nga forcat e NATO-së sollën lirinë e vendit.
Të nderuar të pranishëm, Zonja dhe zotërinjë,
Në këtë rast është detyrim moral dhe atdhetar që me besnikëri t’i përkujtojmë dëshmorët, martirët dhe të gjithë të rënët për liri. Për ti kujtuar të gjithë ata që me pushkë e me penë, me djersë e me gjak, luftuan për atë më sublimen – lirinë”. Për të kujtuar me besnikëri, arkitektin dhe themeltarin e Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, Presidenti i parë historik dhe shpirtëror i Republikës së Kosovës. Filozofija politike e ish Presidentit, dr. Ibrahim Rugova, depërtojë në thellësi të botës perendimore dhe në SHBA, duke i bindur, të giithë, se Kosova e meriton pavarësinë e saj. Gjithsesi një mbështetje të madhe kësaj filozofije i dha edhe Nëna shqiptare që quhej Nëna e tërë botës së qytetëruar, siq ishte Nëna Terezë, ose Gonxhe Bojaxhiu, që ne me krenari, e mbajmë emrin e shoqatës sonë në Ängelohm. Dhe së fundi dëshroj ta falendrojmë popullin Suedez, për ndihmën që na dha para lufte, gjatë luftes edhe pas luftes. Populli Suedez, tani është mik i popullit shqiptarë.Zoti e bekoft Kosovën dhe Pavarësinë e saj. Zoti e bekoft popullin Shqiptarë kudo që ndodhet ai. Zoti i bekoft SHBA-të, BE-në dhe miqët tanë kudo që ndodhen.Ju faleminderit për vëmendje.
Programin e kësaj mbrëmje festive me një valle “ kombëare ” e shpallën të hapur, valltarët e Shoqates Kulturore Shqiptare ( ShKSh) “Nëna Terezë” në Ängelholm, valle e cila është pregaditur nga koerografi dhe sekretari i shoqates në fjalë z. Ahmet Ahmeti.
GRUPI I
VALLËTARËVE TË RINJË, TË SHKSH”NËNA TEREZË” NË ÄNGELHOLM,
Në vijim, të këtij programi festiv ansambli, ShK Sh ”Nëna Terezë” këtu në Ängelholm, u paraqit në sken, para të pranishmive me vallen kombëtare, e cila u interpretuan me mjafë sukses nga valltarët e kësai shoqate. Kjo valle u mirëpritë nga të pranishmit me emocione dhe me duartrokitje të pandërprera. Në vazhdim do ti paraqesim disa foto nga vallëzimi i vallëtarëve të ShKSh”Nëna Terezë”, në Ängelholm, me rastin e 6-të vjetorit të pavarësisë së Kosovë.
Pastaj vazhdoj programi muzikor, me këng dhe valle popullore,deri
në orët e vona të pas mesnatës, me
këngëtarët tanë të njohur siq janë: Fate Berisha, Robert Hoti dhe muz.
Në emër të kryesis së SH.K.SH.”Nëna Terezë”në Ängelholm-Suedi,
z. Ahmet Ahmeti,sekretar.