Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Urimet - shpirti fisnik i kombit
E hene, 31.03.2014, 07:05 PM
URIMET - SHPIRTI FISNIK I KOMBIT
Ruajtja e traditës së urimeve është shprehje e qytetarisë së kombit tonë
NGA PËLLUMB GORICA
Urimet, si elemente të bukura të filozofisë së vlerave njerëzore dhe gurra të mençurisë së popullit tonë në shekuj, janë shpirti fisnik i tij. Janë krijime të tilla që i përmbahen rrënjeve të thella të tabanit popullor, të trashëguara brez pas brezi, duke fituar përjetësi. Të gdhendura bukur ato fluturojnë me dashamirësi aty ku flet gjuha e zemrës dhe gjithmonë të ngazëllejnë me ëmbësinë që sjellin në shpirt. Më tepër se urime, ato janë mençuri me ndjenja të bukura për jetën, dashurinë, rininë, miqësinë, punën e sa fusha të tjera që ngërthen shpirti i njeriut. Janë të vlefshme, madje ne disa raste te domosdoshme, pasi traditat janë si një thesar me vlerë për çdo komb. I dëgjon jehonat e tyre kumbueshëm, më shumë në festat popullore e ceremonitë e gëzueshme familjare, në dasma, fejesa, ditëlindje, në festa kombëtare, në përurime vlerash krijuese, sikundër ndonjëherë me zë të lehtë e plot intimitet të ngrohtë në shenjë nderimi për njeri - tjetrin edhe si falenderim për miresinë, bukurinë e shpirtit njerzor. Urimet në vetvete janë pjesë e një kohe dhe psikologjie konkrete. Të veshura me frymë dhe një kostum etnik, ato tashmë kanë arritur të bëhen edhe një lloj identiteti kombëtar. Brenda tyre pulson pjesa më e bukur e atij që, sëbashku me folklorin mund të konsiderohet edhe etnosi ynë kombëtar, tradita dhe e sotmja e tij. Mahnitesh sesi urimet kanë përshkuar shekuj, kanë përballuar mugëtirat e kohëve, sistemet shoqërore, luftrat dhe pushtuesit me kulturat e tyre të larmishme.
Dihet se
kombi ynë ka trashëgimi të hershme baritore dhe rurale. Lidhjet dhe organizimi
i tyre shoqëror janë aq të hershme dhe të stabilizuara, sa që çdo ndërhyrje dhe
dorëvenie dorë mbi to do të ishte një shkatërrim. Nëqoftëse nuk i konsolidojmë
ato do të harrohen, sepse po zbehet çdo gjë. Për fat të keq, rrjedhat e kohës
me mardhënie shumë të ngushta mes kombeve e kulturave të ndryshme po sjellin
dukuri e prirje të ashtëquajtura kozmopolite për të vendosur mbi shtresimes në
traditën. Dalangadalë po ua marrin frymën atyre, duke synuar t’i kthejnë në
qënie pa shpirt. Edhe pse ndërhyrja e tij në trupin e shëndoshë të kësaj
tradite është i ngadaltë dhe i maskuar me fraza brilante, dëmi që po i shkakton
kësaj kulture është i barazvfleshëm me dëmin e një tumori. Në vend të tyre
gazetarë dhe korrierë të padukshëm e të pavedijshëm në shumcën e rasteve po
krijojnë një fjalor dhe shprehësi të papranueshme për psikologjinë e kombit
tonë. Puna e dobët që bëhet nëpër shkollat tona për edukimin e brezave, si edhe
prirja për tu dukur perendimorë kanë dhënë “ndihmën” negative në këtë të keqe.
Në vend të urimeve e përshëndetjeve të bukura, po zenë vend urime të deformuara
të gjuhës sonë shqipe, fjalë përshëndetëse të huaja, mallkime, fjalë të
sajuara. Dihet që etnosi kulturor i një vendi mbahet
Urime të tilla, gdhendur si lapidar në çdo kohë, rrethanë janë vlerë e traditave të mrekullueshme shqiptare, që rrallë i gjen në ndonjë vend tjetër të botës, kaq me vlerë e të vyera, sepse mbi të gjitha janë shqiptare. Populli ynë ka një pasuri të madhe shprehjesh e urimesh dialektokore, të cilat i praktikon edhe sot.
Le të përmendim disa urime të tilla:
Në të mira e gëzime ua shpërblefshim!
Me trashëgime e jetë të lumtur!
Të dëgjofsha zonë e mirë!
T’u bëftë rruga dritë!
Të vesh e vish shëndoshë!
Rrugë të mbarë dhe u kthefsh shëndoshe e mirë!
Vafsh e ardhsh shëndoshë!
Të lumshin duart!
Të marrtë e mira!
Të lumtë krahu!
Mos të të gjeçj e keqja!
Me bukë të ëmbël!
Të dëgjofsha zonë e mirë! (Të dëgjoj zërin për të mirë)
Punë e mbarë e të vaftë mbarë!
Marrsh një nuse të mirë! (Djalit)
Marrsh një burrë të mirë! (Vajzës)
U trashëgofshi e u shtofshi, u bëfshi një mëhallë!(Çiftit të ri)
Mirëseardhët, në të mira e gëzime! (Miqve)
Bujrëm e mirëseardhët! (Miqve)
Për të mira u ardhshim!
Me bukë të ëmbël!
Paç dorën e mbarë!
Mbetsh në këngë!
Të ju rrojë vogali! (fëmija)
Të trashëgoheni me nga një djalë! (për çiftin që martohet)
Pafsh hair nga fëmija!
Ju këndoftë zemra!
Bereqet paç!
Bëfsh gjumin e ëmbël!
E mbajtsh me shëndet! (rrobën)
E hëngsh me të shëndoshë!
E mira të gjet!
E paç këm(b)ën e mbarë! (për mysafirin, nusen)
T'pastë pru Zoti me t'mira! (mysafirit) Ishalla bëhesh më mirë! (të sëmurit)
Mos raftë me u harrue! (për një ngjarje të rëndë)
Të presësh e hash pej tyre! (plakut që mbjell fidanë pemësh)
Ju shtjen Zoti lezet ndërmjet vedi! (çiftit bashkëshortor)!
Të lumte dora!
Të lumtë këmba!
Të lumtë goja!
Prej gojës tënde n'vesh t'Zotit! (kur dikush ndjell një mbarësi)
Paç faqen e bardhë!
T'priftë e mbara!
Jetë të gjatë! ( për fëmijën që lind)
T'raftë goja n'mjaltë!
U rritsh me nder! (fëmijës)
Zemra t'kënoftë (këngëtarit)
Zoti t'ndihmoftë!
Zoti t'qoftë n'hajër!
Paç ymër t'gjatë!
T'ardhtë pleqëria e mbarë!
I djegsh me të shënosh! (për drutë e dimrit)
Të ngonte goja mjaltë!
T'u boftë pija gjak e dhjamë!
Gëzofsh të ritë!
Si këto edhe shumë e shumë të tjera, të mira e më të bukura urime.